"Po s'u vesh me gjethe mani,
asnjëherë s'zhvishet isani[1]"
Populli
Poshtë
banesës tonë, ishte një shtëpi gërmadhë e rrethuar me kopshte ku rriteshin disa
pemë frutore nga më të mirat në fshat. Ky vend e kishte emrin Kako-Dhoqinë. Dikur
aty ka gëluar jeta me njerëz punëtorë, të gjezdisur, të kamur e të ditur. Me sa
kuptohet, e fundit e kësaj shtëpie duhet të ketë qenë një plakë me emërin Dhoqinë.
Të afërmit e saj thuhej se kishin ikur nga fshati e jetonin në Stamboll. Atje kishin
bërë emër dhe pasuri të madhe. Siç duket për Dhoqinën nuk erdhi ndonjë Kostandin
për t’a marrë e bashkuar me njerrëzit e tjerë të familjes, si në legjandë: ose
kjo Dhoqinë ka qenë një “kokë mushkë” dhe nuk dëshironte të largohej nga vendi
e kopshtet e saj të begatë, por ndenji aty derisa vdiq. Njerëzia në fshat për t’a
rrespektuar i bashkëngjitën “titullin” e pleqërisë “Kako” dhe kështu këtij vendi i ka mbetur dhe sot emri
Kako-Dhoqinë. Kjo histori duhet të ketë ndodhur pesëdhjetë apo njëqind vjet më
parë se unë të lindja dhe ishte harruar e askush nuk fliste për ‘të.
Ishte ditë
e një dimri të egër. Malet oshëtinin nga erërat e forta sikur do shëmbeshin.
Shiu me suferinë dukej se do të përbyste gjithçka të ngritur mbi tokë. Njerëzit
sapo ra muzgu u strukën nëpër shtëpiat e tyre rreth zjarrit me veshë të ngritur
për të dëgjuar rënien e ndonjë muri rrethues ose të dërrasave që mirrte era nga
çatitë e shtëpive. Ne së bashku me nënën
rreth zjarrit, prisnin babanë që ende nuk ishte kthyer. Më në fund ai erdhi dhe
sapo futi këmbët brenda tha:
- Era ka shkulur manin e Kako-Dhoqinës. Me fantazinë time,
nuk e përfytyroja dot se si gjithë ai man, të ishte rrëzuar për tokë. Mezi
prisja të vinte mëngjesi për të parë atë çfarë kishte ndodhur në atë natë të
llahtarëshme.
Në mëgjes stuhia kishte pushuar, të gjithë njerëzit ishin grumbulluar rreth manit si në një ceremoni mortore për t’i dhënë “lamtumirën” e fundit. Flisnin me njëri-tjetrin si e kishin përjetuar stuhinë që kaloi por, dhe për manin që nuk e kishte shokun në fshat, për madhësinë e frutave, ëmbëlsinë e shijen. Rrënjet e kishin ngritur tokën sa dy bojë njeriu. Trupi i tij i shtrirë gjërë e gjatë përdhe, kishte bllokuar rrugën kryesore të mëhallës dhe asnjeri nuk po ndërhynte për të prerë diçka që të hapej rruga e të kalonin të paktën bagëtia.
Në mëgjes stuhia kishte pushuar, të gjithë njerëzit ishin grumbulluar rreth manit si në një ceremoni mortore për t’i dhënë “lamtumirën” e fundit. Flisnin me njëri-tjetrin si e kishin përjetuar stuhinë që kaloi por, dhe për manin që nuk e kishte shokun në fshat, për madhësinë e frutave, ëmbëlsinë e shijen. Rrënjet e kishin ngritur tokën sa dy bojë njeriu. Trupi i tij i shtrirë gjërë e gjatë përdhe, kishte bllokuar rrugën kryesore të mëhallës dhe asnjeri nuk po ndërhynte për të prerë diçka që të hapej rruga e të kalonin të paktën bagëtia.
Pak më von,
aty u shfaq një pinjoll i familjes së Dedajve nga lagjia matanë dhe i doli për
zot manit. Thuhej se kishte lidhje krushqie dhe askush nuk e kundërshtoi. Në
ditët që pasuan, erdhën 4-5 sharrëxhinj me sharra të mëdhaja që nuk i kisha
parë ndonjëherë. Disa thoshnin se ishin përmetarë e disa të tjerë korçarë. Ata
filluan t’a prisnin manin e t’i vinin vërdallë sikur të kishin rrënë në një
gjah të majmë. Nuk dihet se çfarë
marveshje kishin bërë me pronarin e manit por, ai kishte vreshta dhe dëshironte
të bënte bute[2]
për rrushin. Fillimisht trungjet i prenë në formë paralelopipedi se duhej që
druri të stazhionohej. Degët e holla që mbetën përdhe, i muarrën amvisat për
saç, se u erdhi e mira në derë. Kështu pak e nga pak nga mani nuk mbeti asgjë, pasi
dhe rrënjët e trasha filluan t’i presin. Më pas u tha dhe fiku, kumbulla e pemët e tjera dhe shtëpia me gjithë kopshtin ngeli një grumbull gurësh që sot është vështirë të thuhet se aty ka qenë një shtëpi me kopshte të bukur.
Ndërsa sharrëxhitë pas një viti u dukën përsëri në fshat për të bërë butet e verës për të zotin e manit. Atë vit të gjithë fshatarët rregulluan apo i bënë të reja bucelat e ujit, taleret e qumështit, vozat e djathit, butet e rrushit, plloskat apo dikush bëri edhe ndonjë mandolinë e çfardo që u nevoitej.
Ndërsa sharrëxhitë pas një viti u dukën përsëri në fshat për të bërë butet e verës për të zotin e manit. Atë vit të gjithë fshatarët rregulluan apo i bënë të reja bucelat e ujit, taleret e qumështit, vozat e djathit, butet e rrushit, plloskat apo dikush bëri edhe ndonjë mandolinë e çfardo që u nevoitej.
Këta mana ishin aty, një i bardhë dhe një larash por, e kishin një të zot që kujdesej, së bashku me një man të bardhë të tij. I zoti manave, Basho Notua, bënte pekëmez me frutat e tyre. Jo pa xhelozi nga shpotitësit e fshatit thuhej, se pulat e tij i bëjnë vezët me dy të verdha, se i ushqente me mana. Në të vërtetë Basho Notua nga pulat e tij prodhonte më shumë vezë nga të gjithë të tjerët dhe i shiste. Ky nam i mirë ishte përhapur dhe në fshatërat fqinje. Kur kërkohej nga tregu, ai mirej dhe me rritjen e krymbit të mëndafshit. Sidoqoftë lagjia tani u kthye tërësisht nga këta mana. Ishin dhe këta qindra vjeçarë. I binte t’i kish mbjellë babai ose gjyshi Pandeli Sotirit, drejtorit të parë të shkollës shqipe në Korçë, që si familje e kishin lënë fshatin rreth viteve 1850. Tani ato mana nuk janë më, sepse i prenë. Sa do të dëshiroja të shijoja edhe një herë këto fruta ashtu si në vitet e fëmijërisë dhe rinisë time! Edhe kjo shtëpi me gjithë kopshtet e saj, sot është një grumbull gurësh, e ka perpirë mali.
Përshkrova
manat që kam shijuar gjatë viteve të vegjëlisë por, mana të tillë kishin pothuajse
të gjitha familjet në fshat si: Telajt, Lekajt, Mollajt, etj. Me sa duket në
shekullin e 17-18-të, ky dru frutor vlerësohej nga shqiptarët e kultivohej kudo.
Nuk mund të them me saktësi për qëllimin e mbjelljes së tyre: ishte thjesht për
frutat dhe gjethet ushqim për bagëtinë, për
rritjen e krymbit të mëndafshit që ishte i zhvilluar në Shqipëri në atë
periudhë, apo për të tria bashkë.
Manat e zinj, ishin edhe këta jo të paktë në fshat. Mbaj mend manin e Dukajve, Baçajve, Bitajve, etj. I pëlqenim si fruta, hanim dhe lyenim fytyrën e trupin, bënim tatuazhe si tifozat e futbollit në stadium me ngjyrën e uniformës së skuadrës se tyre, pastaj laheshim në lumë. Frutat ishin më pak të ëmbël se manat e bardhë, kishin dhe një shije pak të athët. Gjethet e këtij mani, ishin më të mëdhaja dhe bënin një hije të “rëndë”[3]. Manat që binin përdhe, e ndotnin rrugën dhe aty mblidheshin shumë insekte e miza. Edhe këta mana ishin të vjetër, qindra-vjeçarë. Të zotët e tyre frutat i mblidhnin për të bërë raki me cilësi të veçantë. Thuhej se kishte veti shëruese për disa sëmundje.
Mani i kuq
Shpesh
ngatërohet me manin e zi, por midis tyre ka ndryshime. Në Shqipëri sipas studjesave
e botanistëve, nuk ka të dhëna se ka mana të kuq(Demiri, 1981; Xhuveli, 2012;
A. Xhoxhi, 1980). Mani i kuq (Morus rubra) është autokton(endemik) në Amerikën
e Veriut. Për herë të parë është diktuar nga kolonët evropianë në vitin 1607. Me
frutat e tyre ushqeheshin fiset indigjene vendase. Për origjinën e manit të kuq,
ka dhe zëra kundër, mbrojnë tezën se në Amerikë ka ardhur shumë herët, edhe ky
nga Azia Qëndrore.
No comments:
Post a Comment