nga:
Prof.Ass. Dr. Enver
ISUFI
Drejtor i Insititutit të Bujqësisë Biollogjike - Durrës
Drejtor i Insititutit të Bujqësisë Biollogjike - Durrës
Prof.Ass. Dr. Enver ISUFI |
Hormonet
janë substanca që prodhohen për disa qellime si: për nxitjen e rrënjëzimit
fidanëve, për rritjen e pjellorisë së luleve që të shtohet numri kokrrave të
lidhura si dhe për nxitjen e pjekjes. Këto të fundit klorofilin e kthejnë në
karroten dhe fruti piqet i sforcuar pa kaluar fazat natyrale të pjekjes.
Hormonet e keqpërdorura në bujqësi janë si dopingu në sport, ku medaljet merren
të pamerituara. Në kohën që në publik po ngrihet problemi përdorimit të
hormoneve, jemi në periudhë vere, ku fermerët i shqetëson shpejtësia e pjekjes
natyrale dhe s´ka nevojë për nxitës artificialë të pjekjes. Kjo është njëlloj
si të ndezësh sobën e shtëpisë në mes të verës. Pra fermerët nuk kanë pasur
nevojë t’i përdorin hormonet në këto muaj vere.
Pak
informacion mbi hormone në bujqësi. Është e vërtetë që janë substanca jo
të mira për shëndetin, por duhen ditur mirë llojet që nuk lejohen, koha dhe
produktet ku përdoren, dozat e përdorimit etj. Ka lloje hormonesh që nuk
lejohen fare, ka lloje që lejohen por jo në nxitjen e pjekjes së frutave e
perimeve. Ka lloje që lejohen por në doza të përcaktuara dhe në kohën e
përcaktuar të përdorimit. Në rastet më të shpeshta gabimet bëhen në dozat e
larta dhe kohën e papërshtatshme të përdorimit.
Pyetja
shtrohet:
A jemi në gjendje të dallojmë praninë e hormonit në
produkt?
A kemi ne argumente se sa është përhapja e përdorimit
të hormoneve në bujqësi?
A e kemi në tabelën e sasisë së mbetjeve të lejuara të
hormoneve në kohën e konsumimit?
A e kemi nën kontroll se cilat lëndë vepruese futen në
tregun tonë të inputeve?
A kemi raste të blerjes dhe të futjes kontrabandë të
hormoneve të palejueshme?
A kemi ne procedurë për regjistrimin e hormoneve që
lejohet të përdoren?
A ka udhëzues përdorimi për hormone në bujqësi?
Askush
nuk i ka këto të dhëna në dorë, as ekspertët dhe as gazetarët e medias së
shkruar dhe asaj elektronike. Për këtë shkak them që nuk duhet të flasim pa
përgjegjësi. Edhe nëse një fermer ose disa fermerë kanë përdorur hormone në
perime, e para duhet të bëhen sondazhe se sa përqind e fërmerëve janë ata. Ka
fermerë që edhe pesticidet i përdorin pa kritere, por sa përqind janë ata. Pra
duhen shumë investigime që problemi të dalë më i qartë. Kemi vënë re një veprim
amator për të argumentuar se frutat dhe perimet janë me hormone, pritet një
kokërr domate dhe u tregohen njollët e bardha dhe damarët jeshilë. Këto shenja
i shkaktojnë një sërë shkaqesh si temperaturat e larta, mungesa e disa
elementeve ose mikroelementëve ushqimorë, ujitja pa kriter, koncentracioni
lartë i kriprave në tokë, vetitë e kultivarëve, cilësia e farës, e të tjera
shkaqe që duhen analizuar sipas kritereve të analizës së gjurmëlënies. Do të
ishte shumë e dobishme nëse për këtë problem do kishim mendimet e ekspertëve të
perimeve, të kimistëve dhe biokimistëve, të tregtarëve të inputeve, dietologë,
etj., që të flisnin shkencërisht për këto probleme dhe e vërteta duhet thënë
qartë nëse ka argumente, por është shumë i dëmshëm nëse flasim pa përgjegjësi
sepse çorientohet konsumatori dhe dëmtohet biznesi i prodhueseve tanë.
Ka një prirje për të krijuar
sensacione. E them këtë se
para një muaji, një intervistës sime të botuar për bujqësinë biologjike,
kryeredaktori i një të përditëshmeje, i vendosi një titull që unë nuk e kisha
përmendur fare në artikull, gjoja unë kisha thënë që 50 % e fermerëve shqiptarë
përdorin hormone në produktet bujqësore. U shqetësova jo vetëm se nuk e kisha
thënë kështu, por sepse nuk kisha as të dhëna fushore dhe laboratorike për
këtë. Meqenëse kryeredaktori më kërkoi falje për këtë titull arbitrar, unë nuk
po e përmend as emrin e gazetës as të kryeredaktorit, por këtë fakt po e
përmend për prirjen për të botuar dhe xhiruar sensacione. Është fat i madh që
media sot është roja e interesave të publikut dhe në këtë rast e konsumatorëve,
por roja duhet të jetë i kujdesshëm të mos bjerë viktimë. Parandalimi i
keqpërdorimit dhe keqinformimit rreth hormoneve dhe
përdorimit të substancave të tjera në bujqësi si
plehra dhe produktet për mbrojtjen e bimëve. Si parim i përgjithëshëm
duhet të jemi të qartë se kimikatet në bujqësi janë
një e keqe e domozdoshme. Ajo që ne kemi në dorë
është fakti që këto inpute të përdoren duke i
përzgjedhur me rrezikëshmëri sa më të ulët, si dhe ti
përdorim në kohën e duhur, në dozën e duhur dhe sipas nevojës.
Rasti
i debatit rreth hormoneve në bujqësi na japin rastin të
ngremë edhe një problem teknik dhe organizativ që lidhet me nevojën e reformave në institucionet shkencore bujqësore dhe
shërbimin këshillimor. Këto reforma do të parandalonin si hormone në
bujqësi ashtu edhe lajmet si “hormone” që konfuzojnë konsumatoret. Na
janë shkërmoqur institucionet shkencore, institucionet zbatuese dhe edukimi
profesional i fermerëve. Ndërsa niveli i shkencëtarëve është shumë i mirë,
katrahura organizative e shkencës dhe këshillimit, mungesa e koordinimit,
mungesa e ndarjes së punëve sipas statusit të institucioneve shkencore, ka bërë
që shkenca bujqësore dhe këshillimi në bujqësi po përjeton fatin e muzikës.
Muzikën profesionale e ka zëvendësuar ahengu i dasmave, tallavatë pa nota
muzikore. Ka edhe ekspertë këshilltarë të fermerëve të përkushtuar, madje të
tillë ka edhe pranë kompanive të inputeve, por janë shumë pak për të mbuluar problematikën
dinamike në mirëpërdorimin e inputeve. Kujdesi
për sigurinë ushqimore duhet të shtrihet në të tërë zinxhirin e prodhimit dhe
jo vetëm në momentin e konsumimit dhe të gatimit. Sa më shumë komplikohen e
modernizohen madje edhe sufistikohen llojet e inputeve, aq më shumë duhet të
modernizohen edhe programet e trajnimeve, botimeve, konsultave me specialistët
fermerët, tregtarët e inputeve, eskpertët e AKU-së, madje edhe me specialistët
e mediave që mbulojnë problemet e bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjen e mjedisit.
Shpresojmë se në muajt e vitet në vijim, këto probleme do shtrohen për zgjidhje
dhe se rrjeti i institucioneve të shkencës dhe zbatimit në bujqësi do të
fuksionojnë më mirë.
Amatorizmi
në bujqësinë moderne është si shoferi pa patentë në një makinë të mirë. Pasuria
e tregut tonë të inputeve ngjan me një makinë të mirë, por na duhet të
stërvisim “shoferët”për të shmangur aksidentet. Së fundi, filtri më i
mirë për menjanimin e kimikateve të dëmshme në ushqime dhe
mjedis është modernizimi i sistemeve të bujqësisë.
Prirja kombëtare e mirëpritur është;
kalimi nga bujqësia konvencionale te bujqësia e
Integruar dhe prej kësaj bujqësie shkallë , shkallë të rritet
pesha e bujqësisë biologjike/organike/ekologjike (janë sinonime).
Vetë standartet e këtyre sistemeve parandalojnë praktikat
bujqësore dhe inputet jo miqësore me shëndetin dhe mjedisin.
Qeveria e re dhe tema”bujqësia miqësore” Javët e
fundit nga Kryeministri Edi Rama kemi
dëgjuar një sllogan të mirëpritur. “Do punojmë për një
bujqësi të gjelbërt me teknologji të gjelbërta”.“Do ishte një
hap i madh përpara nëse këtë ide do ta
shikonim që të zbatohej hap pas hapi edhe në praktikën
bujqësore në nivel ferme dhe në njesitë e përpunimit.
Këtë strategji na duhet të zbatoimë qysh tani ; me objektiv
që katraura urbanistike të mos na përsëritet nesër dhe
pasnesër si katraurë ekologjike. Ka një të
dhënë e gjithë pranuar: Rritja e investimeve në
bujqësinë miqësore ka ulur kostën mjeksore”
Botoi gazeta "Bulevard"
Botoi gazeta "Bulevard"
No comments:
Post a Comment