Vargje Zemre, Vargje Malli për fshatin tim të dashur Krinë
nga Polo MIHALI
Polo MIHALI
E dua, kam mall për fshatin
Atje më ka rënur koka
Ku kam pas gjyshërit dhe atin
Para tij s'ma zë synë bota.
Prandaj nis me shumë dëshirë
Që me vargje t’a përshkruaj
Atë të bukurën Krinë
Këtej larg nga vendi huaj.
Shumë shekuj kanë kaluar
Që kur është formuar fshati.
Në libra se gjej të shkruar
Por, flet mosha që ka rrapi.
E dëshmojnë më së miri
Gjithë kishat që kanë qenë
Kishë e Gjinos, Shën Sotiri
Që të parët i kanë bërë.
Ndonse shumë vjet larguar
Që kur ndëroi sistemi parë
As një gjë nuk kam harruar
Kujtimet më mbajnë gjallë.
Sikur i kam ballë
për ballë,
Që të gjitha ato
vende:
Shullërin,
Shpellën e Bardhë,
Mesoraq dhe
Shënepremte.
Kujtoj fshatin me
mëhallë,
Pezulet që
rrethojnë rrapin,
Kishën e vogël
përballë,
Cikandilet,
..Gjonoshatin.
Mbaj mend mirë
pleqtë e parë
Xha Kristaqin,
Nasho Kosta
Me një bastun
mbajtur pranë
Ulur në pezul tek
porta.
Bashkë me ta dhe
disa plaka
Nga shtatëdhjet'
vjet kalonin
Me një pagur verë
prapa
Gjith' ditën në
kopësht punonin.
Krina kish një
cice Pinë
Pa shkollë por,
mjeke mbaruar
Mami për gjithë
Lunxhërinë,
Dhe unë linda nga
ato duar.
Po përmend
mësuesit tanë
I nderonte gjthë
fshati,
Anton Shoshë,
Vaso Konomë
Xha Noton nga
Qestorati.
Në Shkollë që nga
vit' i parë
Kujtoj shokët një
nga një
Mall kam, më vjen
për të qarë
Për ata që nuk
janë më.
Shumë nga
baballarët tanë
Rrugët e kurbetit
muar
Jo për të ndjekur
zakonë
Por se jeta qe
rënduar.
I kujtoj kur i
përcillnim
Nga gjithë fshati
shoqëruar
I shifja kur
lotët fshinin
Fort duart duke
shtërnguar.
I vogël është
fshati ynë
Nuk kalon njëzet
shtëpi
Por, i përmendur
për mirë
Për tradita,
trimëri.
Me Koton e
paharuar
Si dhe me të
tjerë trima
Për Mëmëdhenë ka
luftuar
Sup më sup dhe
Janko Minxha.
Në Stamboll ku
pati qenë
Me Rilindasit ish
bashkuar
Gjuhës shqipe i qe
venë,
Vatanin për të
ndriçuar.
Sa u kthya prej
Misiri
asnjë ditënuk
voni
Krahas Pandeli
Sotirit
Arsimtar në Korçë
shkoi.
***
Dhe Revolta e
fshatit tonë
Në histori është
shkruar
Se bëri shumë
jehonë,
Unë atë e kam
jetuar.
Tridhjet e tetë
ishte viti
I shekullit të
kaluar
Që zëmërimin e
rriti
Një matrapaz i
mallkuar.
Ay tek ca
hallexhi,
Pare me kamatë
kish dhënë
Nga ata që qenë
borxhllinj
Tokat në dorë i
kish shtënë.
Pas kësaj shtëpi
ndërtoi
Solli dhëntë e
mbushi vendë
Por, s'arriti t’i
gëzojë
Se u ngre fshati
në këmbë.
Burrat dhe gratë
u vërsulë
Me cfurqe, spata
në dorë
Dhëntë përpara i
vunë
Gjersa kaptuan
sinorë.
Xhandarët për t’i
friksuar
Prefekti shpejt i
dërgoji
Nismëtarët lidhur
i muar
Por revolta nuk
pushoi.
Gjyqi që agai
hapi
Muaj me radhë vazhdoi
Atje shkoi i
gjithë fshati
Dot i ligu s'e
fitoi.
Për ato vitet
dyzetë
Pak më gjat dua
të shkruaj
Se i kam jetuar
vetë
Atë luftë si u
zhvillua.
Me të marrë
sinjalë e parë
Të huajtë për t’i
përzënë
Fshati u rradhit
në ballë
Krahas gjith
krahinës tënë.
Disa djem ndër
çeta shkuan
Të tjerë në
vend-komandë
Me armiq duke
luftuar
Dy dëshmorë jetën
dhanë.
Në ate kohë
fëmijë ishim
Por, duar kryq
nuk qëndruam
Me mundësirat që
kishim
Çlirimtaren e
ndihmuam.
Nga komanda ne
përcillnin
Postën nga fshati
në fshat
Ne pionerët e
shpinim
Nga Krina në
Qestorat.
Për të mos na
zënë gafil,
Këshilli i
fshatit tonë
Roje gjat ditës
na nxir
Tek maja e bregut
Gjollë.
Fshati ynë në atë
luftë
Në çdo aksion u
dallua
Ndonse vuajti për
bukë
Tek armiku s'u
dorrëzua.
Qenë qindera
partizanë
Në shtëpitë tona
strehuar
Së bashku
kafshatën ndamë
Kontribut që s'do
mohuar.
Kjo luftë nuk
zgjati pak
Na izoloi nga
tregu
Rronim me ç'bëhej
në fshat
Harruam si ishte
leku.
Lufta ishte shumë
e egër
Ballë për ballë
me armiqtë
Burrat, gratë
edhe pleqtë
Bëni roje natë e
ditë.
Edhe hakun për të
marrë
Me operacjonet na
ndëshkoi
Nuk na la gjë pa
na marrë
Na dogji na
përvëloi.
Nga zjarri asgjë
s'na mbeti
Humbëm shtëpinë e
gjënë
Na u dogj gjthë
bereqeti
Për shum' ditë
mbetëm pa ngrënë.
U desh nje kohë
shumë e gjatë
Të mbylleshin ato
plagë
Me përpjekje ditë
e natë
Sa të zinim pakës
dhjamë.
Me përpjekje e
mundime
U arrit atje ku
qemë
E zbukuruam prapë
fshanë
Duke fut çdo ditë
të renë.
Nëna
me Katerinën tek porta e bahçes. Krinë, 1958
Bukuritë e këtij
fshati
Vetë Zoti i ka
dhuruar
Lum kujt i ka
rënur fati
Që ato t'i ketë
shijuar.
Vendosur në një
luginë
Gjirokastrën ka
për ballë
Mbi të malet si
kurorë
Për reth kodra
nga çdo anë.
Fshati ndahet në
mëhallë
Rrapi shekullor
në qendër
Shtëpit' vendosur
me rradhë
Çdo gjë duket si
në ëndër.
Ti moj e bukura
Krinë
Mall kam dhe dua
të vi
Aty pranë rrapit
të rrimë
Të kem çesmat për
karshi.
Ujët që del prej
zallit
Sot në çdo shtëpi
shkon
Rrjedh nga bor'
e majës malit
Dhe gjithë jetën
gjallëron.
Të njom buzën me
të dua
Se kam kohë pa e
shijuar
Që kur merrja ujë
në krua
Nga ai burim i
bekuar.
Këtu poshtë kam
për të shkruar
Jetën e fshatit me
radhë
Ashtu, siç e kam
jetuar
Në kohën kur isha
djalë.
Kur mëngjezet
agojnë
Njerrezia pa
çelur sytë
Zënë e bariut
dëgjojnë
«Nxirrni dhentë,
nxirrni dhitë!».
Pastaj nisen me
rradhë
Nën komandën e
çobanit
Cjapi me zile në
ballë
Prapa i ndjek
qeni stanit.
Pamje mahnitëse
krijojnë
Kur bagëtia
shtrohet livadhit
Si tufa lulesh
ngjasojnë
Duke ngrënë majën
e barit.
Bagëtia në kullotë
Kur vjen darka
zënë afrohen
Me barkun e
mbushur plot
Drejt shtëpive
vetë drejtohen
Atje ku kanë të
zotë.
Me bagëtinë jetën
fillova,
Që i vogël çoban
vajta,
Për blegtori
shkollën mbarova,
Prandaj pak si
shumë u zgjata.
Kur shkon dielli
në të hyrë
Njerëzit punën e
lenë
Se kane dalë që
pa gdhirë
Kush në kopësht,
kush me parmendë.
Ndërkohë fshati
gjallërohet
Dikush mirret me
të mjelë
Gratë venë
gjellën të ngrohet
Me fëmijët ca të
tjerë.
Në mbrëmje burrat
dhe pleqtë
Per rreth rrapit
grumbullohen
Qysh nga prilli
gjer në vjeshtë
Gjersa të ftohtit
durohet.
Dhe nisin ato
kuvende
Për politikë e
për punë
Sejcili jep nga një
mendje
Diskutimet
s'mbarojn kurrë.
Unë me shokët
qem' fëmijë
Bashk me burrat,
dot s'qëndronim
Por fshehtas në
erresirë
Ngrinim veshët
dhe dëgjonim.
******
Kur vinin ditët e
mira
Të gjithë ishin
të gëzuar
Plot mezera,
ëmbëlsira
Trapezet
qëndronin shtruar.
Familja që sebep
kishte
Për ditlindje, a
për emra
Grupe-grupe
njerëz priste
Gjith' ditën
s'pushonte dera.
Dhe i zoti i
shtëpisë
Mirrëse-ardhjen u
uron
Ngrihen gotat e
rakise
Kështu dollia
fillon.
Papo, ndizet
muhabeti
Nga këngët gjëmon
shtëpia
Këngë dasme dhe
kurbeti
Nëpër to dhe
dashuria.
Kështu kohën e
kalojnim
Me ahengje, me
vizita
Të nersërmen
punën fillonim
Që kur zinte e
zbardhte dita.
Me këto zakone të
mira
Njerrëzit lodhjen
e harronin
Argëtim' i
njerëzis
Që energjitë t’i
freskonin.
Në atë kohnën e
shkuar
Kur s'kish drita,
TV, klube
Njerrëzit kishin
menduar
Për t’i thënë
mërzitjes tutje.
*****
Për të bukurat
lezete
Të tjera dua të
shtoj,
Se më kanë bërë
për vete
Dhe tash me mall
i kujtoj.
Kur është dimëri
në të dalë,
Ditët e ngrohta
afrojnë,
Toka fillon ta
ngrejë barë,
Pemët nisin
lulëzojnë.
Manushaqja çel më
parë
Erë e saj jetën
ta shton
Sikur të jenë
vënë në garë
Bajamja prapa i
shkon.
Bashkë me to
lulëzon bliri
Plot me lule
mbushet thana
E ndjekur nga
trandafili
Lofata, molla dhe
dardha.
Ikën marsi dhe
vjen prilli
Trendelina
kundërmon
Gumzhin bregu dhe
pylli
Zile, këmborë
dëgjon.
Tek Kisha përmbi
shtëpi
Atje ku bleron
tërfili
Këmbë kryq dua të
rri
Të dëgjoj zënë e
birbilit.
Lart, mbi fshtat
dua të dal
Në ato pllaja, në
ato rrëza
Në Tranoshishtë
mbi krua
Ku ja thotë
këngës thëlleza.
Oh, sa shumë ma
ka ënda
Të marr çiften
dhe zagarë
Të ngjitem lart,
në ato Këmba
Siç bëja kur isha
djalë.
Tek sheshet me
trendelinë
Në ato brinja, në
ato ledhe
Të bëj sehir
bagëtinë
Me qingja, keca
dhe dele.
Përzihet me
blegërima
Culja që i bie
bariu
Dëgjohen dhe
oshetima
Freskon flladi i
veriut.
Dhe qumeshti
buron lumë
I bardhë si borë
mali
Mbushen vedërat
me shkumë
Për këto, më
treti malli.
Dallndyshet,
zogjt e tjerë
Shpejt e shpejt,
punën fillojnë
Që të ndërtojnë
folenë
Dhe në koh' vezët
të shtrojnë.
Kur vjen koha që
nga mali
Bora e dimrit ka
ikur
Jeshilon vendi
nga bari
Nëpër brinja
dhent' janë ngjitur.
Atje ku qumështi
i bardhë
Me mullë të kecit
pikset
Nga ai del djath'
i njomë
Me napa drejt
fshatit niset.
Vjen korriku i
vapuar
Që pa gdhirë
bëhet zgjimi
Punët vinë duke u
shtuar
Duhet të mblidhet
prodhimi.
Gruri kur mer
ngjyrë argjendi
Bie drapëri në
arë
Sillen dhematët
tek lëmi
Dhe vendosen në
mullarë.
Pastaj siç qe
bërë zakon
Njëherësh nga
gjithë fshati
Shirja në leminj
fillon
Ne Breg karshi
Gjonoshatit.
Vijnë kuajt valle-valle
Lidhur rreth një strumbullari
Pas një pune shum të madhe
Fillon të mbushet hambari.
Kur zë të
shtërngojë vapa
Kuajt për të
çlodhur lenë
U heqin zgjedhën
nga qafa
Të djersitur
hijet zenë.
Pas kësaj,
shtrohete dreka
Të gjitha të
mirat i kanë
Byreqe me shumë
peta
Kos nga dele dhe
bostanë.
Beharit gratë
nikoqire
Me rradhë zenë e
konservojnë
Shumë nga këto
prodhime
Që gjat dimrin
mirë ta shkojnë.
Nga petat dhe
trahanaja
Gjalp të tretur,
djath të bardhë
Gliko ftoi dhe
nga thana
Reçel rrushi, fiq
të tharë.
Vjen koha që
misrat vilen
Për t’a zhveshur
fletë-fletë
Me sho-shoqin
bashkë mblidhen
Bëjn humor, kënga
buçet.
*****
Vjesht' e parë në
të mbaruar
Si është mbledhur
gjith prodhimi
Nis një dasëm e
vonuar
Tash për harxhet,
s'bën tër syri.
Të enjten dasmën
e fillojnë
Si tek nusja dhe
tek dhëndri
Këngët e Lunxhit
gjëmojnë
Aq sa tundet i
gjith vendi.
Vijnë deshtë me këmborë
Me bojë të kuqe
stolisur
Siç e kemi
kadiminë
Akoma dasma pa
nisur.
Fillojnë zjarret
të ndizen
Dhe mishrat që
kanë prurë
Ndër helle
dridhen me nge
Bogaçet piqen në
furrë.
Merr pjesë i
gjithë fshati
Sazet nga qyteti
zgjidhen
Kërcet gërneta
tek rrapi
Të rinjtë hidhen
e përdridhen.
Polua, Marina, Aleksi në dasmën e Ngjelo Shulit
në fshatin Këllëz në
vitin 1959
Të diel krushqit
me rradhë
Hipur në kuajt të
stolisur
Shkojnë tek nusja
për t’a marë
Pispillosur,
kapardisur.
Para nisjes është
zakoni
Dhëndri do
berberisur
Që të gjithë e
shoqërojnë
Me një kengë të
goditur.
"Berberi që
rruan Mbrenë
Berberis dhe
dhëndër Benë
Vure briskun në
faqe
Vate, djalëria
vate".
Nusja vjen e
shoqëruar
Me saze dhe me
dasmorë
Në kalë të bardhë
kaluar
Me një tufë lule
në dorë.
Kush më shumë ka
paguar
Nusen për t’a
dorovitur
Nga kali e ka
xërmuar
Dhe drejt odës e
ka ngjitur.
Tek qemeri portës
lart
Këmbën brenda pa
e vënë.
Me gishtin ngjyer
në mjalt
Kryqin e
Perëndisë ka bërë.
Dasma në vitin 1958:
Nusja Eleni Mihali nga Krina,
dhëndri Kostandin Kristidhi nga Selcka.
Në mbasdite një
copë herë
Për pushim kanë
nevojë
Që të freskët të
jenë
Për darkën kur të
fillojë.
Ismetçitë futat
kanë ngjeshur
I zot' i shtëpisë
të nderohet
Puneve u janë
përveshur
Që darka në kohë
të shtrohet.
Gjith të ftuarit
për darkë
Mirë e bukur
kostumuar
Grupe-grupe me
ngadalë
Pranë shtëpisë
janë afruar.
Kur vjen ora e
caktuar
Sipas moshave
rradhitur
Pranë trapezeve
janë shtruar,
Ceremoninë për
t’a nisur.
Në ball' i madhi
shtëpisë
Mirëse ardhjen ka
uruar
Dhe ja le radhën
dollisë
Kështu darka ka
filluar.
Për ÇIFTIN,
shëndet' i parë
- “Këtë got' me
fund t’a pimë”
Pastaj shëndetet
me rradhë
Dorë më
dorë kalojnë dollinë.
Nisin bejtet,
fillojnë këngët
Nusen në valle e
çojnë
Kërcejnë,
përplasin këmbët
Trarët zenë të
rrënkojnë.
Kur nja dy-tre
orë kanë shkuar,
Ca nga gëzimi që
kanë,
Ca nga të pirët e
shtuar,
Po i heqin këmbët
zvarrë.
Kështu gjithë
natën kalojnë
Të kënaqur, të
gëzuar
Gjersa agimi
afron
Sebepçinë për t’a
nderuar.
Dasma ende pa
mbaruar
Të hënën në krua
shkojnë
Nuses për t’i
mësuar
Zakonet e fshatit
tonë.
Të diel tjetër do
shkojnë
Nuses “t’i
shkelin shtëpinë”
Një drek' a darkë
do kalojnë
Me të ngrenë e me
të pirë.
Në dasma sa herë
ka ndodhur
Në këmb'të babës
kam shkuar
Rregullat që kam vëzhguar
Si i madh i kam
zbatuar.
Tash një histori
kujtova
Ndodhur në kohën
e shkuar
Është një ngjarje
e vërtetë
Pleqtë ma kan' treguar.
Krushqit nga
Këllëzi u nisën
Të mirrnin nuse
nga Krina
Të gjithë në kuaj
hipur
Krushk dhe Mino
Pulina.
Të gjitha nderet
ua bënë
Siç e kish për
fis shtëpia
Me të ngrëna e me
të pirë,
Si lumë u derdh
rakia.
Po të zinë Mino
ç'e gjeti
Me të pirë shumë
e tepëroi
Se kishte gëzim i
shkreti,
Por në qilar
përfundoi.
Erdhi koha për
t’u ngritur
Muarrën nusen
edhe shkuan
Nëpër kuaj
kapardisur,
Dhe për Minon s’u
kujtuan.
Të
nesërmen gjith fshati dolli
Minon në një mushkë e hipën
Gjer te kisha e përcollën
Dhe një këngë seç i ngritën:
«I ziu
Mino Pulinë
Mbeti në qilar në Krinë
Kur Krisullën e martuam
Femër dhamë, mashkull muarrëm».
Ta lemë Minon rehat
Dhe dasmat me kaq t’i lemë
Se dua të hedh në kart’
Të
tjera, që nuk kam thënë.
Do
të shkruaj për dhjetorë
Kur
fillojnë dhentë e pjellin
Malet
kur mbushen me borë
Një nga një derrat i therrin.
Muaji
kur ikën vjeshta
Me
plot lezete ngarkuar
Muaji me shumë festa
Njerzit nga punët lëruar.
Vijnë Krishtlindjet, Viti Ri
Të gjith’ të zënë me punë
Në levizje, ç'do shtëpi
Kush të bëjë diçka më shumë.
Gratë fillojnë me bakllavanë
Byreqet me mish e qepë
Me mish derri, plot tiganë
Dhipëlat si e dinë vetë.
Shën Vasilin në të gdhirë
Grupe-grupe e fastojnë
Të tjerë me raki përpara
Në bixhoz fatin provojnë.
Të mirat dhe begatitë
Që gjenden në këtë fshat
S'jam në gjendje t’i rradhit,
Duhet një dit e një nat.
S'di nga t'ja filloj së pari,
Mbase nga pemët frutore
Plot me to mbushet pazari
Apo nga bletët puntore.
Baçet plot me gjelbërime
Rrethuar nga pemët janë
Midis tyre plot perime
Nga të gjitha llojet kanë.
Më përpara piqet mani
Fiku shengjin dhe qershija
Pjeshka dhe fik laramani
Kumbulla
dhe zerdelia.
Për
trapez është Rrazakia
Debina,
Puleza, Sheshi zi
Me
këto bëhet rakia
Vera
brusko veseli.
Këto
të mira që thamë
Të
tjera që nuk kam thënë
Prej
qiellit nuke kan rënë
Por
me punë, e djers’ janë bërë.
Se dhe të parët tanë
Njerëz të ditur kanë qenë
Me
botën marrë e dhënë
Ndaj
e begatuan vendë.
Vetëm dëshira s'mjafton
Ta bësh jetën të begatë
Mençuri dhe djers’ kërkon
Si nga burrat
dhe nga gratë.
Ja pse s'më ze gjumi mua
Dhe për të veç ëndëroj
Ja pse kaqe shumë dua
Që një ditë atje të shkoj.
Në Kishë të Gjinos të ndalem
Ku prehen të parët tanë
Pranë gjyshit në gjunj të falem
Se nuk e pashë dot gjallë.
Tek gjyshi, dhe në të tjerë
Të gjithë për t’i kujtuar
Lule të malit kam sjellë
Nga një tuf për t’i nderuar.
Varret e gjyshërve në Krinë
Rrugën gjer në fshat t’a ngjitim
Duke ecur dalngadalë
Perkarshi mirë të soditim
Se dua që të nxjerr mallë.
Si njëherë e në një kohë
Do hap portën pa trokitur
Tek shtepia ku kam lerë
Se është lodhur duke pritur
Dreka përkujtimore në Krinë për mëmë Amalinë
e baba Gaqen, 2004
Vazhdon.........
Vargje Zemre, Vargje Malli për fshatin tim të dashur Krinë
nga Polo MIHALI
Polo MIHALI |
E dua, kam mall për fshatin
Atje më ka rënur koka
Ku kam pas gjyshërit dhe atin
Para tij s'ma zë synë bota.
Prandaj nis me shumë dëshirë
Që me vargje t’a përshkruaj
Atë të bukurën Krinë
Këtej larg nga vendi huaj.
Shumë shekuj kanë kaluar
Që kur është formuar fshati.
Në libra se gjej të shkruar
Por, flet mosha që ka rrapi.
E dëshmojnë më së miri
Gjithë kishat që kanë qenë
Kishë e Gjinos, Shën Sotiri
Që të parët i kanë bërë.
Ndonse shumë vjet larguar
Që kur ndëroi sistemi parë
As një gjë nuk kam harruar
Kujtimet më mbajnë gjallë.
Sikur i kam ballë
për ballë,
Që të gjitha ato
vende:
Shullërin,
Shpellën e Bardhë,
Mesoraq dhe
Shënepremte.
Kujtoj fshatin me
mëhallë,
Pezulet që
rrethojnë rrapin,
Kishën e vogël
përballë,
Cikandilet,
..Gjonoshatin.
Mbaj mend mirë
pleqtë e parë
Xha Kristaqin,
Nasho Kosta
Me një bastun
mbajtur pranë
Ulur në pezul tek
porta.
Bashkë me ta dhe
disa plaka
Nga shtatëdhjet'
vjet kalonin
Me një pagur verë
prapa
Gjith' ditën në
kopësht punonin.
Krina kish një
cice Pinë
Pa shkollë por,
mjeke mbaruar
Mami për gjithë
Lunxhërinë,
Dhe unë linda nga
ato duar.
Po përmend
mësuesit tanë
I nderonte gjthë
fshati,
Anton Shoshë,
Vaso Konomë
Xha Noton nga
Qestorati.
Në Shkollë që nga
vit' i parë
Kujtoj shokët një
nga një
Mall kam, më vjen
për të qarë
Për ata që nuk
janë më.
Shumë nga
baballarët tanë
Rrugët e kurbetit
muar
Jo për të ndjekur
zakonë
Por se jeta qe
rënduar.
I kujtoj kur i
përcillnim
Nga gjithë fshati
shoqëruar
I shifja kur
lotët fshinin
Fort duart duke
shtërnguar.
I vogël është
fshati ynë
Nuk kalon njëzet
shtëpi
Por, i përmendur
për mirë
Për tradita,
trimëri.
Me Koton e
paharuar
Si dhe me të
tjerë trima
Për Mëmëdhenë ka
luftuar
Sup më sup dhe
Janko Minxha.
Në Stamboll ku
pati qenë
Me Rilindasit ish
bashkuar
Gjuhës shqipe i qe
venë,
Vatanin për të
ndriçuar.
Sa u kthya prej
Misiri
asnjë ditënuk
voni
Krahas Pandeli
Sotirit
Arsimtar në Korçë
shkoi.
***
Dhe Revolta e
fshatit tonë
Në histori është
shkruar
Se bëri shumë
jehonë,
Unë atë e kam
jetuar.
Tridhjet e tetë
ishte viti
I shekullit të
kaluar
Që zëmërimin e
rriti
Një matrapaz i
mallkuar.
Ay tek ca
hallexhi,
Pare me kamatë
kish dhënë
Nga ata që qenë
borxhllinj
Tokat në dorë i
kish shtënë.
Pas kësaj shtëpi
ndërtoi
Solli dhëntë e
mbushi vendë
Por, s'arriti t’i
gëzojë
Se u ngre fshati
në këmbë.
Burrat dhe gratë
u vërsulë
Me cfurqe, spata
në dorë
Dhëntë përpara i
vunë
Gjersa kaptuan
sinorë.
Xhandarët për t’i
friksuar
Prefekti shpejt i
dërgoji
Nismëtarët lidhur
i muar
Por revolta nuk
pushoi.
Gjyqi që agai
hapi
Muaj me radhë vazhdoi
Atje shkoi i
gjithë fshati
Dot i ligu s'e
fitoi.
Për ato vitet
dyzetë
Pak më gjat dua
të shkruaj
Se i kam jetuar
vetë
Atë luftë si u
zhvillua.
Me të marrë
sinjalë e parë
Të huajtë për t’i
përzënë
Fshati u rradhit
në ballë
Krahas gjith
krahinës tënë.
Disa djem ndër
çeta shkuan
Të tjerë në
vend-komandë
Me armiq duke
luftuar
Dy dëshmorë jetën
dhanë.
Në ate kohë
fëmijë ishim
Por, duar kryq
nuk qëndruam
Me mundësirat që
kishim
Çlirimtaren e
ndihmuam.
Nga komanda ne
përcillnin
Postën nga fshati
në fshat
Ne pionerët e
shpinim
Nga Krina në
Qestorat.
Për të mos na
zënë gafil,
Këshilli i
fshatit tonë
Roje gjat ditës
na nxir
Tek maja e bregut
Gjollë.
Fshati ynë në atë
luftë
Në çdo aksion u
dallua
Ndonse vuajti për
bukë
Tek armiku s'u
dorrëzua.
Qenë qindera
partizanë
Në shtëpitë tona
strehuar
Së bashku
kafshatën ndamë
Kontribut që s'do
mohuar.
Kjo luftë nuk
zgjati pak
Na izoloi nga
tregu
Rronim me ç'bëhej
në fshat
Harruam si ishte
leku.
Lufta ishte shumë
e egër
Ballë për ballë
me armiqtë
Burrat, gratë
edhe pleqtë
Bëni roje natë e
ditë.
Edhe hakun për të
marrë
Me operacjonet na
ndëshkoi
Nuk na la gjë pa
na marrë
Na dogji na
përvëloi.
Nga zjarri asgjë
s'na mbeti
Humbëm shtëpinë e
gjënë
Na u dogj gjthë
bereqeti
Për shum' ditë
mbetëm pa ngrënë.
U desh nje kohë
shumë e gjatë
Të mbylleshin ato
plagë
Me përpjekje ditë
e natë
Sa të zinim pakës
dhjamë.
Me përpjekje e
mundime
U arrit atje ku
qemë
E zbukuruam prapë
fshanë
Duke fut çdo ditë
të renë.
Nëna me Katerinën tek porta e bahçes. Krinë, 1958 |
Bukuritë e këtij
fshati
Vetë Zoti i ka
dhuruar
Lum kujt i ka
rënur fati
Që ato t'i ketë
shijuar.
Vendosur në një
luginë
Gjirokastrën ka
për ballë
Mbi të malet si
kurorë
Për reth kodra
nga çdo anë.
Fshati ndahet në
mëhallë
Rrapi shekullor
në qendër
Shtëpit' vendosur
me rradhë
Çdo gjë duket si
në ëndër.
Ti moj e bukura
Krinë
Mall kam dhe dua
të vi
Aty pranë rrapit
të rrimë
Të kem çesmat për
karshi.
Ujët që del prej
zallit
Sot në çdo shtëpi
shkon
Rrjedh nga bor'
e majës malit
Dhe gjithë jetën
gjallëron.
Të njom buzën me
të dua
Se kam kohë pa e
shijuar
Që kur merrja ujë
në krua
Nga ai burim i
bekuar.
Këtu poshtë kam
për të shkruar
Jetën e fshatit me
radhë
Ashtu, siç e kam
jetuar
Në kohën kur isha
djalë.
Kur mëngjezet
agojnë
Njerrezia pa
çelur sytë
Zënë e bariut
dëgjojnë
«Nxirrni dhentë,
nxirrni dhitë!».
Pastaj nisen me
rradhë
Nën komandën e
çobanit
Cjapi me zile në
ballë
Prapa i ndjek
qeni stanit.
Pamje mahnitëse
krijojnë
Kur bagëtia
shtrohet livadhit
Si tufa lulesh
ngjasojnë
Duke ngrënë majën
e barit.
Bagëtia në kullotë |
Kur vjen darka
zënë afrohen
Me barkun e
mbushur plot
Drejt shtëpive
vetë drejtohen
Atje ku kanë të
zotë.
Me bagëtinë jetën
fillova,
Që i vogël çoban
vajta,
Për blegtori
shkollën mbarova,
Prandaj pak si
shumë u zgjata.
Kur shkon dielli
në të hyrë
Njerëzit punën e
lenë
Se kane dalë që
pa gdhirë
Kush në kopësht,
kush me parmendë.
Ndërkohë fshati
gjallërohet
Dikush mirret me
të mjelë
Gratë venë
gjellën të ngrohet
Me fëmijët ca të
tjerë.
Në mbrëmje burrat
dhe pleqtë
Per rreth rrapit
grumbullohen
Qysh nga prilli
gjer në vjeshtë
Gjersa të ftohtit
durohet.
Dhe nisin ato
kuvende
Për politikë e
për punë
Sejcili jep nga një
mendje
Diskutimet
s'mbarojn kurrë.
Unë me shokët
qem' fëmijë
Bashk me burrat,
dot s'qëndronim
Por fshehtas në
erresirë
Ngrinim veshët
dhe dëgjonim.
******
Kur vinin ditët e
mira
Të gjithë ishin
të gëzuar
Plot mezera,
ëmbëlsira
Trapezet
qëndronin shtruar.
Familja që sebep
kishte
Për ditlindje, a
për emra
Grupe-grupe
njerëz priste
Gjith' ditën
s'pushonte dera.
Dhe i zoti i
shtëpisë
Mirrëse-ardhjen u
uron
Ngrihen gotat e
rakise
Kështu dollia
fillon.
Papo, ndizet
muhabeti
Nga këngët gjëmon
shtëpia
Këngë dasme dhe
kurbeti
Nëpër to dhe
dashuria.
Kështu kohën e
kalojnim
Me ahengje, me
vizita
Të nersërmen
punën fillonim
Që kur zinte e
zbardhte dita.
Me këto zakone të
mira
Njerrëzit lodhjen
e harronin
Argëtim' i
njerëzis
Që energjitë t’i
freskonin.
Në atë kohnën e
shkuar
Kur s'kish drita,
TV, klube
Njerrëzit kishin
menduar
Për t’i thënë
mërzitjes tutje.
*****
Për të bukurat
lezete
Të tjera dua të
shtoj,
Se më kanë bërë
për vete
Dhe tash me mall
i kujtoj.
Kur është dimëri
në të dalë,
Ditët e ngrohta
afrojnë,
Toka fillon ta
ngrejë barë,
Pemët nisin
lulëzojnë.
Manushaqja çel më
parë
Erë e saj jetën
ta shton
Sikur të jenë
vënë në garë
Bajamja prapa i
shkon.
Bashkë me to
lulëzon bliri
Plot me lule
mbushet thana
E ndjekur nga
trandafili
Lofata, molla dhe
dardha.
Ikën marsi dhe
vjen prilli
Trendelina
kundërmon
Gumzhin bregu dhe
pylli
Zile, këmborë
dëgjon.
Tek Kisha përmbi
shtëpi
Atje ku bleron
tërfili
Këmbë kryq dua të
rri
Të dëgjoj zënë e
birbilit.
Lart, mbi fshtat
dua të dal
Në ato pllaja, në
ato rrëza
Në Tranoshishtë
mbi krua
Ku ja thotë
këngës thëlleza.
Oh, sa shumë ma
ka ënda
Të marr çiften
dhe zagarë
Të ngjitem lart,
në ato Këmba
Siç bëja kur isha
djalë.
Tek sheshet me
trendelinë
Në ato brinja, në
ato ledhe
Të bëj sehir
bagëtinë
Me qingja, keca
dhe dele.
Përzihet me
blegërima
Culja që i bie
bariu
Dëgjohen dhe
oshetima
Freskon flladi i
veriut.
Dhe qumeshti
buron lumë
I bardhë si borë
mali
Mbushen vedërat
me shkumë
Për këto, më
treti malli.
Dallndyshet,
zogjt e tjerë
Shpejt e shpejt,
punën fillojnë
Që të ndërtojnë
folenë
Dhe në koh' vezët
të shtrojnë.
Kur vjen koha që
nga mali
Bora e dimrit ka
ikur
Jeshilon vendi
nga bari
Nëpër brinja
dhent' janë ngjitur.
Atje ku qumështi
i bardhë
Me mullë të kecit
pikset
Nga ai del djath'
i njomë
Me napa drejt
fshatit niset.
Vjen korriku i
vapuar
Që pa gdhirë
bëhet zgjimi
Punët vinë duke u
shtuar
Duhet të mblidhet
prodhimi.
Gruri kur mer
ngjyrë argjendi
Bie drapëri në
arë
Sillen dhematët
tek lëmi
Dhe vendosen në
mullarë.
Pastaj siç qe
bërë zakon
Njëherësh nga
gjithë fshati
Shirja në leminj
fillon
Ne Breg karshi
Gjonoshatit.
Vijnë kuajt valle-valle
Lidhur rreth një strumbullari
Pas një pune shum të madhe
Fillon të mbushet hambari.
Kur zë të
shtërngojë vapa
Kuajt për të
çlodhur lenë
U heqin zgjedhën
nga qafa
Të djersitur
hijet zenë.
Pas kësaj,
shtrohete dreka
Të gjitha të
mirat i kanë
Byreqe me shumë
peta
Kos nga dele dhe
bostanë.
Beharit gratë
nikoqire
Me rradhë zenë e
konservojnë
Shumë nga këto
prodhime
Që gjat dimrin
mirë ta shkojnë.
Nga petat dhe
trahanaja
Gjalp të tretur,
djath të bardhë
Gliko ftoi dhe
nga thana
Reçel rrushi, fiq
të tharë.
Vjen koha që
misrat vilen
Për t’a zhveshur
fletë-fletë
Me sho-shoqin
bashkë mblidhen
Bëjn humor, kënga
buçet.
*****
Vjesht' e parë në
të mbaruar
Si është mbledhur
gjith prodhimi
Nis një dasëm e
vonuar
Tash për harxhet,
s'bën tër syri.
Të enjten dasmën
e fillojnë
Si tek nusja dhe
tek dhëndri
Këngët e Lunxhit
gjëmojnë
Aq sa tundet i
gjith vendi.
Vijnë deshtë me këmborë
Me bojë të kuqe
stolisur
Siç e kemi
kadiminë
Akoma dasma pa
nisur.
Fillojnë zjarret
të ndizen
Dhe mishrat që
kanë prurë
Ndër helle
dridhen me nge
Bogaçet piqen në
furrë.
Merr pjesë i
gjithë fshati
Sazet nga qyteti
zgjidhen
Kërcet gërneta
tek rrapi
Të rinjtë hidhen
e përdridhen.
Polua, Marina, Aleksi në dasmën e Ngjelo Shulit
në fshatin Këllëz në
vitin 1959 |
Të diel krushqit
me rradhë
Hipur në kuajt të
stolisur
Shkojnë tek nusja
për t’a marë
Pispillosur,
kapardisur.
Para nisjes është
zakoni
Dhëndri do
berberisur
Që të gjithë e
shoqërojnë
Me një kengë të
goditur.
"Berberi që
rruan Mbrenë
Berberis dhe
dhëndër Benë
Vure briskun në
faqe
Vate, djalëria
vate".
Nusja vjen e
shoqëruar
Me saze dhe me
dasmorë
Në kalë të bardhë
kaluar
Me një tufë lule
në dorë.
Kush më shumë ka
paguar
Nusen për t’a
dorovitur
Nga kali e ka
xërmuar
Dhe drejt odës e
ka ngjitur.
Tek qemeri portës
lart
Këmbën brenda pa
e vënë.
Me gishtin ngjyer
në mjalt
Kryqin e
Perëndisë ka bërë.
Vazhdon.........
Dasma në vitin 1958:
Nusja Eleni Mihali nga Krina,
dhëndri Kostandin Kristidhi nga Selcka. |
Në mbasdite një
copë herë
Për pushim kanë
nevojë
Që të freskët të
jenë
Për darkën kur të
fillojë.
Ismetçitë futat
kanë ngjeshur
I zot' i shtëpisë
të nderohet
Puneve u janë
përveshur
Që darka në kohë
të shtrohet.
Gjith të ftuarit
për darkë
Mirë e bukur
kostumuar
Grupe-grupe me
ngadalë
Pranë shtëpisë
janë afruar.
Kur vjen ora e
caktuar
Sipas moshave
rradhitur
Pranë trapezeve
janë shtruar,
Ceremoninë për
t’a nisur.
Në ball' i madhi
shtëpisë
Mirëse ardhjen ka
uruar
Dhe ja le radhën
dollisë
Kështu darka ka
filluar.
Për ÇIFTIN,
shëndet' i parë
- “Këtë got' me
fund t’a pimë”
Pastaj shëndetet
me rradhë
Dorë më
dorë kalojnë dollinë.
Nisin bejtet,
fillojnë këngët
Nusen në valle e
çojnë
Kërcejnë,
përplasin këmbët
Trarët zenë të
rrënkojnë.
Kur nja dy-tre
orë kanë shkuar,
Ca nga gëzimi që
kanë,
Ca nga të pirët e
shtuar,
Po i heqin këmbët
zvarrë.
Kështu gjithë
natën kalojnë
Të kënaqur, të
gëzuar
Gjersa agimi
afron
Sebepçinë për t’a
nderuar.
Dasma ende pa
mbaruar
Të hënën në krua
shkojnë
Nuses për t’i
mësuar
Zakonet e fshatit
tonë.
Të diel tjetër do
shkojnë
Nuses “t’i
shkelin shtëpinë”
Një drek' a darkë
do kalojnë
Me të ngrenë e me
të pirë.
Në dasma sa herë
ka ndodhur
Në këmb'të babës
kam shkuar
Rregullat që kam vëzhguar
Si i madh i kam
zbatuar.
Tash një histori
kujtova
Ndodhur në kohën
e shkuar
Është një ngjarje
e vërtetë
Pleqtë ma kan' treguar.
Krushqit nga
Këllëzi u nisën
Të mirrnin nuse
nga Krina
Të gjithë në kuaj
hipur
Krushk dhe Mino
Pulina.
Të gjitha nderet
ua bënë
Siç e kish për
fis shtëpia
Me të ngrëna e me
të pirë,
Si lumë u derdh
rakia.
Po të zinë Mino
ç'e gjeti
Me të pirë shumë
e tepëroi
Se kishte gëzim i
shkreti,
Por në qilar
përfundoi.
Erdhi koha për
t’u ngritur
Muarrën nusen
edhe shkuan
Nëpër kuaj
kapardisur,
Dhe për Minon s’u
kujtuan.
Të
nesërmen gjith fshati dolli
Minon në një mushkë e hipën
Gjer te kisha e përcollën
Dhe një këngë seç i ngritën:
Minon në një mushkë e hipën
Gjer te kisha e përcollën
Dhe një këngë seç i ngritën:
«I ziu
Mino Pulinë
Mbeti në qilar në Krinë
Kur Krisullën e martuam
Femër dhamë, mashkull muarrëm».
Rrugën gjer në fshat t’a ngjitim
Mbeti në qilar në Krinë
Kur Krisullën e martuam
Femër dhamë, mashkull muarrëm».
Ta lemë Minon rehat
Dhe dasmat me kaq t’i lemë
Se dua të hedh në kart’
Të
tjera, që nuk kam thënë.
Do
të shkruaj për dhjetorë
Kur
fillojnë dhentë e pjellin
Malet
kur mbushen me borë
Një nga një derrat i therrin.
Muaji
kur ikën vjeshta
Me
plot lezete ngarkuar
Muaji me shumë festa
Njerzit nga punët lëruar.
Vijnë Krishtlindjet, Viti Ri
Të gjith’ të zënë me punë
Në levizje, ç'do shtëpi
Kush të bëjë diçka më shumë.
Gratë fillojnë me bakllavanë
Byreqet me mish e qepë
Me mish derri, plot tiganë
Dhipëlat si e dinë vetë.
Shën Vasilin në të gdhirë
Grupe-grupe e fastojnë
Të tjerë me raki përpara
Në bixhoz fatin provojnë.
Të mirat dhe begatitë
Që gjenden në këtë fshat
S'jam në gjendje t’i rradhit,
Duhet një dit e një nat.
S'di nga t'ja filloj së pari,
Mbase nga pemët frutore
Plot me to mbushet pazari
Apo nga bletët puntore.
Baçet plot me gjelbërime
Rrethuar nga pemët janë
Midis tyre plot perime
Nga të gjitha llojet kanë.
Më përpara piqet mani
Fiku shengjin dhe qershija
Pjeshka dhe fik laramani
Kumbulla
dhe zerdelia.
Për
trapez është Rrazakia
Debina,
Puleza, Sheshi zi
Me
këto bëhet rakia
Vera
brusko veseli.
Këto
të mira që thamë
Të
tjera që nuk kam thënë
Prej
qiellit nuke kan rënë
Por
me punë, e djers’ janë bërë.
Se dhe të parët tanë
Njerëz të ditur kanë qenë
Me
botën marrë e dhënë
Ndaj
e begatuan vendë.
Vetëm dëshira s'mjafton
Ta bësh jetën të begatë
Mençuri dhe djers’ kërkon
Si nga burrat dhe nga gratë.
Si nga burrat dhe nga gratë.
Ja pse s'më ze gjumi mua
Dhe për të veç ëndëroj
Ja pse kaqe shumë dua
Që një ditë atje të shkoj.
Në Kishë të Gjinos të ndalem
Ku prehen të parët tanë
Pranë gjyshit në gjunj të falem
Se nuk e pashë dot gjallë.
Tek gjyshi, dhe në të tjerë
Të gjithë për t’i kujtuar
Lule të malit kam sjellë
Nga një tuf për t’i nderuar.Varret e gjyshërve në Krinë |
Rrugën gjer në fshat t’a ngjitim
Duke ecur dalngadalë
Perkarshi mirë të soditim
Se dua që të nxjerr mallë.
Si njëherë e në një kohë
Do hap portën pa trokitur
Tek shtepia ku kam lerë
Se është lodhur duke pritur
Dreka përkujtimore në Krinë për mëmë Amalinë
e baba Gaqen, 2004 |
Vazhdon.........
No comments:
Post a Comment