Udhëtojn trupat qiellor në hapsirën e pa anë. Grinden retë në qiellin e nxirë, duke sjellur terror mbi tokën djep jetese. Natyra kacafytet me njeriun plangë prishës e zollumqar të saj. Njeriu kundërshtar i vetëvetes si individ e si shoqëri, mallkon të tjerët breza të shkuar dhe thirr në ndihme ZOTIN për shpëtim, duke ju lutur. Nuk e din, kupton se varmihësi i natyrës e vetevetes është ai vetë me sjelljet e tij, me veprimtarinë e tij me politkat e farkëtuar po prej tij. E megjithatë ai hiqet si engjëll. Per ta kuptuar sadopak shkruajm këtu me rradhë mendime, ngjarje, plagë në trupin njerëzor e të natyrës nanë madhe.
nga: dr. Selman MËZIU
Firence, Itali
Lotët e kripura të nanës
Banonte diku në gjirin freskues e ajër ledhatues të maleve. Jeta baritore i kishte dhuruar pak shkollim. Shume krenari e dinjitet. Familjen e krijoi me shumë bloze dhimbjesh e dridhmash lekure e shpirti. U përfshi në një gjakmarrje për kufinj kullotash. Kanuni ishte ende ne fuqi. Edhe pse i pa shkruar. Ai ishte bamun si një pemë plotë kokrra në trurin e malsorëve. Nuk mund të shkulej. As rrënjët nuk i kalbeshin në këto toka bujare. Truri depo e përzgjedhëse ritesh, zakonesh, kanunesh. Mënyrë jetese në këto oaze malesh hije randë.
Një ditë plumbi i hasmit e çon në botën tjetër. Metastaza e gjakmarrjes përhapej si një kancer në mushkri. E prandaj familja e Lulashit u mbyll. Një burg i dhimbshëm. Kuptohet djegës e përvelues zemrash. Zana sapo djali i madh i mbushi 15 vjeç e mbylli në shtëpi. Ajo pasi shiti bagëtinë ndërtoi shtëpine me qita e balt në një ish vresht buze liqenit. Mori me vete vajzën e djalin tjetër në lirek. Gjecin e mbylli në shtëpi në malsi. Ushqim i dërgonte në një depo në katin pëdhe, ku hapte një dritare me hekura. Ajo nuk ia kishte parë fytyrën që prej 10 vjetësh. Gjakmarrësit e mbanin kullen nën vrojtim të përheshëm.
Kuptohet nga meraku djali u ba kockë e lëkur. I zverdhur si gjethet e mështeknës në vjeshtë. Nana po digjej si qiriri nga malli përvëlues. Dhimbshuria i kishte kalura pragjet e durimit. Vitet kalonin. Plagët në zemrat e tyre veç zmadhoheshin. Motra e vëllai i vockël nuk e panë kurrë e nuk e mësuan se kishin një vëlla të ngujuar. Ai edhe ishte edhe nuk ishte.
Kjo jetë me plotë mynxyra kishte pushtuar shumë votra malsorësh. Shteti nuk ishte. Ligje kishte. Por ato kishin nxirë vetëm buletinet e kuvendit. Dikush ishte zhdukur jashtë atdheut për gjithëmonë nga kjo luftë satanike e nën dheshme. Ndërsa njerëzia vuante tmerrësisht në ngrehinat e jetës. Plagët kullonin rrëke gjaku rinor të pafajshmish. Gjakmarrja u hakrrohej banorëve të pakët e natyrës. Forca e zakonit primitiv endëte rrjeten e bronxtë të hakmarrjes së pa ndalshme. Shoqëria e mpakur e shteti i krimbur ishin kthyer në heje akujsh.
Pritëzeza mafje në qafa malesh
Jeta në rrafshina malesh kishte ndryshuar. Shtëpia e toka të braktisura tanima kishte kudo. Zbrazdësirë jete njerëzore. Vdekje peisazhesh njerëzore. Banorët fisnik të maleve po zhdukeshin pa mbarimisht. Orteku i mjerimit kishte vepruar qetësisht. Mos kujdesja e qenja e shtetit po fashiste shpirtërat krenar shqiponjash të maleve. Tokat e punuara nuk prodhonin ma misër, domate e mollë. Këtyre ushqimeve ju kishte humbur vlera ushqyese e fitim prurëse. Bujku kishte thyer krahët e plugut që veç ndryshkej nga kohë dhe harresa.
Deda me djalin Kostandinin kishin zbritur në rrethinat e qytetit. Kulla veçse mbahej në kam. Ish arat e kopshtijet ishin mbushur me ferra e barëra të shumta të natyrës. Krojet e lugjet prej druri nuk dukeshin ma. Mirëpor dikush pranë burimeve po mbillte një lloji bari të kushtueshëm. Mysafir i sapo ardhur në këto anë. Flitesh se të silllte gjum ose trulloste mendjen e të rinjëve. Thonin se mpine trurin. Thonin se adoleshentet qajn vetevetiu ose….
Deda e Kostandini i mësuan hollsirat dam prurëse të këtij bari fam keq. Ato shkuan në polici e treguan fije e për pe se çfarë po ndodhte në tokat e Shqathit të braktisur. Nuk vonoi shumë e televizionet e radiot gjëmuan nga lajmet e shkaterrrimit të arave si mindila të mbjella me këtë lloji bari trubullues mendësh.
Nuk vonoi shumë Dedës i bie zilja e telefonit. Po të digjet kulla në Shqath me gjithëçka. Ai me djalin vrikshëm u nisën me makinë. Bisedonin e hamendësonin se kush kishte guxuar t’ua digjte kullën. Cilat ishin arsyet e kësaj hakmarrje. Pastaj ato vazhduan udhën ne kam. Nga qafa e malit ato vështruan gjuhët e flakëve. Një erë e lehtë iu përkdhelte fytyrat e lodhura. Ajo sillte në hundët e tyre arome djegje e lulesh. Babait e djalit ju rrokulliseshin bashkë me djersën faqeve pika lotësh. U mbështetën në një trup ahu e vështronin të dëshpruar tymrat e flakën. Pushim i detyruar nga lodhja.
Sa kaq u dëgjua një breshëri plumbash kalashnikovi. Si bishat disa të rinj ju vërsulën babë e bir të plagosur duke i bamun shosh me plumba. Gjaku ju rridhte reke. Ai njomi humuesin e pyllit. Ky pranoi krimin e hakmarrjes që nuk e kishte parë kurrë. Po strukturat e shtetit demokratik??
Kanceri i tymrave në bjeshkë
Iliri dashuronte natyrën. Ai kishte mbaruar studimet e larta për inxhinier mjedisi. Po hidhte shtat e formohesh kulturisht në qytet. Mirëpor nuk ‘’flinte,, e nuk ishte ‘’provincial,, Hekuri e çimentoja kishin pushtuar tokën që dikur merrte frymë lirisht. Ajo tani po sëmuresh pa gjallesat e saja. Ajo po vuante nga shtypja, helmimi e pesha e kullave. Gjelbërimi ishte diskreminuar si populli Ebre nga nazizmi gjerman. E Ilirin kjo e mundonte shpirtërisht. Por vendi i punës i kishte ndrydhur revoltën. Hakmarrja e politikës i rrinte mbi kokë si shpata e Demokleut.
Mori detyrë të vizitoi një park në mes malesh. Gjirin e arkitektures peisazhistike alpine. Natyra atje kishte krijesat e saja të magjishme. Malet shkëmbore me dhite e egra e kaprojt ishin pjelle e mahnitshme bukurie. Ishin ndërtuar disa shtëpi pushimi. Turizmi malor po thithte vizitues nga gjithe evropa lindore e prendimore. Inxhinierin këto levizje njerezish të guximshëm e kureshtar i jepnin krahë projektimesh dhe e gëzonin. Ai thoshte kjo asht arritja jonë. Mirëpor dukuritë negative e shqetësonin. Ai kalonte netë pa gjum. Ndodhte që shikonte andrra të tmerrshme, gjumë prishëse.
Ra muzgu në male thepa thepa me njolla gjelbërimi si rruaza. Ai shikon në mes ndërtesave të rralla dhe kryqëzime udhësh, gjuhë flakësh. Po këto, përse janë ndezur? Ndonjë feste apo rite pagan? Bashkë me një koleg, iliri del nga dhoma, zbresin shkallët dhe udhëtojn drejt njërit prej tyre. Kur po afroheshin ndjeu një aromë helmuese, neveritëse. Sa më shumë afrohesh ajo bahesh ma helmuese. Gjeti një njeri që ushqente zjarrin me kauçuçe të ndryshme.
- Ju lutem pse i digjni këto. A e dini se tymërat helmojn ajrin?- malsori e shikoi me një fytyrë serioze e të dyshimtë.
Iliri e kuptoi. Ai i foli se kush ishte dhe detyrën që kishte në Ministrinë e Mjedisit. Pas kesaj malsori i tha :
- Ky është urdhëri i Drejtorit të Parkut të Alpeve, - duke i buzëqeshur pak sa e me dashamirësi.
Ai mendoi t’a bante problem në Ministri. E filloi të mendoi se cilat mund të jenë zgjidhjet. Pas pak dëgjoi zhurma bisedash e bërtitjesh në gjuhë të ndryshme. Ai i kërkoi shpjegim drejtorit. Ai i tha se:
-Ndotja e ajrit këtu në mes malesh ka indinjuar shetitësit e peisazheve të maleve. Por problemi i grumbullimit trasportimit e përpunimit mbetet i pa zgjidhshëm
E bëri problem me një raport të hollsishëm ku ju kërkoi titullarëve të Ministrisë të kërkoi zgjidhje sa ma parë. Fatkeqësisht ende azgjë. Shëtitësit vijnë vetëm një herë. Ato i largon tymi helmues siç largon bletët nga zgjoi i tyre. Gjallesat e pyjet përpiqen t’i eleminojn helmet e zjarreve. Mirëpor edhe ato po marrin sëmundje kanceroze. Iliri mban ditar e brenga i ka mbetur në shpirt e zemër.
Mesuesja e braktisur
Lulet ishin natyra e saj e dytë. Ju shërbente si një nanë e zellshme. Dashuria ishte ngjizur në çdo ngjyrë thekësh, pistili e petëla lulesh. Shpirti i saj ishte pjalmuar nga ai i luleve bukuri joshëse. Vargu i poezisë, pozim lulesh erë kandshem e tronditëse jetësh. Nga brenda vetes i udhëtonte e cimbiste një motiv real brenda ose jashtë vetes.
Nxanësit e saj në shkollën prane puseve qindra metrash vlonin energji krijimesh e shpirt rinor. Vullkani brenda tyre ishte llave frymëzimi për mësuesen Ato thithnin flladin e stinëve. Buzëqeshnin mesuses ambël e mbushur me dlirësi shpirti. Jeta gjallonte e nxanesit gëzonin. Ato rriteshin e mbushim mjedisin e kujtesës së trurit me ngjarje, recitim poezish, buzëqeshje ambël mësusesh. Fëmijët lindnin e rriteshin bashkë me lulet, vargun poetik, poezitë dhe librat, kumte poetike rrezatuese. Peisazhet brenda shpirtit zbukuroheshin e gjallonin. Natyra e luleve të krijuara çelnin pishtarët e frymëzimit. Poezia merrte udhë, e thellë në kuptim, e veshtirë në perceptim. Por mbushur me kumte e pasqyrë e botës reale. Jeta vargëzonte hijshëm buçetën e lumturise familjare ndërsa poezia e lulet mbetën margaritar të shpirtit të dlirte e të sinçertë.
Një rrufe në qiellin e kalter plote ndriçim yjesh të largët e të afërt të jetës. Fëmijët duheshin shkolluar. E shtepia në Tiranë vega ku duhesh me u kap. E kështu vendosi. Por lulet, dashuria e pare u këputën. Limfa nuk qarkullon ma në ato luadhe të braktisura. Ndërsa nga nentoka minerali vazhdonte të nxirresh. Udhëtimi i tij i pa ditshëm. Zemra u thye. Shpirti u plagos randë. Mjedisi shoqëror u helmua. Poezia jasteku ku mbeshteti kokën poetja dhe gjeti ‘’qetësinë,,. Vetem aty çlodhej e frymëzimi shpërthyes nuk u ndërpre. Vargu poetik u ba inatçor. Ai u shëndrrua në një mushkë xanxare. Veçse u çimentua ma tej. Lexuesit u mrekulluan. Të ardhmes ju lidhën si hallka zinxhiri pikyetjesh. Shoqëria miqësia u ndanë në dysh, tresh... Limfa e jetës u helmua aty këtu. Qendresa e shpirti i sakreficës u rritën Pastërtia morale e shpirti praktik u ngritën si shtatore në qënjen e saj. Shtigjet e jetës iu thepisën. Edhe u ngushtuan. Edhe morën mjaft leqe.
Por ajo u kthye në një grua drague qëndrese. Piskama e saj mblodhi rreth vetes qëndrestarët. Ndaj përleshja vazhdon. Në mes gënjeshtrës hipokrizisë e të vërtetës sublime. Fëmijët vazhdonin universitetin me plote zell. Poetja kërkonte udhët e gjetjes së punës. E ato kërkime si të një arkeologeje vazhdojn. Fitoren e vargut poetik e ka arritur. Tanima të tjera fitore e presin në brigjet e fildishta të poezisë epike. Rritet si ortek qendresa e vendosmëria. Poete që shikon përpara duke luftuar si luanesh me tajfunet e jetës. Peisazhet herë gjallërohen, herë ndryshojn ngjyrën e përmbajtjen kudo në natyrë, poezi e brenda vetes.
Kërkoi që të qetësoi shpirtërat. Përpiqem të gjej ilaçin për të shëruar kohën e trazuar. Kërkoi peisazhin bukuri ndjellës brenda botës se brendshme të njeriut. E grish atë për paqe, mirësi e udhëtim krenar e kryelart në jetë. Por më mundon shumë. Lotët më bijen mbi tastierat e kompiuterit. E murmuris nëpër dhambë: Pse vallë nuk mund t’a rregulloi sa dopak këtë botë të shprishur? Sepse jam i vetëm? Sepse më mungon zbulimi e njohja e thelbit të dukurive shoqërore e të natyrës? Apo sepse bota ashtë ndërtue kështu me paudhësitë, gënjeshtrën, hipokrizinë e paranë në themel të gjithë çkaje. Megjithatë unë shkruaj, për të pasqyruar pjesëza nga ajo. Sigurish për t’i lanun në hojet e kohës.
25. 07.2023 Selman Meziu
No comments:
Post a Comment