Thursday 11 April 2024

PYJET MADHËSHTORE TE QAFSHTAMES SOT VEÇ LOTOJN.

‘’T’iu japim “Paqen”, Pyjeve dhe Natyrës.,,  Amaneti i Haki 

Balliut




 Nga  Selman MËZIU

Firence, Itali

     Po pse vallë të lotojn sot më dymbëdhjetë mars dy mijë e njëzetë e katër, madhështia e bleruar e natyrës të Parkut natyror Qafë Shtamë? Përgjigjia është teje e dhimbëshme?  Përderisa edhe lajmtarët e pranverës në rudina, nën krah gjelbërtat e pishave, bredhit të gjelbërt (pseudocunga) e ahut që pregatit lëvizjen e limfës, lotojn. Atëhere unë i plagosuri randë në çdo qelizë çfar të shkruaj? Përpiqem të gjej një shteg, sado të ngusht pylli, edhe imshtaj, të dal. Përpqem me trurin tepër të rënduar nga dhimbja. 

          Dhe ja me shumë kujdes, me një kujtesë të art, ma jep Doktori i Shkencave Pyjore Fadil Lubani:‘’Haki Balliu do të kujtohet përgjithëmonë për kontributin e tij të madh, në sektorin e pyjeve. Ai filloi si punëtor në pyjet e Qafë Shtamës, vazhdoi si Teknik  Pyjesh u diplomua inxhinier duke punuar në Qafë Shtamën e tij, që e deshti kaq shumë.(Dr. F. Llubani,12. 03. 2024.). Gjithë arkitekturës peisazhistike mrekulluese të parkut do t’i mungoi kujdestari i pyllit, doktori i së gjelbertës, ai qe u rrit, u shkollua e njohu gjithë pyllin si ekosistem e si bioshumellojshmëri natyrore biologjike.

 

               Bashkë me familiarët të afërmit, kolegët, lotojn nga degët  edhe vetë pylli. 

              Era e lehtë frynë duke përkdhelur gjallesat të katëzuara. Mjerisht ky prag pranvere i këtij mëngjesi, shpërndau lajmin se ka ndërruar jetë njeriu i apasionuar i pyjeve të Parkut Natyrore Qafë Shtamë. 

            Hakiun sot nuk do të përkdhel degët e shkurreve e drurëve, as me duar e as me shikimin e butë e ëndrrimtar. Ai nuk do shkrepi aparatin fotografik ose telefonin për të na dhurar peisazhe të fresketa, befasuse, të oksigjenuara, të mrekullushme të pishave të zeza për herë blerta, të aheve kollona biologjike qiell shpuese që ndërrojn ngjyrën e veshjen për çdo stinë. Ato sot janë të mbushura me dhimbje, prandaj kanë varur degëzat, biles edha majat.

     As ketrat nuk  do të shikojn nga sipër, kujdestarin  shikim  butë e të përkujdesur të tyre. Ujku dhe dhelpra nuk do të largohen nga udhëngushtat, per t’iu  fshehur. Kuptohet me ngadal, sepse ato tanima kishin dhjetra e dhjetra vjet që e shikonin atë kurrë të trembur, por me buzën në gaz, mjediseve të shtëpisë së tyre, pyllit. Mizat e vogla, milingonat, do të dalin në pranverë e do të fillojn punën, për grumbullimin e ushqimit. Edhe këto  kafshëza të vockla, nuk do të ndjejn zhurmën e këpucëve të tij, as zhurmën e shkopit të pylltar Balliut. 

           Bletët punëtore sa kane filluar të mbledhin nektarin në lulet e para, lajmtare të ardhjes së pranverës. Ato do t’a kërkojn Hakiun, siç kërkojn  polenin në kupat ngjyrë shumtë të luleve kudo ndodhura. Por…  Peisazhi bukurindjellës do të ruajn në gjirin e tij pylltarin e apasinuar, marthonomakun e gjelbërt, përqafuesin e drurëve, ku ai merrte energji e pllenonte pasionin, dashuresin e biosistemit që, ai i dhuroi gjithëçka. Ndërsa ky fal kujdesit të tij, merakut, ndërgjegjes plotë hoje mjalte, miresie e dashurie, do t’a ruaj inxhinier Balliun si shembullin  e përkryer të një pylltari që dashurohej deri në amshim, për çdo element të gjallë, një e shumë qelizor të bashkesisë të jetesës pyll.

    Vazhdimi i lulëzimit të luleve të pranverës do të vazhdojn. Eh, por, çdo petale, thek e pistil të luleve, do të deshirojn t’i dhurojn bukurinë joshëse, aromën e kandshme, kënaqësi ndjellëse të tyre, si në çdo pranverë bujare, por ja që edhe ato do te presin … e pastaj do të ulin qepallat e varin buzët. Sigurisht proçeset fenologjike e biologjike do t’i vazhdojn.

             Vizitor të shumtë nga Shqipëria e bota, do të kërkojn udhërrëfyesin e tyre, ciceronin e pyllit, për të shijuar e ngopur me ajrin plot ozon e fitoncide  të pishave e peisazhet nayrore me bukuri të rrallë. Edhe këto do t’i pushtoi vala e dhimbjes, e do të shprehen: ‘’si kështu, paska ndërruar jetë kaq shpejt.,, Sigurisht duke shprehur keqardhjen  me fjalë dhe me fytyrën e zemërueme, mbushur me dhimbshuri njerëzore.

    Vjeshta do të zbukuroi peisazhet me të kuqtë natyrale të kurorave të ahut e të dushqeve. Fiksuar në relievet e thyera plote coptime figurash me pamje panoramike të piktores mrekulluese natyrë. Këto nuk do t’i fotografoi ma Hakiu e përcjelli në internet e në faqen e Zonave të Mbrojtura.   Bora e parë do të hedh në hapsirat e Parkut Natyror Qafë Shtamë yllzat e tyre, në krahë hapurat, pyje shekullore, por jo në supet e pallton e  pylltarit  Haki Balliu. Ai derdhi mbi ato nektarin e dashurisë, të buzeqeshurën e tij,  kur mellinjat kalonin  kurorave të drureve  bardhesuar nga bora.  Ato do të kalojn pa u parë, pa u mbeshtjellur me dashurinë e ngrohtë të pylltarit, që u rrit e burrërua sëbashkë me trupin e kurorat e tyre.

           Prandaj gjithë bota e gjallë pasuri natyrore nën e mbi tokë, qenie biologjike me bazë  jete, qelizën, do t’u përpëlitet trupi nga dhimbja. Ato do t’a kujtojn  me krenari. Ato do ta mbajnë thellë si kujtim në foletë e tyre. Edhe po të largohen, do t’a marrin me vete, do të kujtojn përkëdheljet e kujdestarit të tyre, do të ndjen frymarrjen e të rrahurat e zemrës, do të ndjen dorën e ngrohtë e buzëqeshjen e pafund, prej dashuruesi  të thellë dhe me ngrohtësi qiellore.

 

     Kumte që përcjellin përkushtim dhe profesionalizëm

     Pasuria në shkrime, fotografitë, filmimet, janë pasuria më e çmuar që na ka lanun pylltari rreze gjelbërt ylberike Haki Balliu. Ato duhen ruajtuar, pse jo botuar sëbashku me albumin fotografik të kryera, të shkrepura, të pozicinuar me  një mjeshtri të rrallë në çdo stinë e qoshe natyrore të pyjeve.   Më mirë le të njihemi me disa prej tyre, për të formuar bindjen, se sa veprimtar i shquar i botes intime të pyllit, ka qenë dhe se si i shprehte këto poetikisht dhe shkencërisht. Kumti i fundi që na ka  lanun është ky. Lexojm me kujdes: ‘’Kumti 20 02,24. Disa foto nga Masivi i Pishës së zezë në Qafë-Shtamë sipas VKM Nr.303,datë 10.05.2019 është rishpallur Monument Natyre.

Parku Kombëtar Qafë-Shtamë  shtrihet në lartësinë 1230 m mbi nivelin e detit, midis  malit të Skëndërbeut (1724 m.) në veriperëndim dhe  malit të Xibrit (1531 m.) në juglindje. 

     Ka një sipërfaqe prej 2000 ha dhe gjendet rreth 25 km larg nga qyteti Burrel. Kjo është një zonë e njohur  pyjore që ka shërbyer si një kamping malor që nga koha e Mbretërisë  Shqiptare. Ky park si zonë e mbrojtur prezanton një biodiversitet të lartë, por njëkohësisht dhe vlera të larta turistiko-rekreative (shëruese). Burimet e kristalta ujore, klima e freskët dhe e pastër, bimësia e kësaj pjese  pyjore, i japin këtij parku vlera të larta kurative  për sëmundjet azmatike .,,  E shprehur qartë për vlerat si mjedis pyjor, turistike dhe pushuese e shëruese që në vitet 1930. Një përcaktim hapsinor prej gjeografi na ka lanun.

   Me pak fjalë, por me mjaft profesionalizëm e njohje në thellësi nga ana silvikulturore, inxhinier Balliu  shprehet: ‘’ Ky masiv pishe e zezë, është monument natyre dhe ndodhet në afërsi të fshatit Cudhi, në Krujë. Pishat kanë lartësi mesatare të drurëve 13 m dhe moshë rreth 140-150 vjeçare. Ky monument njihet gjithashtu për vlerat e tij shkencore, kulturore dhe didaktike.,, U njohëm me të dhenat dentrometrike dhe vlerat e funksionet e pyllit në këto pak rrjeshta. Konstatojm me kënaqësi se sa i saktë është në të shkruar nga ana gjuhësore.

                   Tani duke na u shtuar kureshtja, le të hedhim dritë mbi një një eksperiment me rezultate shumë të mira. ‘’Në Parkun Natyror Qafë-Shtamë gjendet një eksperiment mjaft i randësishem dhe që ka dhanun rezultate Pseudocuga (Pseudotsuga manziesii ( Mirbel ) Franco)). Është mbjellë në pranverë të vitit 1972  me farë të ardhur nga Zelanda e re ku Inxh. Fadil Llubani në atë kohë përdori metodikën shkencore të ekologjisë së krahasuar.,, Dhe më vonë Inxhinieri do të plotësoj informacionin e tij duke shkruar ndër të tjera: ‘’Sipërfaqja e Pseudcugës është 0.39 ha. në lartësi 1200 -1280 m mbi nivelin e detit, ka një moshë 50 vjeçare dhe lartësi mesatare 26 m, diametri deri 40 cm.,,  Për pylltarët janë të kuptueshme  terminologjia e ma sipërme, ndërsa për të tjerët shërben njohja me historikun e këtij pylli, grumbulli pyjor artificial. Kjo shërben për të mesuar, kuptuar e ndjekur shembullin e breznive të pylltarëve që punonin  me vullnet e shpirt pasioni për pyjet.  Mirëpor të pa priturat, shkëlqimet e punës vetmohuese, dashuruese deri ne kloroplaste, te inxhinier Balliut nuk  kanë mbaruar, dhe ja një tjetër vlerësim: ‘’Një merit të veçantë për mbrojten e këtyre grumbujeve pyjor të virgjëra si edhe parcelën eksperimentale me dugllas (pseutcuga)… e ka ish tekniku pyjeve sot inxhinieri i pyjeve Haki Balliu i cili ka një kohë të gjatë që sherben në këtë i Park, të cilin e falenderoj për përkushtim e tij në mbrojten dhe administrimin e Parkut Pyjor Qaf- Shamë.,,(F. Llubani. 02 .11. 2015)

          Një tjetër vezhgim i hollsishëm e me plotë profesinalizëm i gjetur dhe i shpjeguar mjaft qartë nga ana silvobiologjike dhe ja: ‘’…Vezhgimi i gjendjes fitosanitare të pyllit (Qafë-Shtamë) ku  vegjetojn edhe Vjezhdulla (Viscum Album L.), Evulla (Loranthus eurropaeus Jasq.), Vell (Arceuthobium oxycedri (DC.) M. Bieb.) të cilat janë bimë gjysmëparazitare në formë shkurreje që instalohen (mbijne, jetojn, ushqehen) në degët e kurorave ose në trungun e drurëve të tjerë, dhe kryesisht në ato të Pishës së zezë, Gëshhtenjës. Lisave (Dushqeve), Dëllenjave e të tjerave.  Ato bëjnë jetën e tyre në një bashkim  biologjik të indeve në vendin e kontaktit, me organet vegjetale te drurëve ose shkurreve, dhe fillon një bashkjetesë biologjike me pjesën e degëve ose te trupit ku ajo tanima është fiksuar.,,

       Pylltari Balliiu gërmonte për te njohur shetitorët, jo vetëm në jetën biologjike të pyllit, në festat e ndryshme kushtuar pyjeve, mjedistit, tokës, kafshëve, lumenjëve e maleve, por ai ishte vezhgues i hollë i historisë. Kjo e lidhur me punën e tij si pylltar dhe si mjedis turistik i këti Parku Natyror ose e përbuzur nga qeveria e sotme, Monument Natyre, çuditërisht jo pak, por 2000 hektar.  Dhe ja lexojm: ‘’Mes burimeve ujore të Parkut dallohet edhe “Kroi i Nënës Mbretëreshë”, monument kulture, i cili ndodhet 1100 m mbi nivelin e detit. I pozicionuar midis pyllit të pishës, ky monument ka marrë këtë emër që prej viteve 1930-të, pasi në këtë vend merrte ujin e pijshëm familja mbretërore.,,  Ky konstatim, kjo gjetje tregon, ma se miri vlerat historike, shëruese dhe cilësinë e burimeve të mrekullise natyrore të Qafë Shtamës.

    Tanima do të zbresim në vitet e Motit të Madh të Gjergj Kastriotit. Dhe ja trimëria e vashave krutane, se si tregohet e ka mbetur në shekuj, këtu pranë këtij parku. Lexojm për t’a mesuar dhe si na e shtjellon inxhinier Balliu:

      ‘’Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur. Pas pushtimit të Krujës më 16 Qershor 1478. Nantëdhjete (90) gra e vajza krutane për të mos rënë në duart e turqve, u kapën dorë më dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi 200 m. Tradita vendase thotë se në mesin e muajt Qershor bëhej peligrinazh për të përkujtuar këtë ngjarje tragjike dhe trimërie njëherësh duke hedhur lule dhe vajtuar vashat krutane. 

                  Prej këtij vajtimi të përvitshëm periodik, vendi mori më pas emrin Shkëmbi i Vajës. Gryka është formuar nga grryerja e lumit të Drojës mbi shkëmbinjtë gëlqerore prej miliona vjetësh. Gjatësia e tij është rreth 1 km dhe gjërësia mesatare rreth 50 m. Ka edhe sektorë me gjërsi 5 – 6 m. Shpatet e grykës kanë lartësi deri në mbi 200 metra e pjerrësi gati vertikale. Në to ka guva karstike, por edhe shpella.,,   Kuptohet ndërtimi i kesaj ngjarje heroike dhe njëkohesisht historike por edhe gjeografike treguar mjeshtërisht nga Hakiu.

      Dashuria e thellë, për natyrën, pyllin ku ai punoi e shkriu energjitë e tija mendore dhe fizike,  i dhimbsen, e përgjerojn mos mbrojtja e shtimi i pyjeve, vendimet e pa drejta e organizimi I pa themelt për qeverisjen e administrimin e kësaj pasurie të pa matshme dobiprurëse materiale e shpirtërore. Dhe ja amaneti  tij, i lanun me të shkruar më 27.01.2024. Lexojm:‘’Në këto 30 vite tranzicioni,(kalimtare) marrdhënia e shoqërisë Shqiptare me natyrën në përgjithësi dhe me pyjet në veçanti, është tronditur aq shumë, sa natyra ka ngritur “Flamurin e Bardhë” dhe kërkon vetëm “Paqe”, të cilën mund dhe duhet t’ja japim patjetër.

Dhe ne të gjithë bashkë, duhet dhe mund t’ja dalim se bëhemi shumë. Nuk ka më kohë.,,

 

    Porosia e babait dhe detyrimet e Hakiut

       Gjithëçka që mbillet me kujdes, dashuri njerëzore dhe përkushtim, mbin, rritet, hedh shtat, zbukurohet e ndjell kënaqësi shpirtërore brezave. Doemos edhe shërben si burim materialesh për jetën e shoqërisë. Edhe pyjet e virgjera të Qafe-Shtamës fatmirësisht e kanë patur ketë fat, privilegj. Kjo i jepet, i njihet, i dedikohet familjes Balliu nga Cudhi. Ishte Limani, babai i të ndjerit Haki që, i vuri shpatullat, mbrojtjes të Parkut Kombëtar (Shpallur me V. K. M. Nr.102, datë 15. 01. 1996. Fatkqësisht i shfuqizuìar) në vitet e ‘’shkatërrimit barbar të natyrës e ekonomisë shqiptare.,, Ky pylltar vigjeloi nate e ditë, sëbashku me fshataret e tjerë. Ato u ndeshën dhambë për dhamb me huliganët  shkretues të natyrës, dhe pyjeve në veçanti. E sot pylltaria shqiptare krenohet me pyjet  madhështore, arkitekturën e gjelbërt  mrekulluese të këtyre masiveve. E këto sakrefica, kjo lufte i nxori nga mendja e shpirti Limanit amanetin e shenjt: ‘’I shtymun nga pasioni, nga vlerat e shumta të pyjeve të Qafë Shtamës, ua le AMANET mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij parku, i cili deri në këto momente nuk është dëmtuar. Ka mbetur i paprekshëm nga dëmtimet e ndryshme. Dëshiroi t’ua  la amanet djalit dhe nipërve të tij, që të mos bien pre e njerëzve që duan t’a dëmtojnë, këtë pasuri kombëtare dhe t’a ruajnë si sytë e ballit, gjithëmonë.,, (02.11.2018)

        Babai Limani e mori punëtor në brigedën e punimve në pyje. Kuptohet në peisazh pitoreske të Qafë Shtamës. Pastaj duke parë larg, drejt horizonteve të dijes e dërgoi djalin e tij Hakiun në shkollën e Mesme Pyjore Shkodër. Rezultatet e tija  të shkëlqyera e motivuan Limanin që  djali i tij të fillonte Fakultetin e Pyjeve, për Inxhinier Pyjesh. Më pas u punësua si tillë në ish parkun Kombëtar Qafë Shtamë.

       Shpirti i tij, mbushur me kloroplaste klorifliane u pri drejt shkollimit të djalit të tij Alfredit në fushën e pyjeve si Inxhinier. I mesoi atij në praktikën e përditshme, sjelljen e kulturuar me njerëzit dhe pyllin, banorët e tij  dhe trajtimin silvikulturor e mbrojtjen me besnikëri të tij.

    Dhe më tej akoma ai shkruan për nipin e vet me kthjelltësi kujtese, besnikëri fjalë, dashuri për natyrën:’’Sot në P. N. Qafshtamë i shoqëruar nga një pasionant i vogël  i natyrës Mateo i vogēl i gjyshit, në mes pyjeve tē kētijē parku, me gjyshin e vet,, Nuk kam se zgjatem, por do të gërmoi ende në shpirtin e pasur me margaritar dashurie e njerëzilleku të Hakiut si prind e si pylltar, të gjetura  të shkrueme me fjalë zemre që i gurgullojn nga shpirti i tij qelibar, i kthjellët kaltëror si burimet e shumta të masiveve gjigande, të virgjëra të Qafë  Shtamës: ‘’Mateo e vogël e gjyshit u bësot 4 vjeç, u bëfsh 100 vjeç shpirti i vogël. Për nipin tim, engjëllin tim që, çdo muaj bëhet më i bukur dhe më i ëmbël se kurrë. Gëzuar ditëlindjen o shpirti i vogël gjyshit. Krenar jam me ty,  çdo ditë më thirr o gjysh.,, (16 maji 2023)  Mateo i vogël do t’a kërkoi gjyshin tani, por edhe me 16 maji që do të vij, t’a përkdhel, uroi, e të shkojn në shëtitje, në freskinë e kurorave të pishave e aheve. Mateo që tani do të dashurohet së tepërmi me pigmentin e gjelbërt me ketrat e nuset e lales, por edhe me ariun, do të miqësohet se ia ka mesuar gjyshi, si të sillet me atë, me dallandyshet, pupsin, qyqet, kumrite edhe lepujt.

     Amaneti i Limanit, i Hakiut breza pylltarësh dhimshurues e dashurues deri në inde të drurëve pyjor, do të shkëlqej në shekuj për familjen, fshatin Cudh, neve kolegëve pylltar. Që të arrihet duhet të ngrihet një dhomë muze.  Aty të pasqyrohet jeta e vrullshme njerëzore e bioekologjike e këtij parku, veprimtaria e patriotëve të së gjelbërtës së bashku me Limanin, Hakiun etj. Edhe organet shtetërore në qendër e Bashki duhet t’i njohin e respektojn kontributin e familjes Balliu, është detyrim moral e qytetar.

   Tani në mbyllje do të marr, të vendos këtu një kuror mendimesh të një  kolegu të afërt të Alfredit, inxhinierit te pyjeve  Taulant Doli: ‘’Ngushëllime për babën Alfred. Të rroni e t'a kujtoni atë burrë të urtë e zemër bardhë. Me vjen keq që sot kemi një dashamirës të natyrës më pak, një inxhinier pyjesh më pak, e një burrë të vyer më pak, por jam i lumtur që ti do t'a trashëgosh amanetin e tij, për t'i ruajtur ato bukuri të rralla natyrore e kulturore të Qafë Shtames. U preftë në paqe...,,

    Të paqësohemi me natyrën, me njerëzit, te sillemi me kulturë me natyrën dhe njerëzit, kjo është thënia e artë dhe  porosia e brezave të familjes së pylltarëve Balliu të Cudhit të Krujës.

 

13.03.2024                                                   Kolegu inxh. Selman Meziu

 

 


 


 

 

No comments:

Post a Comment