Bujqësia biologjike një sistem bujqësie me të ardhme, e cila duhet programuar.
nga: Enver ISUFI
Instituti Bujqësisë Biologjike,
Durrës
Prof. Ass Enver ISUFI |
Janë bërë hapa të mëdha në krijimin e koncepeteve të bujqësisë biologjike. Sot për bujqësinë biologjike flitet kudo, që nga fermerët e deri tek politik-bërësit. Është krijuar gjithashtu edhe një ifrastrukturë institucionale dhe ligjore. Bujqësia bio ka ekspertët e vet, ka literaturën e vet. Konsumatorët kanë shumë më tepër informacion mbi produktet biologjike, krahasuar p.sh me periudhën para dhjetë viteve, etj.
Pra bujqësia biologjike është diferencuar tashmë si sistem më vehte bujqësie.
Megjithë këto zhvillime positive, duhet ta pranojnë se hapat e zhvillimit të bujqëisë biologjike në vendin tonë janë të ngadalëshme.
Janë bërë hapa të mira në disa produkte si në bimët mjeksore dhe në vajin e ullirit.
Në shkallë botërore në bujqësi biologjike menaxhohen mbi 70 milion hektarë, ose rreth 2 % e sipërfaqes bujqësore botërore.
· Në Europë kjo shifër është 7,7 %
· Në Ballkan është rreth 1,5 %
· Në Shqipëri sipëfaqia bio është nën 1 % të sipërfaqes së mbjellë.
· BE-ja javët e fundit mori një vendim historik ; bujqësia bio nga 7,7 % e sipërfaqes e cila është sot, të rritet 25 % deri në vitin 2030.
Pyetja e cila para nesh shtrohet është; pse numri i aplikimeve për ferma biologjike është ende shumë i vogël, kur kuotat e subvencioneve për bujqësinë nuk janë të vogla, por janë motivuese. Konkretisht skema në fuqi e subvencioneve për fermat biologjike është:
· Fermat që kanë ҫertifikatën “Bio në kalim viti parë” marin 100 mijë lekë
· Fermat me ҫertifikatën “ Bio në kalim viti dytë”, marin 150 mijë lekë
· Fermat me ҫertikikatën e vitit të tretë “Bio e plotë” marin 200 mijë lekë të reja.
Bazuar në përvojën time mbi 20 vjeҫare në bujqësinë biologjike, tek fermerët të cilët duan të kalojnë fermën nga ferma e zakonshme, konvencionale, në ferma biologjike. Kam parë nga afër diliemat, pikëpyetjet dhe frikat që kanë fermerët për ta bërë këtë hap.
SI MUND TË KAPËRCEHEN DILEMAT E FERMERIT BIOLOGJIK?
Duke analizuar dilemat e fermerit, të cilit atij i dalin që në momentin e aplikimit, ashtu edhe dilemat e pyetjet që i dalin gjatë vitit kur zbaton standardin biologjik, kuptojmë shkaqet pse një fermer nuk afrohet për të aplikuar si fermer biologjik. Pra nëse fermerët nuk afrohen të aplikojnë për ferma bio, janë këto pikëpyetje dhe dilemma që fermeri përjeton brenda vehtës së tij. Gjithëkush j cili është i përfshirë të nxisi bujqësinë biologjike, duhet të marë pjesë në qartësimin e pikëpyetjeve dhe dilemave të fermerëve të rinj, ose të vjetër biologjik.
Si kapercehen këto dilema dhe frikat që kanë fermerët për të kaluar nga ferma konvencionale në fermë biologjike, po mundohemi të përmbledhim si më poshtë :
1. Një edukim masiv i fermerëve mbi sistemet e bujqësisë dhe përspektiva e prodhimit biologjik është i nevojshëm. Mjete të tilla janë, seminaret, demonstrimet fushore, panairet,botimet, medja elektronike, si televizionet, rrjetet sociale, vidiot profesionale dhe dokumentarët shkencorë ose dokumentarë të përvojat pozitive në fermat biologjike.
2. Edukimi fermerëve dhe specialistëve me praktikat e mira bujqësore të bujqësisë biologjike, dhe edukimi profesional mbi standarded.
3. Veprimtari për edukimin e konsumatorit, i cili të mësohet se si të blejë me mend dhe jo me sy.
4. Zbatimi i ligjit të bujqësisë biologjike , për abuzuesit e termit “Produkt Biologjik”, kjo për të mbrojtur prodhuesit e vërtetë biologjik. Termi “Produkt Biologjik” është term juridik, jo thjeshtë agronomik.
5. Shteti në kuadrin e nxitjes së bujqësisë së qëndrueshme, dhe të sigurisë ushqimore duhet të vendosë objektiva për bujqësinë biologjike që nga Njesitë Adminitrative, e deri në nivel Bashkie, dhe jo ti lihet spontanitetit si deri më sot. Subvencioni si koncept, ka edhe kuptimin edhe të orientimit; se cili system bujqësie nxitet. Subvencioni është si një shigjetë, të ccilën që shteti e përdor të treguar drejtimin e politikave të veta agrare dhe mjedisore. Ai investon në ato drejtimet që kanë përspektivë afatgjatë.
6. Në njëqind fshatrave të përzgjedhur, u duhet caktuar detyra që të përzgjedhin ferma për të kaluar në ferma biologjike. Ka kudo inisiativa për të ushtruar bujqësinë biologjike, por këto raste duhen kërkuar dhe mbështetur.
7. Duhen ngritur sistemi i mbledhjes së të dhëna mbi prodhimin dhe tregëtimin biologjik, sipas parimeve të Eurostatit.
8. Për prodhimin biologjik, shteti duhet të vendosë një kuotë vjetore, mbështetje financiare (kuota e subvencionit) P.sh 200, 300, 350 mijë Euro.Brenda kësaj shume le të përzgjen fermat më të mira.
Të shpallësh vetëm kuoten e subvencionit, për ҫdo fermë ose për njesi sipërfaqje , nuk mjafton. Mund të ndodhë që numri i fermerëve që fitojnë në garën e aplikimit është shumë i madh se sa shteti ka mundësi të mbështesë. Ata e marin ҫertifikatat, por pë ata nuk janë parashikuar fonde për shlyerjen e subvencioneve.
CITAT “Se sa fonde financiare vendos shteti në mbështetje të bujqësisë se zakonshme, demontron forcën financiare, se sa fonde vendos në mbështetje të bujqësisë biologjike, shteti me këtë demonstron konceptin që ai ka për të ardhmen e shëndetit të popullsisë dhe mjedisit në përgjithësi.”
…………..enver isufi………..Korrik, 2020
No comments:
Post a Comment