nga
Ing. Haki KOLA – Tiranë
Është
e sigurtë se shumica jonë ëndërron për një Shqipëri më të bukur, për male me
drurë, fusha me lule e burime plot ujë. Na dhemb shpirti kur shohim tokën ku
lindëm e lemë pasardhës, që çvishet, varfërohet digjet e i pakësohen burimet.
Në një tranzicion të gjatë sfilitës,
prodhojme e prodhojmë strategji për pyje e zhvillim rural. Në të dytën, qeveria
vlerëson që zonat rurale kanë burime natyrore jashtë sektorit bujqësor, që ka
potencial për zhvillimin e tyre….. Diversifikimit të fermës aktuale bujqësore i
parashikohen 40% të fondeve, të aksit të tretë nga BE, por kanë kaluar mëse se 20 vite e spo dihet nga të fillohet. Ekspertë
të huaj e vendas kërkojnë e nuk gjejnë diversifikimin e fermës???. Problemi qëndron,
që ferma agrare është e
diversifikuar, ajo është agrare, pyjore, kullosore e tepër fleksibile.
Populli këtë e din dhe ilegalisht e zbaton.. Kështu ka qenë që kur lindi bujqësia.
Fermeri shqiptar, që nga epoka
e gurit e deri në ditët tona në luftën për mbijetese, ka administruar mjedisin
për rreth vendbanimit, të ndërthurur dhe të pandarë, are, pyll, kullotë, ujra,
shpendë e kafshë. Prano dhe ndihmo ekzistencen e secilit element natyror dhe
shto cfare mundesh duke kultivuar ne arë apo në ujë, mes gurëve apo në shpat të
kodrës e malit, ashtu si të parët tonë
kanë bërë që në epokën e gurit, kjo është alternative e qëndrueshmërise dhe e
rritjes së kualitetit te jetës rurale.
Haki KOLA |
Këtë realitet, nuk kanë
dashur ta pranojnë pushtuesit që kanë qëndruar e qeverisur gjatë në tokën
shqiptare. Nuk kanë dashur të legalizojnë shqiptarin si pronar të tokës së
tyre. Nga mosdija apo keqdashja, unifikimi dhe legalizimi i tre komponenteve të fermës agro bujqësore, apo e thirrur në gjuhën teknike: agrosilvopastorale, nuk
është realizuar asnjëherë nga administrata qeveria e legjislativi shqiptar. Përsëri
një pjesë e konsiderueshme e ekspertëve të pyjeve, këtë e kundërshtojnë, pa analizuar se cili është objekti që
diskutohet, apo impakti mbi tokën tonë, me argumentin që pylli është tokë shtetërore
dhe e tillë duhet të mbetet, fshatarët skane dokumente ligjore. Të gjithë bëjnë
lojën e të paditurit, kur fermeri e pret gjethin e dushkut për javë të tëra (në
pyllin që s’është i tij, dhe mullarët e tij të gjethit qëndrojnë me vite në mes
zabeleve. A ka ekspert që nuk i ka parë tufat e gjësë së gjallë të cdo fshati
tek kullosin në pyje e shpate..në çfarëdo sistemi apo regjimi??? E përdorur ilegalisht kjo pjesë e fermës është degraduar e shkatërruar !
Vdekja e tokës së djegur e
eroduar, ka triumfuar mbi shpate male e
lugina. Sipërfaqe të gjëra të tokës janë kthyer në gurishtore të shkreta. Ujrat
janë ndotur. Biodiversitety është
zhdukur masivisht. Njerëzit largohen drejt qyteteve, ku i pret asgjëja .
Prishja e ekuilibrit midis njeriut e natyrës, largimi i fermerit nga pylli e
kullota e tij, ka shkatërruar ekuilibrin
natyror. Të gjithë ankohen. Të gjithë fajësohen. Media gjen tema për
lajme me zjarre, prerje e përmbytje dhe
e shton çoroditjen. Fajtori duket se është kryeneçësia në mbrojtje të
politikave tepër të gabuara, për ta mbajtur çerekshekulli pas komunizmit pronar
të tokës e drejtues biznesi, shtetin tonë demokratik, edhe pas një dështimi
spektakolar mbi gjysem shekullor të shtetit komunist e pronar.
Ky shpat mali ishte me sherebel, rigon, shkure, etj. Tani pas djegjes nuk ka mbetur asgjë. |
Napoleoni e bëri fshatarin francez
zot të tokës, agrare, bujqësore e pyjore, rreth 200 vjet më parë. Ai e ngarkoi fermerin
me detyrimin të mbajë pjellore tokën dhe mjedisin francez. Të njejtën gjë bënë
disa dhjetevjecar më vonë shumica e vendeve Europiane. Rezultatet i janë demonstruar gjithe botës. Koha e testimit ka qenë mëse e mjaftueshme.
Këmbanat bien për një reflektim sa më të shpejtë. Analiza e
devijimeve të marrëdhenive pronësore krahasuar me fqinjët Europiane që kanë
ardhur si pasojë e ndikimit ottoman e
komunist, mund të përbënin hapin e parë te reflektimit. Askush nuk do besonte që këto pejsazhe te
rjepura e “problematike, mund të kthehen në zgjidhje, për një vend që ka nevojë
të punësoje banorët, të luftojë mjerimin, e të shtojë prodhimin e energjise. Fjala e shenjte “pronë”, e kthen rjepësin e
tokës në kujdestar, djegësin në roje, druprerësin në drurritës..
Dielli
ka ndricuar e do ndriçojë. “Ai mund të ngrohe, mund të prodhojë, ashtu si mund
të djegë e shaktërroje” Neve e kemi në dorë shansin që fermerit ti njohim fermën
në kufinjtë real të saj, dhe toka jonë të
kthehet në depozitë të energjisë, që vjen nga biomasa. Bimet dhe toka të
ruajtura nga fermeri pronar, jane depoja e diellit, që nga djeges, e
kthejne atë në energji të dobishme për komunitetet e sotme dhe të ardhme. Sigurinë
për mbështëtje të fermereve për zhvillim i kemi në fondet për zhvillim rural nëpermjet
diversifikimit, e si shtesë shërbejnë pagesatë për shëbime mjedisore, si për shtimin e oksigjenit
e grumbullimin e karbonit. Pra
legalizimi i realitetit tonë 10 mijevjecar, shoqërohet e mundëson mbështetje
pozitive të shumëanëshme.
Delegimi i te drejtes dhe i pergjegjesise se
pronës mbi tokën, është celsi i artë për ti dhuruar shoqërisë tonë kater
elementet bazikë te ekosistemit
shqiptar: pyllin (biomasën); tokën (humusin), ujët dhe farërat (diversitetin gjenetik),
duke pajtuar njeriun me tokën, duke e punësuar e zhvilluar ekonomine rurale.
Ferma bujqësore, tashme e trefishuar me mjedisin anash saj, e shtuar me zabelin,
mezhdën, prozhmën, kashnjetin, lajthishtën,
djerrinat e shkurrishtet, e punëson të
zotin, që krahas bukës, perimeve e forazheve
të prodhojnë drurin për gatim, ndërtim apo gardhim. E gjithë lista e bimëve mjekësore aq e kërkuar
nga tregu, mund të shumëfishohet nëse vihet nën kujdes, sidomos në komponentin silvopastoral te fermës. Kafshët
dhe shpendët, në stade të caktuara të zhvillimit e pastrojnë pyllin dhe marrin
ushqim tepër cilësor prej tij. Mirëmbajtja e përditëshme e pyllit nga fermeri
pronar, siguron sasi të jashtëzakonëshme ushqimi, druri, biomase e të ardhura.
Ajo siguron shërbime mjedisore shumë vitale, si kontroll te erozionit, jetësimit
e shtimit të shtresës së sipërme të tokës,
ujë, oksigjen e depozitim të karbonit të atmosferës, shërbime mjedisore që po kërkohen
nga tregu ndërkombëtar, ulje të erozionit, rregullim te klimës, mirëmbajtje të
biodiversitet aktiv e në shërbim të njeriut, si dhe mbrojtje nga përmbytjet. Ajo
e shpëton malin apo pyllin e lartë, nga detyra që ai kurrë smund ti përballoje,
si mbartës të kullotës apo prodhuesit të drurit për ngrohje, dhe e len atë të
rritet I lartë, të mbaje bore e shi e të japë pa kufizim ujë.
Të shoqëruar me politika të
kujdesëshmë mbështetese në fazën shumë të vështire të pranimit të kësaj përgjegjesie
nga fermerët, të mësuar në shekuj me përdorimi illegal, kjo kërkon sensibilizim
të kujdesëshëm, me shtimin e dijeve dhe skemat për shpërblimin për shërbimet
mjedisore- kjo është e vetmja shpresë për të filluar rilindjene e tokës dhe jetës
në zonat malore, sado i gjatë e i vështire të jetë si proçes. Shkaku u shkatërrimit
të tokës vjen nga mospranimi e mos legalizimi i një realiteti. Le ta kthejmë këtë
shkak të vjetër sa jeta në tokë, në instrumentin magjik të zgjidhjes. Çdo donkishotizëm ka nevojë për një fund.
No comments:
Post a Comment