Wednesday, 13 March 2024

SHI NË VARREZA

nga:  Sami MILLOSHI 

Boston, SHBA


Sami MILLOSHI
       Kur vajta unë në varrezat e Jamajca Plains të shihja varrin e Fan Nolit, kisha mësuar se atë e kishin lënë katër vjet pa varrosur. Isha trishtuar shumë dhe doja të mësoja se, si kishte qenë e mundur që një burrë me kaq famë kishte mbetur pa varr për katër vjet.        
pyeta zonjën e zyrës së varrezave:
- A mund të ma thuash ti të vërtetën ?
- Dëgjo zotëri - edhe sikur ta dij,unë nuk mund të ta them ty.
- E kuptoj - i thashë - Por ti po ma shton mua trishtimin sot.
- Po pse?- tha zonja.
-Sepse unë të dukem ty një hiçkurrkushi. 
-Jo zotëri - ti je dikushi përderisa vjen me një tufë lule te një varr në këto varreza.
- Ai varr është varr shqiptari- thashë unë.- Dhe unë dua të mësoj një të vërtetë... Kaq asgjë më shumë.
-Nuk mundem, të të ndihmoj- tha zonja.
Ika nga varrezat edhe më i trishtuar. Me një mijë pyetje që ma turbulluan kokën.

        Pse ky shqiptar i madh fle në këto varreza amerikane dhe jo në tokë shqiptare ? Pse ia shkatërruan me dinamit varrin e Nanës Mbretëreshë? Pse e varën në mes të qyetit një poet? Dhe pse i pushkatuan dy te tjerë ne lulen e rinisë ? Pse ia hodhën eshtrat ne lumë Atij që na la trashëgim shkronjat? 
Pse erdha unë këtu ? Dhe a do të më lënë edhe mua katër vjet pa varrosur? Pse duan të ma mbyllin gojën mua dhe pse të thonë ty se qenkam i lirë ? 

        Pse atij të marrit ia ruajnë kokën me bodyguardë dhe atij kriminelit i thurin këngë? Pse, pse , pse,....
Shiu i pse-ve filloi të binte stuhishëm mbi varrezat e Jamajca Plains dhe më kujtoi se duhej të kthehesha në shtëpi. Ika pa e marrë një përgjigje për Nolin dhe këtë do t'ia tregoj edhe atij kur të vijë koha ta takoj në varreza...

No comments:

Post a Comment