Allium sativum L. Alliaceae
Hudhra
Llojet e perimeve që bëjnë pjesë në familjen Qepore (Amaryllidaceae) janë:
qepa, preshi, hudhra. Këto janë nga perimet më të herëshme, që njeriu i ka
përdorur për ushqim dhe mjekim.
Hudhra është bima më e studiuar (700 studime shkencore), sepse paraqet
vlera të pazëvendësueshme mjekësore. Për 4000 vjetët e fundit të historisë
njerëzore, është përcaktuar si një mrekulli, dhuratë e çmuar e natyrës. Kjo
bimë pa mëtime të tepërta për klimën-tokën-agrotenikën, ka gjetur
përdorim në një shumëllojshmëri funksionesh për shoqerinë
njerëzore. Ky super ushqim, i ardhur nga lashtësitë, gëzon popullaritet e vëmendje
të veçantë në rritje edhe nga mjekësia moderne. Kongresi i Parë Botëror i
Hudhrës, që u mbajt në Uashington DC, gusht 1990, e përcaktoi si bimën më
dobiprurëse për njeriun. Përmban më se 200 përbërje kimike, shumica me veti
shëruese ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve të ndryshme. Hudhra është vrasëse për
23 lloje bakteresh duke përfshirë salmonelën e stafilokokun. Vrasëse e më se
200 kërpudhave, kohët e fundit është zbuluar se ka veti edhe kundër viruseve.
Nga lashtësia tek mjekësia bashkohore
Si vend prejardhje e bimës hudhrës janë përcaktuar Azia Qëndrore dhe Mesdheu. Mendohet, se është përdorur në këto vende, qysh nga koha e neolitit si aromatizues, ushqim dhe erëz. Hudhra është e njohur edhe nga qytetërimet e lashta të luginës Indus, në vendin ku shtrhet Pakistani dhe India Perëndimore. Zbulimet në Egjiptin e lashtë, dëshmojnë se hudhra ka pasur përdorim të gjerë. Në varre janë zbuluar skulptura dhe piktura të hudhrës. Kohët e fundit është zbuluar një papyrus, që daton 3500 vjet përpara, ku paraqiten këshillime për hudhrën si shëruese për 22 sëmundje; si ato të zemrës, anemia, tumoret, etj. Skllevërve që ndërtonin piramidat, u jepnin hudhra në ushqimin ditor, për të ritur rezistencën dhe fuqinë e tyre.
Si vend prejardhje e bimës hudhrës janë përcaktuar Azia Qëndrore dhe Mesdheu. Mendohet, se është përdorur në këto vende, qysh nga koha e neolitit si aromatizues, ushqim dhe erëz. Hudhra është e njohur edhe nga qytetërimet e lashta të luginës Indus, në vendin ku shtrhet Pakistani dhe India Perëndimore. Zbulimet në Egjiptin e lashtë, dëshmojnë se hudhra ka pasur përdorim të gjerë. Në varre janë zbuluar skulptura dhe piktura të hudhrës. Kohët e fundit është zbuluar një papyrus, që daton 3500 vjet përpara, ku paraqiten këshillime për hudhrën si shëruese për 22 sëmundje; si ato të zemrës, anemia, tumoret, etj. Skllevërve që ndërtonin piramidat, u jepnin hudhra në ushqimin ditor, për të ritur rezistencën dhe fuqinë e tyre.
Ne Greqinë dhe
Romën e lashtë, hudhra përdorej si frikësues(repelent) për akrepat, për mjekimin
e plagëve të kafshimit nga qeni, për kurimin e fishkëzës së urinës, për sëmundjen
e leprozës, etj. Gjithashtu përdorej për
ushtrinë dhe gladiatorët, për fuqi e guxim në dyluftime.
Ne Mesjetë dhe deri në ditët e sotme, nga shkenca është dashur të vërtetohen
dobitë e hudhrës, në ato drejtime që këshilloheshin në lashtësi. Për shumë
vite,anglezët dhe amerikanët e kanë shmangur hudhrën nga përdorimi, për shkak
të erës së keqe. Në Angli, në shek. XVII, zonjave dhe gjykatësve nuk u lejohej
të hanin hudhër. Por tani, gjërat për britanikët dhe amerikanët kanë ndryshuar.
Në vitin 2002, SHBA prodhoi 256.280 ton
hudhra, një shifër rekord e viteve të fundit. Në kontinentin amerikan, hudhra
është sjellë nga kolonët spanjollë e portogezë. Përditë e më shumë po fiton terren
në guzhinën amerikane dhe është objekt studimi i mjekësisë.
Në vitin 1858, Louis Pasteur (1822-1895), vërtetoi se hudhra vret
bakteret; një milimetër lëng hudhre, ka
frytshmësi sa 60 miligram penicilinë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur
penicilina ishte me sasira jo të mjaftueshme, ushtritë britanike dhe ruse përdornin lëng hudhre të holluar si
antiseptik për dezinfektimin e plagëve për të parandaluar gangrenat.
Albert Schweizer (1875-1965), në fillim të shekullit të 20,
hudhrën e ka përdorur në Afrikë për të shëruar njerëzit nga tifo dhe kolera.
Në Shqipëri, hudhra është bimë bujqësore tradicionale, shumë e lashtë.
Nuk ka studime të mirfillta që të dëshmojne se qysh kur e kanë selitur këtë
bimë shqiptarët. Por popullariteti kaq i madh dhe përdorimi i gjerë në
guzhinën, mjekësinë popullore shqiptare, si dhe mitologjia rreth kësaj bime,
përbëjnë dëshmi të lashtësisë së selitjes
në troje shqiptare. Madje fjala hudhër duhet të jetë me rrënjë tek
ilirishtia. Në trojet shqiptare ka disa mbiemra ‘hudhra’. Nuk ka familje që
mbjell perime për përdorim vetiak që të mos ketë selitur edhe këtë bimë. Në
troje shqiptare ka shumë ekotipe, por më të përmendurat janë hudhra e: ‘Korçës’,
‘Pukës’, ‘Dhrovjanit’, ‘Milotit’, etj. T’i
ruajmë e të kujdesemi për këto vlera, të përzgjedhura në shekuj nga mjeshtrat tanë.
Në mjekësinë popullore shqiptare,
tradicionalisht hudhra është përdorur me sukses për mjekimin e plagëve, uljen e
tensionit gjakut, infeksjoneve të lekurës(çibanëve), të syrit (kathit), parazitëve
në aparatin tretës, anemisë, gripit, dhimbjeve të veshit, stomakut, etj. Në
Shqipëri, ka traditë të mirë në përdorimin e hudhrës në guzhinë dhe është pjesë
në recetat e shumë gatimeve; po ashtu
perdoret në turshi, në mjeksine
popullore etj..
Në mitologjitë dhe bestytnitë e popujve.
Hudhra dhe kripa, si në Ballkan ashtu edhe në vendet e tjera në Evropë
janë përdorur për të mbajtur larg krijesat e këqia dhe në tërësi të keqen. Sipas mitologjisë,
pasi djalli u zhduk nga Kopshti i Edenit, në gjurmët e tij të majta mbiu hudhra dhe në gjurmët e djathta mbiu qepa. Këtu
besoj se zë fill shprehja që përdorim shpesh ne shqiptarët: “nga hudhra, nga
qepa” kur duam të themi majtas ose djathtas.
Bestytënitë, përvoja bashkohore
nuk i ka konfirmuar, por ato janë zbatuar
që në lashtësi dhe vazhdojnë në ditët tona. Hudhra në Ballkan dhe vendet e tjera në
Evropë, përdoret për të luftuar ‘syrin e keq’. Dy tre thelpinj u vendosen fëmijëve të mbarë, nuseve, madje edhe
dhëndurëve, krushqve e njerëzve të suksesshëm e të ekspozuar në publik. Shpesh,
shtëpive nëpër dyer u vendoset një varg me hudhra, për të larguar të keqen,
xhindet. Një varg me hudhra u vendosen edhe hardhive, pemëve me prodhim të
mbarë, arave me bimë të selitura, për te larguar ‘syrin e keq’ apo te keqen.
Kur shohim ndonjë gjë të mirë e të bukur, shpesh thuhet “hudhra, hudhra” që do
të thotë: vendos hudhra që ta mbrosh nga ndonjë e keqe.
Parizianët thonë se do të kenë shëndet të mirë gjatë vitit, në qoftë se do
të hanë hudhër me gjalpë, gjatë muajit maj. Kjo më kujton një traditë të vjetër
në trevën e Gjirokastrës, që ndoshta përdoret edhe në treva të tjera shqiptare.
Për 1 maj, ndaj të gdhirë, duhet të haje esëll pak hudhër të njomë, që fëmijëve
u a vendosnin prindërit ndën nënkrese, duke ju thënë se kjo bëhej për të qenë
të fuqishëm e me shëndet të mirë gjatë gjithë vitit. Çastet më të bukura dhe më
të brishta në jetë, siç janë femijëria, martesa, gëzime të tjara apo fatkeqësi,
njeriu ka besim dhe kërkon mbrojtjen e hudhrës; kjo e mbështjell këtë bimë me
misticizëm.
Prodhimi botëror i hudhrës po rritet.
Hudhra është e përhapur në gjithë
botën. Si bime pa shumë mëtime, përshtatet lehtësisht ndaj kushteve
klimatike dhe llojit të tokave. Hudhëra nuk shquhet për prodhim të madh. Vërtet
është shumë perdorëshme, por në sasira të vogla. Më tepër gjen përdorim si përmirësuese në
recetat e gatimit, në industrinë e konservimit të ushqimeve dhe në mjeksi.
Nevojat e tregut plotësohen lehtësisht.
Vërehet se sipërfaqja e mbjellë dhe prodhimi, kanë pasur rritje vitet e
fundit. Vetëm 60 vende njiheshin si prodhues tradicionalë të hudhrës, por tani
selitet në rreth 100 shtete, dhe prirja është në rritje. Në vitin 1998 mbilleshin
958.876 ha., prodhohej 9.139.488 ton.;
në vitin 2008 u mbollën 1.216.663 ha. dhe u prodhuan 16.410.374 ton hudhra. Në 10 vjetet e fundit, prodhimi
botëror i hudhrës gati është dyfishuar.
Në Shqipëri, sipas statistikave të FAO-s, për vitin 2008 u prodhuan 6.660
ton, me rendiment mesatar 79.3 kv/ha. Hudhra
përdoret e njomë ose e thatë. Në tabelën e mëposhtëme janë të dhëna për hudhrën
e thatë.
Dhjetë prodhuesit
më të medhenj në botë të hudhrës
( “FAO statistics”, 2008)
Rank
|
Area
|
Production (Int $1000)
|
Flag
|
Production (MT)
|
Flag
|
|||
1
|
China
|
9705664
|
*
|
12575036
|
F
|
|||
2
|
India
|
497823
|
*
|
645000
|
F
|
|||
3
|
Republic
of Korea
|
289789
|
*
|
375463
|
||||
4
|
Egypt
|
199598
|
*
|
258608
|
||||
5
|
Russian
Federation
|
174948
|
*
|
226670
|
||||
6
|
United
States of America
|
149910
|
*
|
194230
|
||||
7
|
Myanmar
|
113457
|
*
|
147000
|
F
|
|||
8
|
Bangladesh
|
111772
|
*
|
144817
|
||||
9
|
Spain
|
109984
|
*
|
142500
|
||||
10
|
Argentina
|
108054
|
*
|
140000
|
||||
World
Total
|
Rend kv/ha134,8
|
16.410.374
|
||||||
Dobi të pazëvendësueshme për njerëzimin.
Dobitë e hudhrës janë të shumta, shpesh edhe kontradiktore. Do të
përqëndrohem në më thelbësoret dhe ku janë drejtuar zbulimet e kohëve të fundit
të shkencës. Del ne pah se mjeksia, studimet rreth hudhrës i ka përqëndruar në
sëmundjet që vështirësisht shërohen me ilaçe, Studimet po kryhen edhe për
përdorimin e hudhrës ndaj prekjes nga HIV.
·
Përdorimi i hudhrës ul sëmundjet kardiovaskulare. Ndihmon
ne uljen e shkallës së kolesterolit, të shtypjes së lartë të gjakut. Mundëson
parandalimin e atakut.
· Kundër të ftohtit, gripit. Hudhra përmirëson
funksionin imunitar, kështu që rritet
qëndrueshmëria ndaj këtyre sëmundjeve. Ngrënia e 2-3 thelpinjëve hudhre në ditë,
parandalon këto sëmundje.
· Kundër kancerit. Hudhra ka aftësinë për të pakësuar formimin e qelizave kancerore. Bllokon përbërësit që shkaktojnë formimin e kancerit dhe ngadalëson rritjen e qelizave të tumorit. Hudhra është veçanërisht e dobishme në bllokimin e kancerit te gjirit, stomakut, prostatës, fshikëzës së urinës.
· Përdoret në kuzhinë për të rregulluar dhe përmirësuar
shijen e shumë gatimeve. Ne industrinë e konservave, për të përmirësuar shijen
dhe të luftojë infeksionet e baktereve dhe kërpudhave.
· Përdoret si frikësuese
ndaj mushkonjave dhe disa dëmtusve të tjerë të bimëve.. .
Ka edhe një fjalë të urtë domethënëse:
“Nje
kokërr molle në ditë, doktor nuk më panë sytë.
Disa thelbinj hudhër, sëmundje kurrë.
Shumë dietistë porositin që të bëhet kujdes ne lidhje me
marrjen e një sasie të madhe hudhre në ditë, sepse mund të ngacmojë rëndë
sistemin tretës dhe mund të shkaktojë alergji trupore. Një dozë ditore
prej 1 deri në 3 thelpinj hudhër të freskët është e nevojshme për shëndet të
mirë. Por në çdo rast, më e mira është këshillimi me mjekun.
Kohet e fundit
hudhra nga raftet e guzhinës, po shkon drejt
rafteve të farmacive. Duke u nisur nga vlerat e shumta dobiprurese qe ka kjo
bime, industria ushqimore dhe farmaceutike, kane hedhur ne treg shumllojshmeri
produktesh ne forme pudre, lëngu vajor, pomade, pilulash, tableta etj.. Jo të
gjitha janë të çertifikuara e të studjuara. Gary L Huber MD, Drejtor në
Institutin e Ushqimit Teksas, porosit: Mos harroni se pjesa më e madhe e
efekteve pozitive të hudhrës është e mbështetur në përdorimin e freskët,
natyral..
Pa pretendime agroteknike, në ruajtje e transport.
Vlera dhe vështrime bujqësore agroteknike. Nga guzhina dhe
laboratorët shkencorë le të zbresim në fushë, atje ku prodhohet kjo mrekulli.
Hudhra krahasimisht me perimet e tjera selitet lehtë. Nuk kërkon prodhim të farës, apo farishte si qepa,
preshi e perimet e tjera. Mjaftojnë 3-4 kg thelpinj për 100 m2. Sigurisht
që zgjidhen bimë, të pa prekura e rezistente ndaj nematodave e viruseve,
thelpinj me peshë 1,5 gr. Shkon mirë në tokat e kulluara, me përberje
ranore-argjilore dhe të mesme nga lëndet
ushqyese, por të pasura në potas, ph 6,2-7. Shpesh kultivuesit përdorin hirin
si plehërim bazë e plotesues. Hudhra
është sa bimë e prodhimit të madh për treg, aq edhe për prodhim të vogël
familjar, selitur në kopsht ose vetëm në një vllajë disa metërshe. Ne këtë rast
mund të konsumohet e njomë dhe e thatë. Mbillet me vllaja, distancat brenda
vllajës, 15-20 cm midis rreshtave dhe rreth 8-10 cm bima nga bima, tëharet-prashitet
2-3 herë, 1-2 ujitje në qoftë se lypsen.
Afatet e mbjelljes varen
nga kushtet e klimës. Në zonën e ngrohtë zakonisht bëhet në vjeshtë, gjat tetorit,
afati më i mire. Kjo ndodh sepse bima
për të formuar bulbe të mirë, duhet të kalojë për dy muaj në temperaturat 4-5o
C. Në zonën e ftohtë hudhra mbillet gjat pranverës, muai mars. Këto mbjellje nuk
rezultojnë me bulb të mirë dhe shpesh bulbet janë një thelbore. Disa e
trajtojnë farën e hudhres në frigorifer për të shmangur këtë dukuri. Mbjjellja
e hudhrës gjat vjeshtës në zonën e ftohtë mund të shoqërohet me mulçerim. Po,
gjithsesi mbjelljet pranverore janë të mira për të prodhuar hudhra të njoma. Nuk
duhet të mbillet në toka që kanë qenë mbjellë me bimë të familjes qepore, sepse
preket nga sëmundjet dhe dëmtuesit.
Sëmundje dhe
dëmtuesit e zakonshëm te hudhrës janë: Ndryshku(Puccinia alli), Vrugu(Perenospora
destructor), dëmtonjësit që jetojnë në tokë, nematodat, etj. Ndaj tyre
duhet të meren masa parandaluese, si farë e pastër, toka të pa infektuara, etj.
Hudhra preket dhe
nga disa semundje, gjat ruajtjes në kushte jo të mira si: kalbëzimi bardhë(Sclerotium
cepivorum), Botritisi (Botrytis
porri), fusariozat(Fusarium culmorum) etj.
Hudhra përmban lëndë të thatë më shumë se të gjitha perimet, deri ne 40
përqind. Kështu ajo krijon lehtësira edhe gjat ruajtjes e transportit.
Ndërhyrjet
gjenetike në bimën e hudhrës bëhen të vështira, sepse ajo është shumuar gjat
gjithë historisë selitjes të saj në rrugë aseksuale, vegjetative, me thelpinj.
Nga ky shumim lindën klonet, ekotipet që ruajnë e konservojnë fort vetitë dhe u
heq mundësinë gjenetistave për të ndërhyrë e krijuar lloje te reja me veti të
dëshiruara. Në këtë drejtim hudhra është më pak e studjuar. Gjenetika dhe
hibridizimi hudhres kane qene te pa njohura deri ne vitet 1980, kur në Japoni ( Etoh et al ., 1988 ), Gjermani ( Konvicka, 1984 ) dhe në SHBA ( Pooler dhe Simon,
1993
),
realizuan farën e vërtetë të hudhrës. Kur fara e vërtetë e hudhrës të prodhohet
gjerësisht, do të kuptohen e do të shfrytëzohen më mirë të gjitha resuset
gjenetike të kësaj bime. Sot shkenca gjithashtu, nëpërmjet analizave të
modeleve të ADN-së, ashtu si tek njerëzit dhe kafshët, mund të përcaktojë e të
kontrollojë karakteristikat prindërore një kloni të hudhrës, nga ku mund të
bëhet dhe nderhyrja gjenetike për të sjellë në selitie lloje të dëshiruara nga
njeriu.
Në
përfundim do të përmend një thënie të filozofit gjerman Gëte(Johann Wolfgang von Goethe, 1749-1832): Natyra çdo gjë e ka të
përsosur. Gabimet janë në anën tonë.
Uroj që
njerëzimi mos të gabojë me bimën e hudhrës, këtë dhuratë të çmuar të nënës
natyrë.
Përgatiti
K. Mosko
Boston MA SHBA
Shkurt, 2011
No comments:
Post a Comment