Saturday, 25 August 2018

Në emër të dashurisë për punën e jetën

Mbresa nga një Panair në Masaçuset në Amerikë

nga Namik SELMANI
shkrimtar, poet
Boston SHBA

Namik SELMANI
Vështirë të mendoje se do të ishte ndryshe mbresa që merrte çdo vizitor apo edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në atë aktivitet Panairi që bëhej në Marsshfield të Masacuisesit në këto ditë gushti. Ishin planifikuar 10 ditë dhe ne morëm pjesë në njërën prej tyre. Mbase atë ditë kur, më shumë se në të tjerat, secili prej nesh jetonte në të njëjtën kohë brenda sa e sa dashurive.
Thënë më qartë që në fillim nuk e patëm aspak të vështirë që të ishim pjesë e vetë Panairit jo vetëm që ishim pak a shumë qytetarë të Masaçusesit, për një kontribut modest që dhamë, por edhe për atë ngrohtësi që morëm në të gjithë ditën e Panairit.
Kur të largoheshim nga to edhe sot e kësaj dite na vijnë vrullshëm mes emocioneve, mes ëndrrave me një mesazh që ti e merrje me vete e, modestisht doje që në mënyrën tënde, t’ua jepje të tjerëve Të paktën lexuesve të kombit tend, jo me gjuhën e moralistëve, me të cilën është mbushur dingaz media, internet, shkolla, e në çdo lloj fronti fjale, po me një gjuhë të thjeshtë . Të paktën të tregosh atë që pe e më tej….no koment.
Mbase secili prej nesh do mësojë atë që nuk e di ende, do të shohë atë që nuk e ka parë, do të bëjë mirë atë që nuk e ka bërë deri tani. Të harrojë atë ligësi që fle kutullaç brenda vetes e që jo rrallë na shfaqet në rrugë, në shkollë, në lokal, në punë në foltorët e tribunave, në argëtim, në…

Në të njëjtën kohë mes atyre qindra mbase edhe mijërave njerëzve të moshave të ndryshme ku numrin më të madh e kishte rinia, e kishin fëmijët e shkollës 9-vjeçarë si themi ne, t’i prekje dashurinë për punën, për kafshët shtëpijake, për të bukurën, për artin, dashurinë dhe vizionin për të nesërmen, qytarinë që dukej te secili hap që bënte të secila fjalë që dëgjooje. Shihje dashurinë e mikpritësve për njëri-tjetrin me dëshirën që secili të bashkëpunonte për të bërë më të mirën. Askush nuk urdhëronte, po secili e dinte vendin e tij, detyrën e tij, frontin e tij. E të gjitha këto të mblidhnin tek ti një shportë të stërmadhe emocionesh për secilin vizitor, qoftë edhe më të largëtin si isha unë me bashkëshorten time që kishte marrë dhe një mision fisnik në këtë ditë të shënuar Përtej atyre dashurive që në pamje edhe mund të ishin pak të vogla, ishte dashuria për qytetin, për mbarë Amerikën. Kudo flamujt e Amerikës sikur ishin diej të vegjël që drejtonin këdo që lëvizte, që shihte që bënte punë të mira.
 Ishte përvjetori i 151-të i këtij aktiviteti. Shumë hollësi për të do na jepnin dhe reliket e një ekspozite që niste që nga vitet 20 të shekullit të kaluar, makina shkrimi, shkrime gazetash, etj
Mikpritsja jone në këtë aktivitet ishte zonja Kollen Bruke, një nga aktivistet më të spikatura të këtij komuniteti.
Ajo ishte sjellë edhe një ekip me fëmijë mjaft aktivë duke nisur që nga fëmijët e saj. Marku që ishte dhe mjaft punëtor. Në rrugët e mjediseve ku ishin kafshët shtëpijake ai ecte me çizme dhe me atë të qeshurën e tij karakteristike pa u ankuar për lodhjen që mund të kishte brenda vetes.
Mes tyre do të veçoja edhe vajzën 12-vjeçare Riley Vaccarino që në këtë ekip vullnetarësh kishte rolin e dizenjatores ose të stilistës së veshjeve së kafshëve
Me vete një çantë të madhe me të gjithë mjetet e e stilimit. Makinat qepëse që do të realizonin qepjen e ideve të tyre kishin ardhur prapë vullnetarisht. Zonja Diana dhe zonja ime kishin ardhur me makinat e tyre qepëse. Nëse do të ndodhte kjo në Shqipëri (qofsha i gabuar) të gjithë do të kërkonin para, madje shumë para.

E pra Rileu një vajzë e talentuar kishte 4 vite që merrej me stilin e veshjes së kafshëve, të dhive, të kecave. Të nesërmen do të bëhej sfilata e dhive dhe ato do të dilnin jo vetëm të pastra, të rregullta, por edhe të bukura me rrobat plot ngjyra, me dashurinë që thamë më lart.
Për këtë gjë pamë disa vajza dhe djem që merreshin qoftë dhe me një
qime tepër të dhitë që ta qethnin me makinë qethëse apo duke ngjyer putrat e dhive dhe të kecave me bojë të zezë me furçë të vogla.
Riley kishte mjaft fantazi dhe ishte mjaft e pasionuar me këtë punë. Dukej se veç këtij pasioni, ajo kishte dhe të tjera. Në një mjedis tjetër bëhej një garë me të gjithë dhitë dhe kecat pjesëmarrës në një konkurs të veçantë.

Të gjithë fëmijët, të veshur me uniformë pantallona bezhë dhe bluzë të bardhë me dhinë ose kecin e tyre që kishin në duar ndiqnin rregullat e garës që drejtohej nga një vajzë e re rreth 25 vjec.
Më tej pulat. O, sa shumë pula të ndryshme mbi 300 lloje pulash të madhësive të ndryshme për mish, për vezë, për shtesë. Diku dhe disa gjela që kapardiseshin mes vizitorëve dhe nuk e harronin ritin e këngës së tyre.
Një vajzë mbante më tej një gjel deti të bardhë dhe iu tregonte të gjithë vizitorëve për të. Nuk duhet harruar se Gjeli i detit në Amerikë është thelbi i Festës së Falenderimeve. Njëra pas tjetërës vinte ekspozeja e gjedheve me lotë e viçat . Secili kishe pasaportën dhe vendin nga vinte. Moshën dhe peshën e tyre
Kuajt ishin pak më të përkëdhelur. Diku mes asaj qyteze kishte dhe një hipodrom ku bëheshin gara kuajsh në ditë të tjera të vitit. Mes tyre Klubi i Hekurudhave kishte ngritur Selinë e vet. Disa vite më parë isha parë me mikun tim të ndjerë që ishte i vetmi anëtar shqiptar i Klubit të Hekurudhave Pollin në qendrën e tyre

Ishte më se e duhur që ta shihje një pjeë të klubit . Një udhëtim me minivagonat, me minilokomotivat kundrejt një çmimi prej 5 dollarësh Një mrekulli e vërtetë Pas një viti klubi feston 80-vjetorin e tij. Ecim më tej. Befasi e vërtetë Pavioni i Luleve dhe më tej i perimeve. Ishin të gjithë llojet e luleve që rriteshin në këtë zonë. Secila me një emër me numër dhe në fund në një glob të qelqtë me mjaft mirësjellje kërkonin nga vizitorët që të bënin vlerësimin për lulen më të mirë.
Në një kënd të sallës një nga përfaqësuesët e firmës që kultivonte lule dielli kishte vënë një kulaç të madh dhe të gjithë merrnin kokrra për t’i mbjellë. Ide amerikane!!
Jashtë ishin vënë dy kunguj njëri që peshonte 1605 paund rreth 720 kg dhe tjetri që peshonte 430 kg. të dy kishin dhe çertifikatën përkatëse të çmimit të marrë.

Në katin e dytë të ndërtesës në formën e një dyqani ishin mjaft objekte artizanale që përtërinin traditën e qëndistarisë të thurjes, të rrobaqepsisë, të gjendjes etj
Të gjitha të punuara ne dorë e kuptohet që ne të ardhurit nga larg u orientuam shpejt me këtë traditë amerikane plot larmi. Pak metra më tutje ishte ekspozita e agroturizmit. Bimë nga më të ndryshmet perime të stinës, të një cilësie mjaft të lartë. Një betejë e fituar me ushqimet jo bio.
Më tej një ekspozitë fotografishë. Vitet e aktivitetet e kaluara ishin në fokus të fotove që kishin bërë vetë fëmijët ndërkohë që kishte edhe gazeta për një kafshë të caktuar, për një degë të caktuar. Gjallëria e tyre momentet e mbushura me detaje, optimizimi e qeshura karakteristike amerikane, dielli kafshët oqeani, libri, të gjitha prodhonin një mjedis mjaft optimist.
Në një çadër të sajuar kishte dy kovaçë që me një zjarr të vërtetë qymyri, bënin disa orendi të vogla për fëmijë sipas porosisë së tyre. Në një çadër tjetër një piktor bënte ornamente me lule në fytyrat e fëmijëve.

Në një shesh të sajuar një shou me numra magjikë personazhi i magjisë merrej nga vetë spektatorët. Sa bukur, shfaqja ishte një bashkëpunim më vete.
Vemendja e organeve të pushtetit është mjaft e madhe në çdo vit. Tregu Marshfield Farmers është themeluar në vitin 2006 si një treg vere. Brenda pak vitesh konsumatorët kërkonin që tregjet e dimrit të shtoheshin dhe ato kanë vazhduar që atëherë. Tregu ka fituar një reputacion të të qenit shumë "miqësor". Mbledhja e shitësve është bërë një familje, ku rreth një e treta e shitësve janë banorë Marshfield, duke i mbajtur dollarët tuaj shumë lokalë.
Çdo gjë këtu është vendore. Të zonës janë fermerët, mjeshtrit e artizanatit, kuzhinierët që përpiqen të bëjnë 100% mallra vendore duke përfshirë prodhimin, kullotën e ngritur të kafshëve, ushqime të shijshme dhe të ndryshme dhe të prodhimeve bujqësore mallrave në shtëpi. Tregu ofronte muzikë familjare, parkim falas, pranim falas, dhe të paktën një aktivitet i fëmijëve të lirë. Shpesh ofronte edhe demonstrime dhe gara, ushqimin të shumëllojshëm.

Lojerat që kishin mbushur sheshin ishin vërtet të jasjtëzakonshme. Ishin në një lloj gare ku provohej forca, mençuria, vemendja, durimi. Një shkollë e vërtetë që ta jepte loja
Të gjithë largohen me më shumë dashuri për punën, natyrën, me ambicjen më të madhe për të bërë diçka të dobishme për veten dhe komunitetin ku janë.
As që bëhej fjalë për rregullin sigurinë në këtë zonë panairir. Një rregull i jashtëzakonshëm.
Pas lamë edhe tingujt e fortë të muzikës amerikane.
Të nesërmen do të bëhej një garë me motoçiketat.

Mbase ne, shqiptarët duhet të ishim më syçelë para kësaj përvojë që, në pamje të parë është lokale, por brenda çdo detaj të saj, kishte ambicjen amerikane kaq të fortë.
Të respektosh njeriun e punës dhe vetë punën. Sa bukur! Ishte Kryefjala e asaj që pamë që shkruam dhe që morëm me vete si emocion. Dhe ditë të tilla nuk harrohen lehtë. Brenda emocionit tënd të lind dëshira që t’ua tregosh edhe të tjerëve, qoftë edhe thjesht pa zbukurime të mëdha.
Boston, 24 gusht 2018


No comments:

Post a Comment