Wednesday, 8 November 2017

Diversifikimi i fermës bujqësore.

                                                               nga Ing. Haki KOLATiranë


Haki KOLA
       Është e sigurtë se shumica jonë ëndërron për një Shqipëri më të bukur, për male me drurë, fusha me lule e burime plot ujë. Na dhemb shpirti kur shohim tokën ku lindëm e lemë pasardhës,  që çvishet, varfërohet digjet e i  pakësohen burimet. Në një  tranzicion të gjatë sfilitës, prodhojme e prodhojmë strategji për pyje e zhvillim rural. Në të dytën, qeveria vlerëson që zonat rurale kanë burime natyrore jashtë sektorit bujqësor, që ka potencial për zhvillimin e tyre….. Diversifikimit të fermës aktuale bujqësore i parashikohen 40% të fondeve, të aksit të tretë nga BE, por kanë kaluar  mëse se 20 vite e spo dihet nga të fillohet. Ekspertë të huaj e vendas kërkojnë e nuk gjejnë diversifikimin e fermës???.        Problemi qëndron, që ferma agrare është e diversifikuar, ajo është agrare, pyjore, kullosore e tepër fleksibile. Populli këtë e din dhe ilegalisht e zbaton.. Kështu ka qenë që kur lindi bujqësia.  Fermeri shqiptar, që nga epoka e gurit e deri në ditët tona në luftën për mbijetese, ka administruar mjedisin për rreth vendbanimit, të ndërthurur dhe të pandarë, are, pyll, kullotë, ujra, shpendë e kafshë. Prano dhe ndihmo ekzistencen e secilit element natyror dhe shto cfare mundesh duke kultivuar ne arë apo në ujë, mes gurëve apo në shpat të kodrës e malit,  ashtu si të parët tonë kanë bërë që në epokën e gurit, kjo është alternative e qëndrueshmërise dhe e rritjes së kualitetit te jetës rurale.

         Këtë realitet, nuk kanë dashur ta pranojnë pushtuesit që kanë qëndruar e qeverisur gjatë në tokën shqiptare. Nuk kanë dashur të legalizojnë shqiptarin si pronar të tokës së tyre. Nga mosdija apo keqdashja, unifikimi dhe legalizimi i tre komponenteve të fermës agro bujqësore, apo e thirrur në gjuhën teknike: agrosilvopastorale, nuk është realizuar asnjëherë nga administrata qeveria e legjislativi shqiptar. Përsëri një pjesë e konsiderueshme e ekspertëve të pyjeve, këtë e kundërshtojnë,  pa analizuar se cili është objekti që diskutohet, apo impakti mbi tokën tonë, me argumentin që pylli është tokë shtetërore dhe e tillë duhet të mbetet, fshatarët skane dokumente ligjore. Të gjithë bëjnë lojën e të paditurit, kur fermeri e pret gjethin e dushkut për javë të tëra (në pyllin që s’është i tij, dhe mullarët e tij të gjethit qëndrojnë me vite në mes zabeleve. A ka ekspert që nuk i ka parë tufat e gjësë së gjallë të cdo fshati tek kullosin në pyje e shpate..në çfarëdo sistemi apo regjimi??? E përdorur ilegalisht kjo pjesë e fermës është degraduar e shkatërruar !
         Vdekja e tokës së djegur e eroduar,  ka triumfuar mbi shpate male e lugina. Sipërfaqe të gjëra të tokës janë kthyer në gurishtore të shkreta. Ujrat janë ndotur. Biodiversitety  është zhdukur masivisht. Njerëzit largohen drejt qyteteve, ku i pret asgjëja . Prishja e ekuilibrit midis njeriut e natyrës, largimi i fermerit nga pylli e kullota e tij, ka shkatërruar ekuilibrin  natyror. Të gjithë ankohen. Të gjithë fajësohen. Media gjen tema për lajme me zjarre, prerje e përmbytje  dhe e shton çoroditjen. Fajtori duket se është kryeneçësia në mbrojtje të politikave tepër të gabuara, për ta mbajtur çerekshekulli pas komunizmit pronar të tokës e drejtues biznesi, shtetin tonë demokratik, edhe pas një dështimi spektakolar mbi gjysem shekullor të shtetit komunist e pronar.
Ky shpat mali ishte me sherebel, rigon, shkure, etj. Tani pas djegjes nuk ka mbetur asgjë.
       Napoleoni e bëri fshatarin francez zot të tokës, agrare, bujqësore e pyjore,  rreth 200 vjet më parë. Ai e ngarkoi fermerin me detyrimin të mbajë pjellore tokën dhe mjedisin francez. Të njejtën gjë bënë disa dhjetevjecar më vonë shumica e vendeve Europiane.  Rezultatet i janë demonstruar gjithe botës. Koha e testimit ka qenë mëse e mjaftueshme.
     Këmbanat bien për një  reflektim sa më të shpejtë. Analiza e devijimeve të marrëdhenive pronësore krahasuar me fqinjët Europiane    kanë ardhur si pasojë  e ndikimit ottoman e komunist, mund të përbënin hapin e parë te reflektimit.  Askush nuk do besonte që këto pejsazhe te rjepura e “problematike, mund të kthehen në zgjidhje, për një vend që ka nevojë të punësoje banorët, të luftojë mjerimin, e të shtojë prodhimin e energjise. Fjala e shenjte “pronë”, e kthen rjepësin e tokës në kujdestar, djegësin në roje, druprerësin në drurritës..

         Dielli ka ndricuar e do ndriçojë. “Ai mund të ngrohe, mund të prodhojë, ashtu si mund të djegë e shaktërroje” Neve e kemi në dorë shansin që fermerit ti njohim fermën në kufinjtë real të saj,  dhe toka jonë të kthehet në depozitë të energjisë, që vjen nga biomasa. Bimet dhe toka të ruajtura nga fermeri pronar,  jane depoja e diellit, që nga djeges, e kthejne atë në energji të dobishme për komunitetet e sotme dhe të ardhme. Sigurinë për mbështëtje të fermereve për zhvillim i kemi në fondet për zhvillim rural nëpermjet diversifikimit, e si shtesë shërbejnë pagesatë për  shëbime mjedisore, si për shtimin e oksigjenit e grumbullimin e karbonit.  Pra legalizimi i realitetit tonë 10 mijevjecar, shoqërohet e mundëson mbështetje pozitive të shumëanëshme.

       Delegimi i te drejtes dhe i pergjegjesise se pronës mbi tokën, është celsi i artë për ti dhuruar shoqërisë tonë  kater  elementet  bazikë te ekosistemit shqiptar: pyllin (biomasën); tokën (humusin), ujët dhe farërat (diversitetin gjenetik), duke pajtuar njeriun me tokën, duke e punësuar e zhvilluar ekonomine rurale. Ferma bujqësore, tashme e trefishuar me mjedisin anash saj, e shtuar me zabelin, mezhdën,  prozhmën, kashnjetin, lajthishtën, djerrinat e  shkurrishtet, e punëson të zotin, që krahas bukës, perimeve e forazheve  të prodhojnë drurin për gatim, ndërtim apo gardhim.  E gjithë lista e bimëve mjekësore aq e kërkuar nga tregu, mund të shumëfishohet nëse vihet nën kujdes, sidomos  në komponentin silvopastoral te fermës. Kafshët dhe shpendët, në stade të caktuara të zhvillimit e pastrojnë pyllin dhe marrin ushqim tepër cilësor prej tij. Mirëmbajtja e përditëshme e pyllit nga fermeri pronar, siguron sasi të jashtëzakonëshme ushqimi, druri, biomase e të ardhura. Ajo siguron shërbime mjedisore shumë vitale, si kontroll te erozionit, jetësimit e shtimit të shtresës së sipërme  të tokës, ujë, oksigjen e depozitim të karbonit të atmosferës, shërbime mjedisore që po kërkohen nga tregu ndërkombëtar, ulje të erozionit, rregullim te klimës, mirëmbajtje të biodiversitet aktiv e në shërbim të njeriut, si dhe mbrojtje nga përmbytjet. Ajo e shpëton malin apo pyllin e lartë, nga detyra që ai kurrë smund ti përballoje, si mbartës të kullotës apo prodhuesit të drurit për ngrohje, dhe e len atë të rritet I lartë, të mbaje bore e shi e të japë pa kufizim ujë.

        Të shoqëruar me politika të kujdesëshmë mbështetese në fazën shumë të vështire të pranimit të kësaj përgjegjesie nga fermerët, të mësuar në shekuj me përdorimi illegal, kjo kërkon sensibilizim të kujdesëshëm, me shtimin e dijeve dhe skemat për shpërblimin për shërbimet mjedisore- kjo është e vetmja shpresë për të filluar rilindjene e tokës dhe jetës në zonat malore, sado i gjatë e i vështire të jetë si proçes. Shkaku u shkatërrimit të tokës vjen nga mospranimi e mos legalizimi i një realiteti. Le ta kthejmë këtë shkak të vjetër sa jeta në tokë, në instrumentin magjik të zgjidhjes.  Çdo donkishotizëm ka nevojë për një fund.









No comments:

Post a Comment