- Suvenirë me vlera të rralla, të familjes Libohova, i janë dhurar Titos nga Enver Hoxha -
Sarajet e Myfid Bej Libohoves |
përgatiti: Ing. Bexhet ÇOBANI
Libohovë
Bexhet ÇOBANI |
Biblioteka private e familjes Libohova ishte më e madhja dhe më e vlefshme në Shqipëri, ajo përmbante dokumente, materiale gjatë gjithë qeverisjes se vilajetit te Janines që prej viteve 1580 ku Vezirë kanë qënë Asllanpashallijtë dhe trashëgimtarë të tyre ngelen familja Libohova. Në atë bibliotekë gjendeshin dokumente autentikë të qeverisjes së Ali Pashë Tepelenes, ku pinjollët e familjes Libohova janë stërnipërit e Shanishasë motrës së Ali Pashait.
Në mbarim të 1926, pak kohë para vdekjes, Myfit Bej Libohova i dha fund pjesës së parë të kujtimeve të tij politike dhe diplomatike që mbulon periudhën 1896-1927. Ato përfshijnë edhe dokumenta shtetërore dhe ndërkombëtare origjinale, të pa botuara, me një rëndësi të vecantë për Historinë e Shqipërisë, ishin aty dhe fjalimet e debatet në Parlamentin e Stambollit në favor të indipendencës kombëtare si dhe veprimtaria e tij në fushën diplomatike ndërkombëtare me qeveritë më të mëdha të atëhershme. Këto shkrime të gjera, si dhe studime të tjera historike dhe juridike mbetën në bibliotekën e Myfit Beut në Libohovë që përmbante më tepër se 5000 vëllime, dorëshkrime autentike dhe materiale arkivore, mbi historine e Shqipërise, ndarjen e kufijve ne vitet 1914, ku Mufidi ishte anëtar i Komisionit Ndërkombëtar te Ndarjes së kufijve si i vetmi Shqiptar. Në këtë bibliotekë gjendeshin materiale, dokumenta dorëshkrime mbi shpalljen e Pavarësisë dhe lindjen e shtetit Shqiptar deri ne vitet 1927.
Në këtë bibliotekë gjendeshin vëllime të tëra mbi historinë e vilajetit te Janinës, mbi Shqiptarët e Greqisë, materiale arkivore pronësie të familjeve të mëdha Shqiptare dhe dorëshkrime të dinastisë Libohova mbi historinë e Shqipërisë.
Urdhëri për djegjen e bibliotekës Libohova nga udhëheqja komuniste në vitin 1944, ishte e kërkuar nga udhëheqja komuniste Jugosllave. Partizanët injorant bërtisnin të djegim librat e beut, pa kuptuar se ç'farë dëmi kolosal i kanë bërë historisë dhe kulturës së kombit Shqiptar. Përveç djegies së bibliotekës së tij, komunistët e ardhur në pushtet në vitin ’44, sekuestruan, plaçkitën, dëmtuan dhe shkatërruan barbarisht edhe kompleksin e shtëpive të familjes në Libohovë (4 ndërtesa të mëdhaja mbi dy kate më shumë se 30 oda, ndodhur ne pazarin e Libohovës, objekte të mobiluara me vepra arti, me shumë bashtera, me pemë e lule, të rrethuara nga mure të lartë me tre hyrje kryesore). Midis të tjerash, u plaçkitën mobilje të vlefshme dhe disa prej tyre antike, hallira, qilime persiane dhe ornamente të vjetra dhe të çmueshme, argjendari, kristaleri, piktura të vjetra me rëndosi komëtare,dokumente të rëndësishme arkivore, shumë koleksione të ndryshme dhe veçanërisht një koleksion me rëndësi , sahatesh xhepi zvicerane të florinjtë esmalto e pakta 30 copë, xhevahire të vjetra familjare dhe shumë sende të vlefshme.
Gjithashtu u zhdukën disa plaçka (sende) me një vleftë historike të madhe si shpata e Sulltan Bajazitit me xhevahire, shala dhe armatime të ndryshme të Ali Pash Tepelenës (që e kishte trashëguar prej tij shtëpia e bejlerëve të Libohovës) si kobure, pushkë, shpata të dekoruara me xhevahirë. Mjerisht, u zhduk dhe një kokë prej mermeri origjinale të Greqisë antike që përfytyronte një Dea e asaj periudhe të lashtë me vleftë historike dhe artistike të paçmueshme. Simbas disa burimeve të besueshme rezulton se disa nga keto grabitje, antikuara me vlera te rralla, Enver Hoxha ia pas kishte dhuruar (me shkëlqim) Titos së Jugosllavisë, si shenjë miqësie dhe mirënjohje për dashamirësinë vëllazërore të tij ndaj shokëve komunistë shqiptarë (duke harruar kështu masakrat gjakatare të serbëve ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës dhe kthimi i saj në Federatën komuniste Jugosllave).
Enver Hoxha i dhuroi Josif Broz Titos disa suvenire me vlera monumentale kombëtare, që buronin nga një pasuri e familjes Libohova të ruajtura prej brezash nga familja e shquar Libohova, me prejardheje nga vezirët e Arsllan Pashallinjve të Janinës.
Sipas Kapllan bej Libohovës është thënë gojarisht nga Kapllan Bej Libohova gjatë vizitës në Libohovë në vitin 2001, se shpata e Sulltan bajazitit ishte prone e familjes Libohova.
Sipas historianit Luan Malltezi, për të rikujtuar kontekstin historik te sulltan Bajazitit II, ka theksuar mes te tjerash se ky sulltan ka udhëhequr forcat otomane ne fushatat ne Shqiperi. Sulltan Mehmeti II kishte vdekur, në krye të perandorise, nga dy djemte e tij, ngjitet Bajaziti II, qe sipas Malltezit 'ështe nje figurë qëndrore për stabilitetin që vendosi në perandorinë osmane. Bajaziti II ishte ne krye te fushates kundër kryengritjeve të himarioteve, ashtu si sulltanët e kishin zakon te ishin në krye te betejave, pra ne 1481 dhe 1492 si dhe në pushtimin e Durresit ne 1506.
Shpata në fjalë mban numrin e inventarit 841. Eshtë në gjëndje të mirë, edhe pse nuk është restauruar. Nuk rrezikohet dhe nuk paraqet ndërhyrje urgjente',- thote Frederik Stamati, shef i laboratorit te Konservimit dhe Arkeometrise, njeriu që përgatiti këtë skenar te suksesshëm, me mbeshtetje te Fondacionit Soros. Ai thote se studimi i kesaj shpate dhe i disa te tjerave do të vazhdojë dhe qëllimi është të botohet nje album, me fotografi dhe historinë e tyre, që do të kërkoje edhe dy vjet pune. Stamati tregon me pak fjale rrugen se si erdhi ne Fondin e Institutit te Kulturës Popullore. Si fillim kjo shpatë u gjend ne Institutin Shkencor, ne vitet -1947-1948. Më pas fondi ku ajo bënte pjesë kaloi ne varësi te Institutit te Historisë dhe Gjuhësisë, për të ardhur tek ai i Kultures Popullore ku ndodhet sot e kesaj dite. Historia e origjines se saj nuk dihet.
Kapllan Bej Libohova ish pinjolli i familjes ka deklaruar se shpata e Sulltan bajazitit është sekuestruar ne sarajet e familjes Libohova ne vitin 1944. Shpresojmë që shpata e Sulltan Bajazitit të jetë në Shqipëri. Në romanin KOJRILLAT, në faqen 151, me autor Fatmir Terziu jep qartë për suveniret e familjes Libohova.
Fati i një sërë grabitjesh nga fondi arkivor i familjes Libohova (shpata e Sulltanit, disa armatime të Ali Pashë Tepelenës, koka antike greke një sërë armatimesh të brezave te Vezirëve të Janinës, anëtarë të breznive Libohova) nuk dihen.
Fatmirësisht familja Libohova ruan një kujtim të madh fustanin e Shanishase i cili është ekspozuar para disa vitesh në hotel Rogner në Tiranë nga niprit e Mufid Bej Libohovës.
Përgatiti: Ing. Bexhet Çobani
No comments:
Post a Comment