Monday 15 January 2018

TRASHËGIMIA SHQIPTARE E HAPAVE TË PARË TË BUJQËSISË NATYRORE, E PA EVIDENTUAR DHE E PA VLERËSUAR NGA SHKENCA JONË BUJQËSORE


nga Ing. Haki Kola

Tiranë


Ferma pyjore-një trashëgimi e vlerë e krijuar nga Shqiptarët në shekuj, përbën një realitet te panjohur e të parregulluar me ligj


Për pjesën lindore nga Kopliku në Leskovik, në pjesën më të madhe të familjeve rurale, që nga lashtësia e deri më sot, ferma pyjore, e për labërine ferma kullosore, kanë qenë historikisht më të rëndësihme për jetesën se sa ferma bujqësore. Edhe né ditét e sotme, veçanërisht né zonat malore, ferma bujqësore mbetet minoritet para asaj pyjore apo kullosore. Ndërsa ferma bujqësore në prefekturën e Kukësit, raportohet 0.52 ha për familje, nëse do legalizohej bashkë me pyjoren e kullosoren do i kalonte tre hektar, në Pukë ferma bujqësore zen rreth 10-15 % të asaj pyjore,  në prefetkurën e  Dibrës, ferma bujqësore legale  0.58 hektarë, nëse do legalizohej pylli i fermerit siperfaqja e fermës pér familje do i kalonte 2.5 hektarë.

Pra pylli i fermerit, ka qenë dhe mbetet pjesa dominuese e fermes në tërësi dhe burimi kryesor i të ardhurës së banorëve ruralë nga toka. Përkundrazi deri më tash juridikisht, në rrugën drejt modernizimit, popullsisë sonë rurale nuk po i jepet shansi për t’u pronësuar, punësuar, duke kontribuar për të ringritur një  sistem menaxhimi, të cilin e kishte krijuar në rrjedhën e shekujve, për të prodhuar,  nga toka e destinuar per pyje e kullota,  që aktualisht zën gjysmen e territorit të vendit. Për shkak të shtetit pylli i fermerit, si sistem tradicional, u hijezua e më pas humbi pikërisht në 50 vitet e fundit, bashkë me objektet e kultit,  e tradita e zakone të lashta të popullit, dhe po për shkak të injorancës e papërgjegjësisë së shtetit, shfrytezimi i kësaj pasuri ka disa 10 vjeçarë që bëhet spontan e shkatërrues, duke zbuluar, degraduar e eroduar tokën.  Institucionet shkencore e ato administrative si në regjimin diktatorial ashtu edhe më pas, të orientuara përgjithësisht drejt pylltarisë moderne, nuk u angazhuan për t’a njohur pyllin e fermerit apo paralajmëruar pasojat e rrëzmit të ati sistemi e shfrytëzimin spontan e në anarshi të plotë të pyllit.

Kokëfortësi apo verbëri e politike berezve- të humbur shoqëria, pylli e toka të djegura

Është e nevojëshme një analizë e reflektim se sa kemi humbur, si dhe të vendosim për të  ndaluar degradimin galopant të mjedisit, që po shoqërohet me pasoja të rënda mbi sistemin prodhues të energjise eletkrike, atë rrugore, rezervat ujore, me reflektim tepër serioz në të gjithë spektrin e jetës,   shoqërore e me dukuri negative që po shtohen progresivisht në vitet e fundit. Jo vetëm që nuk merret biomasë, por pas prerjes drurëve ka filluar degradimi e shkatërrimi i tokës. Kjo po ndodh në sy të të gjitheve, në stadin kur pretendojme se kemi hyrë në rrugën e një shoqërie të zhvilluar e moderne. Ka një mungesë e çorientim total, si për shkaqet, ashtu edhe për zgjidhjet. Në shkallë kombëtare, kemi humbur instrumentin që e lidh njeriun me trajtimin e kësaj pjese të tokës, prej ku njeriu punësohet e fiton, toka rigjallërohet e prodhon.  Toka e gërryer me bimë të sakatuara ka nevojë për dorën e njeriut, me të cilin  ka ardhur deri këtu në një bashkëjetesë mijra vjeçare. E që të ringjallet duhet të bëhet e vlefshme për njeriun.

Edhe në angazhimin aktual te qeverise e në debatin që po e pason, ndërmjet rrjeshtash kërkohet pronari legjitim, pra pronari që ka dokumenta, duke u lënë të kuptohet se pjeses së pyllit që nuk i del pronar me dokumente juridik,  do të studjohet që të  gjëndët në forma të tjera pronari!!!!???

Shteti i  kërkon fermerit atë që asnjëherë nuk  e mundesoi: titullin e pronësisë

Shumica jonë është dëshmitare që banorëve që jetojnë në zonat rurale,  bashkëudhëtar shekullor me pyllin e kullotën, nuk u është njohur ndonjëherë e drejta ligjore, për të menaxhuar tokën e tyre pyjore e kullosore. Ky nuk është slogan. Ky është fakt, që  Shqiptarët banorë të zonave rurale e marrin pothuaj të gjithë drurin për ngrohje, pa sistem menaxhues për të prodhuar këtë mall, si dhe pa leje, me fjalë të tjera, në formë pothuaj ilegale, në mes të ditës, atje ku mundin, pasi pothuaj për çdo fshat apo familje, pronari i pyllit që pas Luftës Dytë Botërore është vetëquajtur shteti, ai qëndror, apo lokal, i cili asnjëherë nuk ka deklaruar , një plan, se kush ku, sa  e si të prodhojë drurin për ngrohje apo gatim. Banorët ruralë  e kryejnë këtë punë ilegalë, të sulmuar nga shteti, media, polici gjykatësi apo eksperti, si të ishin pushtues të tokës ku banojnë. Ajo pak sasi e pyllit, që shitet në sistem nga shërbimi pyjor i shtetit, shitet me tender.  Sasia vjetore e shitur ne 20 vitet e fundit ka qenë për të mbuluar rreth 10% të nevojave të popullsisë. Nuk besoj se e kundërshton njeri argumentin me të cilin u fillua:   tokën pyjore shqiptare, që përbën gati gjysmen e atdheut  tonë, e kemi aktualisht në përdorim spontan jashtë çdo, kujdestari, sistemi menaxhues apo legal.

Pylli i fermerit-sistem i lashtë silvopastoral apo bujqësia e parë natyrore Shqiptare

Drurët që i ka falur natyra tokës tonë, janë të shumtë e fort të mësuar për të bashkëjetuar me agresivitetin e njeriut mesdhetar.  Ata e populluan tokën tonë miliona vite para nesh. Më pas erdhen njerëzit. Ata i ngritën banimet e tyre pikërisht rrëzë drurëve, kryesisht dushqeve, por në rrethana të caktuara edhe me të tjerë. Drurët iu përshtatën ashtu si edhe kafshët e zbutura, kërkesave të njeriut. Ndryshe nga reflektimet e banorëve urban pas prerjes së çdo druri, që gjërësisht e gjykojnë si vdekje të tij,  çdo kush që thellohet e ka dije elementare mbi ripërtëritje vegjetative të pyllit e kupton që media ka dhënë lajm të pareferuar qartë, nëse prerja është bërë në pyllin faror apo vegjetativ,  druri I pyllit të fermerit, rilind, bile me ritëm të shpejtë rritje, menjeherë pas prerjes, kur është nën kujdesin e pronarit. Banorët lokalë , ndoshta autorë të këtij adoptimi, i mësuan shpejt këto sekrete  e lëshime që u bënte natyra, dhe filluan sipas vendit  e burimeve natyrore që dispononin, të përshtateshin. Hap pas hapi ata mësuan që llastarët që dilnin, nga cungu ti linin te rriteshin deri në atë dimension që u duhej, duke e ndarë pyllin në pjesë, për të patur për te prerë e lënë per të rritur, ashtu siç ndanin edhe kullotën apo gjërat bazike të ekzistencës.

Mrekullia qëndron në faktin, që rrënjët e këtyre drurëve, apo më saktë llojet drusor përbërës të këtyre pyjeve, janë pothuaj ata që e kanë populluar që nga fillimi tokën tonë, pra janë lloje natyrore e autoktone, pasardhës të pyllit të virgjër, që vuri në trajtim njeriu primitiv. Ky pyll ka ndryshim esencial, nga pyllëzimet që ka bërë shteti, psh me pishë, akacie apo plep, pasi në këto raste është mbjelle dhe është imponuar për t’u rritur një lloj pyjor që nuk e ka patur më përpara vendi, ashtu siç mbillet përshembull misri apo patatja, që janë të ardhur nga kontinentet e tjera.

Këto sisteme u përshtatën, në përputhje me rrethanat e vend banimit, si  thjeshtë për prodhim materiali drusor, me rotacione, sasi e dimensione të dëshiruara, ashtu edhe duke kombinuar, prodhimin e drurit, me bazën ushqimore e kullotjen e blegtorisë.  Këto sisteme menaxhuese kanë arritur deri në ditët tona. Duket si detaj shpjegimi i tyre, por vetë konfuzioni dhe moskuptimi nga politikë bërësit e bën të domosdoshëm tregimin e këtyre detajeve, jo fort të dëshiruara, shpesh fort të kritikuara si kasaphana,  nga administrata dhe ekspertet e pyjeve. Ky sistem prodhues, për banorët ruralë, ngjante me një fabrikë të thjeshtë, që harxhon kohë për tu ngritur e më pas prodhon në vazhdimësi. Ishtë një projekt shumë fleksibël, që cdo familje, e adoptonte lehtë, duke tentuar që për cdo vit të punonte në nje pse të territorit (shpesh një te treten), që i ishte pranuar nga fqinjët bashkëfshatarë,  ku sipas rretanve  kishte vënë edhe kufinj, të cilët sot e kësaj dite qëndrojnë në tokë,  por nuk janë legalizuar apo njohur nga shteti.

Parimet bazë të menaxhimit të pyllit të fermerit:

E para është: moskultivimi,  që nënkupton  mosplugimin e tokës, Në shekuj fermeret që ushtrojnë bujqësisnë modern  kane  supozuar se plugimi është esencial ne rritjen e kulturave bujqësore. Sidoqoftë sipas shkencëtarëve bashkëkohorë[1], moskultivimi është bazamenti i bujqësisë natyrore. Toka e kultivon vetevehten në mënyrë natyrore, nëpermjet penetrimit të rrënjëve të bimëve si dhe mikroorganizmat, kafshët e vogla si dhe krimbat e tokës.

I dyti është: Mospërdorimi i plehrave kimike, apo I kompostove te parapergatitura: Fukuoka[2] rrit bishtajoret në një terren të mbuluar me tërfil të bardhë, duke kthyer kashtën që mbetet pas shirjes së grurit apo thekrës e duke shtuar një sasi të vogël të plehut te shpendëve. Njerëzit i bëjnë ndërhyrje natyrës, dhe sado qe e  provojnë aq sa mundin, nuk mund ti shërojnë plagët që i kanë shkaktuar. Praktikat e tyre të pakujdesëshme bujqësore i filtrojnë nga toka lëndët ushqyese esenciale dhe ato rezultojnë  në pakësim të përvitshëm të tokës. Nëse do të lihet e paprekur, toka e mirëmban pjellorinë në mënyrë natyrore, në përputhje me ciklin e rregullt të ciklit jetësor të bimës apo kafshës
E treta:  është mos heqja e bimëve të këqia nëpërmjet punimit të tokës apo herbicideve. Bimët e këqia kanë kontributin e tyre në pjellorinë e tokës dhe në balancimin e komunitetit biologjik. Si një parim bazik, bimët e këqia mund të kontrollohen por jo të eleminohen. Mulchi i krijuar nga kashta, me një mbulese me tërfil të bardhë  e mbjellë së bashku me kultura të drithërave, kriojnë kontrll efektiv të bimëve të këqia

E katërta është pavarësia nga kimikatet (Fukuoka e rriste grurin e tij pa asnje lloj  kimikati[3]. Në disa nga pemët e kopshtit ai here pas here përdor nje makine me solucion vajor për të kontrolluar shkallën e insketeve. Ai nuk përdor helme me spektër të gjër, dhe ka një “program pa pesticide”  Që nga koha që bimët më të dobta zhvillohen si rezultat i praktikave jo natyrore, si plugimi apo plehërimi, sëmundjet dhe insketet ç’ekuilibrohen dhe bëhet një problem i madh ne bujqësi. Natyra e lënë në udhën e saj është në një ekuilibër perfekt. Insektet e rezikshme dhe sëmundjet e bimëve janë gjithmone prezente, por nuk shpërndahen në natyrë me ato përmasa që të kërkoje përdorimin e kimikateve helmuese, Një qasje e ndjeshme përsa u përket kontrollit të  sëmundjeve dhe insekteve, është të rriten në mjedis të shendetshëm.

Nga pylli i lartë natyror drejt  kultivimit për nevoja te njeriut

I bazuar në manipulimin me prerje vegjetative, varësisht kushteve ekologjike, pjellorisë së tokës, llojit të drureve, e nevojave të fermerit, sistemi merrte, emertimet përkatëse si kashnjet, hamalle, prozhem, zabel, ograjë, kojrie, mal.   Në esencë synimi ishte që materiali drusor te prodhohej për cdo vit, si gjatë ngritjes ashtu edhe pas stabilizimit të sistemit i cili ishte shume fleksibel e dinamik. Ajo që druri I sapoprerë len trashëgim janë llastaret që dalin nga cungu apo rrënjet e prindit. Pas mekatit te pare “ te prerjes se drurit me sepaten e gurte, fermeri u befasua, kur gjeti nje filiz qe kishte lindur ne vendin e prerjes. Hap pas hapi njeriu I lindur e rritur ne pyll qe  në lashtësi  mesoi ta detyronte drurin qe në mvartësi të qëllimit apo hallit që kishte, nëse do bënte vend për kullotje, bazë ushqimore për dimër e prodhim druri, i duhej që ne nje rotacion te caktuar, ashtu si kososte jonxhen, te edukonte  edhe llastaret  e rritur, , ti rrallonte ata fort, duke marre prodhimin e parë, e duke lënë një numër të caktuar për të shkuar në lartësi. I rikthyer në këtë vend pas tre vitesh të tjera, kur druri “për mbarë” kishte mbushur 6 vjet, fermeri përseri bente prerje të gjithe llastareve të rritur gjatë trevjecarit, poshte “drureve të lënë për mbare”. Tani ishte e mundur që, edhe “drurëve për mbare” tu bëhej trajtim, duke u prerë deget e krijuar nyjet prodhuese, që te fillonin prodhimin në disa kate, përgjithësisht mbi lartësinë një bojë njeriu,  për të prodhuar   dege e gjeth periodikisht në cdo  tre vite.

Sistemi i qëndrueshëm prodhimi për energji e ushqim

Në momentin e sapo vjeljes,  kur cdo druri I hiqen te gjitha deget trevjecare, ne nyjet e paracaktuara ku lidhet e reja me te vjetren, i gjithë ndricimi I diellit në pranveren pasuese arrinte në toke, duke stimuluar celje të shumë barërave e llastarëve drusor, duke u shëndrruar në kullotë për gjithe llojet e blegtorise. Për kafshet e egra, gjitare, zogj e të tjerë, dukej tepër e preferuar, pasi në hapësira të ngushta krijonte celtira e vend strehime si dhe ushqim shumëllojesh. Ndricimi vente në pakesim deri në vitin e trete, ku tashme prodhimi sigurohej nga “druret permbare” që ishin rritur e me prerjet e bera ishin imponuar per te krijuar, arkitekture special të kurores në disa kate,  me disa gunga prodhuese ku takoheshin e ndaheshin druri i ri që vilej periodikisht, me te vjetrin që  në një anë prodhonte për pronarin në tjetren rriste katet e dimensionet e trupit te tij,  që lidhte  tokën me diellin,   një system qe jepte kullote për cdo vit, e biomase per ushqim e energji ne cdo tre vjet.  Në dimër gjethi ushqente në grazhd blegtorinë, pjesa e drunjte digjej ose përdorej për nevoja të tjera të fermës. Ky sistem primitiv prodhues, që kërkonte përkushtim të përvitshëm e volum të konsiderueshëm pune, nga ana tjeter siguronte shumicën e drurit për ngrohje e nevoja të tjera për shumicën e familjeve të zonave kodrinore malore, ka funksionuar  në shumicën e zonave rurale me dimër të ftohët e me borë, që kur njeriu filloi të ushtronte parabuqjësine primitive, që studimet arkeologjike ne evrope e datojnë mbi 6000 vjet  e deri në vitet 1950-1980, kur shteti filloi kolektivizimet, zhdukjen e trashëgimise fetare, si dhe të traditave e zakoneve të vjetra të jetesës, duke e futur për fat të keq edhe këtë system në listen e zezë, ndoshta ngaqë ishte rregulluar me kanunet e maleve që konsideroheshin të papranueshëm!!!??? e duke I dhënë  goditijen finale me tufëzimin e blegtorisë dhe centralizimin e gatimit të bukës së fshatit.

I kërkohet tapi për pyllin atij që nuk e ka për shtëpinë

Për fatin e keq si të fermerit ashtu edhe te pyllit, në të shumtën e herës si shtëpinë ashtu edhe tokën e pyllit, kolektivizivimi apo tufëzimi, ia gjeti pa dokumente ligjore. Meqenëse shtepia nuk arriti të tufëzohet, shtepia shpëtoi, ndërsa blegtoria pothuaj u zhduk e rikrijua, për pyllin kalvari vazhdoi, dhe sistemi ashtu si në heshtje u fut në listen e zezë të traditave e zakoneve prapanike. Evropa e pati përdorur këtë sistem deri në shekullin e XIX, si për shkrirje mineralesh, ngrohje e vende vende blegtori, zbulimi i qymir drurit, e gazsjellesat e konkuruan ne treg, e pylli u pershtat per të prodhuar lëndë punimi, leter, ajër e uje.  Te gjithe pyjet vegjetative apo cungishtet kanë një gjë të përbashkët, -ata priten në mënyrë të përsëritur, me pritjen e arsyeshme që drurët do të rriten përsëri pa ndihmën e askujt, me kushte mos dëmtohen filizat që celin nga cungu. Nëse kjo gjenerate që fillon menjeherë rritjen vjen nga llastari I cungut, I rrënjës apo fara, kjo nuk është esenciale, esenciale është që mbulesa  e re formohen në kohë të shkurtër, dhe për pjesën dërmuese vegjetative, e vetmja punë që harxhohet është vjelja e prodhimit drusor. Procesi është deri në infinit I përsëritshëm. Ka territore ne Europe që jane ricunguar për periudha shumë të gjata, të jetës së tyre  shpesh për qindra apo mijra vite. Në cungishte e menaxhuara, për cdo vit  priten 0.5-10% të sipërfaqes, ndërsa tek pyjet e lartë natyror 0.5-2% të tyre.  (Buckley 1992).  Në Shqipëri, me shtimin intensive te popullsise ne shekullin e kaluar, si dhe per mungese te gazit natyror, apo alternativa të tjera për ngrohje, kerkesa ne treg është shtuar me shume se kurre. Sistemi I krijuar nga fermeri, prodhon shpejt e lire, pasi është afer, nuk harxhon lëndë djegëse për transport, drurët janë të holle e priten me lejtë.  Shaktërrimi e abondonimi I sistemit, e orientoi kërkesan e lartë për dru për ngrohje drejt pyllit të larte e vecanërisht Pyjeve të ahut. Ky I fundit I menaxhuar historikisht me objektiva krejt të ndryshme e me afate te gjata kohore, u pre dhe u shkatërrua pothuaj totalisht.

Krasitja e ricungimi: traditë e prapambetur, apo trajtim shkencor për të rritur prodhimin???

Ricungimi, prerjet apo krasitje te ndryshme jane ushtruar nga njerezimi ne 6000 vitet e fundit, duke drejtuar prodhimin bimor, ne interes të jeteses. Opinioni e pranon termin e trajtuar nga shkencat bujqesore, vecanerisht si trajtim te pemës per prodhim frutash, e adoptuar sipas kerkesave te cdo druri frutor, ndërsa duket si term jo familjar për druret pyjor. Të dyja me origjine vegjetative si parakusht për rritje të shpejte, e kunderta e pyllit natyror me origjine farore e me rritje të ngadalta ne vitet e para, për fermerin, duket se pema është një, dhe trajtimin e përshtat sipas destinacionit, pra për prodhim fruti, ose biomase. Pikërisht kjo  ben dallim esencial ne zbatim, duke perdorur shpesh edhe terminologji te ndryshme nga rasti ne rast. Krasitja e drufrutoreve, synon te stimuloje formimin e sytheve frutore, duke prere, llastare, dege apo bisqe, duke u mundesuar atyre qe jane ne pozicion te favorshëm të përdorin me efektivitet dritën e diellit, e cilesuar si “korrje e diellit”. Krasitja apo shkadhitja e drureve pyjore, ka per objektiv shtimin e asaj pjese vegjetative qe I duhet pronarit, dhe pergjithesisht ka si princip qe sythet vegjetative te kenë mundësi te barabarta per tu ekspozuar karshi drites se diellit. Ndersa ne rastin e pemeve frutore,  objektivi I krasitjes eshte rregullimi maksimal I raporteve te sytheve frutore me driten e diellit, ne rastin e drureve qe prodhojne biomase, objektivi eshte rregullimi I sytheve vegjetative ne raport me driten e diellit. Te dyja keto mjeshteri jane zbatuar nga fermeri e kane evoluar qe nga lashtësia. Trajtimi bëhet për të shpejtuar dhe shtuar prodhimin, pra është punë që fermeri e vlerëson që ia shpërblen. Në kete kuptim druret qe I nenshtrohen ketij trajtimi, per te prodhuar biomase, gjethe, shkarpa, thupra, hunj, dru, apo lëndë ndërtimi, kanë qenë historikisht pjese e fermes bujqësore, dhe qëndrojnë larg termave dhe parimeve te menaxhimit qe aplikohen nga ekspertet e pylltarise moderne objekt i shkollave tona pyjore, të orinetuara kryesisht tek pylli I lartë, me origjinë farore e me cikel përgjithesisht shekullor. Në librin më autoritar të pylltarisë shqiptare ne  vitin 1955, Ilia Mitrushi do shkruante që shparthi si pyll i ulët rekomandohet të trajtohet me qarkullime 18-25 vjecare, dhe në toka të trasha jep deri 30 mst dru për ngrohje ne vjet, dmth 540-750 mst dru për ngrohje në një hektar brenda një turni 18 deri 25 vjecar, ndërsa një hektar pyll i ulët qarri  jep sipas kualitetit të tokës ku rritet prej 10 deri në 40 metër ster (m3 te stivosura) dru për ngrohje në vit, me rotacion 14 vjet, pohime për sasira rreth 10 deri 20  herë më të mëdha nga ato që arrihen të prodhohen aktualisht,  e cuditërisht këto të dhëna të vërtetuara në shumë raste në pyjet e fermerëve, nuk u përfshinë në librat për nxënës apo studentë të pylltarisë që u hartuan pas viteve 1960.

Pikëpamje e vlerësime të kundërta: Çfarë dëshmojnë kërkimet shkencore

Shumica e eksperteve te Pyjeve e vleresojne menaxhimin tradicional me drurë të ricunguar apo të  krasitur si  të dëmshëm, që con shpejt në degradim,  shëmton pejsazhin e pakëson diversitetin. Autorë të ndryshëm që kane studjuar reagimet fiziologjike te drureve te ricunguar apo  krasitur, I argumentojnë këto ndërhyrjes me  ndikim pozitiv  ne rritje te jetegjatesise se drurit apo shtim të biodiversitetit.

Fontanier dhe Jonkers (1976) theksonin qё njё krasitje e rёndё e degёve apo trungut kryesor, ka efekt pozitiv , pasi e vonon pleqërine e drurit. A jo shkurton tansportin e brendёshёm në dru dhe pёrmirёson furnizimin e periferisё së kurorës së drurit me ujё dhe lёndё ushqyese. Kjo mund tё jetё pasoje e  rilindjes fiziologjike. Krasitja gjithashtu nxit sythet e reja apo indet tё formojnё llastarё normale apo adventive, ata qё janё  mё tё rinj se sa ata qё hiqen. Kjo trajtohet si  rilindje gjysёm  ontogjenetike

Njё dru reagon karshi krasitjes vegjetative, duke ndёrtuar masё tё dendur fibrash rreth pikave tё prerjes, e i reziston tharjes dhe e ndan nё mёnyre efektive rritjen e re, nga pjesa e trungut te vjeter. (Harris et al 1999). Kёshtu integriteti mbrojtёs dhe strukturor I drurit maksimizohet, pёrgjithësisht këto krasitje realizohen tek drure qe i nenshtrohen që në rini ketij procesi, duke krijuar ndjeshmëri  te lartё biologjike,  dhe reagim  mjaft shpejt të qelizave te gjalla karshi plagёve që shkakton prerja, apo  ndryshimeve mjedisore, duke ndёrtuar reaksion tё fortё mbrojtes (Coder 1996)

Druret e trajtuar pёrvec sa mё sipёr zhvillojne njё rilindje tё vazhdueshme si dhe njё kurore tё re energji krijuese, mbi kokёn e njё trungu tё vjetёr nё rritje. Kjo ngadalёson proceset normale tё mplakjes sё drurit. Në cungishtet e menaxhuara mirë, nuk ka nevojë për herbicide apo plehra, nuk është nevoja të gërmohet toka apo mbillen drurë, nuk ka nevojë të lihen drurë për hije apo vaditje. Pas ricungimit apo krasitjes, akoma  pa kaluar viti, një revolucion i vërtetë realizohet, e gjithë sipërfqja e pyllit behët një skenë e paimagjiniushme e jetës që shpërthen, ku llastaret që dalin  nga sythet e  drurëve,  janë në garë me lule shumengjyreshe, insekte, flutura zogj e gjitare. Pra përvec prodhimit të drurit e kullotjes, ky vetërinovim apo rilindje, I jep fermerit prodhime me kosto mjaft të arsyeshme, të investuar thjeshtë koha për ngritjen e sistemit apo vjeljen e prodhimit. Flekibiliteti I tij dhe përshtatja sipas nevojave, I krijon mundësi te jashtëzakoneshme si pyllit ashtu edhe fermerit, per të dhëne prodhimin që kërkohet, në dimensioned e duhura, duke e mbajtur tokën të mbuluar e ekosistemin pyjor ne funksionim të plotë.

Nje term urban që e çorienton opinionin publik  “Pyll apo pyll fermeri ??”


Ketu është rasti që të ndahet kuptimi I fjales pyll sipas perkufizimit modern, me termat popullore qe perdoren per keto drunishte bujqesore si zabel, prozhem, ograje, kojrije, purend, mexhde, kashnjet, hamalle.  Per njerezit rurale, zabeli apo pylli I fermerit kishte object kodren, e pylli I nalte, natyror, malin, pra  pylli qe aludojne pylltaret apo shume shpesh edhe mediat ka si karakteristike, shtrirjen massive te drureve ne siperfaqe te gjera pergjithesisht larg qendrave te banuara. Diferenca ne mes tyre mund te krahasohet me diferencen midis kafsheve te egra me ato te domestikuara apo zbutura. Pra “pyll” qe nenkuptojne ekspertet dhe njerezit urban eshte pikerisht pylli I eger apo natyror, pylli qe trajton fermeri eshte pyll I zbutur, nje pyll bujqesor qe e merr emrin sipas trajtimit qe I ben fermeri. Pra pylli klasik modern, perbehet pergjithesisht nga drure, qe me pak perjashtime, nuk jane ndikuar nga njeriu per formen e kurores, apo per te dhene nje produkt te caktuar. Ata jane rritur pergjithesisht ne menyre natyrore. Banoret rurale e vizitojne cdo dite zabelin ama shume me rralle pyllin. Njerezit kane marre prej tyre lenden e drurit per ndertime, apo punime druri, si dhe gjate stines se veres, kane marre drure te thare, për ti perdorur si kompensim per pjesen, qe nuk e siguronin nga drunishtja e tyre bujqesore, me emrat e adoptuar sipas zonave gjeografike e kushtet.

Perdorimi I nje emertimi te perbashket “pyll” si per shkurret, drunishtet bujqesore, që kanë qenë historikisht “pylli i fermerit”, duket se ka qene pika e fillimit te konfiktit te shteti me individin, dhe pika e fillimit te menaxhimit ilegal, jashte sistemit.Ne kushtet aktuale te Shqiperise, keto drunishte jane pjese e aktiviteteve bujqesore, qe sigurojne prodhime shume të rëndësishme, dhe që ne mungesen e gazit apo lendeve te tjera djegese apo edhe te infrastructures se saj mund te konsiderohen per momentin si burim punesimi, prodhim bionergjie  dhe i vetmi “shpetimtar” I pyllit malor. Kjo pjese e drunishteve dhe e menaxhimit eshte krejt e panjohur, e future ne kategorine pyll, dhe orientimet teknike qe rekomandohen nga shteti, pergjithesisht ndikojne negativisht si ne prodhimtari ashtu edhe ne zhvillim.

Procesi gjysëm shekullor që zhduku  pyllin e fermerit

Fillimet e kolektivizimit të tokës gjate gjithe 10 vjecarit 1957-1967, u shoqëruan me propogandë intensive për ndryshimin e mënyrës jetesës. Bashke me tempujt e fesë apo kanunin, që kishin lindur ne ecjen e perbashket historike te njeiut me natyren, dhe kishte kontribuar në vendosjen e kufinjve apo te rregullave në përdorimin e pyllit e të kullotës, dalëngadalë filloi të avanconte psikologjia, që traditat apo angazhimin e fermereve për të tilla praktika menaxhuese  si silvopastoralizimi, te konsideroheshin të tejkaluara e te dëmshme. Tufëzimi I plotë I blegtorisë së imët, ne fund vitet 1970, shënoi heqjen e komponentit themelor  të sistemit per trajtimin per bazeushqimore e kullote,  dhe për pasoi fillimin e shëmbjes së sistemit shumë shekullor silvopastoral. Shkatërrimi erdhi vetvetiu, fermerit I mungonte nevoja për forazh, ai nuk kishte me arsye për tu drejtuar drejt një së tretës se pyllit te tij, pasi nuk i duhej kullotë apo gjeth si bazë ushqimore për dimër. Shteti kish marrë përsipër të mbareshtonte edhe blegtorinë e tij. Nuk gjëndet ndonje dokument që të dëshmojë,  në se i është bërë  analizë, impaktit,  të këtij vendimi. Ështe e lehtë të mendohet, që fermeret e ekspertet e pylltarisë nuk ishin autorë të këtij vendimi. Vetë fakulteti i pyjeve në ato vite ishte në hapat e para, pa I mbushur 20 vjet. Stacioni I Pyjeve sapo ishte krijuar, e po hidhte bazat e inventarizimit e mbareshtrimit të Pyjeve të lartë. Në anët tjeter ishin vite, ku pjesa më e madhe e shkencëtareve të Pyjeve, edhe ne Europë,  besonin fort tek modifikimet gjenetike apo mrekullite e llojeve me rritje te shpejte si pisha radiate, eukaliptet, plepat e hibride e shume te tjera. Akoma zbulimet arkeologjike te bazuara mbi analizat e polenit e te tjera nuk kishin dhënë dëshmi për traditat e historite e paramenaxhimit te pyllit.

“Tufëzat”  preferuan që pylli i fermerit  të kthehej në  kullotë

Shteti e ndjeu shpejt barrën e vështirë të mbajtjes së blegtorisë. Bëri të pamundurën të mos dorëzohej, duke u futur ne një rreth vicioz vendimesh te gabuara që pasonin njëri tjetrin, shkatërro livadhe e kullota për ti bërë toka bujqësore, apo shpyllëzo mijra  hektarë pyje për të bërë kullota të kultivuara, ish pyje që për shekuj I kishin realizuar njëkohësisht e vazhdonin përësëri ti realizonin, si funksionin e pyllit (prodhimin e drurit) ashtu edhe atë të bazes ushqimore për dimër e  kullotjes.  Sistemi u shkatërrua në pjesën më të madhe të vendit. Furrat e centralizuara të bukës, hëngrën të parët  pikërisht zabelet, prozhmat, kashnjetet, ograjat e mezhdat,  fabrikat apo sistemet prodhuese komplekse të krijuara nga  banoret për të  prodhuar periodikisht e pandërprje gjeth e dru për ngrohje, e kullote poshte tyre. Të gjithe druret në anë të arave, livadheve, përrenjve, mbartës të bukurive te pejsazhit, biodiversitetit, por edhe nevojave të njerezve, u prenë për të furnizuar furrat e bukës, e për të mos i bërë hije tokës së bukës.

Kurrë fermeret nuk i kishin kërkuar kujt, që të tufëzonin blegtorinë, apo që dikush të gatuante bukën e tyre. Ata e kishin bërë vetë mbareshtimin e blegtorisë së familjes dhe gatimin e bukës që kur kishte lindur jeta.  Këto tre elemente, krejt të ndërlidhur, ishin së bashku me bujqësine, baza e zinxhirit të punësimit, edukimit e mesimit te dukurive të pyllit duke punuar në të, furnizimit te tregut, apo qytetit, për të mundësuar me shitjen e tyre këmbimin me prodhime që vinin nga industrite e qyteteve.

Silvo-pastoralizmi një traditë e dije mijravjeçare që  nuk gjeti strehë në shkollat tona

Shkolla shqiptare akoma nuk e ka vezhguar,analizuar këtë përdorim të tokës. Opinioni publik të mirekupton që pema frutore duhet krasitur që të prodhojë fruta, sepse shkolla bujqesore e ka mesuar e praktikuar, por nuk të kupton kur thua pylli duhet krasitur apo ricunguar për të prodhuar biomase apo dru për ngrohje, pasi shkolla pyjore akoma hesht, nuk e ka vezhguar apo shpjeguar kete dukuri, si dhe nuk e ka bere prone te eksperteve qe ajo pergatiti. Shteti as pyeti as degjoi dhe  kurre nuk e kuptoi se cfare I shkaktoi tokës dhe banorëve të vet. Pas prerjes “së drureve për mbare” ish krijuesi dhe kujdestari i fermes silvopastorale (të quajtur nga shteti pyll), nuk kish më arsye ti rrinte tek koka e të priste rritjen e llastarit. Fermerit nuk i duhej me as gjeth e as kullote. Furra e bukes e hengri cdo dru si ish element prodhues, te krijuar ne shekuj nga fermeri. I gjithe territori rreth fshati u cvesh nga bimesia pyjore e ngjyra kafe u be dominuese. Kafshete e egra pothuaj u zhduken.  Shteti tepër i zënë me ndërtimin e bunkerëvë në atë kohë, nuk e kuptoi marrinë që bëri.

Disa nga ish ndërmarrjet e pyjeve, me funskion  kujdesin për pyjet, u ngarkuan nga shteti të mbarështojnë blegtori të imët. Të detyruara për të prodhuar bazë ushqimore, pa e njohur sistemin silvopastoral, ekspertet tentuan te krijojnë një model të ri prodhimi, duke vjelë vetëm gjethet e dushkut  pa degë, cfare krijonte problem, pasi gungat e drurëve të krasitur, ku mbaronte druri I vjeter dhe fillonte ai qe pritej periodikisht, ishin jashte funksioni, indet meristematike të paorientuara, ndricimi I tokës nuk realizohej si përhere, e aftësia kullosore smund te realizohej pa pranine e drites së diellit. Problem kishte edhe për tharje e magazinim. Ish hapësirat pyjore, për rreth stallave ku u përqëndruan ata krijesa fatkeqe, kane mbetur toka të shkreta e akoma nuk kane arritur të rilindin vegjetacionin.  Mbulesa pyjore erdhi në pakësim të menjëhershëm. E gjithë nevoja për drurin për gatim e ngrohje, iu transferua menjeherë pyllit të lartë, përgjithësisht larg fshatit, cka fermerit, i harxhonte kohën, energjine. Tek pylli i lartë malor rrebeshi i nevojave i mbeti vetëm ahut, që kurrë nuk i ishte bërë trajtim për tu përshatur për nje funksion të tillë. I ardhru që nga lashtësia pothuajnatyror, ai u gjunjëzua shpejt pa e ditur kurre se ku po e conin…

Si ta kthejmë fermerin të ringjallë pyllin

Perpjekjet per ta rinatyralizuar pyllin e domestikuar, u ngajne perpjekjeve per ta kthyer qenin  e shtepise ne ujk, me pak fjale andej nga ka ardhur. Ne kushtet tona social ekonomike, kjo enderr e eksperteve dhe politikë bërësve ka rezultuar me zhdukje totale te pyllit, ulje te prodhimtarisë, gërryerje e pakesim te tokës pra me nje kosto te paimagjinueshme, që fale qënies jetim, askush nuk e vesh si qyrk. Pylli shqiptar është në nje udhekryq. Shteti si shkak kryesor I shkatërrimit, në këtë kthesë positive e inisiativën e nisur në kërkim të zotit, nuk duhet të humbasë më kohë. Kompanite private pyjore, apo të tjera krijesa që mund ti paraqiten si alternativa Kryeministrit nuk mund ta marrin pyllin shekullor të fermerit, nuk e kane të drejten historike, nuk e kanë dijen, e as ekspertizën. Vetë këto kompani e kanë orientimin drejt pyllit te lartë malor. Ai duhet menjehere ti drejtohet fermerit, ashtu sic i rekomandojne partneret nderkomberate ne 15 vitet e fundit, ashtu sic vete ka financuar për te organizuar përdoruesit e pyllit ne 248 shoqata te ngritura ne 248 komuna te vendit, e te perfaqësuara ne shqoqata kombetare e pyjeve te fermereve. Pra Qeveria duhet ti drejtohet   fermerit, së pari duhet ti kërkojë atij dhe kombit falje për dëmin që bëri shteti komunist, e kokefortesia per te vijuar edhe 20 vjet me pas me politika te gabuara. Të hartojë një strategji sa më të shpejtë, për ta rregjistruar pyllin e fermerit, të llogarisë kostot e ringritjes së sistemit prodhues sipas kërkesave të kohes, të financojë fermeret e ti ndihmojë që të ringrene atë që shaktërroi, të kërkoje ndihme ndërkombëtare, në kuadrin e projekteve për pagesa për shërbime mjedisore, të kërkoje që të shtohen expertet e pyjeve, duke angazhuar mundesisht nga nje ekspert pyjesh per cdo fshat te vendit, ti edukoje  për të realizuar këtë shërbim të madh kombëtar….. Në paralel të filloje ngritjen e agropylltarise ne zonen fushore perendimore nga Shkodra ne Vlore  si dhe ne fushat e Korces e Devollit, per te permiresuar, token, per te ndihmuar bujqesine, shtuar biomasen e ndihmuar pyllin ne kete periudhe ringritje. Kjo do të ishte shenja e parë që qevreia spo bën shakanë e rradhës por po reflekton për një gabim historik, më pasojë shaktërrimin e tokës e varfërimin e banorëve…..



[1] Masanobu Fukuoka: One straw revolution, 1985
[2] Masanobu Fukuoka: One straw revolution, 1985
[3] Masanobu Fukuoka: One straw revolution, 1985

No comments:

Post a Comment