Monday 5 December 2022

KALAJA E LIBOHOVËS



Përgatiti: Ing. Bexhet ÇOBANI

Gjirokastër


Kalaja e Libohovës ndodhet mbi një kodër shkëmbore, mbi qendrën e qytetit të Libohovës. Njihet ndryshe si kalaja e Shanishasë, motrës së Ali Pashë Tepelenës. Eshtë bërë dhuratë për dasmën e motrës së tij, Shanishasë e cila u martua me Ali Pash Libohovën. 

 

Kështjella e Libohovës, shërbente si rezidencë e familjes Libohova; drejtkëndëshe në plan ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale në tri nga këndet dhe nga një bastion në formë të çrregullt gjeometrike në këndin tjetër, si edhe tre hyrje, nga të cilat, dy prej tyre pozicionohen në anën veriore dhe tjetra në lindje.



Format e mprehta dhe kërcënuese të bastionit në pjesën më të dukshme të kështjellës, punimi i përsosur me gurë të latuar, kornizat dhe format trungkonike të theksuara të kullave, fshehin në të vërtetë dobësinë e mureve të holla të saj. Ideja e madhështisë dhe e pushtetit kanë mbizotëruar në ndërtimin e kësaj kështjelle. Kalaja e Libohovës është një monument i trashëgimisë kulturore në Libohovë.


Kalaja ka nje pozicion dominues që kontrollon rrethinat e qytetit, si dhe gjithe luginen e Dropullit, malet dhe fushat që shtrihen në Jug dhe Perëndim, përcakton rolin strategjik të kësaj kalaje që janë si kontrolli i linjave të komunikimit ashtu edhe sigurimi i lëvizshmërisë se banoreve ne rugën që vinte nga Janina për në Gjirokaster. 

 

Kalaja e Libohovës ka një plan pothuajse drejtkëndor, me një kullë në secilin kënd të saj si edhe tre hyrje, nga të cilat, dy prej tyre pozicionohen në anën veriore dhe tjetra në lindje. Kalaja ka formë planimetrike drejtkëndore me permasa 70 m i gjatë dhe 50 m i gjerë . Kalaja ka katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, qe është një fortesë me përmasa të konsiderueshme. 

 

Zona ku shtrihet qyteti ndahet nga disa përrenj në zona të veçanta shkëmbore në të cilat burojnë ujërat të ftohta të burimeve të Zhepës, Lozes etj.  Brenda fortesës janë të mbrojtura edhe sot rrënojat dhe një pjesë e muraturës së kështjellës si edhe një pjesë e një strukture tjetër të banimit, të tilla si struktura të ndërthurura mbrojtëse me një organizim të sofistikuar jetese.



Kalaja e Libohovës u ndërtua në vitet 1796 – 1798, sipas nje gojëdhene thuhet që guri éshtë transportuar nga mali i Gjerë dhe njerëzit jané vendosur në radhë, duke ja dhënë njeri tjetrit. Vargu i njerëzve ishte nga mademet e Dropullit e deri në Libohovë. Kalaja është ndërtuar mbi rënojat e një fortifikimi të vjetër, ku nuk e dimë saktësisht periudhën e saj. Egzistenca e vareve pagane tregon qartë ku Libohova ka qenë zonë e banuar ne shekullin e IV para erës se re. Kalaja konservon tiparet e ndërtimit të kësaj periudhe. Ekzistojnë ende foto (pikture ) të pallatit ku jetonte Shanisaja, edhe sot ka mure egzstues té pallatit. Nga gojëdhënat e të moshuarve né Libohovë më kanë thënë se qiresteja (lenda e drurit është marë ne vitin 1957 për ndërtimin e spitalit kurativ të Glinës). Shpresoj se ndonjë prej banorëve të vjetër té Libohovës të ketë ndonjë foto të sarajeve të viteve 1950.

 

Sipas kujtimeve te Ajet Bej Libohoves ne Librin Breznitë Libohova ai përshkruan:


" Selman beu u vendos në një shtëpi që kishin te bostani i Libohovës, shtëpia ishte mesatare por provizore. Më vonë u ndërtua në Libohovë, në lagjen ku në atë kohë jetonin të krishterët, një kështjellë me plot kuptimin e fjalës. Më parë u ndërtuan muret e rrethimit të oborrt me gurë të prerë, me katér kullat në katër qoshet, me tabje dhe frengji. Duke qenë se në Libohovë nuk kishte gurë të përshtatshëm për këtë punë, u prunë nga ana e malit përballë Libohovës, përtej fushés (mga mali i Gjerë). Transporti ishte i vështirë. Atëhere u krijua një varg i gjatë me njerëz nga fshaterat përreth dhe këta, duke qenë resht njeri pranë tjetrit, dorë më dorë transportonin gurët e kalasë. 

 

Në anën që shikonte nga veriu u ndërtua saraji që mbulonte për së gjati gjith oborin dhe kishte një kullë në mes me katër dhoma kryesore(bash-oda). Ndërtesa kishte 60 dhoma. Kudo kishte ujë të rrjedhshëm, burgje e saranxha vërtet madhështore. Kullat ishin të mbrojtura me topa, me frëngji dhe me ulluk për t’u derdhur vaj te nxehtë. Sallat e mesme (divanet) ishin në çdo kat 50 metra të gjata. Tavanet ishin të punuar me daltë, të lyera me varak ari e me sedef, të gjitha me dru arre. Ishte me të vërtet një model për arkitekturën Shqiptare të shekullit te XVIII. 

 

Jashtë keshtjellës qe përmbante pjesën e banesës (haremi ) përmbi një tjetër obor të rrethuar, gjendej selamllëku, që ishte një kopje e haremit, por pak më e vogël. Rreth këtij obori të dytë ishin dhomat për rojet, stallat, magazinat dhe ndërtesa të tjera pér shërbimet e sarajit. I kam haritur veté, në kohën e gjyshit Maliq Pashai ku banonim në këtë pallat afro 2000 njerez, pjesetarë të familjes dhe sherbetoré. Pér mirëmbajtjen e këij saraji, stërgjyshi im kishte bërë vakëf gjith të ardhurat e pazarit të Libohovës, që ishte një pasuri e tyre , e që jepte afro 500 napolona ne vit.

 

Me reformat e tanzimatit filloi rënia e ekonomisë dhe një dekadencë. Dhomat e pallatit të Libohovës ishin shtruar me kadife te Venedikut (fabricia di Seta Fratelli Bartoli- Venezia) nga ajo me e vlefshmja. Gjyshja ime i zevendesoi me basma moderne. 

 

Islam Bej Klisura dhe Adem Bej Asllan-Pashalli Libohova kishin armë dhe takëme buke prej argjendi. U thir një argjëndar nga Përmeti dhe u shkrinë dhe u shitën për argjend vepra të ralla të vlefshme. Mjerisht mbas vdekjes së Maliq Pashës, djemtë u shpérndanë.Riza Beu djali i dytë qëndroi në kështjellën familjare, por nuk u kujdesua as për mirembajtjen e sarajeve dhe as për atë të pazarit që siguronte të ardhurat e nevojëshme për këtë qëllim.

 

Me kalimin e kohës, me ndryshimin e mendimeve, dhe kushteve, kështjella filloi të degradohej. Banorët prenë për t’u ngrohur arrat shekullore që gjëndeshin në kopsht, tavanet e gdhendura dhe qirestenë. Gjatë luftës ballkanike djemtë Riza Beut, ikën dhe e lanë shtëpinë atërore nga frika e grabitësve të qeverisë Vorio Epiriote e cila sundonte në vitet 1913-1915 dhe u vendosën në Tiranë dhe Fier ku kishin pronat. Koha, grabitjet e plaçkitjet e rrënuan dhe e sheshuan këto vepra monumentale me vlera të papërsëritshme"

 

Pergatiti Ing. Bexhet Çobani

 

No comments:

Post a Comment