- Mos ta lemë këtë vend të bekuar të shuhet dhe zëri i fundit i jetës -
nga: Alqivadh DALE
Athinë, Greqi
Ideja e ndërtimit të rrugës për në krahinën e Pogonit dhe Zagories daton në vitet 1930, kur idea u hodh për herë të parë nga përfaqësuesi i atëhershëm i pushtetit vendor, madje dhe deputet për Pogonin, Dhimosten Haxholo. Që atëhere rrodhën shumë vite deri në vitin 1959 kur djemtë e Pogonit, prindërit dhe gjyshërit tanë, me kazma e lopata, me vare, baromina e mjete të tjera, thyen shkëmbinjtë e Grykës së Selckes dhe bënë të mundur që rruga automobilistike të harrijë në fshatin Poliçan. Brezi im dhe më të vjetërit, ndoshta kujtojë ende këngën:
"Degjohen gjëmime
Si ato të një lufte.
Banorët Pogonitë
në Gykë po punojnë".
Që nga ajo kohë kanë kaluar gati 63 vite dhe gjendja e kësaj rruge mbetet e njëjtë madje dhe më keq akoma. Siç dihet, ka pasur përpjekje për ta përmirësuar si dhe u bënë disa zgjatime.
Pas vitit 1990, shpresat u ringjallën dhe u pasuan me veprime të ndryshme. U siguruan fonde nga banorët e zonës, remitanca nga klubet dhe shoqatat e diasporës, Athinës dhe Amerikës. Gjithashtu u miratuan fonde nga buxheti i shtetit dhe Pushteti Vendor. Me këto fonde u bënë ndërhyrje dhe disa riparime të vogla.
Administrata aktuale e Bashkisë së Dropullit dhe ajo e mëparshme si dhe Njësia Administrative e Pogonit kanë bërë së fundmi disa ndërhyrje, asfaltimin e segmentit që nga ish Stacjoni Pyjor në fshatin Poliçan. Pjesa më e madhe e rrugës ështe ende shumë e keqe e me gropa. Askush nuk u interesua ndonjëhere të informojë dhe të japë llogari për punët e bëra dhe ato që duhen bërë.
Rruga Drimadhes - Sopik, e inkuadruar dhe e financuar nga Programet Europiane të ESPA-së me ndërmjetësinë e Qeverisë greke dhe me miratimin të palës shqiptare, perse nuk u përfundua kurrë!? Cila ëshë arsyeja?. A kanë dhënë llogari ndonjëherë përgjegjesit dhe organet drejtuse që kishin përgjegjesinë e mbikqyrjes të veprës? Por, mesa duket edhe opizitarët dhe midjat tona, rolin dhe detyrimet e tyre i kujtojnë një herë në katër vjet, kur bëhen votime.
Gjithsesi dua t'i qëndroj faktit se për tridhjet vjet rruga është karremi i madh në peshkimin e votave nga çdo kandidat për deputet, ministër, kryetar bashkie. Në të gjitha tubimet parazgjedhore, premtimi i tyre i vetëm, ishte ndërtimi i rrugës së dëshiruar.
Nuk kam ndërmend t'ju rendis të tërë sa kaluan pas viti 1990, që nga "Omonia" shumë premtuese e deri tek deputetit i shumë zgjedhur, Vangjel Tavo, që herë pas here deklaronte se vetëm ai mund ta ndertonte këtë rrugë.
Por, le të shkojmë shtatë vjet më parë, kur kujtesa jonë është e freskët dhe boja ende nuk është tharë. Kryeministri i atëhershëm dhe i sotëm Edi Rama shpalli triumfalisht në një miting parazgjedhor në Dervician vendimin e qeverisë së tij për ndërtimin e Unazës së Pogonit. (Dreqin sikur ta dinte se çfarë do të thoshte "Unaza e Pogonit").
Kandidatët e P.S-së nuk humbën rrastin atëherë. Çuçi dhe Kumbaro në gjuetinë e votave në Athinë, kërkuan një takim me përfaqesuesit e diasporës së fshatrave të Pogonit për t'ju komunikuar sihariqin e madh. Kur kryetari i Lidhjes së shoqatave të Pogonit, Kostas Panos, u afroi zarfin voluminoz me plane dhe studime, takime dhe marrëveshje midis ekspertëve qeverisë së Athinës dhe Tiranës, lidhur me rrugën e Pogonit( i kishte kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës së tij kësaj çeshtje), përgjigja e tyre ishte me shume se hipokrite:
- "E po kjo dosje është gjysma e punës!!! "
Disa ditë më vonë, në një takim me banorët e Sopikut, kandidatja e atëhershëm dhe e mëvonshëm e P.S-se, A. Dralo deklaronte solemnisht :
- “ Me në fund ëndra e shume pritur e Pogoniteve u be realitet falë largpamësisë dhe zemërgjerësisë të udhehëqesit tonë të madh Edi Rama".
- E mori djalli - thashë me vete - u ringjall përsëri Enver Hoxha!
Parallogjizmi vazhdoi me deklarata pompoze nga tanët. Degjuam atëhere për kontribute titanike, krahasime me Bubulinen" dhe "Kollokotronin" në kërkim të lavdise dhe në ndarjen e meritave. Plasi sheri se ku do pritej shiriti i inagurimit, në Çatistë, në Sopik, në qendër në Poliçan, apo ne skajin tjetër në Dëshnicë të Zagories (janë edhe ata badhkëvuajtes me ne). Postimet me prelude lavdie, jepnin e mirrnin.
Le të kthehemi tani në esencën e problemit. Rruga konkretisht që nga ura e Suhës,, ku përfundon asfalti dhe deri në Poliçan, është vetëm15 kilometra dhe po kaq kilometra deri në skajet më të largeta të Pogonit, ne kufi me Greqine dhe në skaj të Zagorisë. Për ta përshkuar sot këte rrugë duhen dy-tre orë cfilitëse, të shkatërron makinën dhe një rraskapitje deri në kufijtë e durimit për shoferët dhe pasagjerët. Kjo rrugë është në shërbim të 21 fshatrave, në tre krahina dhe dy Bashki: 7 në Pogon, 10 në Zagori dhe 4 në Lunxhëri, mbetet ende në ditë të hallit. Edhe nga një kilometër në vit sikur të ndërtohej, do të kishte përfunduar deri tani. Vetëm kostoja e bilbordit të një kandidati për deputet do të mjaftonte për 500 metra rrugë
Kur e pyetën një kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit:
- " Ç' farë bëhet me çështjen e rrugës së Pogoni? " përgjigja e tij ishte:
- "Tani është koha e saj. "
Djathi mbi dhokan, qëndronte për bukuri.
- "Ç’kemi Jani",
- Ç'kemi nga hera".
Deri sa, në këtë vend të bekuar, do të shuhet dhe zëri i fundit i jetës.
Vlen të theksohet se krahina e Pogonit, mund të jetë kampione në të gjithë vendin për sa i përket plotësimit të detyrimeve ndaj shtetit. Shteti, nga ana e vet, nuk shpenzon asnjë qindarkë për këtë krahinë, as për arsim, as për shërbime mjekësore, për asgjë. Në të kundërt, përfiton nga shfytezimi i të gjitha pasurive natyrore: lënda e drurit, ujrat, materialet inerte per ndërtim, livadhet, kullotat...
Shpesh dëgjojmë zëra:
- "Po ju, Pogonitet, çfarë keni bërë vetë? "
Ne u pergjigjemi:
- "Në 30 vitet e fundit komuniteti i diasporës, Shoqatat dhe Vëllazërit:e në të cilat janë organizuar fshatrat e Pogonit, në bashkepunim me vendasit, duke vënë dorë mbi kursimet tona personale, të mbështetur nga dhurus të vegjël dhe të medhenj bëmë perpjekje të lavdërushme që duhen të kihen parasysh..
Rindertuam, restauruam dhe mirëmbajmë kishat tona, sistemuam fshatrat tona, shtruam rrugë, bëmë sheshe, ndërtuam ujësjellesa dhe çezma, rikonsturuam objekte shkollore të braktisura, ndërtuam kënde lojrash femijesh dhe qendra sportive, ruajmë dhe stimulojme traditat tona kulturore dhe mbi të gjitha përcjellim tek gjenerata më re frymën e dashurisë dhe interesimin për Vendlindjen tonë të dashur.
Por nuk mundemi, të ndërtojmë rrugë automobilistike".
Le të shpresojmë se një ditë edhe ne pogonitet do të arrijmë në Itakën tonë.
Fshati Skore Pogon, Gjirokastër foto nga A. Dale |
Kishë e rindërtuar |
No comments:
Post a Comment