Duke ndjekur
rrugën e mbarë të verës së Rahovecit në botë
nga Namik Selmani, shkrimtar
Vetëm pak kilometra larg Prizrenit dhe Suharekës (Therandës)
në Kosovë, në rrugën që është mes Prizrenit dhe Rahovecit sheh një nga fabrikat
më të njohura të Kosovës së lirë e të pavarur. Është fabrika e Verës së
Rahovecit që është në Komunën që mban të njëjtën emër.. Nuk e di se sa
natyrshëm më vjen gëzimi i Ditës së Pavarësisë së Kosovës kur shoh këtë
investim evropian apo prek me dorë këtë verë të mrekullueshme. Liria e Kosovës
nuk mund të jetophet e plotë dhe të kuptohet edhe pa urimin që jep dhe merr
këtu për atë që është barë kaq lavdërueshem. E në këtë rast më vjen jehona e
përshëndetjes shumë të ngrohtë: “Mirë se vini në Rahovec për të provuar verën
më të mirë të Balkanit!
Më tej, pas saj të mbeten në sy
plantacione të mëdha të mbushur me vreshta. Harron se diku këtu është bërë
luftë.Nëse në Prekaz apo në Prishtinë në Perizren mund ta shohësh jehonën e
luftës këtu e ke të vështirë se çdo gjë ka ndryshuar shumë shumë. Të punuara në
çdo grimcë dheu , të rregulluara a më saktë të përkëdhelura në çdo pëllëmbë
toke, në çdo filiz, gjethe, bistak për ta ardhur te vjeshta e begatë rahovecase
me kalaveshë të zinj të bardhë të duket se je mes magjisë që të jep puna e
balldjersiturve . E kur mëson se në këto vreshta të mrekullueshme rritet rrushi
më i vjetër në botë e më i vjetri edhe në Ballkan që quhet ndryshe VRANAD
gëzohesh shqiptarisht Vera që prodhohet nga ky rrush ka një emër të veçantë
STONECASTLE. Të rritet krenaria po aq edhe kureshtja që të shkruash për të , të
krenohesh jo vetëm për këtë pasuri shqiptare, por edhe për punën që bëjnë
shqiptarët e mirë në këtë vend për të përtërirë traditën e prodhimit të verës
dhe për të konkurtuar më tej, pse jo edhe për të fituar në tregjet e verës
botërore.
Askush nuk mund të thotë të kundërtën se sot jo në Ballkan
apo në Evropë, por edhe në mbarë botën shumëgjuhëshe e shumëkulturëshe gara për
verëra të mira cilësore ka pushtuar tregjet, televizionet, radiot, posterat,
bukurishe që bëhen propoganduese të verës, rrugët , lokalet nga më të
shtrenjtët në bote (ka shumë lokale në botë që vetëm një shishe verë të mirë e
shesin ende edhe 1000 euro) Po rahovecarët e mençur që e duan tokën punën me
ballë të djersitur sa edhe lirinë e fituar me gjak, i janë drejtuar kësaj gare
me mentalitetin e fitimtarit. Dikur deri para lufte vera shqiptare e Rahovecit
administrohej nga Beogradi. E serbët e Beogradit që dinin të bënin luftë për të
vrarë popullin e pafajshëm të Kosovës, ia dinin fort mirë vlerën edhe verës që
bënte Rahoveci.
Klima mjaft e favorshme me rreth 220 ditë me diell e bënte
më të interesuar këtë biznes që ata e kishin të shtetit të tyre. E kur kujtoj
këtë lukuni serbe që këtë radhë kishte djersën e shqiptarëve, m’u kujtua një çast
biseda me një atashe të ambasadës shqiptare në Pragë që e kam takuar para disa
viteve e që për të cilin bëra edhe një shkrim në një libër. Kur kishin ardhur
gjermanët në vitet e Luftës së Dytë Botërore për të pushtuar Çekinë, gjëja e
parë që bënë që në ditët e para ishte një kërkesë e çuditshme. Kërkonin me
ngulm…. të gjithë inxhinierët teknologë të birrës çeke. Donin formulën e saj,
mënyrë e përpunimit, të konservimit. Ata e kishin kuptuar se për të pushtuar
saktësisht Çekinë duhet të “ pushtonin” birrën që krahas birrës gjermane do t’i
jepte atyre të ardhura të pallogaritshme, gati sa qymyrguri i Ruhrit të
pambaruar me këtë pasurui nëntokësore. E në vitet e luftës kur ugaret e Kosovës
u dogjën,u shkrumbuan, kur u vranë me mijëra gra, fëmijë .U dogjën shkolla,
Serbët, si të thuash e “kursyen” pak Rahovecin. Ia dogjën vreshtat, po jo
bodrumet. Në vitet e luftës kishin siguruar verën nga këto bodrume që e pinin
çdo natë. Pas lufte gjithçka u përtëri. Në shtetin e ri të Kosovës duket se një
nga betejat që duhet të fitohej ishte edhe përtëritja e verës së Rahovecit.
Mbase në atë thënie të madhe të Klintonit “Ju duhet të fitoni paqen!” ishte
edhe kjo betejë me Verën e Rahovecit
Në virtin 2007 u privatizua pjesa më e madhe e vreshtarisë
së Rahovecit . Në vitin 2009 vetëm dy vjet pas këtij privatizimi të suksesshëm
një emision i veçantë do të jepej edhe në stacionin televiziv “Zëri i Amerikës“
në Uashington. Që në vitin e parë një shishe vere u paraqit në tregun më
prestiogjoz të Londrës. Në etiketën e saj ishte vënë edhe emërtimi “Stonecastle
Vranac Premium 2007”. Nga 2200 hektarë tokë që ka Komuna e Rahovecit mbi 650
hektarë janë mbjellë vetëm, me vreshtë ku mbizotëron ky rrush i vjetër sa bota
që nuk e gjen në asnjë vend. Nga mbi 300 000 hektolitra verë që merren këtu 5
milion litra verë janë vënë në fuçi prej druri ku nuk harrohet të vihet edhe
flamuri kombëtar. Janë në bodrumet e vjetër të Rahovecit duke ia siguruar
kushte më të mira kësaj vere. I gjithë stafi i fabrikës, po edhe menaxherët,
vjelësit, kudo ku flitet e punohet për verën e Rahovecit janë në këmbë natën
dhe ditën, duke e rreshtuar këtë mes bizneseve më të të suksesshëm të Kosovës
Vreshta sipas burimeve zyrtare u blenë me 5 milion euro e brenda një kohë të
shkurtër për të pasuruar teknologjinë sidomos atë të shisheve, u investuan mbi
6 milon euro në këtë vreshtari kaq të madhe. Sot vera e Rahovecit, edhe pse
Kosova nuk ka hyrë në Bashkimin Evropian, qëndron denjësisht pa droje përbri
verërave franceze, kiliene, gjermane, kroate, etj Që para 3 vitesh ajo gjendet
me çmime konkurruese në shumë lokale luksozë në Gjermani, në Angli. Rezervat e
verës këtu arrijnë në 18 milion litra. Brenda një viti përpunohen në fabrikën e
Rahovecit rreth 15-20 milion kilogram rrush i cilësisë së parë.
Në pronësinë direkte të Fabrikës së
verës në Rahovec janë 2240 hektarë vreshtë dhe në këtë plantacion të vërtetë
punojnë rreth 350 vjelës të profesionstë të aftë duke përdorur mjetet më
bashkëkëohore të këtij procesi teknik,
Është verë e shëndoshë, verë natyrore, verë e pastër, e
përpunuar sipas standardeve më të larta të kualitetit, e ambalazhuar dhe
finalizuar me teknologjinë më të mirë nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë
dhe vendorë. Vranaci karakterizohet me ngjyre intensive-margaritari, aromë
specifike të pemëve të imta malore, me shije të këndshme dhe buke të veqantë.
FABRIKA “STONECASTLE” , RAHOVEC, KOSOVE është e pranishme me sasi të
konsiderueshme në Kroaci, Slloveni, Angli edhe në shtetet e tjera në
Skandinavi. Gjthashtu nuk mungon dhe ne restorante me emër në Njy York
Bashkëpronarë të “StoneCastle” janë biznesmenët
shqiptaro-amerikanë Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj dhe Hysen Gecaj. Ky i
fundit jeton e punon në Kosovë. “StoneCastle” Bërnjakë,
Në ballafaqimin me tregun evropian ajo ka fituar edhe mjaft
Çmime. Sot shijen e verës së Rahovecit e prek edhe në Tiranë. Ndoshta duhet të
vinte më parë po që në hapat e parë ajo ka nisur që të gjejë tregun e saj. E
nuk është vetëm fama e merituar, po edhe vetë cilësia e saj. Duke biseduar me
një nga menaxherët e këtij dyqani të verës, një djalë shumë energjik dhe i aftë
në punën që bën na duhet ta urojmë pë dyqanin e verës së Rahovecit që është
hapur në një rrugë kryesore në Tiranë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, mësojmë
se ajo është shumë e kërkuar nga mjaft personalitete të politikës artit,
diplomacisë në Tiranë. Ai është shumë i preokupuar për ta bërë sa më të njohur
këtë gjë. Nuk do do të jetë e largët që një pjesë e trupit diplomatik të
ndodhur në Shqipëri të bëjnë një vizitë në Bodrumet e Rahovecit e kjo nuk është
pak për njohjen e kësaj pasurie në Evropë e në Botë.
Është pak e vështirë që të kuptojë saktësisht se kush ia
ka dhënë nderin njëri tjetrit toka e bekuar e Rahovecit dhe rrushi i njohur
mbase që në Iliri kur edhe ka filluar prodhimi i verës në këtë krahinë apo këta
bujq të aftë ky grup teknikësh dhe biznesmenësh që e quajnë atë pasuri të vetë
Kosovës dhe të mbarë kombit tonë sot e nesër. Të dy palët jetojnë në paqe me
njëri-tjetrin në një harmoni shekullore. Veç një gjë dihet, Rahoveci është
krenaria jonë, është rruga nga duhet të ecin shumë biznese që kanë lulëzuar në
këto vite, pse jo edhe ato që ende nuk janë krijuar. Është njëkohosisht edhe
forca jonë e Bashkimit. Përtej doganave, përtej diplomacive, përtek prokekteve
kryeministrore apo e asaj administrative, me makina, me përkthyes seriozë, me
letra, buzëqeshje që bëhet në shtetet tona apo edhe në Evropë, vera e Rahovecit
është “ambasadorja” më e aftë për të shkuar sa më shpejt dhe me dinjitet në
Evropë e në Botë.
Marre
nga facebook
fotot
nga interneti:
No comments:
Post a Comment