Wednesday, 19 November 2014

Vargje Malli për fshatin tim Krinë(2)

nga Polo MIHALI
( Pjesa e dytë)

Atje zemra nga gëzimi
Do filloi të rrafë më shpejt
Do më mbuloi mallëngjimi
Se larguar kam shumë vjet.

Andron mos t’a hajë meraku
Për gostira nuk kam ardhë
Dua të ulem tek oxhaku
Bukë e krypë, zemër të bardhë.

Pa do dal nëpër mëhallë
Ta nis nga Thoma Gërdani
T’i takoj dhe të nxjerr mallë
Gjer në fund tek Peço Jani.
Polua, Katerina, Gaqia (vëllai Katerinës)


















Nga shokë e miq rrethuar
Për të gjthë kam plot urime
Të jenë shëndosh e gëzuar
Siç m’i do kjo zemra ime.

Shokët nuk i kam harruar
Me ta shkova fëmijërinë
Une i dua siç më duan
Ndaj do pi për miqësinë.

Në Tranoshishtë mbi fshatin tonë
Kur vendi ishte në luftë
Pata bërë dy vjet shkollë
Venim zbathur dhe pa bukë!

Dhe atje dua të vete
Se i kam dhënë premtime
Mikut tim, Kënos me bejte
Me duar krahqafë të rrimë.

Kemi shumë për të thënë
Për sot dhe kohën e shkuar
Për ndryshimet që janë bërë
Kemi kohë pa kuvënduar.

Hajdhua e pa përtuar
Ca mezera do na verë
Si nikoqire mbaruar
Shpejt e shpejt ka për t’i bërë.

Duke ngrënë e duke pirë
Raki rrushi, djath kaçupi
Do qëndrojmë gjer në të gdhirë
Gjer sa të na ndrashet truri!
Vali e Ziso Kapurani, Këno Qurku me gruan, Polua e Katerina
në Tranushishtë, 2010


















Për t’u ç’mall’ me shoqërinë
Dhe nga afér per t’i parë
Do marr dhe motrën Marinë
Siç e kemi bërë planë.
Motra ime Marinë, 1958

























Vargjet që kam ndërtuar
Për fshatin dhe për njerëzinë
Nga zemra mua më duall
Për të zbutur pak mërzinë.

Këtu ku sot shkojmë ditët
Në këtë kurbet të vjetër
Kujtimet më gjallërojnë
Më duket se më shtojnë jetën.

Kam mbi dhjetë vjet larguar
I ndarë nga njerëzia
Nga Vatani im mërguar
Nga fshati, nga shoqëria.

Sot besoj ç’ka kesh dëgjuar
Qysh kur ne fëmijë ishim
Për kurbetin e mallkuar
Por provuar nuk e kishim.

Me sa duket ishte shkruar
Të vija këtu dhe unë
Ku babai ka jetuar
Pesëdhjetë vjet a më shumë.

Unë me zonjën Katerinë
Shpesh e kemi pleqëruar
Që këtu gjatë të mos rrimë
Dhe kaq shmë kemi duruar.

Ndaj shpresojmë se do vijë dita
Të kthehemi në Atdhe
Se këtu nuk ngryset jeta
Pleqërinë ta bëjmë atje.
Tufa e deleve, pronari Vangjel Neti, kushuriu i Polos

Fund


SHENIM: Themelet e kësaj poezie jane hedhur qysh ne pranveren e vitit 1995. Me von eshte riparë dhe janë bërë shume shtesa deri në Janar, 2005. E gjithe kjo per miqtë e zemrës dhe dhe pasardhësit.
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

KËNGË TË DASMAVE LUNXHIOTE

Këndon Grupi






No comments:

Post a Comment