Sunday, 4 February 2018

Intelektuali Libohovit Besnik Ismailati, edhe pse ne Pension Beson se ka Shume Punë e Studime per të Kryer për Banoret dhe Qytetin e tij!

Intelektuali libohovit Besnik Ismailati është tani në pension po jo i qetë per ta nisur mëngjesin me shëtitje në sheshin e qytetit apo vetëm me kafe e biseda pa bukë në verandën e rrapit shekullor.

Besnik ISMAILATI
Në qytetin e tij, në Libohovë, me karrierë të pasur ne disa fusha njihet e është punëtor i mendjes, mësonjës, drejtues shkolle e specialist i lidhur fort me mjedisin dhe profesionin e agronomit.
Në vitin 1976 atë e nisi si “brigadier i fushes”, i bujqësisë, në NBujqësore “M.Asqeri”, sektorin e Nepravishtës dhe më pas agronom sektori dhe prane deges se bujqësise në Drejtorinë e Ndërmarrjes deri në vitin 1985.
Gjate e pas kesaj periudhe, Besnik Ismailati eshte karakterizuar nga pasioni dhe optimizmi per te vene ne jete cdo mesim te shkolles së lartë ne bujqësi dhe sektoret e tjere, degën e frutikulturës më e pelqyer per te, per t`u pozicionuar më gjatë në shkollen e mesme “11 shkurti” – Libohovë, 5 vjet ne drejtim, pastaj dhe mesonjes e perseri ne drejtim te shkollave te zones. 
Në këtë shkollë punoi edhe pas vitit 1990 dhe ca kohë drejtor i kultures ne qytet; pergjegjes dhe inspektor i Agjencise te Sherbimit Kombetar te Punesimit për Libohoven, agronom i fara fidanave ne Drejtorine e Bujqesise Gjirokastër, specialist ne laboratorin e bujqesise prane Drejtorisë së AKU, disa vite dhe sekretar i Keshillit bashkiak të Libohovës, inspektor mjedisi etj. 
Ka dhe eksperienca te tjera:vitet 1998- 2005 drejtues i kurseve te mesimit te gjuhes italiane ne Libohove, i kurseve te gjuhes italiane prane Drejtorise Rajonale te Formimit Profesional Gjirokaster, mesues i jashtem i gjuhes italiane ne shkollen 8 vjecare” A Rustemi” dhe kontriboi që kjo gjuhë të futej në programin mesimor Besnik Ismailati ka dhe botime:libri me poezi italiane vellimi 1,2 “Parliam anch’ italian”; perkthim ne gjuhen italiane i librit me novela te Izet Cullit ” Fajin nuk e ka pasqyra- Davanti a uno specchio”; libri i autorit Moikom Zeqo” Bota e krijuar nga Onufri- Il mondo creato da Onufri”. është anetar i redaksise te gazetes Libohova me artikuj me tematika te ndryshme; prej vitit 1998 kryetar i shoqates kulturore AGIMI, dega Libohove e cila merret me shkembimet kulturore italo- shqiptare. 
Sic shihet, i vecantë është kontributi i tij në pergatitjen e specialsteve te mesëm, edukimin dhe formimin e nxenesve ne lendet e kimise e biologjisë, historisë e gjeografise, vleresuar nga institucionte arsimore, koleget dhe ish nxënesit që dhe sot e pershendetin dhe i shkruajnë, disa specialistë në Libohovë e gjetkë, i kerkojne mendime për mbarevajtjen e fermave, mbrojtjen e bimëve e drufrutorëve, vreshtave, ullinjve etj; të tjerë larg, jashte vendit, e urojne ne festa e gezime familjare. 
Besnik Ismailati është tip shoqëror dhe i perpjekur per te ndarë me te tjeret cdo shembull dhe pervoje pozitive. Optimizmi eshte ne natyren e tij. Thonë në Libohove, nuk është nga ata tipa që shikon nga “pragu e brenda”,perkundrazi. Në marredhenie me njerëzit dhe institucionet e nivelit vendor është i hapur dhe kembengules në zbatimin e ideve, veprimeve e inisiativave ne dobi të zhvillimeve te reja dhe rritjes se mireqënies në Libohovë e fshatrat rrotull. 
Sipas tij, vecanerisht keto 3-4 vjetet e fundit ka bërë hapa më shume perpara ne disa drejtime, si ne zhvillimin e ekonomive te vogla private, ne punet publike, ne infrastukture ne vecanti, ndryshimet ne pamje dhe strukturen fizike te sheshit te madh te qytetit që tani vizitohet nga më shume turistë vendas e te huaj. 
Libohova po kthehet qender e vizitueshme dhe kjo ate e gezon, pa folur që ka kontribuar me shkrime dhe prezantimin e vlerave te saj historike dhe turistike ne emisione te tilla si Rrugëtim të Fatos Baxhakut ne Top Chanel ” Ne kembe te Buretos”, ” Udhetim ne Libohove ” te TV Jon Sarande, ka shkruar dhe ka folur per Libohoven në Televizionet lokale te Gjirokastrës.

Ajo që e dallon si intelektual i perpjekur per qytetin eshte veshtrimi i tij per te ardhmen e Libohoves dhe fshatrat, shqetësimi per zhvillime te reja që zbukurojne qytetin dhe ngrene mireqënien e banoreve.
Për këtë flet studimi i tij shkencor “Strategjia e zhvillimit te mjedisit dhe Plani i grumbullimit dhe perpunimit te mbeturinave per Bashkine Libohove”, miratuar në Këshillin Bashkiak. Në të ka shkruar të sotmen dhe të ardhmen e krejt zones, përparesitë dhe resurset në cdo fushe, infrastrukture, mjedis, bujqesi, blegtori, arsim, kulture, trashegimi e turizëm.
Me këtë studim, ka treguar se qytetin dhe krahinat rrotull saj i njeh dhe i do ndryshe, ne zhvillim, duke sugjeruar ide e investime konkrete në mbështetje te tradites dhe pervojes se banoreve, me bazë punën e tyre dhe angazhimin e shtetit me investime ne te ardhmen.
Besnik Ismailati, tani në pension, gjithcka të mirë që di dhe meson nga zhvillimet e reja te shkences bujqësore e fushave te tjera te ekonomise dhe kulturës, e ndane dhe e shperndane me te tjeret. Ai është kaq modest sa si dhe me pare beson se ka akoma shume gjera për të kryer; si intelektual, ndjehet mire dhe i respektuar, i vlerësuar nga bashkeqytetaret e tij për gjithcka të mirë që ka bërë dhe vazhdon të punojë për ta.
Ai i meriton fjalët e tyre të mira!

marre nga "Gjirokastra online"

No comments:

Post a Comment