Shega, kjo bukuroshe e
kopshteve
“Dashuria më dha një shegë
U stepa nga hidhësira e lëvores
Brenda të hidhurës shijova ëmbëlsinë”
(A. Petrucci)
Njeriu që
nga lashtësia e deri në ditët tona, në mënyrë konstante, shegën e ka
shfrytëzuar për zbukurimin e mjediseve rreth banesave, për ushqim dhe si bimë
medicinale. Në Shqipëri kultivohej në pjesën ballore të shtëpive: në oborre, në
portën kryesore, rrëzë mureve të gurtë rrethues, për një pamje sa më të bukur. Së
bashku me shegën, aty rriteshin lule të ndryshme, trandafila e ndonjë ftua apo
pjeshkë. Kurora e tyre, të ishte mbi ovorojet[1] e
lartë, vendet ku mbilleshin ngriheshin nga
toka 0,5 – 1 m. me mure rrethues të mbushura me pleh dhe baltë. Këtë mënyrë
zbukurimi të shtëpive, që të krijonte përshtypjen e një parajse bimore apo, të
kopshteve babilonase, e ndeshim në gjithë Lunxhërinë dhe fshatrat e tjera të
rrethit Gjirokastër, madje dhe brenda në qytet, që doemos ja shton edhe më tepër
bukuritë dhe vlerat e tij muzealë.
Në rrugën
që të çon në lagjen Palorto, afër gjimnazit “Asim Zeneli”, ishte një shtëpi, e
cila i kultivonte këto bimë jo vetëm anës rrethimit të shtëpisë por, edhe në ballkon
e tarracën prej betoni. Bimët i mbillnin në fuçi ose në vende të rrethuara me
tulla e të mbushura me pleh e baltë. Turistët që kalonin tek kjo rrugë,
për të vizituar shtëpinë e Diktatorit,
ndaleshin të befasuar nga pamja me lule dhe fruta të shumta, bënin një mori
shkrepjesh me aparatet e tyre fotografikë, duke e vlerësuar si një nga mrekullitë
e rralla të këtij qyteti. Poeti Agim Shehu kumton:
“Vetëm një popull i kulturuar mundet që mbi
perandorinë e gurit të ngrejë mbretërinë e blerimit”.
Kjo traditë
është e herëshme. Udhëtari turk, Evlija Çelebiu(1611-1684), në
udhëtimin e tij në nëntor të vitit 1670, i habitur shkruan për Gjirokastrën e
atyre viteve:
“Poshtë qytetit, në Varoshin e madh është pazari i Memi Beut, i ndërtuar rishtaz . Përbëhet nga 150 shtëpi
moderne me çati të pjerrëta, të rrethuara e të zbukuruara në një mënyrë
origjinale me pemë dhe hardhi. …”.[2]
Në fshatrat,
ende ruhet dhe ka filluar të ripërtrihet kjo traditë. Mbi të gjitha në këtë
dekor unik, dallohet shega, si një bimë e brishtë, bukuroshe e përjetëshme.
Gjethet, lulet dhe frutat e saj mjaft të bukura, krijojnë një mjedis bimor tepër
tërheqës, nga pravera deri në prag të dimrit. Miku im Polo Mihali me banim
familjarisht në Nju Xhersi të SHBA-ve, i malluar për vendlindjen, e ka
përshkruar kështu mjedisin karakteristik të qytetëzës lunxhiote:
“..Nuk më hiqen nga
mentë
Qemeri i portave me pezule,[3]
Rrugët shtruar me kalldrëm
Anash trandafilë e lule…”
Shega
mbillej dhe në kopshtet rreth fshatit për ushqim. Nga fëmijëria mbaj mend se në
kopshtin që kishim larg shtëpisë, midis bimëve të tjera kishim dhe 4-5 shegë
nga të cilat mirrnim mbi 1 kv. prodhim. Këto i ruanim për 2-3 muaj. Një pjesë i
këputnim me degë dhe i varrnim në muret e shtëpisë, në odën e miqëve, ne e
quanim “oda’”. Ato të shkëputurat i vendosnim në sergjenet rreth e rrotull
odait ose divanit, dhe shegët e hapura i vendosnim në kanistra për t’i ngrënë
të parat.
Pra, shegët jo vetëm zbukuronin mjedisin jashtë shtëpive por
stolisnin dhe odat brenda tyre. Rrallë ndodhete që ti shisnim, sepse nuk kishim
mundësi pasi tregu qe larg e kishte konkurentë të tjerë por, i hanim mbrëmjeve
dhe shpesh ua bënim dhurata të afërme, miqëve e fëmijeve. Kur sëmureshim nga gripi,
apo të ftohtit, prindërit na jepnim të pinim lëng shege. Kështu pak a shumë bënin
dhe e vazhdojnë këtë tradite edhe sot të gjitha familjet e tjera të fshatit.
Ishin tri lloje shegësh që kultivoheshin
në fshat. Shega kokërr madhe me lëvore të kuqe gjaku dhe shega kokërr vogël me
lëvore të kuqe më të zbardhur. Shegët kokërr mëdhaja ishin të ëmbëla, ndërsa
ato kokërr vogla ishin majoshe. Kishte dhe një lloj tjetër kokërr madhe të ëmbël
por, ngjyra e lëvores ishte lehtësisht e kuqe tek bishti dhe e bardhë ose
jeshile e zbardhur, keto i quanim “Shegë Lunxhi”. Lunxhëria ka lloje shegësh “kokërr madhe”
cilësisht të mira. Fshatrat që ndodhen përballë qytetit të Gjirokastrës, tradicionalisht
i kanë shitur në tregun fshatar, me
përjashtim të një periudha kur Diktatura e mbylli këtë treg. Lunxhëria dhe
krejt Lugina e Drinos ka kushte të mira për kultivimin e tyre, janë kultivuar
për mijëra vjet në këto anë. Tani prodhimi i shegëve bëhet një burim i mirë të
ardhurash për fermerët pasi, janë hapur tregje të reja e të pa fund, dhe si
rjedhojë kërkesat janë të mëdha.
Në Kulturën e Popujve
Gjatë historisë së saj mijëra vjeçare, shega ka qenë simbol i shpresës, paqes prosperitetit dhe bollëkut, për banorët e çdo pjese të botës ku ajo është kultivuar. Popujt e besimeve dhe kulturave të ndryshme ja kishin diktuar dhe i njihnin mirë dobitë e saj, prandaj u bë simbol për Hyjnorët, udhëheqësit historikë, letrarët dhe artistët e famshëm. Këto i gjejmë të pasqyruara në histori, mite, fe të ndryshme, folklor, artin klasik dhe në veprat letrare e artistike. Po përmendim disa:

Në
Egjyptin e lashtë, 3600 vjet më parë, janë gjetur në varre piktura murale që
simbolizonin jetën e përtejme. Mbretin TATU e varrosën me një vazo me shegë.
Shtyllat e tempullit të Solomonit në Jeruzalem, ishin zbukuruar me piktura të
luleve dhe frutave të shegës. Monedhat e
argjendit të Izraelit( 60-70), kishin të stampuara tri kokrra shegë, si tek
tempulli Solomonit. Në traditat e hebrejve shega simbolizon drejtësinë. Persianët
(600-700 PK) mbillnin shegë në oborret e tempujve si simbol i përjetësisë, pasi
shega kishte gjithë vitin gjelbërim.[1]
Në mitet e Greqisë së lashtë, shega ishte simbol i pazgjidhshmërisë martesës. Vajzën e Perëndeshës Demetër, Persofonin, e rrëmbeu në ferr Hedes. Ai duke e gënjyer i dha të hante disa kokrra shegë. Ngrënia e shegës e ndalonte të ndahesh nga burri. Zeusi si Kryeperëndi e zgjidhi me një kompromis: Persofoni do te jetonte në ferr me Hedesin një të tretën e vitit dhe dy të tretat me Demetrën. Kthimi Persofonit në ferr bëhet me ardhjen e pranverës. Gjithashtu shega ishte e shenjtë për Perëndeshën e dashurisë Afërditën dhe Perëndeshën e martesës HERA. Për to, fruti shegës simbolizonte çertifikimin e martesës dhe humbjen e virgjërisë femërore.
Në Romën e lashtë shega gjëndet si element zbukurimi në mozaket e ndërtesave të ndryshme. Gratë e martuara për të treguar statusin e tyre martesor, në publik vendosnin në kokë një degë shege.

Fenë e Krishterë, në Biblë, shega përmendet disa herë. Për artin kishtar ajo
simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe premtimin e jetës pas vdekjes. Në
pikturat e Sandro Botticelli(1440-1510), Raphael(1483-1520), Filippino Lippi,
etj., Shën Maria paraqitet me Krishtin fëmijë i cili mban në duar një shegë.
Shega, simbolizon bollëk, shpresë, produktivitet dhe dlirësinë e Virgjëreshës
Mari. Në veladonet e rasot e priftërinjëve dhe ikonostaset e kishave janë
dizenjuar ose gdhëndur lule e fruta të shegës. Gjat ceremonive të vdekjeve ose
përshpirtjeve, kokrrat e grurit të ziera me sheqer që jepen për këto rraste, zbukurohen
me disa kokrra shegë anash. Shumë dijetarë hebrej besojnë se “fruti i ndaluar”
i Kopshtit Edenit ishte shega.
Në
fenë Islame shega vlerësohet si një frut i çmuar për ushqim dhe përmendet si
sinonim i paqes. Legjendat Islame thonë se çdo kokërr e shegës është një mesazh
nga Parajsa. Në Kuran, Parajsa
përshkruhet e përbërë nga katër kopshte me burime e pemë, në mesin e tyre dhe
shega. Dinastia Islame Maure(1238-1358), ndërtoi në Granada të Spanjës një
pallat madhështor ku në mure, dysheme dhe qemere ishin vizatuar apo ndërtuar
mozaikë me lule e fruta shege.
Në
Budizëm tri fruta konsiderohen të shenjta: portokallet, shegët dhe pjeshka. Këto
në artin budist, përbëjnë thelbin e ndikimeve të dobishme. Buda predikonte se çdo
zakon i keq tek fëmijët shërohet duke ngrënë një kokërr shegë.
Në kulturën kineze, që nga lashtësitë e deri në kohët tona prodhimet e porcelanit dhe të mëndafshit janë zbukuruar të dizenjuara me lule të shegës.
Në kulturën kineze, që nga lashtësitë e deri në kohët tona prodhimet e porcelanit dhe të mëndafshit janë zbukuruar të dizenjuara me lule të shegës.
Mbreti
Anglisë Henri VIII kur u martua me Katerinën e Aragonës, si emblemë
të tyre kishin shegën e Granadës. Thuhet se ky ka qenë i pari që e ka mbjellë
këtë bimë në Britani.
Maksimiliani
i Austrisë në vitin 1519 zgjodhi dhe vendosi shegën si simbol personal të tij.
Në
vitin 1598 Mbreti Francës Henry IV, përfundoi luftën civile midis katolikëve
dhe protestantëve, dhe si heraldikë zgjodhi të kishte një shegë.
Shkrimtari
famshëm Oscar Uilde(1854-1900), shkrojti përallën për fëmijë “Shtëpia e Shegëve”,
me mesazhe të fuqishme për të rriturit. Ndërsa për Uliam Shekspirin tek “Romeo
dhe Zhulieta”, shega simbolizon dashurinë e ndaluar.
Ne
gjysmën e parë të shekullit të kaluar, shega u bë pjesë e lëvizjeve artistike
moderne si: Post-impresionizmit, Fauvismi, Kubizëmi dhe Surealizëmi. Paul
Cezanne(1039-1906), Henri Matisse(1869-1954), Picasso(1881-1973), Salvador Dalí(1904-1989),
etj., në punët e tyre kanë përfshirë dhe shegën. Edhe kurora që kurorëzon vajzën
më të bukur, “Misset” si dhe kurorat e disa mbretërve janë dizenjuar e
konceptuar si një lule shege.
Në
Shqipëri shega është mijëra vjeçare. Gjurmët më të vjetra në Trojet tona janë
gjetur në Butrint si element dekorativ i mozaikëve, datojnë në shek. IV Para
Krishtit. Në shumë punime popullore, si gdhëndjet në dru apo endjet, lulja e
shegës është përdorur si element zbukurimi ose dizenjo që në lashtësi. Shega
pasqyrohet ose ka lidhje me shumë rite dhe folklorin e trevave të ndryshme të
vendit tonë.
Në
traditat dhe ritet e lashta popullore konsiderohet si simbol i fertilitetit. Në
Mallakastër, Berat, Dumre, etj., në dasma, karvanit të krushqëve që shkonin për
të marre nusen, u printe një flamur ku në majë të flamurmbajtëses(bishtit) vendosej
një shegë. Në disa zona të tjera si, Vlorë e Gjirokastër nusja kur shkon tek
shtëpia e dhëndrit mer me vete një shegë ose, ja japin për të hyrë në shtëpi më
shegë në dorë. Shega për shqiptarët është sinonim i të bukurës në përgjithësi
dhe i bukurisë femërore në veçanti. Në këngët popullore të jugut thuhet:
“Moj shegë
e kuqe majoshe
Kur më
doje pse s’më thoshje…”etj.
Ose:
……….
“Zjarri që ndes dashurinë
……….
“Zjarri që ndes dashurinë
Shegë e kuqe flakërimë
Bëj të flë e se mbyll synë…” etj.
Ndërsa në një nga këngët nga trevat e Veriut thuhet:
“Shegë
e amël shegë e kuqe
Më
shkoj vera pa të këpute
… . . . . . . . . .
… . . . . . . . . .
Shegë
e amël moj sheg Tivari
Të du fort si sytë e ballit”
Të du fort si sytë e ballit”
Ka dhe kenge dasme ku thuhet:
Shegë e kuqe mjaltë e ëmbel
Dil moj se të presin-o
Te porta të presim-o …..
Shega është bërë edhe burim frymezimi per shumë krijues:
“Mblidhuni toskë, e mblidhuni gegë
Mblidhuni bashkë, si kokrrat në shegë”.
Këto janë vargje amanet, të gdhëndura
nga pena e shqiptarit të madh, poetit At Gjergj Fishta(1871-1940). Bashkimi
shqiptarëve ashtu si kokrrat në një shegë për Fishtën do të thotë: paqe,
siguri, prosperitet, bollëk, shpresë. Jo vetëm Fishta, por shume autorë
shqiptarë, si Kol Jakova, Adem Demaçi, Hil Mosi, Ndoc Gjetja, Rilindasit e
shumë të tjerë, tek shega kanë gjetur frymëzimin për veprat e tyre letrare. Mund
të themi se është një nga kulturat bujqësore më të përmendura në art, jo vetëm
në Shqipëri por, në gjithë botën, nga lashtësitë e deri në ditët tona.
Etimologji,
Onomastikë
Emeri “Punica” në latinisht është vendosur nga botanisti Karl Line(1707 – 1778), në nderim të kolonisë fenikase(Phoenicia) të Kartagjenës, siç i quanin romakët, dhe të dëgjuar pë kultivimin e shegëve në Mesdheun e lashtë. Ndërsa “granatum” ka lidhje me kokrrat brenda frutit. Në spanjisht, ferngjisht quhet Granada, Granata, prej nga ka marrë dhe emërin një qytet në Spanjë “Granada”, i shquar për kultivimin e shegëve. Emëri “pomegranate” në anglisht dhe disa gjuhë te tjera evropiane rrjedh nga fjala “pome” që do të thotë mollë dhe “granate” me kuptimin shumë farëra, po ashtu dhe melogranite ne italisht.

Në Ballkan, bullgarët, sërbët dhe
kroatët e quajne shegën “Nar”, që sigurisht rjedh nga turqishtja. Emëri shqip
“shegë” nuk ngjason ose të jetë i përafërt me asnjë nga gjuhët evropiane apo të
lindjes, ky emër duhet të jetë vendosur nga pellasgët, ose para Ilirët, 2-3
mijë vjet më parë.(Çabej 2006, Xhuveli, 2012). Në shqip fjala “shegë” nuk na
jep ndonjë kuptim. Sipas gjuhëtarëve kjo fjalë është huajtur nga një gjuhë
Mesdhetare e pa njohur( Çabej St. II 131 & V. Orell 1998). Lidhur me këtë
Egjyptianët e lashtë, 3-4 mijë vjet më parë, kanë përdorur lëng shege të
përzier me alkol për luftimin e parazitëve të zorrëve të cilën e quanin “Schedou” (Goor & Nurock, 1968)[2], shqiptohet “shedëiu”. Mundet që kjo ndoshta të
përbëjë dhe enigmën etimologjike të fjalës “shegë” në shqip!?
Në Shqipëri fjalën “shega” e gjejmë si antroponim, emëra dhe
mbiemra njerëzish. Po kështu e gjejmë dhe si toponim në emërtimin e tre
fshatrave: Një në Qarkun e Elbasanit me emërin “Shega” dhe dy në Rrethin e
Fierit, me emërat “Shegas” dhe “Fier Shegan”.
[2] “The fruits of the Holy Land” by Asaph Goor & Max Nurock, Israel
Universities Press. 1968 (pg. 72)
Dobitë
e shegës
Studimet shkencore te ditëve të sotme po hedhin dritë mbi të vërtetat; përse kjo bimë është bërë kaq e dashur deri mitike nga të gjithë popujt e botës!? Siç e kemi përshkruar më lart, shega është një bimë zbukuruese e pa përsëritëshme që shkon në çdo mjedis. Por, më e rëndësishme është dobia e saj për shëndetin e njeriut dhe si ushqim.
Që në lashtësi, rreth 3000 vjet më parë, njerëzimi i ka pikasur cilësitë e veçanta të kësaj bime në drejtim të luftimit të sëmundjeve dhe përmirësimit të shëndetit njeriut. Në mjekësinë popullore shqiptare lëngu i përfituar nga zierja e luleve ose lëvores përdorej kundra parazitëve të zorrëve dhe heqjes së barkut(Demiri, 1979; Kokalari 1980). Lëngu nga kokrrat e shtrydhura është përdorur tradicjonalisht kundra sëmundjeve të kraharorit: gripit, kollës, dhimbjeve të fytit, të ftohtit, temperaturës së lartë, etj.

Studime shkencore rreth përfitimeve
mjekësore nga shega kanë qenë të pakta. Vitet e fundit këto studime janë intesifikuar,
shume shkencëtarë po kryejnë kërkime shkencore, të cilat janë në stadin e
epruvetave, të provave në kafshë dhe pak aplikime janë bërë në njerëz. Deri
tani, shkencëtarët e mjekësisë moderne janë befasuar nga të dhënat e para që
kanë zbuluar në drejtim të dobive shëndetsore për njeriun, dhe e kanë cilësuar si
një bimë “çudibërese”. Në kokrat e shegës është zbuluar një lëndë që quhet punicalagins, nje antioksidant që e
përmban vetëm shega. Qendrat shëndetsore prestigjoze në SHBA e rekomandojnë
shegën dhe lengun e saj për disa sëmundje:
1. Parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
2. Parandalimin e Kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës dhe të gjirit tek femrat.
3. Për uljen e kolesterolit në gjak.
4. Parandalon mbipeshën.
2. Parandalimin e Kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës dhe të gjirit tek femrat.
3. Për uljen e kolesterolit në gjak.
4. Parandalon mbipeshën.
5. Lufton dëmtimin e qelizave; parandalon degradimin e ADN-së qelizore(Sarmad Hanif, etj. 2008)
Theksohet se shega ka ndërveprim me
ilaçet e ndryshme, prandaj duhen konsultime me mjekun për njerëzit e sëmurë[1].
Shega është e pasur me vlera ushqimore si kripra minerale, Vitamina C, Vitamine
K, Vitamina B6, fibër, etj. Sot tregëtohet si frut, lëngje dhe kokteje të
ndryshme, prodhohet edhe verë.
Lëvorja e drurit dhe e frutit është
e pasur në taninë dhe përdoret për regjien e lëkurëve(Demiri, 1979). Lëvorja e
frutave përdoret për të ngjyrosur leshin dhe pambukun në ngjyrë kaki ose të zezë. Druri
i sheges është i fortë, në lashtësi përdorej për të bërë shigjetat, përmenden
persianët. Druri digjet mirë dhe mund të
përdoret për ngrohje.
Origjina, Kultivimi, Prodhimi
Shega, sipas të dhënave të
deritanishme, ka qenë e kultivuar që nga
koha Neolitike (D. Holland & Irit Bar
Ya’akov 2008). Origjinën e ka nga shega e egër (Punica granatum L. var. spontanum K.Maly ). Formacjone pyjore me
shegë të egra shtrihen ne formën e një brezi nga Azia e Vogël në drejtim të Himalajës.
Në brigjet e mesdheut sipas arkeologjisë thuhet se ka ardhur në periudhen e fundit të
bronxit rreth 3 - 3.7 mije vjet më parë, diçka më pas se bima e fikut. Janë
gjetur dëshmi arkeologjike në ishullin e Qipros.(de Candolle 1886, K. Krist
Hirst, 2006,).
Pak me vonë ose në të njëjtën
periudhë duhet të ketë hyre dhe në siujdhesën e Ballkanit. (Mercure 2007). Grekët
e kanë kultivuar shegën shumë kohë më parë se romakët. Përmendet në Këngët
Homerike, nga Heredoti, ndërsa Teoftasti e përshkruan tek “Historia e Natyrës”,
etj.
Romakët
e kane mare shegën nga kartagjenasit. Në vitin 800 shega qe përhapur në të gjithë Perandorinë Romake, Spanjë dhe Evropën
qendrore. Plini e përshkruan shegën si një frut të rëndësishëm dhe llojet më të
mira vinin nga Kartagjena.
Origjina e shegës në Shqipëri po
shqyrtohet nga shkencëtarët evropianë dhe shqiptarë, pasi në territorin
shqiptar, në zonën bregdetare, me shtrirje 300 km. veri-jug, veçanërishit në zonën
Lezhe – Milot, gjënden formacione pyjore me shegë të egra. Në studimin që ka
filluar në vitin 1995, është hedhur ideja se disa lloje të shegëve të buta që
kultivohen në Shqipëri e kanë origjinën nga shegët e egra vendase, si rjedhojë
e një seleksjonimi të gjatë. (Xhuveli, 2012). Ky studim vazhdon të plotësohet
edhe me analizat e testet gjenetike.
Llojet e shegeve në Shqiperi janë të shumta, mund të ketë lloje vendase por, vazhdimisht lloje të reja kanë ardhur nga vend origjina lindore e tyre, sepse janë lloje me veti e cilësi më të mira, ashtu si arra. Studime te mirfillta për llojet e shegëve të kultivuara në Shqipëri nuk ka pasur.

Shega depertoi në Kinë e Indi, nga
Lindja e Mesme, nëpërmjet rrugës së famëshme të Mëndafshit(138-125 PK)., dhe që
ketej në Lindjen e Largme, Indonezi, Oqeani,
etj.
Rreth viteve 1600-1700
shega eshte futur nga spanjollet në Amerikën Qëndrore dhe Jugore. Në SHBA shega
u diktua në vitin 1700 në Florida dhe pas kësaj në Kaliforni dhe Arizona. Sot
SHBA-të janë nje nga prodhuesit më të mëdhenj të shegëve në botë.
Shega futet në grupimin e pemëve
frutore të vogla, pak të kultivuara. Në këtë grup bëjnë pjesë specia të pa
shfrytëzuara, të lëna pas dore, për shkak të mungesës së marketingut, shkaqeve
socjale, komercialë, biollogjikë, historikë, etj. Kohët e fundit shkenca po u
jep prëparësi prodhimeve bio, të shëndetëshme e të pasura në vlera ushqimore. Për
Shegën dekadën e fundit ka patur një interesim të veçantë. Disa vende të
Lindjes, si dhe vendet ku për shegën ka pasur një kujdes dhe vëmendje të
veçantë, janë bërë eksportuesit kryesorë dhe kanë siguruar të ardhura të mira. Kjo
ka bërë që shega sot të futet në grupimin e frutave të rëndësishme (Bellini, 2010).
Organizata
e Kombeve të Bashkuara për ushqimin, FAO, nuk ka të dhëna statistikore për prodhimin botëror
të shegëve. Sipas të dhënave të Holland(2008) pasqyruar në tabelë, prodhimi botëror i
shegëve llogaritet deri në 1,5 milion ton në vit, afërsisht sa prodhimi i
fiqëve. Gati 90 përqind e prodhimit botëror sigurohet nga tre shtete Irani,
India dhe Kina. Shtetet e Ballkanit duke përfshirë këtu Greqinë e Shqipërinë, importojnë shegë nga
vendet e lindjes. Për prodhimin e shegeve në Shqipëri nuk kemi të dhëna në raportin
statistikor vjetor të Ministrise së Bujqësisë. Të dhena edhe mund të gjënden ne
Derejtorite e Bujqesise së Qarqeve.
Veçorite
Botanike dhe Biologjike
Bima e shegës rritet në formë shkure 4-5 m. e lartë, kur krasitet mund të marri formën e një peme të vogël, me lastarë e degë gjëmbore. Gjethet të kundrejta gjatore. Lulet të kuqe, gjënden zakonisht në shpore në degëza mbi një vjeçare. Zakonisht lulëzon në fund te pranveres, pjalmëzimi bëhet nga insektet. Frytet janë të rrumbullakta me shumë farëra, rreth 800. Fruti është i mbështjellë me lëvoren ngjyrë të kuqe, jeshile të zbardhur dhe vilet në muain shtator - tetor.
Veçoritë
Agroteknike
Shega
kultivohet për prodhim dhe si bimë zbukuruese. Shega duron temperaturat -12oC,
parapëlqen tokat e shpateve gëlqerore, duron e rritet në zona të thata. Do toka
të kulluara, në toka që mbajnë ujë preket nga sëmundjet e rrënjës.. Shega
rrënjëzohet lehtësisht, ka koefiçent të lartë shtimi. Shumimi i shegës bëhet me këmbëza të
rrenjëzuara. Shega shtohet edhe duke e cunguar në lartesi 25, 35 cm. Lulëzon në
vitin e tretë pas mbjelljes dhe futet në prodhim pas vitit të pestë. Shegës i
bëhen krasitje për ajërosje të kurorës si dhe i hiqen degët e thata. Në vitet e
para pas mbjelljes fidanit i bëhen krasitje formuese.
K. Mosko
[1] Ovorua –dialekt. Mur guri i lartë që rrethon shtëpitë së bashku me kopshtet. Shërbente për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm.
[2] Robert Elsie - Texts and Documents of Albanian History
16th to 18th centuries 1670
Evliya Chelebi:
Seyahatname
A Journey to Gjirokastra.
[3] Pezul – Sofa, vend i ngritur tek portat për të ndenjur ulur.
US National Library of Medicine, National Institutes of Health
http://www.globalhealingcenter.com/natural-health/
http://www.globalhealingcenter.com/natural-health/
Literatuara:
1). “Bimë e egra te dobishme te
vendit tone”M. Demiri Tiranë 1979
2). “Bimët Mjekësore në
Familje” P. Kokalari, etj Tiranë, 1980
3). “Flora Eskursioniste
e Shqipërisë” M. Demiri- Tiranë, 1981
4) Robert Elsie - Texts and
Documents of Albanian History
16th to 18th centuries 1670
Evliya
Chelebi:
Seyahatname
A Journey to Gjirokastra
5) USDA – Natural Resources
Conservation Service
http://plants.usda.gov/java/profile?symbol=PUGR2
6) “The Pomegranate” - Robert W. Hodgson, Bulletin Nr 276, University of California, 1917
7) Gregory M. Levin “Pomegranate Roads: A Soviet Botanist's Exile from Eden” Forestville, California-2006
8) “Pomgranates Ancient Roouts to Modern Medicine” by N. P. Seeram. R. N. Schulman, D. Heber- Boca Raton, Florida, 2006
9) “The fruits of the Holy Land” by Asaph Goor & Max Nurock, Israel Universities Press. 1968
10) GHC Global Healing Center, Natyral Health & Organik Center

US National
Library of Medicine, National Institutes of Health
http://www.globalhealingcenter.com/natural-health/
11) “The Pomegranate: A New Look at the Fruit of Paradise” by Ed Stover, Eric W. Mercure. Hortscience vol. 42(5) august 2007
12)“Albania, the domestication country for pomegranate (Punica granatum L.)” by Lufter Xhuveli,
Springer Science+Business Media Dordrecht 2012
13) ”I fruttiferi minori in Italia, una risorsa tradizionale per l’innovazione” by E. Bellini et. al.
Review “Italus Hortus” 17 (1), 2010: 75-90
14) V. Orel “Albanian etimological Dictionary” Leiden-Boston- Koln, 1998

No comments:
Post a Comment