Friday, 23 May 2014

Mall për Vendlindjen.

Më merr malli vendi im, për kroin në brinjë,
Për varret, shtëpinë, Lugjet me trendelinë.
Për një kokër rrush të pjergullës “Debinë”,
Ftonjtë e verdhuar që kundërmojnë avllinë,
Shegët kuqaloshe dhe fiqtë e shkruar zhapëzinj.

Papo, malli më merr…, e më grin,
Për të bilbilit, thëllëzës këngërinë,
Sa bukur ja thonë aty ndaj të gdhirë,
Për gërxhin e Kuspit veshur me dafinë,
Dhe netët hënore me të lumit mërmërimë!

Sa shpejt rrodhën vitet që kur jam larguar,
Kërkund nuk gjeta si ai vend i bekuar,
Gdhihem, ngrysem çdo ditë e më i malluar.


K.  Mosko

Boston, MA

No comments:

Post a Comment