Monday 16 May 2022

SHUHET DALIP GRECA, IKONA E DIELLIT, VATRËS E MEDIAS SHQIPTARE NË AMERIKË,




VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI


E nderuar familja Greca

 

I shtrenjtë dhe i paharruar miku ynë i përjetësisë Dalip

Sot për familjen Greca, Vatrën, Vatranët, Shqiptaro-Amerikanët është një ditë zie dhe trishtimi.

 

Sot, më datë 16 Maj 2022, në orën 4.23 PM në New York, zemra e mikut tonë të çmuar Dalip Greca ndaloi përgjithmonë.

Ikja e befasishme na ka shkatërruar të gjithëve në shpirt. Ky largim i shpejtë dhe i padrejtë na ka vrarë fort e mërzitur pafundësisht.

Një largim fizik që lë pas shumë trishtim, keqardhje e dhimbje të thellë te familja, miqtë e bashkëpunëtorët.

 

Ne do ta kujtojmë e respektojmë përjetë kontributin tënd të shquar, dedikimin dhe përkushtimin në punët që bëje, korrektësinë e detyrave, besnikërinë e premtimeve e miqësive, përkushtimin e devotshmërinë ndaj komunitetit, miqve, medias dhe kombit shqiptar.


Ikja e Dalip Grecës largon brenda nesh një copë të rëndësishme jete të kthyer në përkujtim të përjetshëm.

Sot, të gjithë kemi humbur shumë. Miqtë një mik special, shok, vatran, patriot, familjar e veprimtar të pa zëvendësueshëm në kauzat ku Dalip Greca bëhej pjesë. Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës

 

VATRA, në emër të të gjithë vatranëve, të Shqiptaro-Amerikanëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të ndjera, më të sinqerta e më të dhimbshme familjes Greca për humbjen e pakthyeshme të mikut tonë Dalip.

 

Lutjet dhe përshpirtjet tona si vatranë e komunitet janë më të afërta e më të ndjera se kurrë pranë familjes Greca, familjarëve e miqve në këto momente trishtimi, lamtumire, humbje e zie.

 

Mirënjohje për jetë të jetëve o Dalip Greca për gjithçka që po na lë pas ikjes sate në përjetësi.


Pushofsh në paqen e amshuar, në mbretërinë e qiellit miku ynë i paharruar.

 

I pikëlluar thellë

Pranë familjes e miqve, me nderime të veçanta 

 

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

 

Shënim: Në gazetën Dielli, në vazhdim do të jepen detaje rreth organizimit të ceremonisë së lamtumirës dhe nderimeve.


HOMAZHET DHE LAMTUMIRA PËR DALIP GRECËN DO ZHVILLOHEN MË 19-20 MAJ 2022
Homazhet në nderim të Dalip Grecës do të zhvillohen ditën e Enjte me datë 19 Maj 2022 nga ora 2-8pm në shtëpinë mortore me adresë: Joseph A. Lucchese Funeral Home, 726 Morris Park Avenue, Bronx.

Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet ditën e Premte më datë 20 Maj 2022 ora 11:30am në varrezat me adresë: Woodlawn Cemetery, East 233rd Street and Webster Avenue, Bronx.
I përjetshëm kujtimi dhe nderimi.

NJOFTIMI NGA FAMILJA DHE SHTËPIA MORTORE:
Visiting will be Thursday from 2-8pm at Joseph A. Lucchese Funeral Home, 726 Morris Park Avenue, Bronx. Interment will be Friday 11:30am at Woodlawn Cemetery, East 233rd Street and Webster Avenue, Bronx.

Dalip Greca, a resident of the Bronx, died on May 16, 2022. He was 71. Mr. Greca was born on October 10, 1950 in Lushnje, Albania to Sherife (Qosja) and the late Rexhep Greca. Throughout his life he worked as an editor-in-chief for "Dielli Newspaper", editor for "Illyria Newspaper", editor-in-chief for "Gazeta Republika", editor-in-chief for "Gazeta Ora e Fjales", and his proudest achievement in life is his contribution to Vatra, the Pan-Albanian Federation of America. He is survived by his wife, Xhemile (Hoxha) Greca, whom he married on July 31, 1977; his daughter Alma and her husband Latif Sharka, and their children Banush and Danny; his daughter Elisabeta and her husband Eduart Shehu, and their children Kelvin and Nicholas; and his son Dorjan Greca and his wife Kristina, and their children Blake and Jaxon. Dalip was a great husband, an amazing father and a loving grandfather. Dalip Greca was a great Albanian, a special publicist, a prominent patriot, a distinguished activist, and a man so loved and respected by the community. He dedicated all his knowledge and his work to the Albanian community in America and in the world.
He will live forever in our hearts and our minds. He was a tireless, wise, hardworking, systematic, noble and far-sighted person. Dalip Greca was the man symbol of sacrifice, patience, calmness, wisdom, simplicity and perseverance. Dalip Greca, with all the people he collaborated with, was always distinguished as a loyal collaborator, also an exemplary family member and a distinguished Albanian in the American Diaspora.

 

No comments:

Post a Comment