Tuesday 27 December 2022

SYTË E SINTAKSËS MBUSHEN ME LOT

Nderim për mikun tim, gjuhëtarin, pedagogun, Prof. dr. Thoma Dhima (4.04.1952-20. 01. 2016)

 

Nga Albert HABAZAJ

VLORË

 


U tkurra trishtuar si një fije bari,

Kur mora vesh një nekrolajm,

Si ai bari në të ftohtët e janarit,

Janarit, që na mori gjuhëtarin me pjalm.

 

Me pjalmin e sintaksës ngarkuar,

Si bletët që mbartin pjalmin ndër lule,

Thoma Dhima si burim yjor zbukuruar

Në amshim shkon. Na hidhëron tek ulet…

 

Nuk e kisha kushëri, s’e kisha vëlla,

Për dritën e guximit e nderoja fort.

Më loton vargu, profesor Thoma,

Sytë e sintaksës mbushen me lot.

 

Vlorë, e premte 22 janar 2016

Nga "ZEMRA SHQIPTARE"

No comments:

Post a Comment