nga Ing. Haki KOLA
Tiranë
Kush ka sy e veshë, kush gjykon për mjedisin ku lind e jeton, lëviz e sheh nëpër Shqipërinë tonë të vogël, apo thjeshtë informohet sadopak nga media, e ka bindjen që mbulesa e gjelbër e tokës tonë është dobësuar e pakësuar së tepërmi qoftë nga prerja, zjarret, kullotja, gërmimet e gërryerjet. Një shoqëri normale duhet të reagonte. Qeverisjes duhej ti kujtonte që pakësimi i bimësisë në male e kodra, është rrezik për tokën tonë, djepin që na ka lindur e na siguron jetesën. Nëse i bëhet krahasim gjëndjes dhe ecurise së mbulesës pyjore, nuk është e vështirë të konkludohet që në 25 vitet e fundit, dëmet kanë qenë më të mëdha se sa në disa nga shekujt, që kur disponohen materiale e dëshmi të shkruara e trashëguara. Realiteti është i hidhur, po të mendosh që shoqëria jonë pretendon se është në progress e aq me tepër por realizon kritere për tu bërë e pranueshme nga bashkësia europiane. Praktikisht duket sikur nuk dijmë të shohim mendojmë e tregojmë. Të trishton paaftësia jonë pë të reaguar, kur është cënuar djepi i jetës dhe e ardhmja e saj, në një atdhe me male pa bimë e dalëngadalë pa tokë. Jetojmë një kohë që e ka sfiduar tokën, që e thene me gjuhen e rilindasve reale, thirret atdhe, apo mëmëdhe, duke e rrezikuar deri në ekstrem zhdukjen pa rikthim të saj në shumë pjesë të vendit, për shkak të budallallëkut tonë, si dhe mungesën e përgjegjësisë personale të cdo individi të shoqërisë, karshi jetës për të sotmen e të nesërmen e shqiptarëve. Nëse shkatërrimi i pyjeve e bimësisë së maleve do të vinte për faktorë që janë jashtë kontrollit tonë, së paku secili nga ne do të ishte i qetë në ndërgjegjen e tij, por është fakt se shkatërrimi vjen vetëm nga veprimet e gabuara e të verbër të pjesës sunduese dhe nga mosveprimi i pjesës së sunduar të shoqërisë tonë, e ky realitet monstruoz e vendos gjeneratën e inteligjences aktuale të vendit tonë në një situatë të vështirë morale. Asnjëherë nuk është bërë publike, një plagë e shoqerisë dhe e vendit tonë. Kjo është pikërisht konsumi i madh I drurit për ngrohje. Është pjese e jetës, asnjëherë e cekur nga politike bërësit që bë vitet 1970, në një kohë që lidhet ngushtë me kualitetin e jetës dhe do te duhej qe te ishte problem publik. Ne fakt është një tabu, qe se bashku me nevojen per kullotje, pothuaj asnjëherë nuk është bërë problem që të shtrohej për zgjidhje.
Të luftosh
me vehten tënde të jesh militant politik, e të verbohesh prej atij militantizmi
përballë kësaj katastrofe, është realisht marrëzi. Ekspertë e dijetarë të
mjedisit, natyrës, medias, librave që nuk u tregojnë taksa paguesve të tyre se sa është nevoja vjetore për konsum të
drurit për ngrohje, sa pjesë e vendit
digjet, përmbytet, gërmohet e betonizohet, se sa pyll e tokë humbet, nga frika se i mbetet hatri
qeverisë, duket se janë prodhuar e punësuar me bollëk. Imagjino një vend krejt të
vogël si yni, ku inteligjenca arriti të japë një kontribut realisht rilindës, para
nje shekulli, duke u organizuar në Ballkan, Europe e Amerikë, duke e vënë
interesin e kombit, mbi shpërblimet që ju ofronte perandoria. Inteligjenca e pas luftës dytë botërore e deri
më sot, shpesh ka rënë në kurthin e politkës së ditës duke u shëndrruar edhe në
një instrument partizan, duke i shërbyer manipulimeve duke lënë mënjanë sfidat
e dijes e zhvillimit. E gjithë bota që
na rethon po bën përpjekje të jashtëzakonëshme për të gjetur burime sa me
efektive të energjisë së ripërtëritëshme, por edhe për të përshtatur projektet
e banesave që të mbahen në regjim sa më optimal për jetesë. Të gjitha këto
ndryshime galopante kalojnë në heshtje në gjithë çerek shekullin e fundit dhe
institucionet tona të dijes nuk kanë aritur ti imponojnë politikëbërësve
reflektime e adoptime që banesat e reja, të marrin element nga banesat bashkëkohore
që kontribuojnë në kursim të energjisë për secilën stinë të vitit. Është vështirë
të hasësh përmirësime të ndjeshme në gjithë atë armatë të pafund ndërtimesh që
u realizuan tek ne cerekshekullin e fundit.
Tabuja për
drurin për ngrohje ka lënë mënjanë edhe zgjidhjet e mundëshme. Ajo që nuk është
e lehtë të pranohet në stadin ku është shoqëria jonë, është stanacioni dhe mos
ndryshimi, ne mënyrën e ngrohjes, apo në mënyrën e ndërtimit të banesave, kur
vendi është hapur dhe shkëmbimet me vendet e përparuara janë tashmë shumëfishuar.
Si shteti, ashtu edhe institucionet e dijes, nuk ja kanë arritur që të
paraqesin para shoqërissë Shqiptare, projekte me banesa që përshtaten me
poliikat per ndrshimet klimatike, që e ruajnë dhe e kursejnë energjinë, si dhe
të propozoheshin politika që e ndajnë koston e shtuar midis familjarëve e
shtetit, çka do konsiderohej direkt kontribut i njëjtë më mbjellje të fidanave
dhe shtimin e bimësisë pyjore e veshjes
së vendit. Une mendoj, dhe jam i bindur
që nëse do realizohej nje studim i detajuar që do ballafaqonte politikën e
vendosur për moratorium të shfrytëzimit të pyllit, me një alternative të
politikave për mbështetjen e investimeve për të grumbulluar energji diellore
nga çdo familje, kjo e dyta do të rezultonte me avantazhe për uljen e presionit
mbi pyjet.
Si shteti,
ashtu edhe institucionet e dijes, nuk ja kanë arritur që të paraqesin para shoqërisë
Shqiptare, projekte me banesa, që e ruajnë dhe e kursejnë energjinë, si dhe të
propozoheshin politika qe e ndajnë koston e shtuar midis familjarëve e shtetit,
cka do konsiderohej kontribut direkt në
shtimin e bimësisë pyjore e veshjes së vendit. Si e kemi të organizuar jetën
rurale, sa ngjan një shtëpi banimi tipike që ndërtohet sot, me një shtëpi
banimi austriake, në kuptimin e termozolimit apo të shfrytëzimit të energjisë diellore për
ngrohje? Sa efikasitet kanë stufat që përdoren aktualisht për atë që e përdorin
drurin si bazë për prodhim të energjisë për ngrohje? Sa pjesë e shtëpisë ku
jetojnë bashkëatdhetarët tonë arrin të ngrohet në një ditë të ftohët të Janarit?
Pas kësaj do ishte shume e arsyeshme të analizohej moratoriumi për ndalimin e
prerjes së pyjeve në Shqipëri. Ky moratorium ndalon pikërisht prerjen e lëndës
drusore që ka destinacion prodhimin e mobiljeve, dhe nga ana tjetër me të drejtë
lejon prodhim të drurit për ngrohje. Është fakt që memorandumi e lejon drurin për
ngrohje, por sa ka mundësi të prodhojë për këtë qëllim pylli që i ka mbetur
Shqipërisë? Llogaritjet konkludojnë se nevojat vjetore për ngrohje janë rreth 5
herë më të mëdha se mundësia që ka pylli për rritje në një vit?
Sido që të përpiqen
politikëbërësit të gënjejnë vehten, një gjë është e sigurtë, derisa të jetë
zhdukur edhe druri i fundit në Shqipëri, familjet do të bëjnë përpjekje
ekstreme për të siguruar ngrohjen, dhe druri i fundit do pritet e do digjet, nëse
nuk ka zgjidhje për ngrohjen e familjes. Nëse do tentonim seriozisht që të
kalonim nga demagogjia në veprime reale, për të filluar kthesën, hapi i parë do
të ishte një strategji kombëtare për
ndalimin e degradimit dhe ripërtëritjen e bimësisë në malet tona, urgjenca
kryesore kombëtare do të ishte, vlerësimi i nevojave reale për ngrohje, rishikimi
i politikave dhe kuadrit ligjor për ndërtimin e banesave, fillimi i përshtatjes së banesave, edukimi i popullsisë
për tharjen e drurit dhe përshtatja si
dhe sigurimi dhe instalimi i pajisjeve për të siguruar ngrohjen e shtëpive të
banimit me energji diellore për shtëpitë në një afat sa më të shkurtër kohor.
Shembulli i parë do të ishte ndërrimi I
destinacionit të fondeve të parashikuara për të mbjellë drurë me aksion, në
modele shtepish të termoizoluara, apo pajisje për ngrohjen e shtëpive rurale nga
energjia diellore që grumbullohet gjatë kohës me diell dhe rezervohet e përdoret
gjatë periudhës së dimrit. Kjo do ishte shumë pika e kthesës dhe e politkave të
reja për të ndaluar shkretimin e
mëtejshëm të vendit, krahasuar me aksionet bombastike për të mbjellë 20 milion
drurë në kuadrin e muajit të pyjeve, ku rezultati është gjithmonë i ditur
paraprakisht, e u demostrua në pëprjekjet për të pyllëzuar Lurën siç ka qenë përherë
zero, e investimi është bërë për të krijuar sensibilizim të gënjeshtërt që
qeveria po kujdeset për pyllin.
No comments:
Post a Comment