nga: Koço MOSKO
Boston, MA-SHBA
Nuri Kokalari (1934 - 1999) |
Po cila ishte
jeta e tij?
Nuri Kokalari u lind në qytetin e Gjirokastrës, më 25 shkurt 1934 në një
familje me tradita të thella patriotike e intelektualësh. Bijë e kësaj familje ishte dhe intelektualia e shquar që u martirizua, Musine Kokalari, si dhe
dhjetra të tjerë. Arsimimin 7-vjeçar e kreu në vëndlidje, gjithashtu dhe shkollën e mesme në gjimnazin "Asim Zeneli", të cilin e përfundoi në vitin 1952. Sipas deklarimeve të tij, dëshira ishte të ndiqte studimet e
larta për letërsi e gazetari, por kjo nuk ju dha nga regjimi i kohës. Ju
mundësuan studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor, të cilin e përfundoi
në vitin 1957. Po në atë vit u emërua agronom në SMT-në e Sarandës, ndërkohë
jepte edhe mësim në Shkollën e Mesme Bujqësore, Delvinë. Në vitet 1967–1971,
punoi me orë të plota në këtë shkollë. Si mësues të përkushtuar e i përgatitur, Nuriun e
kujtonin me shumë rrespekt agronomët që përfunduan në ato vite atë shkollë.
Në vitin 1971, transferohet në rrethin e Gjirokastrës pranë Stacionit Bujqësor,
ku ka ndjekur detyra të ndryshme, fillimisht si agropedollog, këtë detyrë e
mbajti deri në vitin 1992, i cili udhëhoqi me kopetencë studimet
agro-pedollogjike, studimet mbi organizimin e qarkullimeve bujqësore dhe
përqëndrim- specjalizimin e kulturave bujqësore. Dha ndihmesën e tij për
përdorimin e balancuar e me efektivitet të plehrave kimike. Gjithashtu për një
periudhë të shkurtër kohe, për 4-5 vjet deri në vitin 1985, ndoqi dhe problemet
e mbrojtjes së bimeve, ku këmbgulte në përdorimin racional të pesticideve
sipas shkallës infeksjoneve dhe prognozës. Në bashkëpunim me Ministrinë e
Bujqësisë futi trajtimet me avjon për luftimin e krymbit të misrit, etj. Gjatë
kësaj periudhe, ka qenë edhe pedagog në filialin e Institutit të Lartë Bujqësor
në Gjirokastër si dhe një konsulent për punën shkencore që kryhej në atë kohë në rrethin e Gjirokastrës. Në vitin 1992 kalon Inspektor i Karantinës Bujqësore
të jashtme, duke dhënë kontributin e tij edhe në organizimin e kësaj hallke të
re në DRBU-në e Gjirokastrës.
Punoi këtu deri në vitin 1994 vit, nga ku doli në pension. Nuriu ndërroi jetë
pas një sëmundje të rëndë më 8 shtator të vitit 1999. Kurimi intesiv nën
kujdesin e familjarëve të tij në spitalet e Janinës dhe Artës në Greqi nuk
mundën që t’i shmangnin dot sëmundjen. Iku në një kohë kur kishte shumë gjëra per të na treguar.
Nuriu me një grup specjalistash dhe punonjës bujqësie të rrethit Gjirokastër. |
Ai kishte një pasion të madh për vlerat e trashëgimnisë kulturore, etnografike
e historike të qytetit të tij. Më kishte qëlluar shpesh që të mi lexonte ato që
kishte hulumtuar ose epigramet që i pasqyronte në ditarët me atë shkrimin e tij
shumë të bukur. Ditarët nuk janë pak por, 70 vëllime të cilat ruhen nga
familja. Këto ditare, janë një enciklopedi gjirokastrite e atyre viteve, pasi
përmbledhin ngjarje të kohës e krijimtarinë e tij. Ishte aktiv në shtypin e
kohës për propagandimin e problemeve të bujqësisë, por jo vetëm. Mbante lidhje
të ngushta dhe mirrte pjesë në të gjitha rrethet intelektuale të qytetit ku
diskutoheshin problematika të ndryshme e të mprehta. Fjala e tij në këto
mjedise, dëgjohej me vëmendje e rrespekt sepse ai ta impononte atë me njohuritë
e thella që kishte.
Më ka qëlluar shpesh që me Nuriun të
marr pjesë në shumë ballafaqime, seminare e mbledhje që organizoheshin nga
Ministria e Bujqësisë së asaj kohe. Nuriu ishte një nga specjalistat me aktivë
në këto aktivitete. Ai natyrshëm dhe bidshëm me syrin e një specjalisti
shpaloste përvojën e mirë por, dhe
hallet dhe problemet e shumta që haste zhvillimi i bujqësisë në rrethin e Gjirokastrës. Këto
veti të tij ai i shpaloste kudo pavarësisht se kush i drejtonte mbledhjet apo
kush ishte në presidium të saj.
Më kujtohet se në vitet 90-të në
ditët pas rrezimit të Monumentit të diktatorit Enver Hoxha me Nuriun ishim në
Tiranë në një koferencë bujqësore të organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe
Institucjonet shkencore bujqësore të vendit. Një grup specjalishtësh më në zë
të bujqësisë shqiptare filluan të ngacmonin Nuriun:
- - ---Ju
të Gjirokastrës, ç’far qe ajo mënxyrë që na bëtë? Dikush tjetër:
– --Kështu jeni
ju gjirokastritët, etj. Nuriu e kuptoi që ishte një shaka miqësore por, shakaja
është gjysmë e së vërtetës, ai nuk dëshironte t’i fliste njeri keq për qytetin
e tij. Futet në mes të tyre duke ngritur
dorën lart filloi t'u thotë me zë të lartë:
- Pa dale more shokë, çfar
thoni kështu!? Ne një çikë farë kishim, ju e mbollët, e prashitët, e vaditët, e
plehëruat. Të gjithë qeshën me të madhe.
Nuriu me një grup specjalistash nga Instituti Kërkimeve Bujqësore Lushnjë dhe nga Ministria e Bujqësisë në vitet 1970 |
Me Nuriun kam qenë në një grup
specjalizimi dhe në Greqi. Edhe këtu atë e mbaj mend aktiv për të mësuar sa më
shumë nga përvoja e fqinjëve. Më kujtohet një detaj i veçante gjat një vizite në
Janinë. Po e shkruaj këtu ashtu siç ka ndodhur.
Ishte muai tetor i vitit 1991. Sapo
ishin hapur rrugët për vajtje-ardhje të grupeve të specjalistëve për të vizituar
qytetin e Janinës në shkëmbimet ndërkufitare, të organizuara e të financuara
nga Bashkimi Evropian. Ne mund të ishim grupi i parë, një grup specjalistash të
bujqësisë nga Komiteti Ekzekutiv i Rrethit Gjirokastër, që kishim rastin të
njiheshim e të shkëmbenim eksperiencën me kolegët e Janinës. Emocionet tona në
pikën kufitare ishin të mëdha, sepse e kishim për herë të parë që kapërcenim
kufijtë e blinduar të atij sistemi. Pritja nga kolegët e Drejtorise së
Bujqësisë Janinës, ishte tepër miqësore. Ishte një solidaritet i sinqertë
fqinjësh e kolegësh. Kishim dëgjuar për njëri- tjetrin, për qytetet tona në
bisedat e përditeshme por kurrë nuk kishim patur kontakte. Në Kakavie, kishte
dale vetë drejtori me dy specjalistë. Gjatë rugës për në Janinë, kolegët
grekë na treguan me dorë nga makina grupe shqiptarësh që ishin futur në
thellësi të tokës greke, të cilit e vazhdonin rrugën me këmbë arave për të mos
i kapur policia. Kjo na krijoi një ndjesi jo të mirë për çastet emocionale që
po kalonim por dhe një habi. Një habi, sepse dyndjet e paligjëshme të
refugjatëve shqiptarë, grekët bënin sikur nuk i shikonin.
Na sistemuan në Kalista, në një qendër për trajnime të fermerëve. Ditën bënim
leksione ose vizita në fermat rreth Janinës, ndërsa në darkë shkonim në qytetin
e Janinës me një linjë autobuzi urban. Atë ditë kolegët grekë na krijun
mundësinë të vizitonim qendrat historike dhe turistike, kryesisht kalanë dhe
ishullin në liqenin e Janinës, me muzeun ku isht vrarë Ali Pasha. Nuriu gjatë
spjegimeve të cicerones, i bëri një pyetje:
-
Si e keni ju Ali Pashanë, të mirë apo të keq? Ciceronia u mendua pak dhe tha:
-
As të mirë, as të keq. La të nënkuptohej se kjo është historia jonë.
Mbasi shijuam
dhe një drekë të mirë në ishullin e liqenit, gosti nga koleget grekë, vonë në
darkë me autobuzin e linjës po ktheheshim në qendrën, në Kalista. Unë me Nuriun
ishim ulur ne sediljen pas shoferit të autobuzit. Nuriu kishte mbushur duart me
dosjet e tij që nuk i ndante asnjëherë nga vetja, me fletë- palosje, gazeta e materjale
të tjera që kish marrë gjatë vizitave. Befas levizi nga vendi dhe m’u drejtua
mua:
-
Merri lejë shoferit, të them një vjershë se ti di greqisht. Pastaj vazhdoi- Pestu tu odhigo na po ena pima! Shoferi një meso burrë simpatik, vura re se qeshte
nën buzë. Ai nuk foli po ngriti supet dhe me atë veprim sikur donte të thoshte
se nuk di gjë unë, ose mos më ngatërroni mua. Hodha sytë nga pas nga shokët, miku jonë Resul Erindi që ishte dhe kryeagronom i rrethit në atë kohë, ai ma bënte me shenjë me kujdes se mos bëjmë incident, por dhe me dorë sikur thoshte, jepi të dalë ku të dalë. Resuli dinte greqisht se kishte qenë mesues per disa vjet ne shkollën e mesme Dervicjan.
-
E more si thua? -vazhdonte të ngulte këmbë Nuriu duke m'u drejtuar përsëri e
përsëri, herë shqip e herë greqisht
-
E po thuaje se na plase! - i them më në fund, duke parë qëndrimin tepër
miqësor të shoferit të autobuzit.
Nuriu u ngrit
në këmbë duke u drejtuar nga pasagjerët, fillojë të recitojë me zë të lartë e
kumbues siç dinte ai në greqisht:
Na
sikothis Ali Pasha (Të ngrihesh Ali Pasha)
Na pas
stin Tepeleni (Të vesh në Tepelenë)
Dhe
sikonome apo ti Janina (Nuk ngrihem nga Janina)
To qiameti
na jeni (Të bëhet qiameti)
Emena mu
lene Ali Pasha (Mua më quajnë Ali Pasha)
Mu lene qe
Ali Baruti (Më quajnë dhe Ali Baruti)
Pu
vastaksa to polemo ( Që përballova luftrat)
Me to
Sulltan Mahmuti (Me Sulltan Mahmutin)
Pasagjerët që pothuaj e
kishin mbushur autobuzin po e ndiqnin në heshtje me një buzëqeshje të
lehtë, ndërsa dikush përplasi dhe duart. Ishte koha kur shqiptarët strukeshin
në autobuza për të mos u diktuar, sepse pjesa më e madhe e tyre ishin pa
dekumenta të rregullta. Mesazhi i Nuriut për pasagjerët e autobuzit, ishte i
qartë: ne kemi një histori të përbashkët. Jo vetëm nga Ali Pashai por
Nuriu kujtonte Birbilejtë, Marko Boçarin, Xhavellat, shqiptarin e shquar të
greqisë gjirokastritin nga Manalati Kapo Distria, etj. Sikur të mos arrinte
kjo, ai vazhdoi të këndonte një këngë hit të kohës:
To
dhikomu paplloma
Ine ja
dhjo atoma
Qe dhe
mperni mballoma
To
dhikomu paplloma
Pasagjerët e autobuzit filluan të
shkrifërohen, duartroktitjet ishin më të forta e më të zgjatura, madje dikush
dhe bërtiti “bravo”. Nuriu jo pa emocione, u kthye nga unë e më tha:
- Ja
kështu more Kosta, i di ti këto? Këto mund ti bënte vetëm Nuriu. Ai tashmë e kishte dhënë mesazhin vëllazëror
e miqësor të fqinjeve veriorë njëkohesisht kish shkarkuar dhe ngarkesën
emocionale qe kish marrë atë ditë nga muzeumet e Janinës dhe tani ndihesh i lehtësuar.
Kryetari Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa, në përvjetorin
e 15-të të vdekjes së tij, u shpreh: “Nuri Kokalari ishte bardi i
mënçurisë spikatëse, që mbart gjenetikisht ADN-ja prej qytetit të ngurtë dhe si
gene të pastra si pasardhës i familjes Kokalari me kontribut qytetar, atdhetar
dhe kulturor”. Ndërsa kryetari i bashkisë, Flamur Bime, tha: “Fjala
e Nuri Kokalarit, peshonte rëndë në marrdhëniet e tij të përditëshme me
bashkëqytetarët, me kolegët dhe miqtë e tij të shumtë. Nuriu ishte njeri me
njohuri të thella enciklopedike, me veti e pasione të veçanta, njeri me prirje
filozofike dhe humane, njohuri të cilat i reflektonte dhe i përcillte me
thjeshtësi e humor tek të gjithë njerëzit që e rrethonin, në familje, në
shoqëri dhe krijimtari”.
Nuriu kishte një pasion të veçantë edhe fotografinë. Ai ka lënë të sistemuar një koleksion të pasur me fotografi ndër vite të cilat i ka shoqëruar edhe me shënimet përkatëse. Familja disa krijime të tij nga ditaret që mbante Nuriu pas vdekjes së tij, i ka përmbledhur në librin “Epigramet
e Nuriut”, botuar nga Shtëpia Botuse “Albin”, Tiranë në vitin 2002.
Disa nga
epigramet e Nuriut
1. Të shtirët
Kot e ke që
hiqesh
Si yll përmbi
ne.
O bëhu siç
shitesh,
O shitu siç
je.
2. Kujdesi
Dhe tepër në
vini
Në çdo gjë
kujdes,
Humbje nuk do
kini,
Por vetëm
sukses.
3. Shkenca dhe praktika
Sa shkenca të
rreket
Drejt dijes
së vyer,
Praktika do
të mbetet
Mësues i
shkëlqyer.
4. Kujdesje burokratike
Vëren ti
heshtur, pa u ndjerë
Nga vjen
fllad e nga fryn erë,
Që pas
dallgësh politike
Të mbash po
ato karrige.
5. Pasuri e përjetëshme
Nga puna po
pate
Çfardo pasuri
Iku e të vate
Sa të
mbyllësh sy
Porse në do
kesh
Virtytin
thesar
I pasur do
jesh
Dhe brenda në
varr.
6. Shembull
Bukur flasin
domosdo
Gojtarë e
ciceronë,
Por më bukur
se kushdo
Flet puntoria
milingonë.
7. Paraja nën dorë
Si në luftë
dhe në paqe
S’ka si
paraja ndënë dorë,
Ajo dhjet mu
në mustaqe
Edhe Mbretin
me kurorë.
8. Ndëshkimet
Kur vjedh
kryeplaku
Ngjitet në
seli,
Kur vjedh
varfanjaku
Rraset në
qeli.
9. Vetmi
Ndihet i
vetmuar
Nga bota i
ndarë
Kush është i
rrethuar
Nga njerëz të
marrë.
10. Çdo njeri në jetë
Çdo njeri në
jetë
S’duhet të
harrojë
Armiku i vet
I qëndron në
gojë.
11. Përfito nga të tjerët
Në se kush
bën një gabim
Vath në vesh për
ty të jetë,
Se ske kohë,
miku im,
Gjithë
gabimet t’i bësh vetë.
12. Leku dhe ofiqet
Leku dhe
ofiqet
Dinë marifete
Se i bëjnë
ligjet
Të flasin me
vete.
13. Përtacia
Nënë përtacia
Ka vetëm dy
bija:
Njëra është
vjedhja
Dhe tjetra
uria.
14. Për Atdheun
Në se frymën
kam lëshuar
Për të
shtrenjtin tim Atdhe
Zoti vetë ka
urdhëruar
Në Parajsë të
jem, atje.
15. Të pa ngrënët
dhe të pa nxënët
Barku i pa ngrënë
Është dhembshuri,
Truri i pamxënë-
Tmerr e lemeri.
16. Budallallëku
Nëse fjalën nuk ia lënke
Atij që flet mirë,
Tregon se ti qënke
Një budall me brirë.
Përgatiti:
K. Mosko
Nga Illo Foto
ReplyDeleteNuriun ( Kokalari ) e kam pasur bashkegjimnazist dhe bashkestudent. Njeri sistematik dhe i etur per dituri. Ishte enciklopedik. E njohu shpejt jeten e fshatit dhe ju perkushtua profesionit, ku beri emer. Ishte shume shoqeror dhe optimist. E dija, qe shkruante, por paska qene shkrimtar i mirfillte. Po kaq i shquar dhe si agronom. Brezat kane shume per te mesuar nga ky dijetar dhe puntor i pa lodhur. Qofte i pa harruar ! I. Foto
nga Fuat Memeli
ReplyDeleteI pa harruar kujtimi dhe kontributi i agronomit te shquar, Nuri Kokalari. Fuat Memeli
nga Jani Plasa
ReplyDeleteU befasova prej EPIGRAMAVE te Nuriut, percjellin mesazhe me vlere shoqerore.
nga Polo Mihali
ReplyDeleteE lexova me vemendje shkrimin per Nurine. Une e kam njohur Nuriun qe nga shtatvjecarja dhe ne gjimnas, ndonese jo ne klase. E kam njohur edhe ne Sarande, ku e kam gjetur agronom ne SMT.ne e Delvines. Ishte me te vertet nje person qe i meriton gjithe vyrtitet qe Ju i shkruani. Gjithmonë e kam vleresuar per punen dhe sjelljet e Tij.
nga Vedat Shehu
ReplyDeleteI dua dhe i respektoj Kokalaret e Gjirokastres, prej njohjes time direkte te disave. Por me teper prej Hamit Kokalarit, qe pak e njohin krahasuar me Musinenë e torturuar nga terrori i kuq. Hamit Kokalari qe ka pas botuar monografine "Kosova Djep i Shqiptarizmit", veper e vertete shkencore.
Edhe veprimtaria e agronomit Nuri Kokalari i sherben shqiptarise pa dallim ideor dhe karhinor. Ne kete vazhde te lartesimit te Kombit jane edhe idete filosofike te shprehura prej Tij ne vargje, me te vertete, perla vezulluese artistike per mendimin filosofik shqiptar.
E kam pasur koleg.Kur shkoja me shërbim në Gjirokastër punën e kisha me Nuriun.Gjithë ditën mësoje prej tij.Ishte mësim dhënës i pa përtuar.Nuk do ta harroj kurrë.
ReplyDeleteEnver isufi