Monday 29 May 2023

TAKIM ME VARGMALET APALASHE

- Një udhëtim i bukur që na futi në mendime - 

Përgatiti:  Koço MOSKO

Boston, MA - SHBA

Që nga viti 2019 kur ra pandemia njerëzit u mbyllën brenda shtëpive të tyre.  Për familjen time, kjo periudhë, u bë edhe më e vështirë për shkat të shëndetit tim jo të mirë. Këte pranverë pandemia iku, edhe shendeti im u përmirësua.  Unë dhe gruaja pëlqejmë më shumë  shëtitjen në natyrë. Këtë e di mirë vajza e jonë. Ajo na  mori bileta për të bërë një vizitë në vargmalin e Apalasheve. Ky vargmal ndodhet në bregun lindor të  SHBA-ve, buzë Oqeanit Atllantik dhe e përshkojnë pjesën veriore të Kontinentit Amerikan me drejtim jug - verilindje.  Fillojnë në shtetin e Xhorxhias e deri në kufi me Kanadanë, ose  kanë një gjatësi prej 3500 km. Maja me e lartë e tyre është mali Mitchell në Karolinën e Veriut me 2,037 m, kjo është dhe pika më e lartë në lindje të lumit Misisipi. Ndërsa lartësia mesatare e këtyre maleve është rreth 910 m. e me gjerësi që shkon nga 100 - 300 km. 

Vargmali Apalasheve është i pasur me vendburime të mineraleve dhe ka një florë e faunë shumë të pasur. Eshtë një rajon i rëndësishëm për ekonominë e SHBA-ve. Diçka interesante.  Në faqet e maleve Apalashe, ka patur masive të dëndura pyjore me gështenjën amerikane, vendase. Që nga lashtësia e  deri në fundshekullin e 19-të, zonat rurale të këtij rajoni, përshkruhen si zona të zhvilluara, të begata, për shkak të prodhimit të bollshëm të gështenjës. Nga kjo zonë niseshin trenat me gështenjë për gjithë Amerikën. Kjo prodhimtari e gështenjës përfundoi në fillim të shekullit 20-të. Në vitin 1904 për Kopështin Botanik në Long Island të Nju Jorkut, u importuan nga Azia disa lloje gështenjash të cila mbartnin kërpudhën patogjenetike të rrezikëshme Cryphonectria parasitica, që për gështenjën amerikane rezultoi fatale, shkatëruese. Brenda 50 vjetëve sëmundja u përhap me shpejtësi dhe shkatëroi të gjitha pyjet me gështenjë, miliona bimë u thanë në malet Apalashe. Sot gështenja amerikane pothuajse është zhdukur,. Një Projekt i Qeverisë po punon për ta rikthyer me anë të inxhinerisë bimore, llojeve rezistente, etj.

Takime jonë me këta vargmalet do të bëhej në Malin Uashington në shtetin e Nju Hemshrit, me qendrën fshatin North Conway që ishte në veri, rreth tre orë larg nga shtëpia e jonë në Boston. U nisëm në orë 7.00. Rruga ishte e bukur. Një udhetim pranveror nëpër shtetin e Nju Hemshirit të mbush me optimizëm me gjelberimin e harbuar  ngado. Ndonse vend i ftohtë me dimër shumë të ashpër, këtu bëhet një turizmë elitar gjat gjithë vitit. Më e bukur është stina e Vjeshtës për ngjyrat fantastike që marrin pemët. Ata të sporteve dimërore e frekuentojnë në stinën e dimrit.  Me shtetin Nju Hemshrit jemi njohur, sepse në Konkord, kryeqyteti i këtij shteti, banon një komunitet i madh lunxhiotësh, kryesisht nga Labova e Kryqit. Ata janë atje shumë herët, Tani u bashkuan edhe me emigrantët e rinj, si mikun tim Manoil Besho me shumë të tjerë. Të parët kanë ndërtuar me kontributet e tyre dhe Katedralen Shën Trinitria. Ky shtet është pa taksa dhe motoja  zyrtare është: “Live Free or Die” që do të thotë Jeto i lirë ose Vdis. Që nga viti 1945 kjo shprehje shkruhet në çdo targë  makine. 


Harritëm në qendrën nga ku bëhej nisja. Kishim kohë t’i hidhnim një sy pazarit të madh vendas me prodhime të artizanëve, artikuj industrialë, antika, prodhime artistike, ushqimore, bujqësorë, etj. Ishin disa trena që niseshin me vizitorë nga kjo qendër në drejtime të ndryshme. Dikush kish qejf të vizitonte e të eksploronte luginat, dikush tjetër kodrat, kurse ne zgjodhëm të vizitonin malin. Udhëtimi me trena zgjaste nga 1,5 – 6 orë, sipas internarit që zgjidhte secili për të vizituar. Treni jonë ishte tren malor, nisej në orën 11.30. Udhëtimi zgjaste  gjithësej 4 orë, vajtje  dhe kthim, pershkohej rreth 90-95 km. Ishin shumë vizitorë, disa qindëra vetëm me trenin tonë, që krijuan rradhë të gjata. Vizitorët ishin të çdo moshe dhe me aparate fotografike nëpër duar. Treni kishte dhe një vagon specjale, kuptohet me çmime më të kripura. Brenda vlerës së biletës ishte përfshirë dhe një vakt ushqim. Hekurudha mund të qe një nga më të pjeretat në botë ku treni me ato harkimet e gjata përparonte drejt majës së malit ne stacionin fundor   Crawford Notch. 

Para syvet tanë çfaqeshin një pas një si në ekran të madh pamjet e bukura piktoreske të majave të maleve, luginave, ujëvarave e lumenjëve, gërxheve,  greminave shkëmborë, etj. Këto male kishin një bimësi të dëndur të përziera haloret me gjethoret.  Sigurisht në vjeshtë pamjet do të ishin më të bukura nga vellua e artë që marrin pemët. Rugës shikonim njerëz që na përshëndesnin me dorë. Këta ishin individë që majën e malit e harrinin sipas mënyrës se tyre: Me këmbë, me makina private, me autobus e ndoshta dhe me kafshë. Gjithesekush nga ne përdori mjeshtërinë për të fotografuar diçka artistike. Kudo që ta shkrepje aparatin ishte e bukur. Në stacionin fundor bëmë një pushim. Aty ishte një qendër me dyqane, restorante, pazar, muzeum e hotel. U kthyen përsëri në pikën e nisjes, të gjithë të gëzuar.  Këtu përshkrimi dhe tregimi bëhen jo me shkrime, por me foto.


********

Në fund të gjithë këtij udhetimi mendja të shkon atje, larg në vendin tonë që e kemi lënë prej shume vitesh. Ndonjë mik dhe i afërm shpesh më këshillon se nuk duhet të flas apo të bëj kritika, për ndonjë punë se si duhet të jetë, apo si duhet të përmiresohet jeta atje. Në fakt unë mendoj se ne emigrantët  duhet jo të mos flasim, por të sokëllasim se nuk dëgjon njeri, të sokëllasim për shumë arsye.

Kemi një vend shumë të bukur. Në rrethin e Gjirokastrës ndodhen  krahina e Pogonit, Zagories dhe Lunxhërisë me bukuri dhe resuese unike qoftë kulturore e historike po ashtu dhe natyrore. A nuk do të ishte mjaft me interes për këto zona që të bëheshin guida turistike: Gjirokastër-Suhë – Poliçan – Sheper – Çajup- Erind- Gjirokastër. Apo Gjirokastër – Suhë –Hllomo- Çatistër- Sopik- Skore – Poliçan e kthim. Nje guidë tjetër mund të ishte të kalonte fshat më fshat të Lunxhërisë nga fshati Kodër në Libohovë etj.  Por që të bëhen këto duhen rrugë, mandje rrugë të mira të kohës. Ata që mirren me qeverisjen as nuk u shkon ndërmend kjo gjë. Duhet kishin bërë diçka tani që kaluan mbi 30 vjet. Shumkush thote se çna duhen rrugët tani, ato fshatra u shuan, mbaruan. Internarin që ne përshkruam  në malet Ushington nuk pamë fshatra, por kishin bërë jo vetëm rrugë të mira, por dhe hekurudhë moderne. Shoqatat dhe shoqëria civile për mendimin tim duhet ta ngrejnë fort zërin. 

Guidat turistike në disa zona të Gjirokastrës do ti rigjallërojnë jo pak por shumë, është një shpresë për ringjalljen e këtyre krahinave që po shuhen dita ditës. Ta bëjmë të mundur që ta jetojnë jetën edhe atje, njerëz të gëzuar. Në vende të caktuara, si Poliçan e gjetkë,  mund të bëhen pazare lokale si në Qafën e Pazarit, se edhe në këto fshatra ka patur e ka artizanë duarartë, punues të drurit, metalit, etj. Gjithashtu dhe prodhimet bujqësore e blektorale në këto zona janë konkuruese. Do të ketë hotele dhe dyqane, etj. Qyteti i Gjirokastres do ti kthehet gjallëria sepse këto zona në shekuj i kane dhëne bukurinë, fisnikérinë e mirësinë këtij qyteti. Zhvillimi nuk vjen duke shqepur e qepur kallderemet, e ti biesh gjoksit, por kërkon një zhvillim frontal e gjithë treva.  Për këtë duhe njerëz me vizion të gjerë, me mendje të hapur e diturakë. A i kemi vallë të tillë këta njerëz qe na udhéheqin!?

Në vitin e largët 1810, kur rrethi e Gjirokastres ishte nën sundimin Osman,  bënë një vizitë dy udhëtarë anglezë, Lordi Bayron dhe politikani  John Cam Hobhouse. Po ju sjell  çfar ka shkruar Hobhouse rreth këtij udhëtimi në Lunxhëri 


“Në këtë vend (Qestorat, në Lunxhëri) gjithçka ishte në një pozitë shumë më të mirë e të ndryshme nga ajo që kishim parë në fshatrat greke. Ne përjetuam një vëmendje e mirësi të madhe nga banorët, strehuesit tanë. Jemi marrë vesh mirë me ta, ndërsa shoqëruesi jonë(grek) fytyra e tij nuk shprehte asgjë (edhe pse ai ishte një i krishterë), përjetonte një dëshpërim, turpin për gjendjen e fshaterave greke. Vila e strehuesit tone ishte e suvatuar mjeshtërisht, dhe me të bardhë-larë, dhe kishte një vend qendrimi të vogël poshtë, dhe dy dhomat të shtruara me dysheme sipër, një stil mjaft të ndryshëm nga ajo që kishim parë në Shqipërinë e Poshtme. Shtëpia ishte shumë e rehatshme, dhe në të kemi kaluar një natë më të mirë se në ndonjë vend tjetër, qysh prej largimit tonë nga Janina”

Kthehemi tani mbrapa në kohë pasi kanë kaluar plot 213 vjet dhe nuk i kemi sundimtarët osmanë. Cila është gjëndja sot.. E mjeruar e çdo ditë që kalon bëhet më keq, siç e paraqiti edhe gazetari Marin Mema në dekumentarin e tij pë Lunxhërinë para disa ditësh ose dhe intervista e gazetarit të top chanel me banorët e fshatit Ndëran, Zagorie. Lind natyrshem pyetja: Kush janë shkakëtarët për këtë gjëndje të mjeruar që është sot në këto zona? 

Lugina e Pogon-Zagories, Gjirokastër 

 

 

 

2 comments:

  1. Thanas L. Gjika31 May 2023 at 05:37

    Agronomi Koco Mosko eshte nje intelektual me ndjenja te thella atdhetare dhe shpirt kerkues. Ne kete shkrim ai na pasqyron nje nga aspektet turistike te ShBA-ve dhe si gjithnje e lidh dhe me gjendjen e atdhetut tone, jep ide dhe sugjerime, si mund te marre hov turizmi malor ne Shqiperine e bukur ku germadhat e lashta te antikitetit ne vend qe te zbulohen e studiohen, po shtohen me germadha te shtepive qe jane duke u braktisur cdo dite, shtepi, qe lulezonin e gelonin nga jeta gjate kohes se pushtimit osman dhe gjate kohes se veshtire te diktatures komuniste. Te falenderoj i dashur Koco per kete shkrim qe me nxit dhe mua,
    qe kur te shkoj ne Shqiperi te hedh ide per krijimin e guidave te rrethinave malore te disa krahinave si Shkodra, Kruja, Kukesi, Korca, Vlora, etj.

    ReplyDelete
  2. SI gjithmone, edhe kesaj here, me pelqeu shume shkrimi I specialistit te talentuar me dell artistik Koco Mosko.

    ReplyDelete