Wednesday, 14 January 2015

Çfar duhet të dimë për ushqimin tonë.

            



Kohët e fundit një sëmundje që mbartet nga mollet ka bëre qe të trembi konsumatoret e shumte. Por mollet nuk jane me te rrezikshmet thone ekspertet. (Darren, Muir/ Stocksy)
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një shpërthim bakterial në mollë ka sjelle vdekjen e 7 personave dhe 31 te tjere  jane shtruar ne spital. Administrata e Ushqimit dhe Medikamenteve kohët e fundit ka konfirmuar se koloni të baktereve Listeria u zbuluan në qendren perpunimit të molleve Bidart Bros. në Kaliforni. Shumica e rasteve kanë qenë të konstatuara në mollët në proçes lëngezimi. Javën e kaluar, Bidart Bros vullnetarisht testoi të gjitha llojet mollëve Granny Smith dhe Gala.
            Sipas Qendrës së Burimeve të Marketingut Bujqësor mollët zëne vendin e dyte në prodhimin e frutave ne Amerike. Por ndotja mollës është e rrallë për shkak se fruti ka një cipë të fortë, e cila pengon bakteret për të hyrë në fruta, thotë Doug Powell, PhD, një ish-profesor i sigurisë ushqimore në SHBA dhe Kanada që i boton në barfblog.com.
            "Frutat dhe perimet e freskëta janë ndoshta burimi më i madh sëmundje mbartese sot në Amerikën e Veriut, dhe kjo ndodh për shkak se ato konsumohen të freskëta - ne nuk i gatuajmë ato - kështu që çdo gjë që vjen në kontakt ka potencial për ti ndotur," tregon Powell tek YahooHealth.
Powell bën të ditur se duhet te jemi te kujdesëshëm  veçanërisht edhe me pesë fruta e perimet e mëposhtme të cilat janë të lidhura me një numër të konsiderueshëm të shpërthimeve të sëmundjeve këto vitet të fundit. (Nuk është vetem molla në këtë listë.)
1. Lakëra
            Është një ushqim që Pauell thjesht refuzon për ta ngrënë. "Ka shpërthime gjat gjithë kohës dhe në gjithë botën", thotë ai. Ju mund të kujtojni shpërthimin gjat vitit 2011 në Gjermani, që shkaktoi vdekjen e me shumë se 50 njerëzve dhe u sëmurën  gati 4000 të tjerë. Në fund të vitit 2014, më shumë se 100 amerikanë u sëmurën pasi kishin ngrëne lakër te prishur me salmonelë.
            Lakra është veçanërisht suportuese për bakteriet patogjene sepse kane kushte te pershtareshme lageshtie e temperature. " Në shumë raste është dhe fara e kontaminuar nga brenda, kështu kur ju mirrni materialn qe mbillni, vetëm një qelizë bën që ajo të rritet,e te infektoje gjithe bimën," shton ai.
            CDC rekomandon që gratë shtatzëna, fëmijët, moshatarët, dhe njerëzit me sisteme të dobëta imune duhet të shmangin ngrënien lakërs të papërpunuar. Gatimi i lakërs shkatërron bakteret e dëmshme.
2. Pjeprat Cantalupo
            Ndryshe nga pjeprat veden ose shalqitë, pjeprat cantalup kanë zhapë poroze që lejojn të hyjnë bakteret në fruta. Përveç kësaj, në fushat ku cantaloupes janë rritur, shpesh ndodhin përmbytje, Powell shpjegon, "kështu që pjepret e zhytur në ujë, i ardhur ndoshta nga një kontaminim nga kafshët ose blegtoria."
Related: How to Stop Your Gum-Chewing Addiction
3. Perimet gjethore
Bakteret mund të vendosen në gjethet e brendshme, shpjegon Powell. Plus, perimet gjethore janë veçanërisht të vështira për tu larë në mënyrë efektive. Gjatë disa viteve të fundit në SHBA, sallata Romaine, përzierje në amballazhim sallatë, spinaq, etj.  gjithmonë kanë qenë të lidhura me shperthimet e  E. coli.
4. Domatet
            Janë disa mënyra që mikroorganizmat patogjene  mund të hyjnë në frytin e domates, si  nëpërmjet ujërave nëntokësore ose nëpërmjet ujit ku domatet  zhyten për t'i dhënë atyre një shkëlqim, thotë Powell. "Ujë ku zhytet domatja  duhet të zere 5 gradë të brendshmen e domates ose tjetër një vakum është formuar dhe uji futet brenda, kështu që çdo gjë qe permban uji ku zhytet domatja, tani është brenda ne domate." Një mundësi e lehtë për ta shmangur është për kompanitë në monitorimin e ujit, por për fat të keq nuk ka një mënyrë e thjeshtë për konsumatorët që  të dinë nëse rritesit e bimëve e kanë bërë këtë.
5. Perimet që përdoren si garniturë në gatime si: qepë të njoma, koreandër, majdanoz, etj.
            Qepët e njoma dhe bimët e tjera që përdoren si garniturë ne guzhina janë me rrezik të lartë sepse ato nuk gatuhen, shpjegon Powell. Ai rekomandon që ato të mos haen por të lihen jashtë në pjatë nëse ato janë thjesht për zbukurim.
Gjithe kjo nuk behet qe tu mbaje larg nga ngrenia e frutave dhe perimeve te fresketa thekson Powell. Kur nuk keni një masë që do të ju mbajë plotësisht të sigurt, disa hapa të vogla mundti ndermirni. Powell për veten e tij bën pazar në dyqane të mëdhinj ku ai mund të gjejë. " Burimet e furnizimit të tyre të cilat zbatojne disa standardeve themelore të sigurisë së ushqimit," thotë ai. Ai gjithashtu rekomandon që prodhimeve  të freskëta tu behet një shpëlarje, e cila heq mbeturinat sipërfaqësore dhe disa (por jo të gjitha) bakteret.
Powell gjithashtu nuk sugjeron gjithmonë gatimin frutave dhe perimeve për të vrarë bakteret, pasi ka përfitime ushqyese të hahet ato të freskëta, kjo është një hap që ju mund të mirrni në qoftë se ju jeni veçanërisht të shqetësuar. Faqja e internetit FDA ofron këshilla të tjera të përditshme të sigurisë ushqimore.

Perkthyer nga
 Yahoo! Health
Scared By The Apple Recall? These 5 Fruits And Veggies Are Even Bigger Risks
Contributing Writer

January 14, 2015

No comments:

Post a Comment