(Në prag të 140 vjetorit të lindjes)
Faik Konica (1876-1942) |
Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i
mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër,
Kostatinopojë, Francë dhe SHBA.
Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e
ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar.
Fliste frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të
Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për
filozofi në Dizhon dhe Paris.
Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit
të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si
"biblioteka lëvizëse".
Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e
tij intelektuale jo të zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e
tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria
dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr
revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë
organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën
shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo
propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare
shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.
Më 1909 Konica, si u mbyll revista "Albania" në
Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën
"Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me
themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i
përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të
lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e
çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të
Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga
armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas,
ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri,
Zvicër, Itali e gjetkë.
Në 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës
"Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen
demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës
"Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e
Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua
ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA.
http://www.gjuhashqipe.com/albanologji/albanologjifaqepersonale.aspx?id=150
VAJTIM PËR ROBËRI TË SHQIPTARËVET!
O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!
Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë!
Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!
Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.
As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!
Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.
As nder, as turp, as gjak s’kini
Unji kryet dhe po rrini.
I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?
Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.
Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!
O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’ e këmbëzbathur
Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,
Mprehni kordh’ e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,
Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët,
E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!
Seç qenkeni për të qarë!
Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë!
Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!
Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.
As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!
Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.
As nder, as turp, as gjak s’kini
Unji kryet dhe po rrini.
I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?
Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.
Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!
O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’ e këmbëzbathur
Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,
Mprehni kordh’ e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,
Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët,
E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!
(1901)
Gazeta "Dielli"
Gazeta "Dielli"
No comments:
Post a Comment