- Në vend të një buqete me lule për sinicarin, Stavri Dimashi, me rastin e 70 vjetorit të lindjes. -
nga : Fuat MEMELLI
gazetar
Boston, MA-SHBA
Fuat MEMELLI |
Më 8 shkurt të këtij viti, mësuesi i përkushtuar, ish drejtori i shkollës së Sinicës në rrethin e Devollit, Stavri Dimashi, mbush 70 vjet. Është ky një “stacion” i shënuar i jetës së tij dhe më nxiti të shkruaj disa rradhë për këtë njeri që e lidhi jetën me arsimin dhe shërbeu kodo që e thirri zëri i nxënësve, të cilt i ka dshur megjithë shpirt. Le të jenë këto rradhë si një buqedë me lule për Stavrin, me të cilin krenohen jo vetëm sinicarët, por të gjitha ata që e kanë njohur, që e kanë shok e mik.
PËRKUSHTIMI PËR PROFESIONIN
Ka shumë cilësi që spikasin te Stavri Dimashi, por mendova të le në vend të parë përkushtimin e tij për profesionin e mësuesit, të cilit i kushtoi mbi 40 vjet të jetës së tij. Kudo ku punoi, duke filluar nga rrethi I Gramshit, në fshatrat Sojnik, Kukur, Kishtë, në qytetin e Gramshit, pastaj në fshatrat e rethit të Korçës si Sinicë, Pirg, Libonik, Polenë e Ravonik ku doli në pension, la gjurmë të pashlyera. Nga 9 shkollat që ka dhënë mësim, vetëm një ka qënë në qytet, ndërsa 8 të tjerat në fshat. Kudo që e caktuan , ai nuk kundërshtoi. Si një ushtar i bindur, punoi aty ku e caktuan. Unë munda të mar një opinion nga kolektivi I mësuesve të shkollës së Ravonikut në rrethin e Korçës, ku edhe doli në pension :”Stavri Dimashi do të mbetet modeli i mësuesve për shkollën tonë. Ai shquhej për profesionalizmin, personalitetin, thjeshtësinë, tolerancën, bashkëpunimin, korrektesën si dhe për arritjet në edukimin e nxënësve”. Bashkëshortja e tij , Andriana, mësuese e përkushtuar edhe ajo, tregon një episod të veçantë. “Kur punonte në shkollën e Sinicës dhe ishte dimër i ashpërr, ai nisej vetë nga Sinica për në Dardhë rreth 4 km, çante dëborën dhe i merte nxënësit për t’i sjellë në shkollë”. Është një fakt që flet sa për qindra fjalë. Krahas edukatës familjare me të cilën u brumos, ai ndoqi shëmbullin e mësuesve të tij të përkushtuar që kanë dhënë mësim në shkollën e Sinicës si Dhimitër Farmaqi, Petraq Samsuri, Jani Skënde, Shadije Batelli, etj… të cilët kanë qënë model i mësuesve në atë zonë e më gjerë.

MODESTIA DHE KORREKTESA
Janë tipare të tjera dalluese të Stavri Dimashit. Ai flet për të tjerët, për njerzit me vlera që ka njohur në rrugën e jetës, flet për bashkëfshatarët por jo për vete. E kanë provuar modestinë e tij shumë vetë. Një ndër ta jam edhe unë. Para një viti desha ta intervistoj për dokumentarin e Sinicës të cilin jam duke e përgatitur, që të fliste për shkollën ku ka dhënë vetë mësim e ka qënë drejtues; të fliste për traditat e saj, mësuesit që kanë lënë gjurmë, por nuk pranonte-Le të flasin mësues të tjerë që kanë punuar këtu, më thoshte. Pas këmbënguljes time, më në fund u “dorëzua”. Edhe për këtë shkrim që po bëhët për të , nuk ka dijeni. Po ta dinte, nuk do të pranonte. I është mbajtur sekret edhe nga familja. Disa të dhëna e ndonjë foto që më duhej, kam bashkëpunuar me vajzën e tij, Anilën. Kur të takohemi do më thotë :”M’a ke bërë me hile”. Ja që duhën nga njëherë edhe hile të tilla, të cilat nuk prishin punë. Kam edhe një detaj tjetër. Herë pas here, unë I çoj lek që mbledh nga sinicarët e Amerikës dhe miqtë e tyre, të cilat përdoren për rikonstruksionin e shkollës e kthimin e saj në muze.(Stavrin e kemi arkëtar vullnetar për këtë punë.)Krahas kontributeve, një herë i çova pak lek për të pirë ndonjë një kafe. Nuk i pranoi.-Ato lekë do shkojnë për shkollën, më tha. Këmbëngula unë por më kot. Në Shqipërinë tonë, kur zyrtatë të ndryshëm të shikojnë nga duart kur të mbarojnë (ose pa mbaruar )një punë, Stavri Dimashi, njeh vetëm lekët e djersës së tij.

DASHURIA PËR VENDLINDJEN
Dashuria për vendlindjen është një magnet i rrallë që i tërheq njerzit, por jo të gjithë kanë të njëjtën ndjeshmëri. Disa pasi ikin nga vendlindja, i kthejnë shpinën asaj. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë me Stavrin. Edhe kur ishte me studime në Institutin Pedagogjik, edhe kur qe me punë në rrethin e Gramshit si dhe në fshatrat e rrethit të Korçës, zemrra e tij rrihte për Sinicën. Tani që ka dalë në pension, veç Sinicës, ai ka një shëtpi edhe në Korçë, por në qytet është më shumë mysafir.Ri ca kohë gjatë dimrit dhe pastaj “vrapon” për në Sinicë, te shtëpia e tij buzë lumit, zhurma e të cilit si një ninull e ve në gjumë dhe e zgjon herët në mëngjes. Gruaja e vajzat përpiqen ta ndalojnë duke i thënë që të shkojë për pak kohë aty, pasi ka bërë katër operacione të vështira, por ai u thotë:”Kur jam në fshat, nuk më dhemb asgjë. Fshati më shton jetën” Në Sinicë nuk kam as tension, mjafton të pi një ujë në Këruaçkë dhe bëhëm qiqër”.( Çezmë në fshat e cila ka ujin më të mirë aty.) Kënaqet jo vetëm me klimën dhe bukuritë e fshatit, me bashkëfshatarët, kënaqet kur ndonjë nga sincarët bën investime, pasi ato “e përtërijnë fshatin” thotë Stavri. Gruas dhe fëmijëve u thotë shpesh :” Sikur të mendonit ju sa një e dhjeta e asaj që mendoj unë për fshatin, do të ikja i lumtur nga kjo botë”. Dashuria e tij për vendlindjen, spikati edhe para 3-4 vjetësh kur filloi puna për rikonstruksionin e shkollës së fshatit dhe kthimin e saj në muze. Gjatë kësaj kohe ai punoi me përkushtim të veçant duke i qëndruar ustallarëve te koka që mos i mungonte asgjë. Tok me sinicarin tjetër, Afrim Memelli, shkoi disa herë në Bilisht e gjetkë për sigurimin e bazës materiale. Gjithashtu ka mbajtur me një korektesë të veçantë të ardhurat dhe shpenzimet e bëra për rikonstruksionin e shkollës. Bashkëshortja e tij, Andriana, më tha vjet kur isha me pushime në Shqipëri:”Kur do hynte në një operacion të vështirë, më tha : “Nuk e di s shkon operacioni . Sido që të bëhet, dokumantat për kontributet dhe shpenzimet e shkollës, t’ja japësh Fuatit. Nuk më la porosi tjetër” thotë Andriana. Çfarë mund të thuash për korektesën e këtij njeriu dhe dashurinë e tij për vendlindjen?! Kishte hall se mos humbin dhe...po qe se ndodhte kështu, mos e mernin nëpër gojë. Kush e di ç’mendonte Stavri, që ka dokumentuar edhe qindarkën e të ardhurave e shpenzimeve…

NË OPTIKËN E TË TJERËVE
Vlerësimet për Stavri Dimashin, nuk janë vetëm nga autori i këtij shkrimi. Vlerësime të shumta kanë ata që kanë punuar e jetuar me të për vite me rradhë, jo vetëm nga sinicarët por edhe nga fshatra e qytete të ndryshëm:

Stavri Pano, bashkëfshatar: -Stavri Dimashi është njeri i drejtë më shumë se ç’duhet. Në ditët e sotme, shumë njerëz janë transformuar, ndërsa Stavri ka mbetur ai që ishte. Punon ditë e natë. Me atë pasion që ka ai për punën, po të ishte në Amerikë, do qe bërë milioner.
Shaqair Avdiu, ish mësues nga rrethi i Gramshit: -Ai ka lënë gjurmë të pashlyera në rrethin tonë, nëpër fshatra apo edhe në qytet. Atë e kujtojnë të gjthë edhe sot me dashuri e respekt të veçantë.
Albert Hysolli, bashkëfshatar, emigrant në Greqi: -Po të mos ishte Stavri, nuk mund të bëhej ajo punë e madhe e që vazhdon të bëhet për rikonstruksionin e shkollës e kthimin e saj në muze. Unë si hartues e zbatues i atij projekti, pa Stavrin, do ta kisha shumë të vështirë.
Niko Korçari, bashkënxënës nga Dardha:- Cilësitë e tij të veçanta, Stavri Dimashi ia ka rrënjosur edhe tre fëmijëve të tij. Dy vajzat dhe djali, u bënë njëri më i mirë se tjetri. Nga kjo vazhdimësi e cilësive të tij, Stavrit i zgjatet jeta dhe i thotë “tutje” problemeve shëndetësore .
***
U bënë pesë vjet që Stavri Dimashi ka dalë në pension. I mungojnë zërat e nxënësve që cicëronin nëpër klasa, i mungon zilja e shkollës, fjala e kolegëve, i mungon… Megjithatë nxënësit e tij nuk e harrojnë. Në çdo 7 Mars, ata shkojnë e urojnë, i çojnë buqeda me lule, kartolina, përqafime. Dhe kështu ai vazhdon të marë dashuri prej tyre, pasi edhe ai u ka dhënë atyre aq shumë dashuri.
Shenim: Ky shkrim eshte botuar sot ne Shqiperi te gazeta DITA.
No comments:
Post a Comment