Tuesday 22 November 2022

PËRGATITJA E KOPSHTIT PËR DIMËRIM

Këshillat e specjalistit.

Një kopësht në prag të dimrit

nga: Bajram ASLLANI

Prishtinë, Kosovë 



Bajram ASLLANI
Në kopshtet pas vrullit të mbjelljeve të pranverës dhe kulmit të periudhës vegjetative e kujdesit gjat verës, vjen  vjeshta  dhe në fund përgatitja e kopshtit për dimërim.  Në fund të vjeshtës, kopshtarët në rajone me klimë më të ftohtë, si dhe në zonat malore e paramalore duhet  të mendojnë për periudhën e dimrëit që në këto zona është shumë i ashpër. Pa masat e duhura, temperaturat e ftohta, erërat e thata dhe mbulesa e borës mund të shkaktojnë probleme e dëmtime në peizazhin e tyre. 

Bimët mund të dëmtohen nga erërat, degët e tyre mund të thyhen nga ngarkesa e borës dhe sistemet e ujitjes mund të shkatërrohen nga ngrirja e zgjatur.

 

Punët për përgatitjen e kopshteve per dimerim janë:

1.    Pastroni gjethet e rëna dhe mbeturinat e tjera nga kopshti për të zvogëluar potencialin e formave dimërore të dëmtuesve dhe sëmundjeve. 

2.    Gjethet e pastërta dhe të thata (jo ato nga pemët ose bimët e infektuara ) mund të mblidhen dhe copëtohen përmes një grirëse gjethesh ose me makinë kositëse, dhe mund të përdoren si mulçerim. 

 

3.    Mbështillni bimët delikate dhe të mbjellura rishtazi. Bimët me gjelbërim të përhershëm dëmtohen kryesisht nga erërat e thata të dimrit që shkaktojnë dehidratim dhe janë shumë më të prirura ndaj dëmtimit gjatë dimrit sesa bimët gjetherënëse. 

 

4.    Bimët e reja mund të kenë nevojë për disa vite për të arritur potencialin e tyre të plotë të qëndrueshmërisë ndaj të ftohtit. 

 

5.    Përgatitni bimët e juaja për dimër duke kryer një plehërim organic në vjeshte dhe plehëra kimike të pasura me kalium dhe mikro elemente. 

 

6.    Prisni barin në kopsht më shkurt se zakonishtë. Kositja në fund të sezonit vjeshtor duhet të jetë 2 deri në 3 cm e gjatë. Kjo do të ndikojë  mbajë  largë format dimëruese të sëmundjeve kërpudhore.

 

7.    Sistemit të ujitjes në rajone me klimë të ftohtë i duhet shkarkuar uji që ka mbetur nëpér tuba me një kompresor ajri për të parandaluar dëmtimin ose çarien e tyre nga ngrirja.

 

Përgatitja  e kopshtit për dimërim luan një rol të madh  se si do të jetë kopshti juaj në vitin e ardhshëm.





Bima dekorative Nerium oleander dhe Euonymus e mbeshtjellur me agrotekstil për t'i mbrojtur nga ererat dehidratuse dhe i ftohti gjate dimrit.



Plehrimi i drurit Rrap (lat. Platanus) me NPK me kalium te ngritur dhe mikro elemente.


Plehërimi i drurit Rrap (lat. Platanus) me NPK me kalium të ngritur dhe mikro elemente.



Bimët dekorative në kopsht të mbuluara nga bora.









No comments:

Post a Comment