Motra ime Filloreta |
Lamtumirë motra ime e shtrenjtë Filla.
Si ndodhi keshtu që në të 17-tën ditë të tij Marsi të morri nga jeta në tokë aty në Athinë e të çoi në qiell para kohe?
Marsi sjell pranverën por është edhe marrës i pangopur i jetëve njerëzore…. Nuk ta falka badiava pranverën, e shitkërka me çmim të shtrenjtë: ME JETË!
Para dy viteve erdha në Athinë kastile për të të parë ty e shtrenjta motër Filloteta.. Të SËMURË të gjeta. Bëje të flisje e nuk flisje dot. Por ama më dëgjoje dhe më shikoje e përveluar nga malli. Dhe atëherë një puhizé, një fllad ndjeshmërie prej motre për vellain e saj të madh që jeton matanë Oqeanit Atllantik, ta lezetoi fytyrën e një buzëqeshje e hollë dukej se aprovonte ato që unë të tregoja….
Të thashë: Ka ardhur te ty vëllai i madh, i madhi i fëmijëve të prindërve tanë, ai që të ka pagëzuar me emrin e bukur FILLORETA. Dhe ti m’i ngulje sytë plot mall e dhimbsuri. Tundje lehtë kokën dhe buzeqeshja e hollë të flladiti lëkurën e fytyrës së bukur aq lezetshëm.
Ne vëllezërit e motrat prisnim e shpresonim që ti një ditë të shëroheshe. Prit e prit por dëshira nuk na u plotesua. Shpresën na preu sot lajmi kobzi që na solli një pikëllim të madh….
Ti ike sot dhe shpirti jot do bashkohet me shpirtrat e Bardhylit, burrit tënd që iku në moshë të re afërsisht nja 30 vjet më parë nga një aksident, pa do bashkohen edhe me shpirtrat e prindërve tanë…..
Por ti motër e dashur ike krenare sepse me gjithë vështiresitë e mëdha rrite dhe edukove dy fëmijët që Bardhyli ti la të vegjël, kërthinj. Rrite Erionin dhe Anilën. Arrite dhe i martove. Erioni të bëri gjyshe…. Edhe Anila do të bëhet nënë e ti do jesh përsëri gjyshe. E SHPIRTI jot do të bëhet me krahë.
Ike nga kjo botë jallane motér Fillkë, por le pas djalë e vajzë, motra e vëllezër mbesa e nipër, shokë e shoqe qe i doje dhe i rrespektoje, le kushërinj e kushërira, kunata e kunetër,….
Të gjithë kanë déshirë të vinë në ceremoninë e varrimit. Por e kanë të pamundur për shkak të kësaj pandemije të flamosur.. ..
Sa dëshiroj edhe unë te hedh tri lopata dhe' mbi varrin tënd moj e shtrenjta motër, moj gojëmjalta motër, moj shpirtbehari motër. Por ta dish se me mend unë e të tjerët, motra e vëllezër me mend jemi aty duke lagur me lot dheun e freskët që do mbulojë trupin tënd. Dhe ti me siguri do na shikosh nga kaltërsitë qiellore e do bzëqeshësh…..
LAMTUMIRË FILLKË, MOTRA JONË GOJËEMBËL!
VELLAI JOT FIQIRIU
Motra ime Filloreta me dy mbesat e saj, Korina dhe Erbi. |
Paste Drite dhe tju rrojne te gjithe njerzit qe keni per zemer.
ReplyDeleteMe shume rrespekt Ervin Sokoli
917 609 0997