Bonsai tree, by Walter Pall.
Panjë(Acer laurinum)
|
Që kur njeriu filloi ti zbuti apo të domestikoi pemët, ai
dalëngadalë pa ose me vetdije filloi ti transformoi ato në përputhje me kërkesat
dhe nevojat e tij jetësore: për t’u ushqyer vetë si dhe bagëtinë që mbarështronte, për të
fituar drurin për veglat e punës, për të bërë armët e gjuetisë e të luftimit, orenditë
shtëpijake, për ngrohje, ndërtime, etj.
Krahas këtyre, pemët që në lashtësi njeriu i ka çfrytëzuar dhe i ka
transformuar sipas gustove të tij edhe për zbukurimin e mjediseve të jetesës,
madje edhe për të krijuar vepra arti, siç është mënyra e kultivimit të pemëve e
shkureve bonsai. Me këto vepra arti njeriu zbukuron jo vetëm mjediset e brendëshme
por dhe ato të jashtëme të shtëpive, zyrave, hoteleve restauranteve, muzeumeve,
parqeve, etj.
Fjala “Bonsai” apo “Bonzai” rrjedh nga gjuha japoneze që do të thotë “rritje e pemëve në saksi”( në tava apo
pjata). Kjo mënyrë kultivimi e bimëve është praktikuar nga kinezët mijëra
vjet më parë se japonezët, e njohur me termin “penzai”. Mendohet se në Japoni kjo metode u përhap rreth viteve 800,
e cila u prfeksjonua me tej, e mori një përhapje më të gjerë. Të gjitha pemët
apo shkuret shumvjeçare mund të
kultivohen në këtë mënyrë. Bonsai konsiderohet si një art i krijimit dhe
kultivimit të pemeve në minaturë, vetëm për një pamje të bukur. Krijon imazhin
e një peme, ose grumbull pemësh në minaturë, sigurisht sipas një dizenjimi te
gustove artistike të atij që e krijon. Nuk ka si qëllim për të marre fruta apo
pjesë të bimës për nevoja medicinale, megjithëse sot kjo metodë çdo ditë e më shumë po zë vend e praktikohet
edhe për shumë pemë frutore.
Bonsai nuk
janë bimë GMO(Organizma Gjenetikisht të Modifikuara). Të paktën deri tani nuk
flitet për një praktikë të tillë. Mundësitë janë, por disa stjudues mendojne se
në qoftëse do të kishim një gjë të tillë do të ishte me pasoja, e do të
krijoheshin probleme të mëdha.
Bimët
bonsai shpesh ngatërrohen me bimët xhuxhe ose mini bimët. Bimët xhuxhe janë
bimë të cilat vijnë si rezultat: i inxhinjerisë gjenetike, seleksjonimit,
kushteve të kultivimit, aklimatizimit, etj. Këto bimë mund të vinë edhe
natyralisht për shkaqe të streseve që kalojnë bimët në mjedise jo të
përshtatshem ku ato rriten si: thatësira, ushqimi, kushtet tokësore, temperaturat,
përmbytjet, infeksjonet e ndryshme, veprimi i bimëve parazitare, etj. Në këto bimë krijohen hormone që reagojnë ndaj
stresit që kalojnë bimët, këto hormone reduktojnë qelizat e rritjes në bimë. Teknikat
e përfitimit të bimëve të tilla çfrytezohen nga shkenca për te krijuar lloje
bimësh rezistente ndaj faktorëve dëmprurës ose të pafavorëshme për bimët, për
një prodhim të lartë e të qëndrueshëm, mini bimët, etj.
Teknika e
krijimit të pemëve bonsai kosiston në traditën japoneze të krijimit të pemëve në
minaturë, pra një pemës së madhe i krijohen kushte për t’u rritur në saksi.
Mund të jenë në më të shumtën e rrasteve: pisha, fikusi, dëllinja, lisi, ahu,
ulliri, shega, etj. Të gjitha pemët dhe shkuret mund të përgatiten bonsai, por
eshtë më efektive për këtë qëllim të pregatiten bimët e zonës të cilat rriten natyralisht
ose kanë kushtet klimaterike të duhura.
Në fillim
sigurohen saksitë që kanë një formë të veçantë, në formën e tavave të
rumbullakta, katrore, drejtkëndëshe apo shumkëndeshe të cilat janë zakonisht prej balte ose dhe
prej xhami. Këto enë pergatiten enkas per të kultivuar pemë bonsai. Ka dhe
rraste që këto gdhënden në shkëmbinj ose diku tjetër për një dizenjim të
veçantë si kopje e natyrës.. Pjatat përgatiten për t’u mbjellë sipas nje teknike të veçantë pak a
shumë të ngjashme me përgatitjen e mbjelljeve të luleve në saksi. Materjali fillestar për të krijuar një pemë bonsai mund të
jetë një pemë ose shkure çfardo: Një filiz, një bimë që rrjedh nga fara,
mjafton të përmbushi standartet estetike të krijimit të një peme bonsai.
Krijimi i një peme bonsai nga fara merr shumë kohë, rreth 4-5 vjet, nga filizat
më pak(3 vjet), ndërsa me fidan nga fidanishtet mund të krijohet menjëherë. Kjo
pemë përgatitet për bonsai me anë të krasitjeve, duke kufizuar rritjen,
gjethimin e bujshëm dhe rrënjëzimin.. Siç dihet të gjitha bimët kane tendencë
të rriten në majë. Me anë të krasitjeve duke shkurtuar majën e detyrojmë bimën
të shpërndajë rritjen e saj ne pjesën e mesit dhe të poshtëme. Krasitjet
paraprake para se një peme t’i nenshtrohet rritjes bonsai konsistojnë në atë që
ne duam të dizenjojmë ose te krijojmë artistikisht: forma e trugut, degët, etj.
Për te krijuar formën e peme të dëshiruar
më tutje veprojmë me ane të krasitjeve dhe telave për ti dhene formën e
deshiruar.
Në vitet
1880 bonsai filloi të marri nje hov të madh në Japoni dhe në Kine. Filluan të
organizohen konferenca, ekspzita dhe të dalin librat dhe revistat e para. Deri
para Luftes së Dytë Botërore në Japoni kishte rreth 300 tregëtarë japoneze që
mirreshin me biznesin e pemëve bonsai. Në SHBA apo vendet e tjera këtë mënyrë
kultivimi të pemëve e shpërndanë emigrantët apo tregëtarët në mënyrë sporadike.
Pas Luftës
Dytë Botërore kultivimi pemëve bonsai morri një zhvillim të ri. Japonezët me
anë të panaireve, ekspozitave, botimeve te ndryshme harritën që të tërheqin
vëmendjen e perëndimoreve. Në vitin 1952 japonëzët bashkepunojnë me gjarmanët.
Në vitin 1967 Perëndimorët dhe specjalista nga SHBA-të vizituan fidanishtet
japoneze dhe teknikat bonsai i shperndanë në vendet e tyre. Sot kultivimi i
pemëve bonsai është i përhapur në të gjithë botën, mbi 90 vende. Janë rritur
botimet e librave, revistave, gazetave, webe-ve, etj. Janë krijuar mbi 1500
klube e shoqata, dhe mbi 5 milion njerëz e kane si hobi bonsain.
Nuk
kam pasur njohuri për bonsain. Me ardhjen time në Amerikë fillova të vrojtoj
dhe të interesohem për këto krijime artistike me bimët. Për ta plotësuar këtë
boshllëk para disa muajsh me një mikun tim bëra një vizitë në një njësi që
krijonte e tregëtonte bimë bonsai. Shkuam në "New England Bonsai Garden", ndodhet afër vendit ku banoj, ështe krijuar që në vitin 1987. Pasi ju spjeguam pronarëve, të cilit ishin dhe
specjalista të krijimit të pemëve bonsai, se jemi specjaliste bujqesie me nje
stazh te gjate, ata na pritën me kënaqesi duke na shoqëruar në të gjitha
mjediset dhe spjeguan punen e tyre në këtë drejtim. Nje mjedis ata e kishin
rezveruar per pemët të cilat kërkojnë nje dimër më të butë e nuk i rezistojnë dot dimirit të Bostonit. Klientët kundrej një pagese i linin aty dhe i mirrnin
në pranverë. Vetëm me këtë punë ata siguronin te ardhura të kënaqëshme, duke ushtruar dhe
pasjonin e tyre.
Përgatiti
K. Mosko - Qershor 2017
No comments:
Post a Comment