Nga Illo FOTO, publicist - Nju Jork
Illo Foto |
Festimet e
65 vjetorit te UBT me ngjallen
shume kujtime , per themelusit dhe per
shkencetaret , qe bene emer , brenda
kesaj godine , qe fillimisht ka
qene shkolla e
atdhetarit te famshem, Kristo Dako. Kurre nuk duhet
harruar, qe ne vitin shqiptar 1997
bandat destruktive e
kthyen ne zero kete
tempull shkencor, duke
djegur dhe biblioteken, nje veprim, qe do ta kishin zili
dhe inkuizitoret mesjetare .
Nje nder
themelusit dhe shkencetaret e
Institutit te larte bujqesor,
eshte agronomi Faik Bajraktari,
qe pat mbaruar studimet me diplome te
shkelqyer ne ish BS. Barjaktari
ishte studjus skrupuloz. Kur filloi punen ne ILB, krijoi kabinetin e
tokes bujqesore, te paisur jo
vetem me mjete grafike, por dhe me mjete
plastike mesimore, qe ta
zberhenin token bujqesore ne
pellembe te dores.
E
vizitova kete kabinet, ne vitin
1955 dhe ngela i shtangur. Toka
jone, eshte kaq e
komplikuar dhe kaq funksionale, sa dhe
enigmatike! Gjithcka ma spjegoi
profesoresha legjendare e
ILB, Etibe Ohri, ligjeruse ne kete kateder. Tingellojne pak euforike
cilesoret, qe permend per te dy keta
ish pedagoge te ILB, por gjithsesi une
nuk arrij ta perkufizoj
vepren e tyre madhore. Ata themeluan
disiplinat shkencore bujqesore, me
ngjyre krejt shqiptare. Pedollogjia eshte shkenca, nga ku nisin gjithe
disiplinat e shkencave bujqesore, perfshire zooteknine
dhe pylltarine .
Ne
kabinetin Barjaktari dhe
gjithe jeten, mesova se
toka bujqesore, ne thellesine
deri 50 cm. poshte siperfaqes,
eshte universi me komleks,
ku gatuhet jeta
e gjalle. Toka bujqesore plotesohet si mjedis jetesor per bimet, me diellin
dhe ujin. Dielli eshte ai, qe
eshte. Influenca e tij mund te rritet vetem me
mjedisin serra. Mardheniet e tokes me ujin i rregullon
njeriu.
Prof . Faik Barjaktari mori nismen
shkencore, per studimin teresor te
tokes se Shqiperise dhe te krijoi harten petollogjike te vendit, ne
vitin 1955. Ne fillim, kjo nisme u quajt
aventure. Ne kohe rekord dhe
me korrektese shkencore
te pa pare, harta pedologjike u
var ne murin e c’do institucioni shkencor
dhe administrativ shqiptar. Vepra dhe te tere
pjesmarresit u dekoruan me
“Çmimin e Republikes te klasi
te pare “.
Harta
pati nje kosto simbolike. Pjestare te
eksedites kene qene
ish studentet e ekselences : Irakli Leka, Isuf Prizrengu, Jorgji Papa, Lefter
Veshi, Minella Xinxo, Idriz Como e
te tjere, qe nuk mund t’i kujtoj, per faj te memories
time, sepse te tere ishin me
te njejten kontribut
shkencor, ne kete ndermarrje, qe
krijoi nje shkence te re, brenda vakumit shekullor shqiptar. Shpenzimi
kryesor ishte nje mikrobuz, qe transportonte
ekspediten si dhe monstrat laboratorike te dheut .
Harta nuk ishte
thjesht nje punim hartografik, qe varej ne mur. Ne
funksion te hartes
ishin 20 laboratore te
terenit, qe lidheshin dhe ishin
ne varesi te
katedres Barjaktari dhe me
von ne funksion te Institutit
shkencor te tokes. Toka pasurohet
dhe varferohet. Dinamika e ketij ndryshimi ndiqet metodikisht nga laboratoret. Behet fjale, per
skanerin e tokes
bujqesore.
Keto mu kujtuan, kur ndoqa festimet
e 65 vjetorit te UBT. Salla festive ishte
e mbushur me burra dhe gra te veshur e te mbajtur bukur, te rresshkur, te lodhur nga
leksionet, skedat, analizat, enciklopedite
me gjuhe te huaj, kabinetet e
sofistikuar, ku derdhin “diturite
“. Ne
salle mungonin natyrshem Prof.
Barjaktari, Prof. E. Ohri dhe
ekspedita pedologjike legjendare. Une parafytyroja, nje ngjashmeri
te prafert me ta, ne shume
nga ato fytyra shume
njerezore te etura per
diell. E pa natyrshme eshte mungesa
e gjurmeve te disiplines
shkencore, qe themeluan profesoret e famshem dhe me
gjere. Nuk mungon vetem harta pedologjike. Mungon kryesisht i tere regjimi ujor i tokes shqiptare.
C’i mbetet shkences bujqesore, kur shkenca e tokes eshte
cekuilibruar? Leksionet mbeten
pa vlagen, qe ngjiz teorine me praktiken e gjere,
ku prodhohet ushqimi i popullit. Bujqesia lipset
te zeri
mbi 60 -65 % te volumit ekonomik,
sepse Shqiperia do te mbetemi
vend bujqesor, por ze
diku te 23 % .
Pavaresisht
ketyre mungesave thelbesore, 290 ligjerusit japin leksione, kryesisht per token
bujqesore. A i rekomandojne, ne leksionet e tyre,
punimet e profesorve
Barjaktari dhe Ohri?
Ndoshta nuk krijohet vend nga moria
e referancave, qe fillojne nga
parahistoria, tek eksperimentet vetjake te doktoraturave aktuale , pa klorofil shqiptar.
Festimet e
65 vjetrorit te UBT, jane
nje lajm i mire, qe shpreson se edhe
mund te shkohet, drejt nje
shkence bujqsore kohore, qe presupozon lidhje
organike te teorise me praktiken e gjere prodhuse. Aktualisht
toka bujqesore
shqiptare eshte e ekspzuar
drejt permbytjeve periodike. Harta
pedologjike dhe vete kjo disipline e
shkences bazike bujqesore, jane varrosur, bashke me autoret
e tyre, qe na kane lene pas
lavdine e tyre shkencore
te pa tjetersushme.
Trupa ligjeruse e UB eshte
truri i bujqesise te
c’do vendi. Kushdo, qe te jete
ne vendin tim duke
shkruar, shtron pyetjen, per kete tru
aktiv, prej gati 300
burrash dhe grash diturake: A do te
sugjeroni pse toka bujqesore fushore nuk kultivohet e tera, keto 26 vjetet e fundit dhe a
keni mendim si do t’i
rikthehet tokes bujqesore
shqiptare, identitetin fizik dhe prodhus, qe i ka
munguar kete çerekshekulli?
No comments:
Post a Comment