nga: Zija BASHA
Historian dhe Publicist
Çikago, SHBA
Zija BASHA |
Selgjikja ndodhet pranë kreut të Grykës Sopotit, në krahun e majtë të rrugës Lazarat-Delvinë. Është një vend ku Zoti adhurohej që në Lashtësinë Pellazgo-Ilire. Emri i saj "Selgjike"dhe emrat e toponimeve rreth saj, kanë rrënjë të përbashkët "sel" dhe "llo", kanë një lidhje kuptimore me njera-tjetrën. Shkrimtari e studiuesi Moikom Zeqo thote: "Gjuha shqipe eshte enciklopedia më e vjetër dhe më e re e popullit tonë, një thelb i pavdekshëm i ekzistencës etnike e progresit të tij në shekuj."
Fjala e sotme "shi", "shiu", pasqyron në mënyrën më perfekte fenomenin që ndodh në natyrë, ku nga kondesimi i avujve uji që përfitohet bie në tokë në formën e pikave duke krijuar një fëshfërimë, e ne themi edhe pa e parë: "Bie shi". Kur shiu bie me furi krijohet një fëshferimë më e fortë, duke rënë mbi bar, dru e gurë themi bie "sel" "Ra sel i madh". Kur shiu bie me orë të tëra themi: "Bie llo-llohë". Pra fjalet shi, sel dhe llohë kanë kuptimin e fëshfërimës.
Shërbestarët fetarë dhe ata që jetonin rreth Tempullit të Dodonës pellazgjike quheshin "Selë" mbasi sipas historianit Herodoti dhe poetëve Antikë, ata parashikonin të ardhmen nga fëshfërimat e fletëve të lisit që i tunde era. Herodoti, lindur në Halikarnas të Azisë vogël më 490 ose 480 Para Krishtit, në librin Historia me 9 vëllime trajton kalimin nga parafytyrimi i përgjithshëm për Perëndinë në institucionin e Tempullit.
Ishte historiani i parë i besueshëm e nga mjeshtrit e parë që tregon si mund të shkruhet historia. Ai hulumton, dëgjon, analizon duke çveshur të vërtetën historike nga legjendat, gënjeshtrat e stisura që trubullojnë mendjet njerëzore, pasqyron gjurmët e prekshme që le historia. Në udhetimet e tije në Mesopotami, Egjipt, Greqinë e sotme arriti deri në Dodonën pellazge, siç shprehet vetë. Aty mësoi si u krijua Orakulli i parashikimit të fateve. Në faqen 123 tek vellimi i dytë thotë:
"Në kohën e lashtë, nga që e di se kam qenë në Dodonë, pellazgët bënin flijime të çdo lloji e i luteshin Perendisë, por pa ndonjë dallim ose titull, se ata atëhere nuk kishin dëgjuar një gjë të tillë. Ata e quanin Perendi ndërsa tek grekët quhet Theo. Me vone i sollën perendite në Pellasgji e i kërkuan Orakullit të Dodonës këshilla. Orakulli i këshilloi të përdornin emrat e perëndive me përjashtim të Dionisit". Prej pellazgëve më von perënditë kaluan tek grekët. Në deklaratën time kam autoritetin e priftëreshave të Dodonës që me treguan këtë histori: Dy pëllumba të zes u nisën nga Teba e Egjyptit. Njeri fluturoi drejt Libisë e tjetri erdhi në Dodonë. Zogu në Dodonë u ul në një degë lisi e u foli me gjuhën e zogjve, por njerzit nuk e kuptonin. Kur mësoi gjuhën e njerëzve u tha që aty duhej të ndërtohej Tempulli i Zeusit. Ata që e dëgjuan zogun kuptuan që qe një komandë nga qielli dhe e zbatuan. Këtë histori ma treguan priftëreshat dodonase: Promeneia, e vjetra,Timarete, tjetra dhe Nicandra e vogla, por unë mendoj ndryshe. Pëllumbat e zes ishin dy gra zeshkane nga Tempulli Tebës që u shitën si skllave njera në Libi e tjetra në Dodonë. Kjo e Dodonës, kur mësoi gjuhën pellazge u foli në gjuhën e tyre. Këtë ma vërtetuan edhe verifikimet e priftërinjtë të Tebës në Egjipt. Nga modeli i Dodonës pellazge grekët më vonë ndërtuan Orakullin e famshëm të Delfit".
"Në kohën e lashtë, nga që e di se kam qenë në Dodonë, pellazgët bënin flijime të çdo lloji e i luteshin Perendisë, por pa ndonjë dallim ose titull, se ata atëhere nuk kishin dëgjuar një gjë të tillë. Ata e quanin Perendi ndërsa tek grekët quhet Theo. Me vone i sollën perendite në Pellasgji e i kërkuan Orakullit të Dodonës këshilla. Orakulli i këshilloi të përdornin emrat e perëndive me përjashtim të Dionisit". Prej pellazgëve më von perënditë kaluan tek grekët. Në deklaratën time kam autoritetin e priftëreshave të Dodonës që me treguan këtë histori: Dy pëllumba të zes u nisën nga Teba e Egjyptit. Njeri fluturoi drejt Libisë e tjetri erdhi në Dodonë. Zogu në Dodonë u ul në një degë lisi e u foli me gjuhën e zogjve, por njerzit nuk e kuptonin. Kur mësoi gjuhën e njerëzve u tha që aty duhej të ndërtohej Tempulli i Zeusit. Ata që e dëgjuan zogun kuptuan që qe një komandë nga qielli dhe e zbatuan. Këtë histori ma treguan priftëreshat dodonase: Promeneia, e vjetra,Timarete, tjetra dhe Nicandra e vogla, por unë mendoj ndryshe. Pëllumbat e zes ishin dy gra zeshkane nga Tempulli Tebës që u shitën si skllave njera në Libi e tjetra në Dodonë. Kjo e Dodonës, kur mësoi gjuhën pellazge u foli në gjuhën e tyre. Këtë ma vërtetuan edhe verifikimet e priftërinjtë të Tebës në Egjipt. Nga modeli i Dodonës pellazge grekët më vonë ndërtuan Orakullin e famshëm të Delfit".
Edhe pse kanë kaluar mijëra vjet Selgjikja s,ka ndryshuar. Aty adhurohet si përherë Zoti. Selgjikja është një majë mali në formën e një plisi pellazgjik e Ilir. Banorët e trevës së Lazaratit të sotëm, që deri në vitin 1434 kishte 7 fshatra, si dhe banorët e dy krahinave të mëdha pellgu i Drinos e ai i Finiqit, që i lidhte në menyrë jetike Gryka e Sopotit, qysh nga lashtësia, e kanë adhuruar vazhdimisht si Vend i Shënjtëruar i Zotit. Deri para Luftës së II Botërore ky vend vizitohej vazhdimisht nga pelegrinë të dy krahinave e më gjerë. Shkonin aty, ndiznin qiri në vendin e caktuar, uleshin në hijet e pemeve të kurorës së Selgjikes, i luteshin Zotit e profetëve të tij për mbarësi e lumturi dhe iknin me besimin në zemër.
Në faqen veriore të Selgjikes ndodhet një gropëz plot pemë si shkoza, mëlleza, kumbulla mali, muriza, trendafile të egera që harlisen në një tokë argjilore të pasur plot humus. Ka përmasat 50 m. veri-jug e 100 m. lindje-perëndim. Ajo është "dimërkeqe " siç e përshkruan Homeri Dodonën, por s’mendoj se është Dodona.
Emërtimi i saj i lashtë ka qenë “Sele”, vend i selëve të kohës pellazge mbi 3000 vjeçare. Në kurorën pemëve duket se janë ulur ata për të treguar fatet e njerëzve, duke dëgjuar fëshfërimat e fletëve që i tunde era, që në këtë vend nuk pushon kurrë. Po pse sot ky vend i selëve quhet Selgjike!? Gjuhëtari mendjendritur Shaban Demiraj thotë: "Në shqip emri i Shënjtorit Gjon Pagezori na vjen me disa varjante si: Gjon-Gjin-Gjoke-Gjike-Jani. Në greqishte Joani. Në italishte Giovani. Në anglisht John. Me ardhjen e Krishtërimit si fe e re edhe banorët e ketyre trevave e lanë politeizmin e përqafuan rrugën e shenjtë të Jezu Krishtit, por pa mohuar adhurimin për Selgjiken e Shenjtë duke e nderuar më tepër me vendosjen e emrit të martirit Gjon Pagëzorit.
Maja e Selgjikes është edhe vendi i rrufeve, maja e vetëtimave. Gurët aty janë të coptuar e kanë ngjyrë kafe të çelët. Rrufetë aty bien gjat shirave të pranverës e verës, me shumë e për keqberësit thuhet: "E vraftë Selgjikia". Poetët Kombëtarë Naim Frasheri e Andon Zako Çajupi qe i kanë kaluar afër kur shkonin ne skelën e Sarandës nga Gryka e Sopotit thurën vargjet:
“Vetetin mali Sopotit,
Edhe ti Tomor i Zotit....”(Naimi)
“Ujë nga Sopoti,
Na i faltë Zoti....”(Çajupi)
Na i faltë Zoti....”(Çajupi)
Në këmbët e Selgjikes ndodhet burimi i Picunarit që pa dalë antibiotikët shëronte plotësisht sëmundjen e tuberkulozit duke pirë ujë e duke ngrënë ushqim cilësor si mish e qumësht.
Në Selgjike nuk lejohet prerja e drurëve, therrja e bagëtive e kullotja e dhive si dhe e kafshëve të trasha. Çdo papasterti është e palejueshme në krejt teritorin e saj. Në grykën e Sopotit, pranë pyllit të lajthive ndodhet rënoja e kishes së Shën Gjonit. Pranë janë sheshe që quhen arat e Kishës dhe një burim me ujë të ftohtë. Në lindje të Selgjikes ndodhet mërzimi i Madh ose mërzimi i Diellit, aty ndodhet një pemë me trung të trashë e kurorë të rrumbullaktë, flete të verdha e kur lulëzon e rrit frutat nga rrezet e diellit duket si i florinjte. Kjo shkozë e moçme mund te vizitohet duke ulur në hijen e freskët e të dëndur, por nuk lejohet ta presësh, ta mbash pastër dhe të mos lejosh bagëtitë aty.
Disa metra në lindje ka 7 zambakë shqiptarë shumë të bukur që rriten vetëm në malet e bardha shqiptare e askund në botë. Pranë ndodhet edhe përroi gjithë pemë e bukuri përrallore që quhet Guri i Janit ose Gurjani me kullota të mira për bagëtitë. Mbi të ndodhet një këmbë e bukur mali që quhet edhe nga barinjtë dropullite në gjuhen e tyre Kallapoll. Mbi këto kullota ndodhet Lloizi, një këmbë mali shumë e bukur. Emërtimi i tij i bukur “Lloiz” ka ardhur në gjendjen e sotme nga përdorimi i shpeshtë në mijra vjet, por dallohet qartë -selloi ze e sot e kemi lloiz.
Rreth 200 metra në lindje të Mërzimit të madh ndodhet burimi i Zgurës, që vjen nga fjalët shqipe Zë dhe gurrë, që do të thotë zëri burimit, i gurrës, nga vjen edhe fjala burrë, burron vazhdimsia e fisit. Aty burrimi është në një shpellë të errët që dëgjohet vetëm oshetima e ujit që del nga gurrët.
Një dukuri tjetër interesante në trevën e Lazaratit është ndërtimi i piramidave me gurë të bardhë që të kujtojnë Kullën e Babelit. Quhen qivure e bëhen për kënaqesinë e Zotit, thoshin pleqtë. Janë sot 5 qivuret e Ristës dhe 3 qivuret e Gjoke. Mendohet se është gjë e mbetur dhe e trasheguar që nga lashtësia.
Mistikët bektashianë gjat 300 vjetetëve të fundit dhe me parë vazhdojnë ta vizitojnë Selgjiken. Ata qëndronin gjat pranverës e verës një muaj ku mereshin me faljet e tyre mistike, inspirime për përmirësimin e përsosjen e shpirtit asketik, agjërim e meditime, lexime të literaturës së tyre duke u frymëzuar për t’i bërë më mirë punët e tyre Hyjnore. Barinjtë e popullata duke i parë thonë: "Erdhën të mirët e maleve", shprehje e moçme për shqiptarët.
Ky shkrim është bërë për kënaqësinë e miqëve që dinin, por donin të dinin më shumë për këtë vend të adhurimi të Zotit në mijra vjet.
Zambaku shqiptar( Lilium albanicum Griseb. (1846) |
No comments:
Post a Comment