Përgatiti: Kristo KAURI
Sarandë
Kristo KAURI |
Origjinen e ka nga Amerika qëndrore, jugore, nga Meksika. Në Europë e sollën spanjollet, portugezet. Erdhi pas pushtimit të Meksikes në vitin 1521.
Njihen rreth 300 lloje në këtë familje. Njohje dhe popullaritet të madh, për vlerat dhe dobitë e saj, pati pas shekullit të XIX-të. Eshtë shumë e vlerësuar si bimë zbukuruese në mjediset publike dhe private, në gjithë botën.
Eshtë një bimë që me paraqitjen e saj befasuese, madhështore, me lulesen e saj gjigante dhe ngjyrat, tërheq shikimet dhe vëmendjen e kalimtarëve. Ndryshe e kanë emërtuar dhe bima e pavdekshme, sepse është programuar në ADN-në e saj që të lere gjithmonë trashëgimtarë dhe të siguroje vazhdimësinë.
Cilësohet si bimë e afërt me Juken(Yucca gloriosa), ka afërsi të largët me Aloe veren dhe nuk ka fare afërsi me mbretërinë e kaktusave. E kanë emërtuar dhe bima e shekullit, bima e pavdeksise, Aloe amerikane..
Eshtë bimë karakteristike e mjedisit Mesdhetar. Nuk ka trung mbitokësor, atë të paktë që ka , e ka nëntokësor.
Gjethet : Gjethet janë bazale, janë të mëdha, vizale-heshtake, janë mishtore-lekurore, si sfungjer dhe të mbushura me lëng. Gjethet formojnë një tufë rozete të dala nga kërcelli nëntokësor, ku gjatësia e tyre arrin deri në dy metra, gjërësia 15-25 cm dhe në anë përfundojnë me gjëmba me ngjyrë të kaftë në të zezë dhe shumë të fortë.
Lulet : Lulet janë hermafrodite, i kanë të dyja gjinite, janë 7-9 cm. Në vartësi të llojit, bima lulëzon vetëm njëherë në jetë, dhe kjo ndodh pas 5-10-20, apo 30 vjet e më shumë. Në mënyrë befasuese na shfaqet lulesa, që ka formën e një ambazhuri gjigant. Lulesat e vogla me ngjyra jeshile në të verdhë, e mbushin me qindra trungun, duke krijuar një spektakël magjik.
Lulezimi zgjat disa muaj dhe për ta realizuar bima harxhon shumë energji. Pas kësaj sakrifice dhe përkushtimi bima e agavies vdes, por në të njëjten kohë ka menduar për vazhdimësinë e saj.
Trungu, mund të arrij deri në dy metra lartësi, deri 25 cm diameter, tek A. parviflora, dhe 11 metra lartësi dhe 25 cm diameter, tek A.americana. Këto lartësi të trungut arrihen në një përiudhë befasuese, për vetëm 2-4 muaj.
Farat e pjekura në lulesen e saj gjigante, bien në mjedisin për rreth duke çelur me qindra këlyshë.
Klima dhe Toka : Rritet dhe zhvillohet shumë mirë në vende me klimë mësdhetare, si në Ameriken qëndrore, Kanada, Afrikë, Azi, në Europë, kryesisht në Greqi, Spanjë, Itali, Shqipëri, Portogali, etj…Në vendin tonë erdhi rreth viteve 70-të nga Kina, dhe është mbjellur në bregdetin e Rivieres Shqiptare (Sarandë-Vlorë). Në Porto Palermo, fshati turistik Eko “Agavia”, e ka marrë emertimin nga plantacioni i agavies që është krijuar këtu.
Preferon vende të nxehta, me diell, me kullim të mirë. Në vendet e nxehta gjethet kanë ngjyre të blunjtë, në vendet e ftohta ngjyrë jeshile. Eshtë kultivuar për qellime ornamentale dhe në vende me të ftohta. Shkon dhe në toka të varfëra, të thata, të pjerrta, të eroduara e të cekta. Parapëlqen formacionet shkëmbore gelqërore.
Mite- legjenda : Mitologjia greke ka një histori për këtë bimë. Emërtimi agavie, i përkushtohet vajzes se Kadhmit, dhe që është motra e Semelit, që ishte nëna e Perendisë se Dionisit. Djali i Pentheas u bë mbret i Thives, por ajo e vrau atë, se nuk admironte Perendinë, Dionisin. Agavia vajti në Iliri dhe u martua me mbretin Likothërsi, që edhe këtë e vrau, për t’ia dhënë mbretërinë babait të saj, Kadhmos.
Vlerat- Përdorimet : Disa specie agaviesh përmbajnë shumë sheqerna në gjethët e tyre, dhe kjo mundëson prodhimin e pijeve alkolike.
Shiropi që prodhohet pas përpunimit të lëngut, zëvëndëson shumë mirë mjaltin, por nuk i ka vlerat ushqyese të tij. Siropi i Agavies, është 1,5 herë më i ëmbël se mjalti.
Fruktoza e agavies, zëvëndëson sheqerin biologjik, dhe përdoret me sukses nga njerëzit diabetik.
Në Amerikën qëndrore, prerja e trungut të lulesës, prodhon lengun që përgatitët pija mescal.
Me fibrat e saj që janë shumë të forta, prodhohen litarë, beze, thasë, rrugore, rrjeta peshkimi shumë cilësore etj...
Gjëmbat, historikisht përdoreshin për prodhimin e gjilpërave e shtizave.
Gjethet i përdorin për përgatitjen e çajit, për të luftuar diaren, dizanterinë, artritin. Bashkë me mjaltin, këtë çaj e përdorin për larjen e syve të infektuar. Lëngu i gjethëve ka përmbajtje zinku, hekuri dhe ndihmon për mbylljen e plagëve, për të luftuar sëmundjet e veshkave, reumatizmin, dhimbjen e kockave, ndalimin e renies së flokëve,ndalimin e rritjes se qelizave kancerogjene, dizifektimin e lëkurës, etj..
Të gjitha pjesët e bimës përdorën në mjekësi. Gjethet duhet të mblidhën vetëm në dimër dhe në pranverë, stinë që janë të mbushura me lëng, me limfë. Konsumohen të gjalla, të gatuara ose të thara.
Farat e agavies, mund të bëhën miell dhe të prodhohet një bukë e veçantë dhe me veti kuruese. Lëngu përdorët me sukses në industrinë e sapunit,kozmetikës,etj.etj.etj…
Literatura referuese : Enciklopedia Italiane, enciklopedia greke, Mustafa Demiri “Flora ekskursioniste e Shqipërisë”.
No comments:
Post a Comment