nga Fuat MEMELI
Këto ditë në Boston, u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare, specialist i shquar i bujqësisë shqiptare, Kastriot Panariti. Ata që e kanë njohur dhe kanë punuar me ‘të, e rendisin ndër figurat më të shquara të kësaj fushe. Megjithë “njollat” e biografisë së keqe që i rënduan mbi supe gjatë gjithë viteve të punës, ai i shërbeu bujqësisë me një pasion e dashuri të veçantë, i shërbeu popullit të vet, i shërbeu fshatarëve që i deshte dhe e deshin. Punoi me përkushtim për të rritur të ardhurat e tyre, megjithëse sistemi kolektiv, e kishte varfërinë në “rrënjët” e tij.
Agronomi Kastriot Panariti |
Këto ditë në Boston, u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare, specialist i shquar i bujqësisë shqiptare, Kastriot Panariti. Ata që e kanë njohur dhe kanë punuar me ‘të, e rendisin ndër figurat më të shquara të kësaj fushe. Megjithë “njollat” e biografisë së keqe që i rënduan mbi supe gjatë gjithë viteve të punës, ai i shërbeu bujqësisë me një pasion e dashuri të veçantë, i shërbeu popullit të vet, i shërbeu fshatarëve që i deshte dhe e deshin. Punoi me përkushtim për të rritur të ardhurat e tyre, megjithëse sistemi kolektiv, e kishte varfërinë në “rrënjët” e tij.
Në këtë shkrim-homazh për
Kastriotin, do të bëjmë një vështrim të shkurtër të jetës dhe kontributit të
tij. Për këtë më ndihmon edhe një intervistë e bërë me Kastriotin 5 vjet më
parë.
Kastriot Panariti, është një nga
agronomët e parë të dipllomuar në Shqipëri në vitin 1955. Pas mbarimit të
institutit, veshi çizmet e agronomit, të cilat nuk i hoqi deri sa doli në
pension. Punoi në sa e sa ekonomi bujqësore. E filloi udhëtimin e tij agronomik
në ish SMT-në e Urës Vajgurore , në rrethin e Beratit. U shqua aty jo vetëm si
organizator por edhe si mekanizator novator, duke drejtuar edhe kurset e
agronomëve e mekanizatorëve për problem të mekanikës bujqësore.
Një ekonomi tjetër ku ai la gjurmët
e tij, ishte Ndërmarja Bujqësore e Roskovecit. Në këtë ndërmarje, u shqua për
punën e tij në kordinimin e bonifikimit me sistemimin sipërfaqësor të ngastrës,
në funksion të ujitjes, kullimit dhe mekanizimit. Duke patur rezultate të larta
kudo ku punonte, e lëviznin shpesh, duke e çuar në ekonomi të dobëta e që
kishin probleme.
Pas Roskovecit, e dërguan
kryeagronom ne NB-në “Çlirimi”. Kjo ekonomi kishte probleme, si rezultat i
përmbytjeve të viteve 1962-1963, bashkimit të saj më atë të Libofshës si dhe
zgjerimin me toka të reja të kripura të kënetës së Karavastasë. Edhe në këtë
ekonomi Kastrioti la gjurmët e punës së tij. NB-ja doli na situata e vështirë
dhe u rendit ndër më të mirat e vendit. Në sektorin e Sheqit, u morrën 83 kv
grurë për ha, një rendiment i rrallë për atë kohë.
Në vitet 1970-74 punon në një nga
ekonomitë më të mëdha të rethit të Fierit, në kooperativën e Cakranit, e cila
kishte 4000 ha tokë dhe një popullsi prej 15.000 banorësh. Në pak vite, kjo
ekonomi arriti të bëjë kthese të dukëshme. Kooperativa kaloi ne atë të tipit të
lartë dhe më vonë u shpall nga më të mirat në Republikë. Në këto arritje,
krahas punës së madhe të fshatarëve, një vend të veçantë ze edhe puna e
përkushtimi i Kastriotit.
Transferimet e tij, vazhdojnë. E
dërgojnë në Kooperativën e Grecallisë, ku punon nga vitet 1976 deri më 1989,
kur doli në pension. Një ndër arritjet e veçantat të tij në këtë ekonomi,ishte
modifikimi iplugjeve hidraulikë për hapjen e vijave kulluese, gjë që dha rezultate.
Edhe këtu nuk munguan rezultatet ,ashtu si në ekonomitë e tjera. Edhe sot po të
pyesësh fshatarët dhe specialistët që kanë punuar më ‘të,e kujtojnë me respekt
dhe e çmojnë shumë punën e Kastriotit. Kjo mirënjohje, është shpërblimi më i
mirë për njeriun e punës.
Por, në “udhëtimin” e tij agronomik,
Kastriotit nuk iu nda hija e biografisë së keqe , e cila e ndiqte hap pas hapi.
Kjo hije e kishte fillin te babai i tij, Liçoja , i cili kishte qënë në Amerikë
për 35 vjet. Ai u kthye në Shqipëri, ndërtoi një shtëpi të mirë në Korçë dhe
bleu toka në fshatin Malavec, për të bërë aty një fermë model, siç kishte parë
në Amerikë. Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, filloi rokullisja e
tij. Shëpinë ia sekuestruan dhe e shpallën kulak. Nga i jati, e pësoi edhe
vëllai i Kastriotit, Samiu, të cilin e dënuan me 20 vjet burg, gjoja se do
aratisej. E pësoi edhe vëllai tjetër, Drini, i cili kishte mbaruar studimet në
Austri, por kishte emigruar në Amerikë, në vendin e “imperializmit amerikan”.
Kastrioti nuk u burgos por hija e sigurimsave , e ndiqte pas. Për “njollat” që
kishte, dy herë e kishin nxjerë jashtë nga mbledhjet e zgjeruara që bëheshin në
rreth në raste festash, etj. Duke biseduar rreth kësaj teme, mbaj mend që
Kastrioti më ka thënë:-I tillë ishte regjimi. Na qëlloj fati të rriteshim e të
punonim në atë sistem.
Gjat një interviste në Boston, me autorin e shkrimit |
Krahas dhimbjes për ndarjen nga jeta
të shokut e mikut të tyre, tre specialistë të shquar të nbujqësisë shqiptare,
shprehen:
Prof.
Andrea Shundi: E kam
njohur Ksatriotin qysh në vitin 1955. Kudo ku ai punoi, la gjurmë të pashlyera
si specialist dhe organizator i zoti. Rrallë mund të gjesh njerëz si Kastrioti
qe të kenë punuar aq shumë. Ai ishte një specialist dhe gojëtar i zoti dhe mund
të ishte bërë një petagog shumë i mirë. Ishte një shqiptar i ndershëm, i
shkëlqyer do të thosha. “Njollat” në biografi, nuk e linin rehat por ai i
sfidoi gjithë pengesat, me punë, përkushtim e ndershmëri.
Hasan
Halili, ish ministër bujqësie: Në vitin 1968 kur fillova punë në në Kutë- Çorush-Drizar të
rrethit të Fierit, njoha disa specialistë të shquar bujqësie, ku midis tyre
spikaste Kastriot Panarti. Fjala e tij zinte vend, jo vetëm në ekonomitë ku
punonte por edhe në takimet e zgjeruara për bujqësinë, që zhvilloheshin në
shkallë rrethi e më gjerë. Më kujtohet një rast. Në vitin 1983, pati një të
ftohtë të madh, i cili dëmtoi grurin. U ngrit një grup pune ku ishin Kastrioti,
unë, Burhan Çelua dhe Aleksa Dulaj. Mendimet e këtij grupi për të mos u korrur
gruri( ku një zë i veçantë ishte ai i Kastriotit) në krahasim me zërat që
thoshin të korret , pasi nuk ia vlen të lihet, dhanë rezultate pozitive.
Ahmet
Osja, ish ministër bujqësie: Pa dyshim, Kastriot Panariti, bën pjesë në rradhët e
sapecialistëve më të shquar të bujqësisë shqiptare të viteve të pas Çlirimit.
Ai punoi në ekonomi me peshë të madhe jo vetëm në rrethin e Fierit por edhe në
shkallë republike.Vilte mendime nga fshatarët e specialistët e tjerë dhe i
kthente në veprime. Në vitet e shumta të punës, ai pati mbështetje dhe krah të
djathtë, familjen e tij. Puna e madhe e Kastriot Panaritit dhe brezit të tij,
eksperienca e tyre e çmuar, nuk mund të mohoen. Ato janë një llampë ndriçimi
për brezat e rinj të specialistëve të bujqësisë.
Në mbyllje të këtij shkrimi homazh
për Kastriot Panaritin, do të thosha se nëqoftëse ndonjë ditë, do të ngrihet në
Shqipëri një muze për bujqësinë ( dhe mendoj se duhet të ngrihet, pasi jemi
vend bujqësor dhe kemi një trashëgimi të pasur në këtë fushë) një ndër emrat që
duhet të zerë vend aty për periudhën e viteve të sistemit monist, pa dyshim
është edhe ai i Kastriotit.
Familja e Kastriotit në Boston |
Botoi Gazeta "ILLYRIA"
nga Illo Foto
ReplyDeleteKastriot Panariti eshte agronomi i shquar, qe u vu ne krye te bujqeve te Myzeqese dhe u hoqi nga dora parmenden, per ta zevendesuar me traktorin dhe kombajnen. Agronomi Panariti, eshte nga agro-mekanizatoret e pakte, qe ka pasur vendi. Vepra e tij, eshte faqe e ndritur ne historine e bujqesise te kohve te reja.
I. Foto