nga Ing. Haki KOLA – Tiranë
Haki KOLA |
Tek vështron këto relike të
mbetura, në mendje të vijnë inxhinierë të talentuar që nuk janë më midis nesh,
si profesori ynë i ditur, i qeshur e i butë Ilia Nako, e kolegu i nderuar që u
nda nga ne disa vite më parë, i paharruari Zafer Ypi. Përvojën e asaj epopeje
të luftës me sukses kundër shkretëtirës së kripur e mban akoma inxhinieri i
talentuar Vehbi Dermani, që me gjithë vitet e përvojën mbi kurriz, e viziton
çdo mëngjes parkun te liqeni i Tiranës, si për të kaluar disa çaste atje ku la
pa kursim dijet e vullnetin, për të gjelbëruar vendin e tij.
Fusha e Myzeqesë hapet nën mjegullën e lehtë të mëngjesit. Nëse në ditarin e Eqerem Bej Vlorës, edhe grupi më i vogël i shtëpive mund të hetohet së paku një gjysmë ore larg, sepse "një tufë plepash dhe fiqsh shënojnë saktësisht vendbanimet njerëzore mes kësaj fushe të shkretë e të zhveshur", duket sikur pas një shekulli shtëpitë janë zhveshur nga plepat dhe vazhdojnë zhveshjen. Myzeqeja ngriti pyllin e parë me pyllëzim artificial, në fermën rreth 9000 dynymësh, që iu kontraktua në vitin 1891 në çifligjet e familjes së Vlorajve në Frakull-Ferrës Zharezës, një aristokrati hungarez, me qëllim krijimin e fermave model. Profesor Nako dëshmon se Keglevic, kontraktori hungarez i fermës, mbolli rreth 50 fidanë eukalipti përreth banesës së tij, duke realizuar kështu pyllëzimin e parë artificial në Shqipëri. Nuk i gjendet si i thonë as nami e nishani as edhe ndonjë pllake që të identifikojë tentativën e shqiptarëve për të vene gurin e pare per pyllin artificial shqiptar.
Gjithmonë kur kaloj në Myzeqe më mundon pyetja: Përse banorët e fushës perëndimore në pjesën veriore të saj, nga Fushë-Kruja e deri në Velipojë, i kanë pyllëzuar anët e rrugëve e kanaleve dhe fusha tashmë duket si një pyll i tërë e i bukur, ndërsa pjesa e Myzeqesë në tërësinë e saj sikur bëhet më e zhveshur me kalimin e viteve? Kjo të krijon makthin se lumi i vdekur diku po përgatitet të rikthehet. Devolli vazhdon të mbartë baltën e fushës së Korçës, e bashkon atë me dherat që gërryen në malet e Kolonjës e Skraparit dhe që Osumi i sjell po në Myzeqe, anës tyre Shkumbini e Vjosa po kështu mbartin dherat që nga Mokra e malet e Pindit dhe sa herë ka shira të rrëmbyer, mbushin e mbushin me ledh kanalet e rrugët, shtojnë baltën dhe afrojnë kënetën.

Nëse i referohemi Aristotelit,
dijetarit të lashtë grek, ai dëshmon për lopët e Epirit me nga një shtambë e
gjysmë qumësht, si dhe për kullotat shumë të mira të ilirëve në Ultësirën
Perëndimore. Ndër arsyet e degradimit të blegtorisë pas rënies së ilirëve,
shumë dijetarë ia lënë edhe shkatërrimit të masiveve pyjore të bregdetit,
prishjes së ekuilibrit bazë ekologjik, moçalizimit të përgjithshëm të fushës
nga veriu në jug, që çoi edhe në prishje të kullotave e degradim të jetesës në
përgjithësi në Ultësirën Perëndimore.
Myzeqeja, ky prehër i lumenjve zevzekë,
që vijnë të nxituar e të padisiplinuar nga malet e larta e të thepisura, përbën
një sistem shumë të brishtë ekologjik, që kërkon të trajtohet me shumë kujdes e
mençuri, që nga vatër hallesh të shndërrohet në një hambar për kombin tonë.
Nëse bregu i detit, anët e lumenjve, anët e rrugëve, rrugicave apo kanaleve do
të mbilleshin me drurë, jo vetëm që do të ndryshojë peizazhi i fushës më të
begatë të vendit, por edhe regjimi i klimës do të ishte shumë më i mirë për të
gjitha gjallesat dhe stinët do të ishin më të bukura. Toka do të ishte më e
kulluar në dimër e më e freskët në verë, duke u krijuar mundësi banorëve të
punonin e kultivonin më shumë toka, që aktualisht në një pjesë të madhe të tyre
duken si të braktisura. Do të kishte më shumë gjah e gjahtarë, por edhe më
shumë arsye për ekoturizëm.
Një studjues i hershem i Albanologjise, ruan kujtime nga vizita e parë që ka bërë në pyllin e Dervenit: Prej fshatit Derven rruga kalon 4 orë nëpër një pyll dushku të dëndur, që ka emrin e katundit Shpërdhet.Ky asht më i madhi pyll dushku i gjithë Shqipërisë sepse nga veriu takohet me Matin dhe mbulon pjesën ma të madhe të fushws në mes Matit dhe Ishmit, bile vazhdon edhe deri te shpatulla e malësisë në lindje. Unë kalova nëpër disa vende ku pylli ishte shumë i naltë dhe i dëndur. Drurët dukeshin sikur ishin të së njëjtës moshë dhe sikur ishin mbjellë me dorë. Mbasi kishin po nji largësi dhe natyra i kishte mbajtë aq të pastra, unë kujtova se jam në një park.

Nga njëherë
dushku përzihet me ahun. Ahu i
këtushëm kurrë nuk arrin të bëhet dru i
lartë, nga çdo cung dalin shumë filiza, të cilët shkojnë përpjetë, një imshtajë
e dëndur me filiza që nuk arrijnë të degëzohen. Pylli është i pushtuar nga
qetësia dhe asnjë gjethe nuk lëviz. Toka është e butë dhe e vetmja zhurmë që
kriojn karvani në këtë mes të gushtit, është kercitja e patkonjve kur hasin në
rrwnjë. Janë rreth 20 mijë trungje që
janë prerë në 50 vitet e fundit e depozituar diku në derdhje te lumit, në
pritje të konjukturave të përshtatëshme për shitje
Artemisa, e përfytyruar si perëndesha e pyjeve dhe gjuetisë, e gjahtarëve dhe e barinjve, gjendet si në një skulpturë, ashtu edhe në relieve të Apolonisë, që duket si kryeqytet i Myzeqesë. Ajo pret që banorët e Myzeqesë t\‘ia kthejnë asaj famën dhe drurët bregdetit shqiptar, që ishin të famshëm në kohën e romakëve. Pyjet e Myzeqesë dikur kontribuuan në ndërtimin e anijeve të perandorive që shkuan e erdhën. Tani ato pyje duhet të rikthehen. Duhet të rikthehen pasi ekziston predispozicioni i fermerëve, po kështu mund të gjenden edhe zgjidhjet. Kjo do t\‘i krijonte mundësi Artemisës që të vazhdonte festat tradicionale të pranverës me gjuetinë e kaprojve në pyjet e Myzeqesë. Kur kujton ndryshimet pozitive që ka bërë vegjetacioni, si në pjesën veriore të ultësirës, ashtu edhe në luginën e Matit apo të Drinit, të pëlqen që ta besosh që nëse punohet e mbështeten komunitetet lokale, nëse drejtuesit e komunave të fushës së Myzeqesë do të shprehin interesim, kjo ëndërr mund të bëhet realitet.
Janë rreth 500 mijë banorë që popullojnë fushën e Myzeqesë. Nëse në këtë sezon të fushatës së pyllëzimeve do t\‘u ofronim 100 mijë familjeve myzeqare falas 10 fidanë për çdo familje, Shqipëria do të kishte në fund të kësaj fushate rreth 1 milion fidanë më tepër, fusha e Myzeqesë do të ishte më e bukur. Myzeqarët e presin këtë ofertë nga shteti i tyre
Dhjetor, 2007
No comments:
Post a Comment