- Buqetë urimi për 75 vjetorin e lindjes -
nga: dr. Selman MËZIU
Firence, Itali
dr. Selman MËZIU |
Ai gjithnjë në kërkime i ka kaluar vitet e rinisë e më pas, në rrjeshtat e librave, në monopatet e pyjeve, në konferenca kombëtare e ndërkombëtare në... Kalivaçi ai vendbanim i stërlasht e krijoi dhe e pragatiti në shkolla e universitete si meteor të gjelbërt. Edhe emri iu vendos me qëllim, VEZIR, njeri me funksione të larta në perandorinë turke, kryeministër, ministër, dinjitar i madh civil në atë etj. Duhet të jetë rast unikal që emri, profesioni, puna e tijë me pyjet, me mësimëdhënjen, me kërkimet shkencore, me artikujt e librat e shkruara, më autoritetin e një profesori kanë justifikuar emrin. Kuptohet në kushte të reja, në mjedisin natyror, shoqëror, politik e organizativ krejtësisht të ndryshëm.
I riu pylltar Vezir Muharremaj në moshë e profesion filloi punën si mbarështrues pyjesh në vitin 1964 i udhëhequr nga ana teorike e praktike nga Inxhinier Vito Koçi. Nuk është as rastësi, asnjë shtysë e sforcuar nga faktor të jashtëm që e gjithë veprimtaria e profesorit ka patur në themelin e veprimtarise së tij parimet themelore të kësaj shkence të pylltarisë.
Parimin e vazhdimësisë, jo vetëm në dashurimin me profesionin por edhe në veprimtarine praktike, në ndërmarrjen pyjore Berat e më pas në atë të Vlorës, ku u njoh nga afër me shkurret mesdhetare, me pyjet me pisha të zeza të Llogoras, me valanidhin e mbulesën pyjore të Ilqes e dobitë e tyre ekonomike e ekologjike. Ai do të nxitesh, nga kolegu pylltar Çobo Mehmeti e do të fillonte të shkruante artikuj të ndryshëm në shtypin e kohës që në vitin 1968, e pena e tijë, kurr nuk do të ndalesh, duke hedhur në letër projekte, tema të ndryshme shkencore, raporte teknike, informacione, libra të shumta mbi pylltarinë, studime të fushave të ndryshme të shkencave pyjore.
Rezultatet e tija në universitet, puna e tijë me plotë vullnet, pasion, këmbëngulje në praktik e pasurimin e njohurive nëpërmjet leximit të literaturës së huaj e të vendit e shtynë Dekanin e Fakultetit të Pyjeve, Prof. Llazar Treskën ta tërhiqte në vitin 1969 si pedagog të disiplinës së pylltarisë: ‘’Mbarështrimit të pyjeve,,. Ku pregatiti leksionet e kësaj lënde e më pas botoi librat e saj, për studentët. Kuptohet me vazhdimësinë po hynte në punën e tijë edhe parimi tjetër, ai prodhimtarisë, dhe pedagogu i ri boton librin e tijë të parë në vitin 1970 ‘’Akacja,, me kshillimin e tijë në faqen 58: ‘’Në pyllëzimin e tokave të pjerrta e lehtësisht të grryeshme nga ujrat, në tokat e degraduara dhe përforcimin e brigjeve të përrenjëve e lumenjve …,, Krahas pjekurisë se tij profesionale, pedagogu i ri, u aftësua nga ana pedagogjike dhe përsosi artin e mësimdhënjes duke i bërë leksionet tërheqëse e të asimilueshme nga studentët.
Por nuk mund të mbetesh pa u zbatuar tek ky pylltar, edhe parimi i tretë i shkencës së mbarështrimit, i vlerësimit të të gjitha rezervava të energjive të tija, të aftësive profesionale, të karakterit të tij stoik, kembëngulës, të maturisë, urtësisë e vendosmërisë për t’iu shkuar punërave, problemeve, kërkesës së llogarisë deri në fund. Kështuqë në vitin 1976 emrohet Drejtor i Drejtorisë së Pyjeve e Kullotave në Ministrinë e Bujqësisë. Kur: ‘’…situata politike në vend ishte e nderë, po ashtu edhe veshtirësitë ekonomike vinin në rritje. Kjo gjendje sigurisht ndikonte edhe në sektorin pyjor…,,
Tanima ai nuk do të kishte përpara studenta, nuk do të përdorte shkumsin e dërrasën e zezë për shpjegime, nuk do të hynte e dilte auditoreve të Fakultetit të Pyjeve me leksionet nën sqetull. Inxhinieri i pyjeve Vezir Muharremaj, do të bisedonte e debatonte për problemet inxhinierike me pylltarët dhe ish studentët e tijë, në auditoret e gjelbërta, të Bishnicës së Pogradecit e Stravajve të Librazhdit, në ahishtet e Surroit të Kukësit e Pratit te Selishtës në Dibër, në arkitekturën e gjelbërt të Bizës së Martaneshit e Rrovjes të Gramshit, me peisazhet e gjelbërta të Cukalit në Shkodër e Kunor Dardhës të Pukës etj., etj.
Drejtorit të Përgjithshëm të Pyjeve e Kullotave të shqipërisë i duhesh të debatonte me ministra, drejtora drejtorish, duke mbrojtur domozdoshmërinë e zbatimit të shkencave pyjore në pylltarinë shqiptare. Ai duhesh të drejtonte me kujdes dikasterin por edhe të kryente studime, mbi balancimin e prerjeve vjetore me rritjen për të realizuar parimin themelor të mbarështrimit të pyjeve, atë të vazhdueshmërisë të prodhimit të landës drusore, për ndërtime, industrinë e drurit, druve të zjarrit si dhe të kryerjes së pyllit të funksioneve të tjera ekologjike. Inxhinier Vezirit i duhesh të njihte brobleme të tjera teknike, teknologjitë e reja, organizimin e realizimin e veprimtarive të tjera në pylltarinë shqiptare, si planifikimin e shfrytëzimit të pyjeve, ricungimet e ripërtritjen natyrore, strukturat e hapsirat ku do të kryheshin pyllëzimet artificiale, vazhdimin e zgjerimin e brezave mbrojtës bregdetar, mbjelljen me pisha të masiveve gëlqerore, sistemimin e pellgjeve malore nga grryerjet nëpërmjet pritave, hartimin e rregulloreve të parqeve kombëtare, gjuetisë, etj. Planifikimi kryerja e kontrolli i inventarizimit të pyjeve, bimëve mjeksore e aromatike, të gjuetisë e sipërfaqeve kullotave natyrore, ndërtimi i lerave të ujit në kullotat alpine, grumbullimi i rrëshirës e bimëve të tjera mjeksore si dhe të gjetheve te dafinës, zhguajve të valanidhit. Deri edhe të çajit të malit, thuprave të shelgut, deri në rritjen e krimbit të mëndafshit e ngritjes së fazanerivë etj., etj. Do të duhesh të përplasesh egërsisht për të mos shkatërruar mijëra hektar pyje për kultivimin e kullotave polifite, për kthimin e ekonomise pyjore në ekonomi komplekse, duke futur blektorinë si veprimtari të ndërmarrjeve pyjore etj. Ndërsa vazhdonte të jepte leksione si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Pyjeve duke rifreskuar herë pas here njohurit në shkencat pyjore. Puna intensive e mbante drejtorin në formë sportive, ndërsa kontrollet e inspektimet kudo ku kryeheshin punime pyjore anë e kand shqipërisë, mbledhje, seminare, takime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e pylltarisë i mbanin të freskët mendimin dhe i rritnin rendimentin e veprimtarive ne fushën organizative dhe inxhinierike.
Puna e tijë sistematike, e vullnetshme e ndërgjegjshme, e nxori përsëri pas trembëdhjet vjetësh, Inxhinier Vezirin në ‘’bregun,, e auditorëve të Fakultetit të Pyjeve, si pedagog i landës së mbarështrimit duke realizuar kështu natyrshëm parimin e katërt të kësaj shkence Mbrojtjen. Pra ai iu shërbeu pyjeve shqiptare, në të gjitha hapsirat veprimtaritë prodhuese, shkencore, i shtoi në sipërfaqe, i mbrojti me të gjitha mjetet, forcat e mënyrat, i shfrytëzoi në dobi të ekonomisë kombëtare, duke mbrojtur e zbatuar parimet bazë të shkencës së mësipërme, por ai e mbrojti përgjat këtyre viteve edhe duke e pasuruar me studime, freskime leksionesh e praktikime në auditoret e gjelbërta të pyjeve shqiptare e prandaj Inxhinier Veziri hyri natyrshem përsëri në auditoret universitare, përballë studentëve me leksionet e shkruara pastër duke i shpejguar ato në podiumete e auditorëve nga viti 1989 – 1995 në Fakultetin e Shkencave Pyjore.
Tanima doktori i shkencave pyjore në fillimet e demokracisë në vitin 1992, ju kërkua që të jepte kontributin e tijë në Programin e Zhvillimit të Pylltarise Private në Shqipëri (APFDP) e financuar nga një Axhensi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin ndërkombëtar. Kjo jo vetëm si njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze, por, edhe si inxhinier me kulture të gjere, i aftë, të të përpunoi politika të reja në zhvllimin e pylltarisë, në krijimin e institucioneveve që të jenë mbështetëse të pylltarisë private e komunale, në qeverisjen e një pylli ekonomik dhe të aftë të kryej me së miri funksionet ekologjike etj. Për më shumë se katër vjet Dr. Veziri me grupin e tij kryen mbarështrimin e pyjeve në 28 komuna me mbi 300 fshatra dhe përcaktuan rrugët organizative ligjore e kadastrale për kalimin e pyjeve në pronësi të fshatrave ose të komunave.
Megjithë situatat politike teje të turbullta dhe agresive, megjithë shkatrrimet barbare mbi pasurinë pyjore me prerje e shfrytëzimin shkretues, djegje të llahtarshme të qindra e mijëra hektar pyjesh, hapje guroresh e fabrika çimentosh, diskreminim të pylltarëve shqiptar duke i zëvendësuar me militant politik, puna e tijë vazhdoi intensive edhe në tre vitet e shekullit të ri si Drejtues Ekipi në Projektin e AWAP, si dhe vazhdonte njëkohesisht si përgjegjës i grupit të Projeketit Shqiptar për Vlerësimin e Pellgjeve Ujëmbledhese në shkallë vendi e në vazhdim si Drejtues Programi në Co-PLAN, në Institutin për Zhvillimin e Habitatit. E gjithe kjo punë këmbëngulse, studimore në terren e në literaturën e huaj e të vendit, janë paraqitur në studimet e tija mbi parqet kombëtare, në strategjitë për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri, në studimin mbi shoqatat përdoruese të pyjeve dhe kullotave komunale, në sudimin mbi vlerësimin e pellgjeve ujëmbledhës të Shqipërisë, në atë mbi kthimin e pyjeve dhe kullotave tek ish pronarët etj., etj.
Edhe pse mosha vazhdonte udhëtimin e saj të pandalshëm, edhe pse ekosistemet pyjore plagoseshin përgjakshëm vazhdimisht, pikërisht në këtë situat, Profesor Vezir Muharremaj do të vazhdonte të vinte në jetë, të realizonte parimin e fundit atë estetik të pyjeve, të shkurreve, drurëve dhe në zgjidhjen e problemeve teknikgjelbërta në auditoret e Universitetit ‘’Polis,, ku kreu edhe detyrën e Kryetarit të Bordit tё Kёshillit tё Profesorёve, ndësa nga viti 2008 - 2012 ka qenë dhe vazhdon dekan i Fakultetit të Planifikimit dhe Menaxhimit Urban në Universitetin POLIS gjithashtu jep leksionet e Shkencës së Tokës, Planifikimit të Peizazhit (Gjelbërimi Urban). Objektivi i tij i realizimit të rolit estetik të bimeve drunore shkurrore e barishtore në krijimin e lulishteve në vila, në mjediset e qyteteve, në parqet gjelbërues duke u realizuar më se miri nëpërmjet pregatitjes se inxhinierëve peisazhist.
Por Profesori nuk shkëputet, nuk e braktis, nuk e harron detyrën ndaj pylltarisë shqiptare, në ndjkejn në kohë e hapsirë të të gjitha problemeve që shqetësojnë atë në pregatitjen e ligjeve, reformën mbi pronësinë, administrimin e qeverisjen e pyjeve shtetëror, komunal e privat, duke i ndjekur ato anembanë shqipërisë. Gjithmonë i palodhur, si nje mësues, pedagog, profesor e koleg ai shpejgon në auditoret e ekosistemeve pyjore me plote kompetence shkencor dukuri silvobiologjike, por edhe shkruan në shtypin e përditshëm, flet në radio televizion, në takime me specialistë e fermer, si një vullkan i gjelbërt thot fjalën, mendimet e tija me peshë, plot argumentime llogjike, përvojën e tijë tanima 55 vjeçare.
Por Profesori nuk shkëputet, nuk e braktis, nuk e harron detyrën ndaj pylltarisë shqiptare, në ndjkejn në kohë e hapsirë të të gjitha problemeve që shqetësojnë atë në pregatitjen e ligjeve, reformën mbi pronësinë, administrimin e qeverisjen e pyjeve shtetëror, komunal e privat, duke i ndjekur ato anembanë shqipërisë. Gjithmonë i palodhur, si nje mësues, pedagog, profesor e koleg ai shpejgon në auditoret e ekosistemeve pyjore me plote kompetence shkencor dukuri silvobiologjike, por edhe shkruan në shtypin e përditshëm, flet në radio televizion, në takime me specialistë e fermer, si një vullkan i gjelbërt thot fjalën, mendimet e tija me peshë, plot argumentime llogjike, përvojën e tijë tanima 55 vjeçare.
Tani kur profesori ynë i nderuar Muharremaj mbush plotë 75 vjet a nuk e meriton t’i propozohet Akademis se Shkencave Shqiptare që ti japin titullin AKEDEMIK?
Është një titull nderi që ai e meriton plotësisht, si autor tekstesh në universitet “Mbarështrimi i Pyjeve”, 1971, 1991, me librin ‘’Historia e bujqësisë dhe agroindustrisë shqiptare,, Tirane 2003; ka shkruar kapitullin mbi historikun e pyltarise shqipptare në Librin me bashkëautor; “Shkenca e Tokës”, 2014; “Kuadri ligjor për pyjet dhe kullotat komunale”, 2009, me bashkautor. Gjithashtu Profesor Veziri është autor i dy dispencave dhe disa studimeve dhe eseve kërkimore të botuara në revistat shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Pjesmarrja e tijë e dendur shprehet në 20 mbledhje ndërkombëtare (kongrese, konferenca dhe seminare) të mbajtura në Ballkan, Europë dhe SHBA. Ku profesori ka referuar mbi pylltarine shqiptare, ndërsa vetëm 10 prej tyre janë botuar.
Është një titull nderi që ai e meriton plotësisht, si autor tekstesh në universitet “Mbarështrimi i Pyjeve”, 1971, 1991, me librin ‘’Historia e bujqësisë dhe agroindustrisë shqiptare,, Tirane 2003; ka shkruar kapitullin mbi historikun e pyltarise shqipptare në Librin me bashkëautor; “Shkenca e Tokës”, 2014; “Kuadri ligjor për pyjet dhe kullotat komunale”, 2009, me bashkautor. Gjithashtu Profesor Veziri është autor i dy dispencave dhe disa studimeve dhe eseve kërkimore të botuara në revistat shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Pjesmarrja e tijë e dendur shprehet në 20 mbledhje ndërkombëtare (kongrese, konferenca dhe seminare) të mbajtura në Ballkan, Europë dhe SHBA. Ku profesori ka referuar mbi pylltarine shqiptare, ndërsa vetëm 10 prej tyre janë botuar.
Ështe ndër të paret profesora që ne analizën e moshës se drurëve e shkurreve që janë shfaqur ne natyrën shqiptare iu drejtohet gjetjeve arkeologjike:‘’ Por është mjaft interesant gjetja e një trungu druri fosil, disa metra i gjatë e i drejtë, në thellësi të nëntokës në minierën e Serës në Selenicë, i cili ngjan të jetë i llojit halor; po aty, është gjetur edhe një boçe pishe fosile, teksa sot nuk gjenden drurë halorë natyrorë në atë zonë. Ndërsa në thellësinë rreth 90 m nën sipërfaqen e tokës, në shtresë argjile, janë gjetur gjethe ilqe, dafine e mare, të ruajtura në gjendje të përsosur, lloje pyjore këto që gjenden edhe sot për rreth.,, Pra krahas studimeve në fushën e evolucionit nëpërmjet qelizave, riprodhimit, karakteritikave morfologjike etj., ai iu shkruan brezave të pylltarëve se ku mund të gjënden mosha e çfaqjes në tokë të kësaj apo asaj bime. Saktësia e të cilave provohet me saktësi matemetike me anë të karbonit katërmbëdhjet,
Nga lartësitë e vitit 2019, duke shpupurisur me elegancë në rrjedhat e veprimtarisë të Profesorit të nderuar, të akademikut të ardhshëm, të apasionuarit, të dashuruarit, të zbatuesit të pesë parimeve të shkencës bazë te pylltarisë me plotë gojën i urojm: gezuar ditëlindjen. Kështu plotë energji mendimi, veprimi, pranë pyllit e pylltarëve të duam gjithmonë në këto momente të turbullta të gjëndjes së ekosistenit pyjor, në ballë të debateve e në krye të tavolinave për të ndihmuar në gjetjen e udhëve të përshtshme për te zhvilluar ekonominë pyjore, mbi themelet e shkencës së silvikulturës.
Dr. Selman Meziu
Firence 03.03.2019
No comments:
Post a Comment