Nga Illo Foto – NYC/Studius
Illo FOTO |
Ndersa
organizmi i gjalle, e rregullon vete
ballancin ujor, ne toke ujet i
neneshtrohet vetem forces se gravitacionit tokesor dhe atij te eneve komunikuse. Mbi bazen e
ketyre dy ligjeve universale zhvillohet levizja e ujrave ne natyre. Me ane te
veprave teknike dhe inxhinjerike te gjitha vlerat dhe fuqite e mineralit uje, vihen ne sherbim te jetes
njerezore. Investimet, per crytezimin maksimal te vlerave dhe fuqise se ujrave,
quhen disiplinim i ujrave te nje treve te caktuar .
Investimet
per disiplinimin e ujrave konsiderohen ngjarje te rendesishme historike. Disiplinimi
i ujrave ne Ameriken e veriut vijoi disa dekada dhe quhet i perfunduar ne
fillim te shekullit te 20. Nen kete veper ujrat detyrohen te rrjedhin drejt
lumenjve me te medhej te vendit. Mjeti lundrus hyn ne liqennin Michigan dhe brenda
kontintetit, del ne Gjrin e Florides.
Jasht rrjedhjes se disiplinuar, forca ujore eshte
shkatrrimtare. Populli kete fenomen e stigmatizon: Nuk behet shaka me ujin,
zjarrin dhe qeverrine.
Keto dite,
qe permbytjet ne zonen jugore te vendit mbaruan, po paraqes mendimet rreth
tyre, sepse une kam ndjekur aktivisht, qysh nga viti 1960 e tehu , te
tera permbytjet, qe kane ndodhur ne
Ultesiren bregdetare shqiptare.
Ne periudhen 1960 – 1990, permbytjet i kam perjetuar si subjekt qe jam permbytur, te tera heret.
Permbytjet
postmoniste i kam ndjekur me shume dhimbje, por ne rolin e spektatorit.
Kur them me shume dhimbje, nuk dua ta
paraqes veten me te ndergjegjshem, por kam
mbi shpine permbytjet e 35 vjet jete, ne zonen e Ultesires shqiptare.
Ne kete shkrim, qe besoj te jete i fundit, per
permbytjet, une do te tregoj se si i perballonim permbytjet ne dhe si jane
zhvilluar permbytjet ne historine shekullore te Shtetit shqiptar. Gjat permbytjeve kam
qene ne vijen e pare, per te mbrojtur gjene e gjalle, qe ne ish fermat perbenin
nje nga pasurite me te medha te tyre dhe
te vendit.
Fillimisht njohurite e mia per permbytjet,
kane qene shume te cekta. Kur fillova
pune ne ish fermen Levan, pervec dokumentave
te shumta zyrtare, gjeta 3 programe te shkruara me kaligrafi, nga para ardhesi im,
Latif Cela: Planin e zhvillimit te
blegtorise bashke me ate te prodhimit,
Progrmi i evakuimit te blegtorise ne rrast fatkeqesish natyrale dhe
specifikisht, per prmbytjet, termetet, zjarret, rreshqitje toke dhe
programi i shtegetimit te dhenve. Njifja vetem planin e pare, per te dy te tjeret nuk e
kisha idene, pse ishin dhe si do t’i zbatoja.
E kam thene
shume here, se per gjera te pa qarta i drejtohesha Dr. Jakovit, qe kryente
detyren e Kryespecjalistit ne ish fermen “Clirimi “. Ai me dha njohurite e
duhura, por me porositi, qe te bisedoja me te moshuarit, per te dy problemet,
qe jane specifike, per sejcilen treve te zones se ulet. Konsulta me njerzit e
moshur e bera praktike pune, dhe e zbatova, ne ç’do ekonomi. Kam perballuar te
tera permbytjet, ne ish fermat Levan, Hoxhare, Valare – Gjirokaster, ish fermen
Lushnje, si dhe ne gjithe fermat e veriut, kur punova ne Drejtorine e
pergjithshme te fermave. Aktualisht, ndoshta jam i vetmi specjalist, qe kam
perballuar me shume rraste permbytjesh
ne Shqiperi.
Nga sa
kam mesuar nga vendesit dhe nga pervoja ime ne teren, po paraqes pak episode te
permbytjeve, ne zonen e ulet. Pergjithesisht vendet ku shperthen lumi dihet nga
banoret e moshuar, te cilet i riprodhojne te tera episodet, qe kane kaluar, ne
perballje me kafshimin e lumit. Permbytjet perpara bonifikimit, qe eshte
periudha perpara 1960, ndodhnin çdo vit, por jo me te njejtin intesitet. Vitin
e pare te largimit te ujrave kenetore, permbytjet ishin te furishme, sepse u
krijua nje boshllek, qe e thithte ujin e lumit, edhe kur nuk kishte fryrje te
madha. Permbytjet u shtuan dhe u bene me agresive. Eshte koha, kur shteti mori
masen e ndertimit te pendave te fuqishme. Pendat u ndertuan, ne vijen ku lumi thyente tradicionalisht.
U
frenuan shume lumenjte dhe per nje kohe
po thuaj, u eliminuan vershimet e cmendura.
Ne fillim te viteve 60 ndodhi permbytje masive, ne te tere zonen bregdetare . Ndertimi
i digave te hidrocentraleve i frenoi disi vershimet e Drinit, por ne juge
vijonte e njejta histori. Zona, qe eshte permbytur me shume ne Shqiperi eshte Lezhe
– Shkoder; zona e Çermave ne Lushnje dhe
Boshtova, ne anen tjeter e lumit. Permbytjet e tjera jane episodike.
Shkumbini
thyente vazhdimisht tek Ura e Rrogozhines. çermanaket ishin familjarizuar
me kete fenomen dhe shqetsoheshin, me teper kur nuk kishte permbytje ne dimer,
sepse kur ndodhin ne pranvere shkaterronin krejt te mbjellat. Lumi
pleheronte edhe tokat. Çermanaket bene shtepi 2 katshe. Gjene e gjalle e
evakuonin ne koder, qe quhet Zhame. Rralle mund te ndothte, qe dikush te ndertonte shtepi te re, jasht vijes kufizuse tradicionale. Largimi nga venbanimi
i babait, konsiderohet nje nga llojet e tradhetise. Ndoshta lidhet me
besimin fetar.
Kryefamiljari largohej i fundit, nga banesa, po qe se ujet delte ne katin
e dyte. Eshte momenti qe njeriu laget nga ujet e lumit dhe zgjohet i
llahtarisur, per te nisur rrugen, qe nuk duket me. Ketu e ka origjinen aforizmi “Kur te bie prapanica ne uje“. Ne rrastin e nje emergjence te tille, nje çermanak nuk mundi te merrte rruge dhe hipi
ne nje peme, me gjithe disa orendi dhe ushqime. Aty ndenji tre dite, deri sa u duk rruga. Keto i perkasin
nje te kaluare te larget. Vdekjet, mbytjet e bagetive, demtimi i te
mbjellave dhe orendive ishin ne kuotat me te larta. Varferia percaktohej
nga niveli i permbytjes se radhes.
Pas ndertimit te digave, perfundoi bonifikimi hidraulik i fushes. Bonifikim
hidraulik nenkupton, largimin ujit nga siperfaqja, por ne te tere
thellesine e tokes kapilaret jane te mufatur.
Ujrat freatike afrojne deri ne siperfaqe. Ne keto kushte, toka nuk vjen shpejt, per plugim. Shtrati i fares nuk
favorizon mbirjen dhe zhvillimin bimor.
Kete problem e ngrinin specjaliste te ekonomive te asaj kohe, qe shquheshin per
erudicion, por dhe drejtus te ekonomive
bujqesore, qe kishin punuar me Fullcin. Keta ishin: Ali Ypi, Zyber Juka, Faik
Barajaktari, Sami Hysi, Refat Toptani, Hysen Cobani, Dule Carcani, Ilo Prifti, Mentor Permeti, Mihal Daljani,
Minella Xinxo, Irakli Leka, Kastriot
Panariti, Petrit Kripa, Mihallaq Qirjako, Spiro Gushi, Demlush Thaci, Sule Gallai, Dhimo
Liko, Profesoret e Institutit bujqesor,
shkencetaret e insticjoneve te bujqesise.
Qeverria e kohes nuk bindej, se bonifikimi nuk
po i sherbente teresisht prodhimit, qe kerkohej. Qeverria thoshte: Bonifikimi
perfundoi, sipas projektit, kerkohet shlyerja e investimeve. U planifikuan
rendimente te pa arritshme. Kontradikta teknike ishte e thelle, dhe ne opinion
dukej se Qeverria kishte te drejte. Specjalistet dhe shkencetaret e mirnjohur
nuk reshten, deri s u realizua bonifikimi bujqesor, i cili prepusopuzon ngritjen
dhe uljen e ujrave freatike, sic e kerkojne interesat e plugimi te tokes dhe
ato te zhvillimit bimor .
Per te arritur te bonifikimi bujqesor, u
rishikua projekti, duke bere thellime te
reja te kanaleve dhe ndertimi i
hidrovoreve, qe kushtonin shume. Bonifikimi bujqesor vijoi gati 10 vjet, deri
ne fillimt e viteve 70 te shekulli te kaluar. Ne ndryshim nga bonifikimi hidraulik, ky i
fundit u krye me mjete te mekanizuara. Me kete operacion te kushtushem, tokat e
ish kenetes u transformuan ne toka
bujqesore te nivelit te larte. U rriten rendimentet, ne menyre progressive dhe
se bashku me ujitjen, Ultesira bregdetare shqiptare, klasifikohej nje masiv
bujqesor, qe konkuronte ne Europe, deri sa arriti te merrte, 48 kv/ Ha grur,
100 Kv / ha miser, 500 Kv / ha panxhar, 4000
litra qumusht per lope etj.
Efektin me te
madh bonifikimi bujqesor e pati ne kufizimin drastik te efektit te permbytjeve.
Se bashku me masat per pyllezime dhe luftes kunder errozionit, masat pr evitimin
e permbytjeve ishin plotesuar. Toka bujqesore ishte e sigurte, lumejte leviznin
brenda shtratit. Nuk kishte asgje c’ti shtoje masave per mirmbajtjen e tokes
bujqesore. Ishte nje investim, qe vijoi
mbi 30 vite, per te dy fazat. Kushtoi
shume vuajtje, djerse, gjak dhe pa diskutim vlera te medha monetare.
Bonifikimi, mund te quhet nje veper monumentale, qe u krye kryesisht me punen e pa paguar dhe diskriminuse te te
burgosrve politike te kohes. Pati shume te sakatosur dhe te vdekur. E meritojne, shtresa e te
perndjekurve nje memeorial te larte, diku ne Terbuf dhe ne Maliq.
Edhe pas
perfundimit te bonifikimit bujqesor kishte permbytje, por me intensitet shume
me te ulet, c’do 2-3 vjet kishte nje permbytje.
Atbote nuk ekzistonte struktura e emergjencave civile. Strukturat e
pushtetit shteteror nuk merreshin
konkretisht me permbytjet. Behej nje lajmerim dhe pergjithcka pergjigjej ekonomija. Nuk
merrej as fuqia puntore me kete problem, me perjashtim te njerzve, qe merreshin
me ndonje kullim te prapambetur dhe punonjesve te blegtorise .
Ne pese vitet
e fundit kane ndodhur permbytje katastofike ne veri dhe ne juge te vendit.
Permbytjet kane krijuar stinen e tyre te peste.
Shtetaret e tranzicionit kane problem me pa aftesine drejtuse. Keta i
falen grekut, pjesen me te rendesishme te detit dhe i falen detit, pjesen me te
rendesishme te tokes.
I gjithe vendi ka perjetuar dite ferri dhe
deme te pa llogaritshm ne pasuri dhe gjene e gjalle. Ne keto kushte solla ne
vemendje permbytjet, qe une kam kaluar ne jeten time professionale, ne fushat e
Ultesires se vendit. Ne 35 vite te veprimtarise profesionale kam perjetuar 9
permbytje te ish ekonomive bujqesore, ku
kam punuar. Gjat evitimeve te permbytjeve te kaluara, nuk mbaj mend te jete demtuar as nje koke bagetie e cfardo lloi. Bagetite, qe eventualisht mund te permbyteshin beheshin
ngarkim personal. Zona e permbytur kishte pamjen e nje shtepije funerale. Nuk
degjoheshin zhurma, vec asaj te ujit, ne se leviste. Kjo qetesi varri
kushtezohej per faktin se duhesh te degjoheshin sinjalet, qe mund te jepeshin
per rreziqe te shtuara. Qetesia
presupozon ngushllim dhe solemnitet: Njerzit presin te shofin perpara syve,
mynxyra! Personalitete te Partise dhe Qeverrise, kurre nuk kishin vizituar zonat e
permbytjeve, kur ishte ujet pa terhequr. Aty dukej vetem ndonje gazetar, por jo
gjithnje. Vizitat beheshin fill pas lirimit te zones.
Jeten profesionale, nuk e kam jetuar vetem si
specialist, por dhe si gazetar dhe autor librash bujqesore. Ky status
me jep te drejten, jo vetem te gjykoj mbi permbytjet e viteve te fundit,
por dhe te kritikoj ate pjese, qe nuk ka funksionuar normalisht, ne evitimin e
pasojave. Ne krye te heres, duhet te
pohoj me pergjegjesi, qe 9 permbytjet e perjetuara nga une, nuk krahasohen as
me gjysmen e permbytjeve te ketyre 5 viteve. Shtetit te ketyre 25 viteve i
ka rene prapanica ne uje!
I mbaj
mend me hollesi te 9 permbytjet , sikur te kene ndodhur sot. Nuk di ta pershkruaj tmerrin. E kane parafytyruar ne format
e perbindshit, nje prej tyre eshte situata e permbytjeve. Per te sjelle ate pervoje te hidhur,
po pershkruaj permbytjet ne Bushat – Shkoder dhe Hoxhare – Fier, qe ka
ndodhur, ne mesin e viteve 80 te
shekullit te kaluar. Jam i sigurte, qe do kete lexus, qe kete pervoje nuk do ta
pranojne, sepse eshte pervoje e fituar ne diktature. Ju sqaroj se ne Diktature, punojne dhe mendojne te
shtypurit. Diktatori dhe besniket e tij te afert nuk mendojne, por vetem sundojne. Pjesen e trurit,
qe mendon dhe ndien, diktatoret e kane te atrofizuar.
Une isha
nje nga specjalistet e blegtorise ne
Drejtorine e pergjithshme te fermave, ne vitet 80 te shekullit te kaluar. Ish Zv. Ministri Stavri Rista, me jep detyren, per t’u nisur
ne Bushat, sepse Drini ka dhene shenja , per te care argjinaturen . Ujrat
perparojne ne brendi te fermes . Ruaj gjkftoftesine, me porositi Stavri.
Mbeshtetu te njerzit me pervoje dhe i ke
te tera kopetencat, per te mobilizuar te tera ndermarrjet ne sistem te
bujqesise, ne Shkoder dhe Lezhe, po te
jete nevoja. Bashkepuno me Pushtetin lokal. Dy here ne dite, do njoftosh
situaten te Drejtori yt, nga telefoni i Drejtorit te fermes, ose nga posta. Do
te kthehesh, kur te bien ujrat, qe rrezikojne banoret dhe blegtorine.
Raportin e hollesishem, me shkrim do tja
paraqesesh Drejtorit tend; aty do te perfshihet dhe vlera e demtuar, firmosur
nga autoriteti i rrethit, qe eshte autorizuar.
Vetura, qe te pret jashte, kur te arrish ne Bushat, te kthehet ne Tirane.
Ne Bushat gjithcka ishte ne alarm. Ujrat
kishin permbytur krejt fushen dhe po perparonin
me shpejtesi, drejt qendres se banuar, me emrin Rranxat. Situata dukej,
qe kur hyje ne kufirin e Bushatit. Ishte e tmerrsme, perpara nesh ishte nje det
i ri pa emer. Shoferat e Ministrise ishin njerez serioze dhe te vjeter ne
detyre . Shoferi me tha se rreziku eshte
ende larg, deri sa nuk ka uje, ne rrugen e Rranzave. Takova drejtorin e
fermes Bushat, per te cilin kam shkruar ne librat e mi. Ishte nje
agronom nga Malesia, relativisht i ri
por i zgjuar, i pjekur, shume energjik
dhe njeri me llogjiken si dare. Me
raportoi per gjendjen, por nuk hezitoi te me thote se fusha eshte permbytur
totalisht dhe siperfaqja e mbjelle me grur, eshte
e pa reabilitushme. Kane shpres reabilitimi, gjysmat e parcellave te mbjelle me jonxhe,
ndersa terfilin do ta rimbjellim te gjithe
ne pran
vere. Simbas llogarive, investimet 9 mujore te mbjelljeve, ishin
fshire nga defteri.
Përmbytjet në Shkodër |
Ditet e tjera, natyrisht dhe netet, ndiqnim,
te tere bashke dinamiken e levizjes se ujrave.
Kishte shenja, ku duhet te vendosnim, per evakuimin e kafsheve, qe ne
Bushat ishin lokalizuar ne nje komleks me 500 lope qumeshti dhe ne nje kompleks
derrash, me 500 dosa prodhimi. Ne shtabin
e emergjenes te ndermarrjes patem vendosur, qe perpara te dy komplekseve blegtorale dhe oficines, te
krijonim barriera me plisa dheu dhe thase rere. Kjo pune behej dite- nate, me
turne.
Ujet arriti
te vinte ne barrjerat e reres. Evakuam nje stalle me gica te vegjel,
brenda komleksit, nepermjet adoptimeve.
Ne oficinen e ndermarries hyri nje shtrese uji, deri 10 cm, pavaresisht nje argjinatures
qe adoptuam me plisa. Ujet nga territori i banuar, ku llogarit dhe ate te kafsheve, filloi te terhiqet pas
dites se 4. Une prita dhe dy dite, deri sa ujet arriti ne Rranxat. U ktheva ne
Tirane dhe mbajta lidhje telefonike, per shume kohe, me fermen Bushat. Demi
ishte kolosal, por vetem ne fushe .
E njejta
gje u paraqit dy vite me von , ne Hoxhare te Fierit. I njejti ritual i thirrjes
nga Zevendes Ministri. Drejtusit e fermes, punet i dinin shume me
mire se une, por prisnin vetem te ndanin
pergjegjesite me mua. I degjova dhe e ndjeva veten shume inferorior, per punet,
qe na prisnin te terve bashke. Vazhduam te rritim bankinen perballe komleksit
te vicave dhe ne menyre urgjente nisem
per ne kombinat te mishit rreth 600 vica, pavaresisht se nuk kishin arritur
peshen, por lehtesuam tufen nga shpenzimet dhe mundesite, per te evakuar lehtesisht,
po te ishte nevoja. Ujet depertoi ne stallat e vicave, por e evituam evakuimin,
me levizje te brendshme. Renia e ujrave filloi
nga dita e 7, ndersa fusha mbeti 20 dite
nen uje. Permbytjen e evituan vendesit,
pa shume zhurme dhe eufori por me
sigurine dhe dinamizmin, qe te jep puna
dhe devotshmeria, per te arritur ate qe projekton.
I kam
ndjekur me shume perpikmeri permbytjet e 5 viteve te fundit, por duke qendruar
perballe ekranit te komjutrit. Mendoj se
organizmi i krijuar per emergjencat civile eshte gjetja me e pershtateshme, per
t’u bere balle situatave te veshtira . Thatesira, eshte e kunderta e permbytjeve, por nje lloj e
demshme. Ultesira jone bregdetare, ndaj te dy ketyre dukurive eshte me e
ndjeshme se c’do fushe ne Europe, vec Hollandes.
Kjo veçori e Ultesires lipset te na rrisi vigjilencen dhe
pergjegjshmerine, per ta ruajtur dhe
selitur kete pasuri kolosale te vendit.
Nevoitet tjeter impenjim ne kuadrin mendor, fizik dhe financiar, por jasht
permbytjeve, ne kohe te thate. Permbytja e
diteve te fundit, u analizua gjeresisht nga medjat, politika dhe shkenca.
Te tere ishin te mendimit se “natyra na denoi ashper, per mangesite tona ndaj mjedisit natyror .” Kjo eshte arsyeja qe permbytjet behen gjithnje me agresive. Konkluzioni i
mediave per permbytjet eshte shume llogjik dhe kritike e baraspeshuar.
Nuk me la shije te mire nje shprehje e Ministrit
Panariti, i cili theksoi se kete vit
pastruam me shume kanale, prandaj efekti permbytjeve u kufizua. Ministri
si dhe c’do specjalist, e dine fare mire,
qe nuk ka bonifikim dhe kullim te
pjeseshem, qe matet me disa kanale por
ka bonifikim bujqesor integral, ndryshe
kullimi nuk realizohet. Une do t’i drejtoj disa pyetje Ministrit. Sa kohe do te presi
fshataresia fushore, qe ujrat te disiplinohen nga Shteti? Ju dhe paraardhesit e
tu, i quani permbytjet fatkeqesi natyrore. A mund te kete fatkeqesi te pervitshme,
qe vijon nje cerekshekulli ? Juve ju quan bota Minister bujqesie , por bujqesia
zhvillohet ne toke edhe bimet e ujit
kane kufizimet e tyre. Merrni mundimin dhe sqaroni shqiptaret, kur do te
kufizohen keto kastrofa, qe nuk jene teresisht natyrore.
Nuk ka nevoje te behet shume zhurme ditet e
permbytjeve. Ne ditet e permbytjeve duhet te degjoihet vetem zeri i Shemsi Precit. Respektohen te njejtat ligje si
ne mbytjen e vaporreve. Te tjeret duhet t’i kerkojne atij edhe per evitimin e
situatave tragjike edhe njoftimet
zyrtare, per situaten. Keto pese vjet, kam vene re se te gjithe pushtetare, deputete,
gazetare, politikane, zbresin ne zone,
pa sherbim te percaktuar, thjesht per sehir. Po ju drejtoj nje pyetje te gjithe
ketyre njerzve te shkolluar: C’fare
ndreqet ne zonen e permbytur, kuja i sherbyet, a e justifikuat karburantin, qe
dogji makina tuaj lluksoze?
Shumica
e vizitavet ne zone i konsideroj shetitje aerobike, per te
realizuar tretjen e ushqimeve vitaminoze, qe konsumoje kuriozet dhe qe i kane
prodhuar varfanjaket e permbytur. Shume me te hidhura ndihen shprejhet
opozitare: Pse nuk mblidhet qeverria ne zone, Pse kryeministri nuk duket ne biseda me banoret? Ka pasur dhe kerkesa me
skandaloze : Pse nuk kini ndertuar konvikte dhe hotele per te evakuarit, pse nuk keni rezerva me bar
per delet? Nje nder cudite ishte qesendia ndaj njerzve, qe hane e pine, ne zone. Nuk di c’mund te nenkuptoi
kjo qesendi, qe eshte totalisht e turpshme.
Përmbytjet e fundit Fier-Vlorë |
Shteti i
tranzicionit, ka nje pergjegjesi te madhe mbi supe, qe nuk mund te shlyhet nga
memoria kombetare. Pjesen me te mire te detit ja fali grekut dhe pjesen me te
mire te tokes ja fali detit. Keto krime nuk shpjegohen shjesht me dilentatizem
qeverrises.
Ne
konkluzion te ketyre dukurive te
permbytjeve, dua te nenvizoj se Qeverria, Ministri dhe pushtetaret vendore,
per permbytjet duhet te punojne 11 muaj te vitit, simbas specifikave te
detyrave. Muajin e 12 zonen tja lene Sherif Precit, i cili do te kete gjithnje
e me pak pune.
Sot,
quhet e mbyllur permbytja e radhes - Shkurt 2015. Fusha po merr pamjen natyrale, por kjo gjendje eshte provizore. Ultesira
bregdetare shqiptare, kjo bukueoshe e fjetur, eshte gjithnje e kercenuar. Eshte pjesa me vitale e vendit, sepse nga Bistrica, deri ne
Bune, jetojne 70 % e gjithe shqiptarve.
Aktualisht shteti nuk ka kontroll mbi
ujrat siperfaqesore te kesaj fushe. Ne dimer permbytet, ne vere zhuritet. Kjo
gjendje ka 25 vite, qe perseritet. Sa do te vijoi ende te jete keshtu, as fushe
as kenete?
Mediat e kane analizuar gjeresisht dhe me
shume pergjegjesi, kete problem kombetar. Drejtesia eshte e vonuar per venien perpara
ligjit te shkaketarve te anarshise bujqesore- mjedisore te vendit, qe eshte
shkaku i varferise te pa justifikuar te shtreses fshatare.
NYC – Shkurt
2015
No comments:
Post a Comment