nga: Eduard M. DILO
Nju Jork, SHBA
* Sheperi, një vend i bukur, vend i dalluar për çdo gjë, e në çdo kohë... Në Sheper ka qenë traditië kënga. Në kujtesë nga mosha fëminore e rinore kujtoj, duke nisur me më të vjeterit, ku do të përmendja me plot respekt e nostalgji (ah, sikur t'i dëgjoja dhe një herë), këngët e kënduara nga Mihal Dilo, Çome Thanasi e Rako Ziso(Kopani), që kur këndonin "Vajet" e mrekullueshme të Çajupit, ose "Moj Maro, moj Marinë..." thëllëza si dhe zogjtë e malit, ndalnin këngën e i dëgjonin...! Oshëtinte jo vetëm Mëhalla e Sipërme, por dhe fshati e Kokojka bukuroshe nën fëshfëritjen e degëve të mollës, ja përcillte këngën Bisejit, për ta çuar larg në Përmetin e bukur të këngëve-mrekulli.... Këta i qëndronin traditës së këngës me taban, asaj të shtruar sheperjote, këngë që të bënte shumë për vete.
* Gjithashtu familja Duda, ishte një asambël i vërtetë, ku këndonin të gjithë, djemtë, nuset dhe fëmijét (një rast unikal do të thoja ky). Por krenari e këngës sheperjote dhe jo pse dhe zagorite e më gjerë, ka qenë i pa vdekeshmi Thoma Stane( ze' gërrnete), qe për të gjithe eshte i paharruar. Tefta Duda arriti gjithashtu sukses me "Këngën e Kurbetit", me tekst të së paharruarës Vasilika Vasi. Gjithashtu, breza të tjerë të rij e të reja, më von e çuan dhe më tej traditën e këngës Sheperjote, e do të kujtoja këtu, Ngjello e Anastas Mandili, Liljana Xhamballo, Marjanthi Kuro, etj. që nën kujdesin e të palodhurit dhe të talentuarit Jorgo Telo, arritën përfaqësime dinjitoze.
* Gjithashtu, bukur në Sheper këndonte dhe i miri Dhimitër Mandili, si dhe Leandro Pina etj. Ndërkohë sot Sheperi në rang kombëtar krenohet me sopranon e talentuar Moza Duda Kosturi.
No comments:
Post a Comment