nga Ing. Haki KOLA
Tiranë
Organizata
e Kombeve të Bashkuara ka vënë si një objektiv kryesor të shekullit te
XXI, zhvillimin e qëndrueshёm të pyjeve
malore për të gjithë komunitetin ndërkombetar. Vendi ynë futet ndër njëzet vendet
më malore të Botës.
Pyjet
malore janë burim shprese dhe jete. Malet e çveshura nga pyjet janë burim
ankthi, sikur bie, ashtu edhe kur nuk bie shi. Kur bie shi përmbytemi, kur nuk
bie mbytemi në terr. Prurjet e Gjadrit dhe Kirit i kanë zenë grykën Liqenit të
Shkodrës, kanë bërë të cekёt Bunёn dikur të lundrueshme dhe i kanë larguar
mundësinë e lundrimit të anijeve, qё një shekull më parё e bёnin Shkodrën qytet
me emёr nё Ballkan. Kjo ndodh pasi malet janë çveshur, toka është
zbuluar nga prerja dhe kullotja spontane që ka vazhduar për shekuj të tёrё.
Drurёt janё prerё, bari ёshtё ngrёnё, toka ёshtё zbuluar dhe e pambrojtur.
Malet e çveshura gërryhen nga shirat dhe me baltën e gurёt qё u hiqet atyre mbushen
rrugёt qё kalojnё poshtë tyre në gjithë vendin. Për çdo vit pёrrenjtё e
lumenjtё transportojnё pёr nё detin Adriatik mbi 60 milion ton tokё, qё u
pakёsohet shpateve tё maleve. Njё pjesё e madhe mbahet nga rezervuarёt, duke
pakёsuar sasinё e ujit tё depozituar e shkurtuar jetёn e hidrocentraleve tё
Drinit që përbëjnë burimin kryesor té energjisë për gjithe vendin. Pra malet pa
pyje po na dëshmojnë për koston e lartё
tё gabimeve, apo tё harresёs sё trajtimit tё integruar tё ekosistemeve malore.
Brengat
dhe vetmia e maleve nuk shprehen me protesta si ato të njerëzve kur mbeten pa
drita, kur u legalizohen apo shtetёzohen pronat. Banorët e ditur të tyre, kanë
zbritur shpejt nё fusha, tё rinjtё kanё
kaptuar detin e malet e punojnё nё dhe tё huaj. Tё mbeturit luftojnë për tё
mbijetuar, herё duke prerё ndonje lis tё harruar lart nё male, pёr tu ngrohur
nё errёsirёn e gjatё e tё ftohtё tё kullave apo pёr ta shitur si lёndё, dru
zjarri, qymir apo ushqim nё furrat e gёlqeres poshtё nё fushё, e herё duke
dёmtuar filizat me kafshёt shtёpiake.
Shkatёrrimi
i vazhdueshёm i ekosistemeve malore, shoqёruar me krizat e errёsirёs apo
pёrmbytjeve, na ka çuar nё njё moment tё domsdoshёm reflektimi, pёr tё marrё nё
konsideratё shumëllojshmerinё e funksioneve tё
pyjeve malore e pёr t’i kthyer ato nё
njё pikë fokale te shqetësimeve tё gjithё shoqёrisё e reflektimi pёr
zgjidhje. Realiteti ёshtё i prekshёm jo
vetëm për fshatrat e vendosura në zonat malore, që nevojat bazë tё mbijetesёs i sigurojne nga
mali, por edhe pёr fshatrat e vendosura në zonën fushore. U bёnё vite qё
opinionit tonё shoqëror i serviren nё
media tё ndryshme pamje të filmuara
me shpate të tëra malesh, që prerjet e
zjarret i kanё kthyer në gjysëm
shkretira, apo pёrmbytjet nё fushat e Lezhёs e tё Shkodrёs. Procesi i
degradimit të pyjeve malore të vendit tonë është shumë divers, dhe ekstremisht
kompleks, shkaktuar jo vetёm nga natyra, por me teprice nga politika tё gabuara
pёr njё kohё tё gjatё, qё lidhen me njohjen e mosnjohjen e tё drejtave tё
pronёsisё, tё drejtat e pёrdorimit, edukimin, varfёrinё etj.
Zvicra
dhe Austria kane patur pothuajse vetёm male, jo fushё dhe jo det. Njerёzit e
ditur dhe popujt e tyre u morёn vesh qё
nё mesin e viteve 1800, duke u njohur malёsorёve tё drejtat si pёr tokёn
bujqёsore, kullosore e pyjore. Nё mё shumё se 150 vjet ata i pёrmirёsuan nё rrugё e sipёr marrёdheniet e
banorёve me malin pyllin e kullotёn, duke arritur t’i kthejnë aktualisht ndёr
ekosistemet model tё botёs, burim lёnde drusore mirёqenie e turizmi. Pёrsёri janё tё kujdeshёm e tё
pakёnaqur me sa kanё bёrё. Shkolla tё tёra mёsojnё e thellohen nё pёrvojёn e
arritur, shteti mbetet garant i zbatimit tё ligjit..
Shqipёria
njё shans tё tillё e krijoi pas viteve 1990, por fatkeqёsisht demonstroi qё nuk
e kishte arritur pjekurinё qё t’i thёrriste pёrvojёs sё saj tё lashtё, apo
pёrvojёs sё fqinjёve Europianё. Pashpjegueshmёrisht e ndau tokёn bujqёsorё nga
ajo pyjore e kullosore, duke nxjerrё njё ligj (7501) pёr tё privatizuar vetёm
tokёn bujqёsore e duke lёnё nё njё harresё mё shumё se 60% tё territorit, duke
e menaxhuar atё as si lindja e as si perёndimi. Kjo krijoi edhe diferencime tё
qytetarёvё, duke privatizuar pёr shembull nё Fier 52 mijё hektar, dhe mbajtur
shtetёrore 6100 hektar, ndёrsa nё Pukё privatizuar 1809 hektarё dhe 83 mijё
hektare, apo 95% tё sipёrfaqes sё Pukёs e mban nё pronёsi shteti. Politikёn e
gabuar tё ngjitjes sё kodrave e maleve e kthimit nё toka bujqёsore tё viteve tё
diktaturёs, e thelluam mё tej duke i lёnё nё mёshirё tё fatit kёto toka tё
dёmtuara e burim erozioni. Duke mos u njohur tё drejtat pёr pronat e tyre nё
vendin e tyre, si dhe duke i trembur me
taksa nёse malёsoret bёhёn pronar, kanё mbetur tё braktisura mbi 120 mijё
hektarë toka tё pjerrta qё janё shpyllёzuar e kadastruar si toka bujqёsore, qё
me statusin aktual ligjor bёhen pothuaj tё pamundur investimet pёr ta.
Aleatёt
e donatorёt ndёrkombёtarё, si Banka Botёrore, Qeveria Italiane, USAID, Qeveria
Zviceriane, Hollandeze e Suedeze bёnё
pёrpjekje tё vazhdueshme duke na dhёnё pёrvojё, por edhe duke financuar
projekte qё larg e larg tё na kujtonin atё qё kishim harruar. Nё dhjetё vitet e
fundit kemi transferuar pyjet nё rreth 140 komuna, kemi bёrё edhe plane e
marrёveshje, kemi arritur edhe rezultate tё mira qё i demonstrojnё pyjet e reja
tё luginёs sё Matit, Bulqizes, Dibrёs, Hasit etj. Popullsia lokale ёshtё
organizuar nё shoqata pёrdoruesish qё trenohen me ndihmёn e donatorёve tё
huaj. Janë hartuar edhe akte ligjore, ku ёshtё bazuar
procesi, por gjithnjё tё imponuara, ligjevënёsit
duket se nuk kuptojnё e nuk bёhen pjesё e procesit.
E
them kёtё pasi e gjithё pёrvoja e grumbulluar nuk ёshtё marrё nё konsidetarё kur janё miratuar
nga Parlamenti ligjet baze tё decentralizimit me nr 7843,8744 tё shkurtit 2001 si dhe vendimi
i KM nr 500 i majit 2001 pёr transferimin
e pronave tё paluajtёshme nё pronёsi apo pёrdorim tё pushtetit lokal.
Sipas ligjeve transferimi i kёtyre pasurive duhej tё pёrfundonte brenda vitit
2003, kur nё fakt jemi nё 2005 dhe ёshtё realizuar transferimi vetёm pёr
Bashiknё Kuçove, qё nuk disponon pyje e kullota. Kjo pasi rregullat e adoptuara
nga projektet dhe tё miratuara nё çdo rast nga Parlamenti, Ministrat apo
titullarёt e shtetit, nuk janё bёrё pjesё e ligjit tё transferimit tё kёtyre
pronave. Pёr mё tepёr nuk ekziston asnjё rregull apo vendim i shkruar pёr
kriteret e pёrcaktimit tё kufijve tё pyjeve e kullotave qё u jepen fshatarёvё
apo mёnyrёn se si pushteti lokal do ti administrojё kёto pasuri qё i jepen. Njё
ligj qё nё 4 vjet ka realizuar asgjё, nuk shqetёson askёnd e nuk ёshtё nё
axhendёn e politikёs sё ditёs. Partitё kryesore shqiptare megjithё pretendimet
duket se nuk e kanё ekspertizёn pёr ti pёrfshirё nё programet e tyre kёta
probleme.
Drejtorite e rrugeve, ato
të energjitikës si dhe mirëmbajtësit e rezervuareve dhe të infrastrukturës së
ujitjes bëjnë përpjekje serioze por té paintegruara për të mbrojtur objektet e
tyre nga mbushjet, që vijnë si pasojë e gerryerjeve nga shpatet e çveshura tё
maleve. Miliona harxhohen për pastrimin e kanaleve ujitës e kullues, me tepër
harxhohen për të mbrojtur nga mbushjet rezervuarёt, sallat e maqinerive të hidrocentraleve,
me shumicë harxhohen për të pastruar ujin e rezervuarit të Bovillës, apo
pastrimin e rrugéve automobilistike e hekurudhave që kalojnë në shpatet malore.
Investime bёn shteti edhe pёr malёsorёt e zbritur nё Bathore e gjetkё nё fushe.
Investimet do tё vazhdojnё, dhe rezultati do tё jetё asgje pёrderisa tё
vleresohet e kurohet shkaku. Vetёm duke
u njohur malёsorёve tё drejtat dhe pёrgjegjёsitё qё ato kanё pёr malet e pyjet
malore, do tё krijohet mundёsia qё malet tё vishen me njerёz bimё e kafshe, si
dhe do tё pёrgatiten strategji pёr tё
harmonizuar punёt pёr rrugёt, ujrat, enrgjinё, pasi vetёm nё kёtё mёnyrё pyjet
do tё luajnё rolin e tyre e malet do tё
na bёhen aleatё, duke zbukuruar vendin e jetёn e duke kursyer shuma
monetare marramendese per te gjithe sektorët e lartpërmendur qё u rёndojnё
taksa paguesve shqiptar.
Lugina e Vjosës |
No comments:
Post a Comment