Saturday, 30 April 2022

KЁSHILLA PЁR MBROJTJEN E BIMЁVE


Data 10. 9. 2021

 

Përshëndetje kostum blertët e bujqësisë.


Kujdesi për Mbrojtja Bimëve është gjithëvjetore, për të gjitha bimët e për të gjitha zonat klimatike.

 

Tani ulliri dhe agrumet janë bimët me sipërfaqen më të madhe që kërkojnë mbrojtje.

 

Miza ullirit është aktive në kultivarët e hershëm dhe ato të tavolinës.

Duhen kryer analiza për të parë strukturën e popullatës. Nëse dominojnë larvat e reja nevojiten të bëhen trajtime me insekticide sistemik ose gjysëm sistemik.

 

Kur do përdorim strategjinë e vrasjes mizave duhet të përdorim disa teknika paralel; si shishe me ujë plus DAP, Insekticidin Sukses, Eko- grackat.

 

NË AGRUME.

Kontrolli për mizën mesdhetare(Ceratitis capitata)

për pambukoren, e cila është në çeljen e larvave(Iceria purchasi) dhe tenja e majave të reja (Phyllocnistis citrella).

 

...Këto janë dëmtues që dihen, por çfar ndodh në baçen tuaj nuk dihet.

Atë gjendje duhet ta dini ju. Nëse nuk e dini pyesni sepse nuk tregoni paaftësi nëse pyesni.

 

Paaftësi tregoni kur veproni pa arsye dhe pa profesionalizëm.

Drejtuesi fermës është si drejtuesi i makinës.Për defekte teknike makinën e dërgon tek servisi.

 

...Në faqen time kërkoni se gjeni këshillime për mizën dhe tenjën e ullirit.Keni edhe një vidion time me masat komplekse për mbrojtjen e ullrit nga miza.(Bractocera olea)

 

ENVER ISUFI

Lajmëtarë vullnetarë për mbrojtjen e bimëve dhe bujqësinë biologjike.

SHËNIM: Këshillimet e mija kanë vetëm një defekt, kur këshillimet jepen falas ka rezultuar se ato nënvleftësohen.

Unë e di këtë defekt prandaj shkruaj gati për ditë.


Data 06. 7. 2022


Data 06.7.2022


Sёmundja bakteriale nё mollё ”pikёzeza e frutave», ose sёmundja «Blister»


Pёrshtati Enver isufi, Korrik, 2022.

*******************************************************

Njё koleg i grupit tonё tё prodhuesёve tё mollёs nё zonёn e Dvoranit mё solli mua njё foto me frutin e mollёs me pika tё zeza mbi frut. ( 04.7.2022) Edhe ai e kishte dёgjuar emrin Blister. Nuk ёshtё sёmundje e shpeshtё, por gjithёsesi duhet njohur.

Pasi u konsultova me litereaturёn dhe me kolegun tonё gjerman tё projektit SRD (GiZ/AFC),zoti HOLGER.K, edhe ai e konfirmoi qё ёshtё kjo sёmundje.


Ështё sёmundje bakteriale e shkaktuar nga bakteri (Pseudomonas syringae

pv. papulans.) Sёmundja sjellё dёm ekonomik nё kultivarёt “Mutsu”. Kjo sёmundje mundet tё preki edhe kultivarin Golden Delicious.Prania e shenjave shikohet, qysh 2-3 muaj pasi kanё rёnё petalet e bimёs sё mollёs


Bakteri , shkaktarё i sёmundjes dimёron nё sytha,damarёt e gjetheve,por edhe nё frutat e prekur tё cilёt kanё rёnё nё tokё.

Shenjat e sёmundjes “Blister” nё frutat dhe nё gjethet e mollё


Masat mbrojtёse

Trajtimet me fungicide janё tё kufizuara, por megjithatё produktet qё pёrmbajnё lёndё vepruese bakёr japin efekt kur ato pёrdoren sapo fillon çelja e gjetheve tё mollёs.Tё tillё produkte janё Kocide, Champion, Rame 40 etj.


Kur molla ёshtё nё fazёn e butonave tё kuq mund kёshillohet tё pёrdoret preparati Aliete WDG.Edhe produkte me materiale Fosfite si si (Star Phite,Phostrol,Profyt) mund tё kufizojnё infeksionin e frutave tё mollёs.


Rezultate tё mira jep antibiotiku Streptomycine, i cili pёrdoret 10-14 pas rёnies sё petaleve.Kur ky trajtim vohohet nuk ka garanci efekti.


Ka rёndёsi tё respektohet kёshillimi ,se jo mё shumё se sa tre trajtime nё vit me streptomycinё,pёrveç kur molla ka kaluar njё valё breshёri.Pёrdorimi i shpeshtё i Strytomycinёs ,rrit rrezistencёn e bakterit, pikёrisht ndaj preparatit streptomycinё, dukё paksuar efektin e saj ndaj bakterit.


Pёrshtati Enver isufi, Korrik, 2022.



Data 02.7.2022
KESHILA PER MBROJTJEN E MOLLES NGA KROMA DHE KRIMBI NE ZONAT VERI_LINDORE DHE JUGELINDORE.

.......Me daten 01 Korrik ne zones e Korçes nga Dvorani deri ne Bilisht pati shi dhe bresher.Pati edhe shume blloqe mollesh, te cilet paten deme nga bresheri.Nje fatkeqesi per prodhuesit e molles dhe te qershise ne kete zone.
Shpresojme qe jo kudo te kete te njejtin dem.

REKOMANDOJME trajtime direkte me fungicide per mbrojtjen nga semundja e kromes.Blloqet qe kane shume gjethe me konide verore, trajtimet jane me urgjente.
Duhen gjetur forca per te kapercyer stresin qe me te drejte kane fermeret nga ngjarjet e padeshiruara te motit.
Nga Enver Isufi


02. Korrik, 2022.
Per krimbin e molles kjo jave dhe java tjeter qe vjen, do te jete e qete.Breznia e dyte kerkon ca dite.Vendosni ne disa trungje te molles kartona te valezuar, te cilet terheqn larvat e breznise se pare per pupuzim.Kontrolli i ketyre kartonave na ndihmon te ndjekim ecurine e pupezimit dhe fillimin e daljes se fluturave te para te breznise se dyte.
......Nga kontrollet qe realizuam me 29 dhe 30 Qershor pame qe fermeret breznine e pare e kane mbrojtur shume mire.
nga Enver Isufi



(Periudha 21-31 Maj, 2022)

Parashikimi e zhvillimit tё krimbit tё mollёs (Cydia pomonella) dhe kromёs sё mollёs (Venturia inaqualis ) nё zonёn e Korçёs pёr periudhёn 21-31 Maj, 2022


përgatiti: Enver ISUFI

Agronom ne mbrojtjen e bimeve dhe bujqёsinё biologjike

(ibb, Durrёs), (face book enver isufi), (en.isufi@gmail.com)

Mund ta gjeni edhe nё blogun "Bota Bujqёsore“


********************************************************************

Nё zonёn e Korçёs projekti SRD (Zhvillimi i Qёndrueshёm Rural) i mbёshtetur nga Qeveria Gjermane nёpёrmjet GiZ dhe zbatuesit e projektit eksperti i AFC, po punojnё nё zonёn e Korçёs tё ngrenё systemin e vrojtim- sinjalizimit pёr sёmundjet dhe dёmtuesit kryesorё nё mollёs.


Pёr kёtё janё riaktivizuar disa stacione elektronike fizike dhe virtual moti, janё ngritur pika monitorimi me gracka feromonesh pёr krimbin e mollёs , janё vendosur nё disa pika termometra minimalё dhe maksimalё.Gjithashtu nё disa prodhues molle ёshtё pёrdorur metoda bioteknike pёr mbrojtjen e mollёs nga krimbi(C.pomonella)


Nё kёtё projekt janё pёrfshirё disa prodhues molle me moshё relativisht tё re si dhe ekspertёt Ylver Bylykbashi, Enver Isufi, Aurel Grabocka dhe Nevion Telha. Fermerёt janё pёrzgjedhur nga shoqatat AGRINET,ADAMA, Unioni Prodhuesёve tё Mollёs (UPM),dhe Agjensia Rajonale e Zhvillimit , Korçё(ARZH)

Faza e zhvillimit tё mollёs nё kёtё moment ёshtё me madhёsi fruti 0,5.10 mm diametёr.


Nё bazё tё tё dhёnave tё mara nga fusha dhe stacinet e motit dhe nga program kompjuterik RIMPRO pёrgaditёm pёr prodhuesit e mollёs sё zonёs, kёtё mesazh pёr periudhёn 20-31 1 Maj, 2022


KRYMBI I MOLLËS


Nё datat 16-17 Maj ёshtё arritur kufiri kritik i fluturave tё kapura nё grackat e feromonit.Ёshtё arritur temperature e Gradёs Ditore (Pupё-Flutur-Vezёndosje) prej 148 Gradё Celcius.


Nё kёto kushte trajtimet ne mikroklimin pak mё tё ngrohtё tё Dvoranit,Voskopit QTTB, mund tё fillojnё rreth datёs 27-28 Maj.

Nё zonёn Zvirinё dhe Shamoll , qё ёshtё pak mё ftohtё, trajtimet mund tё pёrkojnё me datat 30-31 Maj. 


Nё zonёn nga Progri e deri nё luginёn e Vishocicёs ,ku blloqet e fundit janё nё lagjen HOXHAJ mbi Bilisht trajtimet, parashikohet tё fillojnё javёn e parё tё muajit Qёrshor.


Kёto ditё do tё ndiqen edhe temperaturat, sepse me datёn 20 Maj , ndodhi qё temperaturat ranё nёn 1,5 Gradё Celcius nёn ZREON, ngjarje klimatike , e cila nuk kishte ndodhur pёr shumё vite.


Kontrolli i frutave tё rinj tё molls nga ngacmimet e larvave tё reja tё krimbit tё mollёs, na rrisin sigurinё pёr trajtime nё kohё.


KROMA E MOLLËS


Kanё vazhduar trajtimet sipas kushteve tё motit dhe sipas treguesёve tё programit kompjuterik RIMPRO:

Kjo sёmundje kёrkon interpretim tё kushteve tё motit, rritjes sё biomasёs sё re tё mollёs dhe sjelljes sё kultivarёve ndaj kёsaj sёmundje.


Sa herё bien mbi 15mm shi, dhe sa herё programi kompjuterik tregon orё tё zgjatura tё gjethes sё lagur nga shiu ose vesa, kryhen trajtime me fungicide. Trajtimet pёrsёriten qysh tё nesёrmen, nёse pas trajtimit kanё rёnё mbi 15 mm shi, sepse tretёsira me fungicidin mbi gjethe e fruta ёshtё shplarё. Fermerёt, tё cilёt kanё kryer nё kohё 3-4 trajtimet e para, nga faza e veshёve tё miut e deri mё sot, do tё kenё mё pak probleme me kromёn pёr periudhёn qё vjen. Kjo sepse infeksionet e para tё ardhura nga askosporet dimёrore, janё menjanuar. 


Kontigjenti i askosporeve sa vjen e paksohet dhe infeksionet menjanohen. Mungesa e infeksioneve deri nё kёtё periudhё, do tё thotё se ka pak shance tё kemi infeksione nga sporet verore, tё cilat janё konidet ( tё dala mbi njollat kafe mbi gjethet e mollёs)


Deri tani shumica e prodhuesёve e kanё mbrojtur me sukses mollёn nga kroma.

Kёshilla e pёrgjithёshme dhe pёrhershme: Dёgjoni, lexoni, pyesni, kontrolloni, interpretoni , pastaj veproni.


Suksese nё periudhёn nё vazhdim.




********************************************************************************

KËSHILLA PËR MBROJTJEN E BIMEVE (2)


 (Prognoza 11-20 Maj, 2022)

Edhe dhjetёditori i dytё i muajit Maj ёshtё ndёr periudhat delikate pёr mbrojtjen e bimёve. Gati tё gjitha parazitёt do jenё nё aktivitet biologjik. Ky dhjetёditor u shoqёrua me temperature tё ulta. Nё kёto kushte moti u frenuan shvillimet e sёmundjeve dhe disa insekteve.

 

Nёse marim masat mbrojtёse nё kohёn e duhur, dhe kur ёshtё e nevojshme, mund tё kursejmё punё dhe bazё matёriale nё periudhёn qё vjen; e kundёrta, nёse do kemi infeksione qё nё fillim tё periudhёs bimore, na duhet punё dhe investime shtesё pёr tё mbrojtur bimёt nga parazitёt kryesorё.

 

HARDHIA:

Si nё dhjetёditorin e parё, nё hardhi Hiri edhe Vrugu do jenё sёmundjet kryesore. Trajtimet kundra tё dyjave sёmundjeve bashkёshoqёrohen me fungicidet pёrkatёse. Aty ku nuk kemi shenja tё sёmundjeve, pёrdoren produktet me veti kontakti, aty ku kemi shenja tё shfaqjes sёmundjeve, pёrdoren produkte me veti sistemi ( dmth, produkte qё qarkullojnё me sistemin e qarkullimit tё limfёs, e cila mer me vehte edhe fungicidin deri atje ku ёshtё infeksioni kёrpudhёs )

 

Pёr tenjёn e hardhisё (Lobesia botrana) nuk duhet shqetёsuar shumё. Nёse tolerohet breznia e parё nё trajtime, do ishte mё mirё. Pse? -sepse tenja do hajё ato lule, tё cilat do binin vetё, dhe do tё mbeten gjithmonё mjaftueshёm lule pёr tё realizuar prodhimin. Nёse pёrdoren feromonet çorientuese si ISAMAT L, dispensёrat e kёtij produkti mund tё varen edhe gjatё dhjetёditorit tё dytё tё muajit Maj. Me kёtё produkt, nuk lind nevoja pёr trajtime tё tjera nё vreshtё pёr tё gjithё sezonin. Kёtё produkt fermerёt tanё biologjik , kanё vite qё e pёrdorin nё vreshtat e tyre dhe tashmё kanё fituar siguri, dhe nuk kanё shpenzuar me trajtime tё tjera me insecticide tё zakonshme.

Krasitjet e blerta, dhe largimi i barёrave tё egra, janё kushte shtesё qё pengojnё infeksionte e larta. Kёtё kohё kur bimёsia zhvillohet shpejt, duhet qё krasitjet e blerta dhe pastrami i barёrave tё egra nuk duhen nёnvleftёsuar.

 

ULLISHTE.

Nuk do tё ketё ndonjё urgjence fitosanitare. Nё kultivarёt mё tё prekshёm nga syri palloit nё gjethe, mund tё pёrsёriten trajtimet me produkte me bazё bakri ( tek Kalinjoti, Kokёrr Madhi Beratit, Belo di Spanjё e ndonjё tjetёr.) Grupi i kultivarёve kokёrrvogёl, i grupit tё Frantojt, janё mё tё qёndrueshёm nga syri i palloit) 

Shёnim. Pёr Pleshtin e ullirit do tju bashkёngjisim njё artikull tё plotё.

 

MOLLA. 

Nё zonёn E ULLЁT DHE BREGDETARE, vazhdojnё trajtimet pёr sёmundjen e kromёs dhe tё hirit nё ato pak kultivarё qё janё tё ndjeshёm ndaj hirit. Nё kultivarёt e qёndrueshёm kundta kromёs trajtimet mund tё bёhen nё largёsi ditёsh edhe mё tё mёdha se tek kultivarёt e prekshёm ndaj kromёs. Duhet tё bёhen kontrolle pёr tё kapur infeksionet e para nё kokёrr nga krimbi i mollёs.

 

Afidet trajtohen kur mbi 10 % e lastarёve janё me infeksion.

- Morri, i cili deformon frutat dhe gjethet, ёshtё mё i rrezikshёm. Emri i tij ёshtё morri mjellor i mollёs (Dysphis plantaginea). Kundёr tij trajtohet kur 2-3 % e lastarёve ose degёve tё reja kanё shenjё, pra koloni morrash nё gjethe dhe lastare.

 

- Krimbi i mollёs duhet pritur kur tё ketё arritur maksimumi I fluturimit tё fluturave nё feromonet monitories, dhe ndёrkohё tё zbulohen pickimet e parё nё lёkurёn e frutave tё rinj tё shkaktuar nga larvat e para tё krimbit tё mollёs. 


- Nё zonёn VERIORE, VERI LINDORE, JUGLINDORE, trajtimet e para pёr mbrojtje nga kroma kanё filluar qysh nё fazёn kur gjethet kanё madhёsinё e gjetheve tё miut, dhe janё pёrsёriur pas 10-12 ditёve.

Si orientohemi pёr trajtimet pёr kromёn ?

 

- Trajtimi i parё, fillon direkt pasi kemi kapur askosporet e para nё sporakapёs ose nga programi kompjuterik RIMPRO

 

- Trajtimet e tjera pёrsёriten kur bie mbi 15 mm shi. Trajtimet mund tё pёrsёriten qysh tё nesёrmen, nёse bien mbi 15 mm shi, sepse ёshtё shplarё shtresa e tretёsirёs spёrkatjen mbi gjethe dhe frutat e mollёs.

 

- Pёrsёritjen e trajtimeve e kёrkon edhe fakti qё filizat rriten shpejt, dhe pjesёt e reja tё bimёs , janё tё pa mbulura me tretёsirё spёrkatёse nga trajtimi i mёparshёm.

 

- Krimbi i mollёs (Cydia pomonella): ME DATЁN 10 MAJ nё zonёn e Korçёs (DVORAN) u kapёn fluturat e para tё krimbit tё mollёs nё grakat e feromoneve monitoruese. 

 

KY SINJAL ЁSHTЁ I MJAFTUESHЁM PЁR TЁ VARUR NЁ PEMЁT E MOLLЁS FEROMONET ÇORIENTUESE TЁ ÇIFTЁZIMIT TЁ FLUTURAVE.DISPENSЁRAT E KЁTIJ PRODUKTI (ISONET L OSE ISONET CTT), DUHET TЁ VAREN PARA SE FLUTURAT TЁ ÇIFTЁZOHEN

 

Kёtё dhjetёditor kokrrat do tё mbahen nёn kontroll pёr infeksionet e reja, por besoj se nuk do tё lindё nevoja pёr trajtime me insekticide. Nёse kapen larvat e para tё krimbit mbi frutat e reja tё mollёs, do tju njoftojmё mё njё informacion tё parakohёshёsm, pёr tё filluar trajtimet me insekticide.

 

…Mbani gjithmonё kontakte me agronomёt, qendart e prognozё-sinjalizimit dhe me kolegёt me pёrvojё.


Ju urojmё njё sezon tё mbarё nё prodhimet tuaja !!

Enver Isufi

 



 KЁSHILLA PЁR MBROJTJEN E BIMЁVE (1)

(Për periudhёn 01 deri në 10 Maj, 2022)


përgatiti: Enver ISUFI

Agronom ne mbrojtjen e bimeve dhe bujqёsinё biologjike

(ibb, Durrёs), (face book enver isufi), (en.isufi@gmail.com)

Mund ta gjeni edhe nё blogun "Bota Bujqёsore“

**********************************************************************

Ky dhjetёditorё ёshtё ndёr periudhat shumё delikate pёr mirё dhe pёr keq.

Nёse marim nё  masat meren nё kohёn e duhur dhe kur  ёshtё e nevojshme, mund tё kursejmё punё dhe bazё matёriale nё periudhёn qё vjen;  e kundёrta, nёse do kemi infeksione qё nё fillim, na duhet punё dhe investime shtesё pёr tё mbrojtur bimёt.


HARDHIA:

Nё hardhi  janё nё zhvillim si Hiri edhe Vrugu. Tashti trajtimet kundra tё dyjave bashkёshoqёrohen e produktet pёrkatёs.Aty ku nuk kemi shenja tё sёmundjeve , pёrdoren produktet me veti kontakti, aty ku kemi shenja, pёrdoren produkte me veti sistemi ( dmth, produkte qё qarkullojnё me sistemin e qarkullimit tё limfёs , e cila mer me vehte edhe fungicidin deri atje ku ёshtё infeksioni kёrpudhёs )

Pёr tenjёn  e fardhiёs  (Lobesia botrana) nuk duhet shqetёsuar shumё.Nёse tolerohet breznia e parё nё trajtime, do ishte mё mirё.Pse ?-sepse tenja do hajё ato lule, tё cilat do binin vetё, dhe do mbeten gjithmonё mjaftueshёm  lule pёr tё realizuar prodhimin. Nёse pёrdoren feromonet çorientuese  si ISAMAT L,  dispensёrat e kёtij produkti mund tё varen nga fundi i dhjetёditorit tё  parё  tё muajit Maj. Me kёtё product, nuk lind nevoja pёr trajtime tё tjera nё vreshtё  pёr tё gjithё sezonin. Kёtё produkt fermerёt tanё biologjik , kanё vite qё e pёrdorin nё vreshtat e tyre.

Krasitjet e blerta, dhe largimi i barrёrave tё egra, janё kushte shtesё qё pengojnё infeksionte e larta.

ULLISHTE.

 Nuk do tё ketё ndonjё urgjence fitosanitare. Nё kultivarёt  mё tё prekshёm nga syri palloit nё gjethe, mund tё pёrsёriten trajtimet me produkte me bazё bakri ( tek Kalinjoti, Kokёrr Madhi Beratit, Belo  di Spanjё  e ndonjё tjetёr.)Grupi I kultivarёve  kokёrrvogёl , i grupit tё Frantojt ,janё mё tё qёndrueshёm nga syri i palloit)

MOLLA

Nё zonёn E ULLЁT DHE BREGDETARE, vazhdojnё trajtimet pёr sёmundjen e kromёs dhe tё hirit nё ato pak kultivarё qё janё tё ndjeshёm ndaj hirit. Nё kultivarёt e qёndrueshёm kundta kromёs trajtimet mund tё bёhen nё largёsi ditёsh edhe mё tё mёdha  se tek kultivarёt e prekshёm ndaj kromёs.

Afidet trajtohen kur mbi 10 % e lastarёve  janё me infeksion.

Morri, i cili deformon frutat  dhe  gjethet, ёshtё mё i rrezikshёm. Emri i tij ёshtё morri mjellor i mollёs (Dysphis plantaginea).Kundёr tij trajtohet kur 2-3 % e lastarёve ose degёve tё reja kanё shenjё, pra koloni morrash nё  gjethe dhe lastare.

Krimbi i mollёs duhet pritur kur tё ketё arritur maksimumi I fluturimit tё fluturave nё feromonet monitories, dhe ndёrkohё tё zbulohen pickimet e parё nё lёkurёn e frutave tё  rinj tё shkaktuar nga larvat e para tё krimbit tё mollёs.

- Nё zonёn  VERIORE, VERI LINDORE, JUGLINDORE, trajtimet e para pёr  mbrojtje nga kroma kanё filluar qysh nё fazёn kur gjethet kanё madhёsinё e gjetheve tё miut, dhe janё pёrsёriur pas 10-12 ditёve.

Si orientohemi pёr  trajtimet pёr kromёn ?

- Trajtimi I parё, fillon  direkt pasi kemi  kapur askosporet e para nё sporakapёs ose nga programi kompjuterik RIMPRO

- Trajtimet e tjera pёrsёriten kur bie mbi 15 mm shi. Trajtimet mund tё pёrsёriten qysh tё nesёrmen, nёse bien mbi 15 mm shi, sepse ёshtё shplarё shtresa e tretёsirёs spёrkatjen mbi gjethe dhe frutat e mollёs.

- Pёrsёritjen e trajtimeve e kёrkon  edhe fakti qё filizat rriten shpejt, dhe pjesёt e reja tё bimёs , janё tё pa mbulura me tretёsirё spёrkatёse nga trajtimi i mёparshёm.

- Krimbi i mollёs (Cydia pomonella):Me orё dhe me ditё pritet tё  tё shfaqen fluturat e krimbit tё mollёs nga pupat dimёruese tё krimbit.

Kriteret pёr trajtime  pёr mbrojtjen e mollёs nga krimbi varen nga vetitё e produkteve qё do tё pёrdorim:

- Kur pёrdorim insecticide kontakti, do orentohemi tё maksimumi i fluturimit dhe tek kapja e frutave tё para tё pickuara , ose tё sapo vrimuara nga larvat e para tё krimbit

- Kur pёrdorim indekticide sistemik, gabimi korigjohet edhe nёse kemi trajtuar 3-4 ditё me vonesё, sepse kёto indekticide e vrasin larvёn edhe kur ajo ёshtё futur nёn cipёn e frutit,jo shumё thellё nё tulin e kokrrёs

- Kur do tё perdorim feromonin e çorientimit tё çiftёzimit tё flutura strategjia ёshtё tjetёr.

Me kёtё metodё nuk kemi objektiv tё vrasim larvёn por tё bёjmё  jo pjellore femrat e krimbit tё mollёs.Kjo realizohet me produktet e feromoneve çorientuese me formulime si Isonet Plus (me nje fije dispensёri) ose Isonet CTT, i cili ka dy fije dispensёri  bashkё.

Objektivi i kёsaj metode ёshtё tё shmangi çiftёzimin e fluturave, prandaj, produkti Isonet CTT pёrdorzt sapo feromoni  monitores tё ketё kapur fluturat e para, ose si e dhёnё plotёsues ёshtё edhe kur nё darkё nё rёnen e diellit temperaturat janё 14-16 gradё. Kur feromoni ka kapur flutuar dy net rreshtё, ёshtё sinjal qё presim daljen e shpejtё tё fluturave nё pemtore.

Varja e dispensёra nё pemtore, mund tё pёrkojё   me rёnein e petaleve dhe lidhjen e frutave tё rinj tё mollёs.Por monitorimi i feromoneve na ndihmon shumё.

Kur Avullojnё dispensёrat e feromonit ,nё pёmtore krijohet njё re  harmoniale, e cila çorienton çiftёzomin e flutzurave dhe fluturat femra mbetej  jo pjellore pёr tё lёshuar vezё mbi frutat dhe gjethet e mollёs.Kjo metodё gjithmonё kёrkon kontroll tё frutave nё kokёrr. Nё rastёse  ka shenja, mundet tё shoqёrohet me ndonjё trajtim me produktet tё tilla Madex(product me bazё virusale)ose  biopreparati me bazё bakteri (Bacillus thuringiensis) ose ndonjё produkt tjetёr i bujqёsisё sё integruar ose i asaj biologjike.

 …Mbani gjithmonё kontakte me agronomёt, qendart e prognozё-sinjalizimit dhe me kolegёt me pёrvojё.

Ju urojmё njё sezon tё mbarё nё prodhimet tuaja !!

                 Enver Isufi

 

 

 

No comments:

Post a Comment