nga dr. Selman MËZIU
Firence, Itali
Shtator dita e pesëmbdhjetë. I nxehti përvëlues i gushtit nuk kishte thyer qafën. Në dhimbje e vuajtje njeriu me gjallesat e tjera. Edhe gurët gëlqeror në faqet me shkëmbinj gëlqeror, në Ekonominë Pyjore Molunge, ngastra me numur gjashtëdhjetë janë nxehur sa të djegin lëkurën e duarve.
Por çuditërisht sikur të mos ishte e mjaftueshme kjo, buzë rrugës automobilistike të fshatit Manata të njësisë administrative Kolsh Lezhë, sapo u dukën fjollat e një tymi. Ishte ora dymbëdhjetë e dhjetë minuta. Sigurisht. Zemra e ditës. Dielli ishte në kupën e qiellit. Ai lëshonte drejt tokës zhuritëse prej më shumë se tre muaj potencialin me të fuqishëm të nxehtësisë. Kësaj dukurie iu bashkua mendja e dora kriminale e njeriut fatkeq nga ndërgjegja. Ndoshta pakujdesia e një bishti cigareje të hedhur. Zaten edhe kjo, fatkeqësisht përbën faj të randë. Kuptohet të dënueshëm nga ligjet mbi pyjet, për mbrojtjen nga zjarri.
Makinat kalonin pa prerë. Askush nuk ndalonte. Dikush turfullonte duke sharë. Ndonjë nuk e shikonte. Të tjere të uritur, as ju shkonte ndërmend se këto shpate kodrash po përpiheshin dalë nga dalë nga flakët shkretuese. Kur aty këtu në mes shkëmbenjëve, ku vegjetonin pishat e egra kurorë gjelberta njëzetë vjeçare, po merrnin flake njëra pas tjetrës. Filluan të dukeshin disa banor të fshatit, udhëtar, etj.
Inxhinierja sapo erdhi. Ajo shikonte e pezmatuar e zituar në shpirt nga dhimbja, gjuhët e flakëve që po shkrumbonin gjithëçka. Bëri disa hapa, për të përfshirë me vështrimin e saj hapsirat e gjelbërta që hirëzoheshin nga zjarri përvëlues. Pranë një shkambi, nën kurorën e një pishe, me një lopat shtërnguar fort në duar, po luftonte me flakët, një grua e moshuar. Inxhinieria hapi syte, pa pritur, vendosi t’i afrohej duke zgjedhur udhën pa hirin e nxehtë si shtroje. Ajo e pyeti e emocionuar:
-Po ti, e vetme, çfarë po ban këtu?
- Edhe era po i bën flakët më shumë agresive e të rrezikshme për jetën, - Duk e vështruar qortueshëm.
Nëna gjashtëdhjetë vjeçare Valentina Zogaj nuk ndalesh. Shtëpinë e kishte posht rrugës ku filluan shenjat e para të zjarrit. Inxhinieria ktheu kokën në drejtim të rrugës. Një grumbull makinash dhe njerëzish përgjate udhës, bisedonin e hera herës, veshtronin tymin e zi shtëllunga-shtëllunga dhe flakët sipër tyre me gjuhët e kuqe frikë ndjellëse. Këto burrakoçë ishin përgjegjësit i pyjeve, drejtori emergjences civile, zjarrfikësit, etj. të cilët rrinin në asfalt dhe veç flisnin.
Dy pamje që përplaseshin egësueshëm njëra me tjetrën. Dy kundërshti. Natyra me zjarrin. Njerëzit indiferent dhe natyra që kërkon ndihmë. Inxhinieria e tretur tërsisht në mes dy fatkeqësive. Pylli me krijesat bashkëjetuese që piqeshin e shkrumboheshin nga zjarri. Nëna me flokët gërshet të shpurpurisura, që godiste me lopat vatrat e zjarrit ku po digjeshin shkurret, barishtet, insektet, kafshë etj. Dhjetra burra e të rinj që bisedonin qetësisht. Prisnin ndihmë nga shteti, komuna, bashkia, policia. Fjalori i pistë, sharjet shponin mjedisin e tymosur e përplaseshin të cfilitura në timpanat e veshëve të inxhenieres së pyjeve. Arsyeja. Sigurisht nga zhurma e kërcitjeve të pishave me trungje dhejtë centimetra diametër dhe kurora të gjelbërta, që përcëlloheshin nga flakët e pastaj shkrumbëzoheshin duke formuar hirin e zi teje neveritës e jetë zhdukës. Ato ishin mbjell nga punëtor. U ishin shërbyer për disa vite. Peizazhi kishte marrë pamje mrekulluese. E tani….
Orët kalonin me tronditje shpirtërore. Nervat tendoseshin. Padurimi dhe dhimbja shtoheshin si një ortek. Ankthi se kur do te vepronin zjarrëfikëset e njerëz të tjerë. Indiferenca, mendje fregizmi, shpirt katilizimi, mos vlerësimi i situatës të turmës pa kokë në asfaltin e zi të rrugës. Ndërsa Valentinës, të vetme i shtohesh lodhja e gjymtyrëve, përcëllimi i flokëve, i rrobave. Ndërsa pikat e djersës me ngjyrë të zezë kishin lanun si rrëke gjurmë në fytyrën e saj të skuqur e pluhurosur nga tymi me hirin. Ajo luftonte si heroinë. E bindur se po mbronte pyllin, burimin e jetës së fshatit Manatan.
Pas disa orësh në fushën e betejës ku triumfuese ishin zjarri nëntoksor, djegja e qetë e barishteve ghysëm të njoma, gjuhët e flakëve që vazhdonin të digjnin kurorat e pishave me biomasën e tyre, në keto shpate gurishtore kodrash në mes shkëmbinjëve, vijnë disa fshatar. Përmes asaj lufte të ashpër, me varfërinë ushqimore, të shtrirjes së rrënjëve, të ashpërsise së ngricave e rrezatimeve diellore të verave, tanima shumë të thata, këtyre qënjeve të gjalla ju kishte ardhur fundi i tmerrshëm. Kështu i gjykonte inxhinieria, ndërsa, dhimbja në shpirt i shtohej, pafuqia për të ndaluar vrullin e zjarrit kishte premun forcat fizike e dërmuar moralisht.
Përpiqesh të organizonte këto pak fshatar Manatan, për të goditur me lopatat e tyre përparimin e djegieve të bimësisë nga zjarri. Por, ajo me trupin që i dridhesh, nga frika e dhimbja shikoi me sytë e saja në mes flakëve hardhuca, gjarperinj, lepuj ose që iknin ose kërcenin përpjet nga djegja e trupit prej flakëve të zjarrit. Tingujt lebetites, therës të tyre të cfilitësishin shpirtin. Ndërsa nana Valentina vendosi mbi një shkam një gradë (fole) me zogj të vegjel. Ndërkaq zogu nanë, fluturonte e cicëronte në kërkim të tyre, i pa, filloi t’i marrë një nga një duke i çuar diku larg. Skena mallëngjyese. Pamje që të plagosin thershëm shpirtin. Dukuri natyrore që njeriu duhet, të mësoi si të sillet, veproi e gjykoi kur në pyje shikon zjarre. Por kujt t’i thuash! Njeriu është tjetërsua.
Këtu kuptohet qartë se çfarë është, dhimbja për të vegjëlit. Sa i madhërishëm është pylli, çerdhe jetësh që zbukurojn natyrën, rritin madhështinë e kompleksitetin e jetës. Kjo është filozofia e natyrës e pyllit. Gjithëkush duhet t’a njohë këtë bashkëshoqërim. Gjithëkush duhet t’a mbrojë. Gjithë sejcili duhet të bëhet pjesë njerëzore e tij, kur i vjel prodhimet, kur rrin nën hije, kur e mbron nga fatkeqësitë, kur pinë ujë në burimet e pyjeve.
Dielli sapo perëndoi duke kuqëluar qiellin. Një breshkë i kishte marrë flakë një pjesë e mbulesës. Ajo ecte sa mundte. Nëna heroinë e pa, me një degë dhe kembë e godiste lehtësisht. Fatmirësisht kështu arriti t’i fiki zjarrin. E mori me duar dhe e vendosi në bar, në mes shkëmbinjëve ku flaka nuk shkonte dot. Zjarri vazhdonte pamëshirshëm të triumfonte mbi natyrën. Tymi dhe flaka kishin pushtuar hapsira të tilla saqë ose duheshin avion ose qindra punëtor me kazma e lopata që të hapnin kanale për t’a ndaluar.
Natën gjuhët e flakëve ndriçonin qiellin. Prushi dhe hiri i qënjeve te gjalla ndriste si yje te hedhura në këto shpate. Zjarrëfikësit e punonjës të tjerë u zgjuan e vepruan me të gjitha forcat, natën vonë kur flakët rrezikuan të digjnin shtatë ose tetë shtepi, sëbashku me dy stalla bagëtish që ishin në kullotat e maleve.
Papergjëgjësia për forcën shkatrrimtare të zjarrit në pyll, orrganizimi i dobët dha rezultatin e vetë katastrofik. Me dhimbje, më me shume lodhje vërshimi shkretues i zjarrit u ndalua në orën nëntë të mëngjezit të datës gjashtëmbëdhjet Shtator. Kaluan nën shkretimin e tij njëzetë hektar pyje, nga këto dhjete hektar me shkrumbëzim të plotë, të tjerat zjarr sipërfaqësor. Peizazhet u përshëndetën nga dielli mëngjezor, më të shëmtuarit se kurr, me frikëndjellës me të dhimbshur sikur ne vitin 2017 kur zjarri i shkrumbëzoi një pjese të tyre.
Ndërkaq fitilat e kujtesës mu ndezën ne dy vargje të poetit Lezhian Gjergj Fishta:
‘’Kush, bijë, qiellorësh te ka shëmtau kso doresh.,,
Si faj të rande n’sy t’botës ti ba të kesh,,
Inxhinierja e pyjeve shkruajti në ditarin e saj:
‘’Jam kaq e indinjuar dhe e zhgënyer sa ska ma, por s’kam asgjë në dorë të ndryshoi diçka.,,
Nëna heroin i grishi njerëzit me shembullin e saj plotë vetmohim por fatkeqësisht me zemër e shpirt coptuar sepse shumë pak e ndoqën.
18.09.2020 Dr. Selman Meziu
No comments:
Post a Comment