Sunday 20 September 2020

ZONA NËNSHKODRËS: NJË PROJEKT I SUKSESËSHËM NË BUJQËSINË BIOLOGJIKE

Përgatiti:  Prof. Ass. Enver  ISUFI

ibb, DURRËS



Nën drejtimin e shoqatës COSPE, Shkodër e cila prej 25 vitesh, zbaton projekte për zhvillimin rural të zonës së Nënshkodrës, në vitin 2018, u përfshi edhe komponenti i bujqësisë biologjike. Ishte inisiativa e shoqatës COSPE, e kordinatores së kësaj shoqate prej 25 viteve Rozeta Mihali, si dhe donatorët Italian që përfshinë bujqësinë biologjike në projektet e saj.


Kjo ide kishte tre synime bazë :  
…Të krijoheshin përvojat e para në zbatimin e një bujqësie miqësore me mjedisin.
…Të krijonin për fermat e zonës alternativa të reja tregu, siҫ është tregu biologjik.
….Mbështetja e agroturizmit të zonës me produkte vendase të ҫërtifikuara.


Në fokus ishte krijimi i modelit se si mbështetet agroturizmi duke fokusuar mbështetjen e qendrës Agroturistike dhe përpunuese “Mrizi i Zanave“. Vetë “Mrizi Zanave” prodhon rrush dhe verë, ullinj dhe vaj ulliri, perime dhe erëza guzhine, si dhe një sërë produktesh bulmeti, lëngje nga frutat natyrale etj. Kjo pjesë bujqësore e Mrizit të Zanave është ҫertifikuar gjithashtu si fermë biologjike.


Kjo shoqatë në Shkollën e Mesme Bujqësore  “Ndre Mjeda” në Bushat, në kopështin e kësaj shkolle, me sipërfaqe prej rreth 0,5 hektarë, filloi zbatimin e parimeve të bujqësisë biologjike. Në këtë Shkollë me ndihmën e këtij projekti është ngritur edhe baza laborotirike për ruajtjen e farërave të bimëve autoktone të zonës, duke krijuar poërvojat e para të Bankës Gjenetike Lokale. Projekti mbështeti edhe instalimin e një stacioni elektronik moti, me qellim të miqësimit të nxënësve në përdorimin e të dhënave të klimës në funksion të prodhimit bujqësor.

 

Po përshkruajmë hapat që u ndoqën në këtë shoqatë për të filluar praktikat e bujqësisë biologjike.


1. Prezantimi i prokekt idesë (viti, 2017)
2. Hartimi i draftit të projektit (fillimi vititi 2018)
3. Fillimi i zbatimit projektit (viti 2018)
4. Përzgjedhja e grupit të dytë (fillimi 2020)


Puna filloi me përzgjedhjen e fermerëve. Shoqata COSPE fillimisht ndërtoi një listë potenciale për fermerët.
Hapi tjetër ishin vizitat në ferma për të përzgjedhur ato ferma, të cilat i plotësonin kushtet për të kaluar në ferma bio. Për këtë është hartuar një listë kriterësh, që ndihmojnë në përzgjedhjen e fermave më të mundëshme për të kaluar nga prodhimi zakonshëm në prodhime biologjike. 

 

Vitin e parë u përzgjdhën 11 ferma. Fermat u zgjodhën nga fshatrat Grash, Fishtë, Blinisht, Hajmel, Kaҫ, Naraҫ, Dajҫ, Krajan, Shelqet etj.

Si u fillua puna? 

Puna filloi me programin e trajnimeve. Janë zhvilluar këto tema:


1. Sistemet e bujqësisësë që zbatohen sot në botë dhe Shqipëri, dhe ndryshimi mes tyre
2. Parimet e bujqësisë biologjike, dhe ndryshimet e objektivat e saj krahasuar me sistemet e tjera bujqësore.
3. Parimet e bujqësisë biologjike. (Menaxhimi tokës, plehërimit, mbrojtjes së bimëve, përzgjedhja farërave dhe fidanave, qarkullimet bujqësore etj element të teknologjisë së prodhimit)
4. Lista positive e inputeve që lejohen të përdoren në bujqësinë bioogjike.
5. Prodhimi biologjik në vreshtari, në perime, në bimët e arave, në ullishtari.
6. Riciklimi i mbetjeve organike në nivel ferme dhe përpunimi I tyre për prodhimin e kompostve organike
7. Përdorimi i metodave biolteknike me anën e fromoneve për mbrojtjen e vreshtit nga tenja dhe ullirit nga miza
8. Mjete moderne më monitorimin e tenjës së hardhisë, mizës ullirit dhe tenjës së perimeve (Tuta absoluta )në serra
9. Praktikat për prodhimin e ekstrakteve biomore për plehërim nga bimët Komfrej, Hithra, Këputja e fushave (tek fermeri Mirjan Toma)
10. Sistemi i çertifikimit të prodhimeve biologjike, dhe përgaditja e fermës për inspektimin nga trupat e certifikimit
11. Marketingu i produkteve biologjike.
12. Standarti i paketimit, ambalazhimit dhe etiketimit në bujqësinë biologjike.
13. Sistemet e krasitjes në vreshta, ullishte, pemtari.
14. Teknikat e krasitjes së gjelbër në vreshta, si praktika për menaxhimin e bimës në funksion të prodhimit dhe jetëgjatësisë së bimëve.
15. Përdorimi i bletës polenizuese Bombus, për polenizimin biologjik të perimeve në serra.


Për zbatimin e praktikave të bujqësisë biologjike, në nivel ferme, fermerët u ndihmuan gjatë gjithë sezonit nga specialistët e COSPE, dhe nga këshillatri kontraktuar nga COSPE, specialist i Institutit Bujqesise Biologjike, Durres, Prof,As.dr Enver Isufi)

 
Ky grup fermerësh në vitin 2019 u arrit që të ҫertifikohen nga trupa shqiptare “Albinspekt” Pas përvojës së vitit të parë, në fillim të vitit 2020 u përzgjodh një grup i dytë prej 9 fermerësh, për të filluar praktikat e bujqësisë. Ky grup vazhdojë zbatimin e standartit bio dhe tani është në proçes çërtifikimi.


Pra brenda këtyre tre vjetëve shoqata COSPE ngriti një grup fermerësh biologjik prej 19 fermash, dhe këtij grupi i ka dhenë formën e një shoqate me emrin “ Bio Zadrima“


Në këtë zonë kam parë një seriozitet të lartë të fermerëve të përzgjedhur. Fermerë serioz, me kopetencë profesionale, gjithmonë në kërkim të praktikave të reja, dhe me kurajo për të zbatuar të rejat që më parë nuk i kanë njohur. Shumë inpute të reja janë përdorur këto dy vite në këto ferma.


Në këtë projekt kam parë një seriozitet që e kam parë tek projekti Institutit tonë i cili pë 10 vite ( 2001-2011) bashkëpunoi me Institutin e Bujqësisë Biologjike në Zvicrës (FiBL). Stafi i COSPE me Drejtuese Rozeta Mihali dhe agronome Rita Çuni, shumë të përkushtuar dhe professional, po të kenë akoma mbështetje financiare, do ta rrisin akoma më tepër numrin e fermerëve bio në atë zonë. Tani pas këtyre hapave me donatorët, lind nevoja e mbështjetjes financiare të shtetit, me qëllim që kjo punë e bërë jo vetëm të mos humbasë, por të zgjerohet edhe në ferma të tjera. Shkodra dhe Lezha janë dhe do jenë gjithnjë e më tepër në të klientëve turistë, vendas dhe të huaj, për vetë burimet e mrekullushme natyrore, mes tyre detin dhe liqenin, trashigimin kulturore, arkeologjike, religjize , patriotike, letraro artistike etj. 

I uroj suksese këtij grupi fermerësh dhe stafit të shoqatës COSPE. Ishte kënaqësi profesionale dhe shoqërore që Instituti jonë dhe unë bashkëpunuam në këtë projekt. Suksese të mëtejshme Grupit të Prodhimit Produkteve Biologjike  “Zadrima -Bio”!!!
(Ky tekst shoqërohet me disa foto nga puna në nivel ferme )

 

No comments:

Post a Comment