Monday, 7 September 2020

KOPSHTI ËSHTË SIMBOL I JETËS


nga: Kristo KAURI

SARANDË

Kristo KAURI


Sa herë që vizitojmë një kopsht të gjelbëruar, ndjesitë dhe emocionet e bukura na pushtojnë gjithë qënjen tonë. Këtu është vendi që njeriu ndjen krenari, madhështi, qetësi, gëzim..


Këtu natyren e këmi pranë, shumë pranë shtëpisë tonë. Ajo ka “zbritur” nga mali dhe ka ardhur në qytet, për t’i dhënë pak ngjyrë, shpresë dhe jetë çimentos, asfaltit dhe hekurit. Kopshti, gjelbërimi ka një mission, që njeriu të mos humbas kurrë komunikimin me natyren. Këtu gjelbërimi, rregulli, drurët, shkurrët, lulet, bari, shatërvani dhe gjithë elementet e tjerë, nuk kënaqin vetëm sytë, por ato bashkëbisedojnë dhe me shpirtin.


Kopshti me të drejtë mund të themi, se përfaqëson më së miri simbolin e jetës. Eshtë mjedisi ku duhet të ruhen ekuilibrat, standartet midis drurëve, shkurrëve, lulëve, veprave të artit, barit, hapësirave, për dritë, për hije, për lagështirë, për ngjyrë……


Kopshti kërkon kujdes të vazhdueshëm nga kopshtari, nga njerëzit, nga vizitoret, se ndryshe ai tjetërsohet, dëmtohet, shkatërrohet. Në këto mjedise gjithmonë jeta dhe vdekja thurrin planet e tyre. Ai gjithmonë kërcënohet dhe duhet mbrojtur nga njerëzit e pandërgjegjëshëm, nga të babëziturit, nga çimentua, nga sëmundjet, nga thatësira, nga furtunat, nga nxëhtësia, nga të ftohtit, nga ndotja, nga zhurmat…


Kopshti është vendi që njerëzit dhe sidomos fëmijët, mësojnë të duan jetën, rregullin, natyren, të duan bashkësinë, mjedisin. Duke luajtur në mjediset e gjelbëruara, fëmijët kaliten që të përballën me jetën, me kaosin urban, me çimenton, me mentalitetet, me të shëmtuaren, me ndotjen.


Këtu njeriu mbush shpirtin me ngjyra, mushkuritë me oksigjen, këtu njeriu pastron shpirtin nga mekatet, shkarkon stresin, merzitjen, enërgjinë negative, këtu njeriu lartohet dhe fillon dhe komunikon me Zotin. Njeriu këtu prezantohet me ritmin e natyres, me forcën dhe vitalitetin e saj, me botën dhe magjinë e saj.


Drurët e lartë që ndodhën në kopsht, si cedri, pisha, blini, rrapi, frashëri, ilqia,..janë përfaqësuesit me dinjitoz të natyrës. Ato qëndrojnë në këmbë, duke lartuar majat e tyre drejt hapësirës, dhe nga ana tjetër duke futur rrenjët e tyre thëllë në tokë. Vetëm këto qenie rriten në botë në dy drejtime. Ato luftojnë qe të mos gjunjëzohen, të mos rrëzohen. Janë krijuar nga Zoti si monumente madhështore, të gjalla të natyrës, që t’i japin formë përjetësisë.


Ato na e përcjellin bukur mesazhin: Ne luftojmë, ne sfidojmë çdo ditë, prandaj vazhdojmë të qëndrojmë në këmbë. Jeta për ta jetuar nuk është e lehtë. Sa më të mëdha dhimbjet, sfidat dhe vështirësitë, aq me i madh është gëzimi, admirimi dhe lumturia e jetës.


Me i bukur, me bëfasues, plot me poezi dhe simfoni, do të ishte qyteti ynë, nëse ata që kishin fatin e tij në dorë, do të dashuronin me shumë gjelbërimin, kopshtin, nëse ata do të mbartnin në shpirtin e tyre magjinë e natyres, se sa çimenton dhe hekurin.

 





No comments:

Post a Comment