nga: Prof.
Ass. dr. Enver Isufi
ibb-Durrës.
ibb-Durrës.
Nga publikimet
zyrtare pranohet se
bujqësia jep nga 18-21 % të GDP-s dhe mer prej saj 1,5-2 % të GDP-s . Shumica e pasojave
pse bujqësia jonë është në këtë
gjendje vjen nga ky buxhetim i ulët.
Për ta bërë më të
kuptueshme këtë gjendje
edhe për fermerët , po përshkruajmë një bisedë në formë fabule zhvilluar mes babait dhe djalit të tij të vetëm. E thirri babai djalin
dhe i tha“Kur të martoj ty këtë vjeshtë do të bëj një dasëm që nuk e ka bërë njeri
tjetër në Tiranë“. Do të ftoj
300 veta dhe do zgjedh lokalin më të bukur.
-Mirë i tha djali. Babai me këtë premtim mbushi të gjitha kafenetë e Tiranës,
saqë shokët e babait filluan ti drejtohen djalit.
-Babai na ka thënë
se në dasmën tuaj do ta bëjë namin. Një ditë djali i u drejtua njërit prej tyre.
-Po a e
dini ju se sa lekë më ka dhënë mua babai për këtë dasëm ?
-jo
i u pergjegj ai. -Babai më ka dhënë vetëm 1000 Euro. - E kuptova, tha shoku i
babait se sa dasëm e madhe do jetë dasma juaj.
Tani të kthehemi tek bujqësia. A
mund të ketë bujqësi të madhe me një buxhet 1-2 % të GDP-s. Pse ka ndodhur
kjo? Kjo ka ndodhur se politika ka menduar vetëm për momentin Momenti ka qenë
dhe është me tregun plot, produktet i blemë edhe më lire duke i importuar jasht vendit dhe politika nuk shikon
shqetësime. Tregu vërtetë është plot, por është dëmtuar rëndë përpektiva. Bujqësia është ende
e dobët, jo konkuruese, të rinjtë lënë fshatin, lënë edhe vetë Shqipërinë. Nuk ka produkt më
të shtrejtë se sa vetë forcat tona shkencore dhe ato të punës që largohen nga vendi. Këto
forca nuk i kompenson asnjë diferencë çmimesh të domateve dhe specave që na vjen nga jasht Shqipërisë. ”As osmanët, as lufta, as komunizmi nuk i
sollën kaq dëme rënies së popullsisë
shqiptare se sa periudha post ’90-ta” ( marë nga artikull i shkruar nga Blerina Hoxha i shpehur me tekst,
shifra dhe grafiqe, në revistën,
Monitor, 2017) .
Baza materiale me në krye naftën
Baza materiale
e bujqësisë që sot thirret me termin në anglisht “inpute“ janë të shumta, por më me peshë
në zhvillimin e bujqësisë dhe
zonave rurale/fshatare është energjia, pra nafta.
Të ketë përgjatë autostradës
Tiranë –Durrës, Tiranë - Shkodër ,Durrës - Vlorë mbi 80 pika për shitjen e karburanteve dhe shumica
e tokave janë të pa përdorura për
prodhim, kjo s´ka lidhje me ligjet e ekonominë së tregut „ që kur shtohet prodhimi i naftës logjikisht pritet të ulet çmimi i saj “
Të jeshë një
vend prodhues i naftës dhe bujqësia
ta blejë atë më shtrejt se sa
vendet ballkanike që nuk prodhojnë naftë,
kjo nuk kuptohet ndryshe vetëm se me rënien e Shqipërisë në një
vend me status kolonial ose gjysëm kolonial, por i pa
shpallur. Ajo që ka ndodhur me naftën , lipset të xhirojmë
serinë e dytë të filmit “Gjeneral
Gramafoni”.
Të keshë sot kaq shumë mjete bujqësore në shitje dhe rreth tyre toka të jetë e pa punuar, kjo
është e dhimbëshme dhe përsëri shkak
është i çmimi i lartë i karburanteve për
bujqësinë.
Infrastruktura
fizike e bujqësisë
Shqipëria
para viteve 1990 trashëgojë një bujqësi të madhe, me infrastrukturë bujqësore gati perfekte (parcelimi,
terracimi,kanalet kullues e vaditës,
rezervuarët e ujit, hidrovorët
kullues etj, por tani
parcelimi është kthyer në parcelim kopështesh dhe baçesh. Vërtetë infrastruktura rrugore gjithnjë e më mirë
po bëhet, por këto rrugë të asfaltuara në zonat fshatare duken si një zinxhirë të
bukur të qepur në një bluzo të
grisur. Majtas dhe djathtas ka toka të
pa punuara me ferra e shkurre.
Gjendjen e kanaleve tashme
e dimë të gjithë se si është. Kjo llojë infrastrukture nuk po e
lejon bujqësinë tonë të përdori
përparësitë e ekonomisë private të tregut. Dje kishim bujqësi të madhe me interesim të vogël për prodhuesit, sot
kemi një intersim të madh, por me
bujqësi të vogël. A do ta mundi dot
bujqësia e kioskave marketingun e
supërmarkatave të mëdha. Kjo është sfida jonë .
Rregullimi hap pas hapi i kësaj
infrastrukture do ndihmonte në rritjen e frutëshmërisë së bujqësisë. Për gjetjen e mekanizmave
real se si mund të përshpejtohet ky proces i zmadhimit fermave
asnjëherë nuk është diskutuar seriozisht.
Pjesë e kësaj
janë edhe rishikimi i
rezervuarëve të vjetër të ujit për
ujitje(kemi trashiguar mbi 600 të
tillë), por që duhen inspektuar gjendja
aktuale e tyre dhe masat tekniko dhe financiare për rikthimin e tyre
në potencialet e veta ujëmbajtëse. Të tjerë basene mund dhe të tjerë hidrovorë mund të ndërtohen gjithashtu.
Infrastruktura Shkencore dhe Këshilluese
Dy dekadat e fundit u krijua një koncept primitiv për heqjen nga fjalori temin „shkencë“ dhe
„kërkim shkencorë“, kjo vetëm e vetëm për të justifikuar reformat e gabura dhe
shkatërrimtare që u zbatuan për shkencën
e të gjitha niveleve deri në Akademinë e
Shkencave.
Nivelin e një dege të ekonomisë e përcakton
niveli i shkencor që zbatohet në të. Pa u zgjatur në këtë
temë do doja të theksoja idenë se ka
rëndësi që shkencën t´ja përshtasim
nevojave praktike dhe jo godinave
aktuale, tarafeve për punësim, termave
të bukura që përdoren.
Organizimi i ri i shkencës dhe
zbatimit nevojitet të sigurojë katër
nivele kryesore .
Niveli
parë ,
Universitetet dhe Akademija
Shkencave / publike dhe plus
ato private që do kenë të njëtin nivel shkencorë dhe laborotorik). Këto kryejnë studime të
thella ose siç i quajmë studime bazë,
fundamentale. Ndikimi i tyre në ekonomi e shoqëri është afatgjatë, i thellë, i gjërë ,gjithëpërfshirës.
Edhe titujt e botimeve duhet ti përgjigjen këtij niveli.
Niveli
i dytë Institutet/ Stacionet/ Qendrat që mbulojnë disiplinat e veçanta (Mirëadministrimi
tokave dhe të ushqyerit shkencorë të
bimëve , Mbrojtja integruar dhe biologjike
e bimëve, Perimikultura,
Pemtaria/ Mjeksia veterinare
dhe Zooteknia ,Siguria Ushqimore.)
Këto
institute,stacione apo qendra bëjnë studime të zbatueshme në nivel bashkie, qarku dhe vendi. Këto studime duhet që brenda 1-3
viteve të kenë dhënë ndikimin pozitiv
direkt në nivel ferme. Edhe titujt e
botimeve duhet ti përgjigjen këtij niveli.
Niveli i tretë Drejtoritë e Bujqësisë
që do jenë pranë Bashkive. Këto
mund të kenë edhe emrin “Grupi i
Bujqësisë Qëndrueshme dhe Këshillimit
Bujqësor”Këto bëjnë studime për potencialin e zhvillimit që kanë komunat dhe Njesitë Administrative,bëjnë
demonstrime fushore për zbatimin e tyre
në nivel ferme me praninë e fermerëve, rritësëve të kafshëve, informojnë
fermerët mbi kohën e shfaqjes së sëmundjeve dhe insekteve dëmtues, krijonë fermat model
ku zbatohen praktikat e mira bujqësore , saktësojnë statistikat , të cilat ende kanë
kaq shumë mangësi etj . E gjithë veprimtari e përvojë është lënda parë për një këshillim bujqësorë të frutëshëm në zonat përkatëse.
Niveli
katërt Niveli i
tretë që përmendëm më sipër komunikon me
ekspertët e terrenit dhe me fermat e mëdha
me ndikim në treg. Punët në këtë nivel
bëhen gjithnjë e më konkrete,
gjithnjë e më afër prodhuesëve
dhe përpunuesëve.
Kur
të gjitha nivelet komunikojnë me njëri tjetrin
sipas rënditjes, rriten kontaktet
e forcave krijuese dhe zbatuese, gjë që çon në përsosjen e programeve të kërkimit dhe
cilësisë së tyre shkencore. Forumet
shkencore si konferencat, sympoziumet,
kongreset duhet të përcaktohen që të
zhvillohen periodikisht dhe jo
spontanisht. Këto forume bëjnë të
mundur kompaktësimin e forcave shkencore
të të gjitha niveleve dhe
institucionalizon debatin shkencorë dhe
pavarsinë e secilit nivel kërkimi e
zbatimi.
Këto
katër nivele duhet të kenë statusin e vet ligjorë
të fuksionimit
dhe komunikimit.
Pra një ligj integral mbi shkencën
dhe zbatimin në bujqësi është i
nevojshmë që të përdagitet në përputhje me zhvillimet dhe kërkesat e reja. Këto ligje duhen hartuar me synimin e përafrimit të tyre
me rregulloret e BE-s ku ne po synojmë
të bashkohemi. Kur themi se dijenitë
shkencore janë inpute me vlera
monetare ashtu si mallrat e tjera, ato si çdo mall, kanë të njëjtën rrjedhje në treg si të gjitha mallrat.
· Tregu i madh
me shumicë i mallrave (në këtë rast supermarkatat e mëdha
të mendimit e kërkimit janë Universitetet
dhe Akademitë)
· Minimarketet ( në këtë rast institutet e disiplinave përkatëse)
· Dyqanet( në këtë rast
bërthamat e specialistëve pranë bashkive)
· Kioskat (në këtë rast ekspertiza e komunave, si agronome, veterinarë,
inxhinierë pyjesh, zooteknikë që janë
direkt në kontakt me fermerët për ti ndihmuar ato për zbatimin e teknologjive
të hartuara nga nivelet më të larta të kërkimit
dhe këshillimit bujqësor.
Pra edhe“ shitja“
e trurit ka kanalet e veta të marketingut .
Është ky shkaku pse
duhet menduar për një organizim
logjik të këtyre institucioneve. Nëse ato nuk lidhen në atë mënyrë që të komunikojnë pa sforco dhe
të ndihmojnë njëri tjetrin, reformat nuk
do të jenë funksionale.
Ashtu si të gjitha mallrat që
paketohen për në treg, edhe produktet e
shkencës dhe zbatimit duhet të „paketohen“
Paketimi i arritjeve
shkencore, mendimeve , ideve, praktikave inovative realizohet në formën e
botimeve përkatëse. Të tilla janë
që nga artikujt, fletëpalosjet, broshurat, revistat shkencore dhe ato
praktike, librat, vidiot prifesionale, filmat shkencorë, faqet e interneti etj). Kurrë nuk kemi pasur më shumë shtëpi botuese e kaq shumë letër e informacion se sa
kemi sot, por kurrë nuk kemi pasur më pak botime shkencore
dhe zbatuese në fushën e
bujqësisë se sa kemi sot. Paradoks, por është fakt.
Medja elektronike është një formë tjetër e “paketimit
të dijeve si mall për treg” Televizioni Publik Shqiptarë (TVSH) duhet mbështetur për më shumë
programe për bujqësisë dhe
zhvillimit rural. Mediat elektronike private
rajonale duhen mbështetur gjithashtu.
Po si mund të kontribojnë ato për
zhvillimin e bujqësisë dhe civilizimin e
fshatit ? Le të vendosen në dispozicion
të pesë televizioneve lokale dhe
private rreth 50-60 mijë Euro në
vit.
Për një emision 30 minuta të paguhej
rreth 1000 Euro. Cdo televizioni
lokal ti kërkohej që të aplikonte te televizioni shqiptarë (TVSH) për 10 emisione në vit . Televizionet të paraqesnin
tematikën, me skenaret përkatëse. TVSH-ja
me një grup ekspertësh bazuar në tematikën dhe skenaret më të mirë të përgjedhte
televizionet fituese . Pra do
kishim në një vit 50 emisione më shumë
për bujqësinë dhe zhvillimin rural/civilizimin e zonave fshatare.
Qendra e Informacionit dhe Edukimit Bujqësor .
Prania e këtij institucioni do ishte me shumë dobi. Këtij institucion i ngarkohet botimi i revistës “Bujqësia Shqiptare” (e cila që nga viti 2006 nuk botohet) ,do të botonte buletinin e shkencave bujqësore, filmat bujqësorë , libra, broshura që do të përgaditeshin nga institucionet shkencore bujqësore dhe nga vetë kjo qendër etj. Kjo qendër të kishte shtypëshkronjën e saj.
Prania e këtij institucioni do ishte me shumë dobi. Këtij institucion i ngarkohet botimi i revistës “Bujqësia Shqiptare” (e cila që nga viti 2006 nuk botohet) ,do të botonte buletinin e shkencave bujqësore, filmat bujqësorë , libra, broshura që do të përgaditeshin nga institucionet shkencore bujqësore dhe nga vetë kjo qendër etj. Kjo qendër të kishte shtypëshkronjën e saj.
Sistemet e
bujqësisë me standartet përkatëse
Sistemet e bujqësisë dallohen
mes tyre nga baza materiale që përdorin
si dhe qëndrimi që ata mbajnë ndaj mjedisit. Pesha që zënë në përqindje sistemet e
bujqësisë varen nga vetë zhvillimi i vendit. Në vendet e BE-s
dominon bujqësia integruar dhe ajo biologjike, në vëndet e pazhvilluara
dominon sistemi konvencional dhe ai me
inpute në sasi minimale.
(Shqipëria futen tek grupi i dytë i vendeve ku dominon bujqësia konvencionale dhe ajo me përdorimin në sasira minimal të inputeve)
Vendi jonë duhet të ketë objektivat e veta se sa
përqind do të zejë secili sistem bujqësie për katër ose tetë vitet që vijnë.
-Sistemi me inpute
të pakta: Ferma përdor pak plehra , pak pesticide. Ky sistem krijohet
nga pamundësia e investimeve në bujqësi. Prodhimi është cilësor, por me pakicë.
-Sitemi bujqësisë konvencionale-ku përdorimit
inputeve është në sasira të mëdha. Përparësi ka sasia dhe jo
cilësia e prodhimit.Inputet shpesh kanë
cilësi jo të mirë për shëndetin
dhe mjedisin. Ky sistem vjen drejtë kufizimit.
-Sistemi Integruar( baza
materiale kryesisht pesticidet, plehrat, bio-rregullatorët) farërat janë
më cilësore.
- Sitemi bujqësisë biologjike,
përdor një listë inputesh që
bazohen në standartet kombëtarë dhe të BE-s të provuara
si shumë miqësore me shëndetin e
njerzëve dhe mjedisin).
Bujqësia miqësore
(bujqësia Integruar dhe ajo biologjike) na garanton jo vetëm një ushqim
të shëndetëshëm për popullsinë por na shmang
katraurën mjedisore.
Katraura urbanistika na
ndodhi pikërisht se nuk ishim të përgaditur për ta parandaluar. Jemi ende në kohë për ta parandaluar këtë rrezik të
ardhëshëm në fushën e bujqësisë .
Në këtë kuadër duhet të ketë
objektiva për standartet si HASAP, Global GAP, dhe standartin Bio. Franca dhe Gjermania kanë marë objktiva
kombëtare që pas 5 viteve 20 % e prodhimit të jetë prodhim biologjik.
Inovacionet në
bujqësi.
Ka shumë studime të aplikueshme që mund të futen direkt në prodhim. Institutet dhe Universitetet kanë studime të tilla. Instituti Bujqësisë Biologjike p.sh, ku unë punoj ,ka tre praktika të tilla inovative.
-Përdorimi i feromoneve në
vreshta për mbrojtjen e rrushit nga tenja
shmang 100 % përdorimin e insekticideve
në vreshtë.(Në Gjermani dhe Zvicër 50 % e
vreshtave trajtohet me këtë metodë plotësisht miqësore
-Kemi në koleksioniet tona 10 kultivarë
hardhie dhe 10 kultivarë molle që janë rezistent ndaj sëmundjeve kryesore. Me
këto kultivarë pakësojnë 50-80 % sasinë
dhe insekticideve dhe fungicideve në vreshta
dhe në prodhimin e mollëve.
- Pajisjet elektronike për
progmozimin e sëmundjeve , gjithashtu janë
shumë të efektëshme
Instituti jonë aparatura të tilla i përdor prej shtatë vitësh, por kjo metodë nuk nxitet nga shteti që të jetë kudo perdorur nga fermerët.Pikërisht këto inovacione duhet të jenë me përparësi e subvencioneve në bujqësi.
Instituti jonë aparatura të tilla i përdor prej shtatë vitësh, por kjo metodë nuk nxitet nga shteti që të jetë kudo perdorur nga fermerët.Pikërisht këto inovacione duhet të jenë me përparësi e subvencioneve në bujqësi.
Politikë shtetërore për përdorim të inputeve cilësore
Ide inovative do të ishin edhe mekanizmat për të sjellë në Shqipëri inpute me cilësi të
lartë për prodhimin dhe mjedisin (
pesticide, plehra kimike, farërara)
Subvencionet e studiuara do
të ishin një mekanizëm i mirë për të
importuar këto lloje inputesh.
Kur themi subvencione të inputeve
do të kuptonim këtë llojë komunikimi
të shtetit me operatorët privat “p.sh. të nderuar tregëtarë
dhe fermerë ;”përdorëni në mbrojtjen e bimëve feromonet çorientuese të insekteve dhe preparate biologjike, sepse
diferencën e çmimit mes tyre dhe
inputeve konvencionale me cilësi të dobët mjedisore e kompeson shteti”
Institucionet shkencore në këtë
mynyrë orientojnë edhe kërkimet, pra
testojnë paraprakisht në kushtet e Shqipërisë
pikërisht inputet me perspektivë, i ofrojnë biznesit dhe vetë Qeverisë lista të studiuara
të inputeve ,të cilat meritojnë
regjistrohen dhe subvencionohen pjesërisht
nga shteti.
Shembull: Siç
përmendmë më sipër Instituti Bujqësisë Biologjike ka një përvojë 15 vjeçare
në përdorimin e feromone çorientuese në mbrojtjen e prodhimit të rrushit nga tenja ,duke menjanuar plotësisht
insekticidet konvencionale. Nëse shteti subvencionon
80 mijë Euro në vit (gjysmën e
kostës së feromoneve) menjanohen insekticidet në 1000 ha vreshtë. ë
Po me këtë llogjike:po të subvencionoheshin disa fidanishte private që të prodhonin
fidana të hardhisë dhe mollës nga
kultivarët rezistent ndaj sëmundjeve ( që ne i kemi këto kultivarë në
koleksionet tona), për tre katër vite mund të mbillnim 1000 ha vreshta dhe 1000 ha mollë më kultivarë
që do konsumonin 50 % më pak fungicide
se sa kultivarët e zakonshëm.
Kjo strategji e stimulimit
të inputeve cilësore, mbështet zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme, objektiv që e
gjejmë si angazhim deri te Kushtetuta e
Shqipërisë
( Për Zhvillimin i Qëndrueshëm i Bujqësisë dhe Mjedisit)
Në zbatim të kësaj strategjie shteti bën
planin e sipërfaqeve të vreshtave, ullishteve, perimeve, mollës etj që do të trajtohen me inpute miqësore.Kjo na çon në
angazhimin kombëtarë se sa përqind do zejë bujqësia Integruar dhe ajo Biologjike pas pesë ose 10 viteve të ardhëshme ?
Sasia e sipërfaqes së bujqësisë
së mirë do të rritej vit pas
viti, gradualisht sipas fuqisë së
shtetin.Kjo strategji zgjeron nga viti në vit edhe numrin dhe sasinë e produkteve të çertifikuara me standartet HASAP, Global G.A.P , ISO
dhe ato Bio.Këto mekanizma financiare të bëra në bujqësi
dhe blegtori, do ti kursejnë shpenzimet
e sektorit të mjeksisë, sepse ushqimi shëndëtshëm, është masë
parandaluese për sëmundjet humane dhe veterinare.Këtë përfundim e gjejmë edhe në
literaturën e vendeve të zhvilluara. Na duhet të kemi brenda vehtes një ego pozitive
që p.sh pas 10 viteve të kemi arritur që tek konsumatori Europian e më gjërë të qarkollojë opinioni:”Doni të konsumoni ushqim të shishëm dhe të shëndetëshëm,
këtë e gjeni në Shqipëri”
Sot ende konsumojmë
ushqim të mirë. Pyetja shtohet :nga varfëria sepse skemi buxhet për blerë sasira të mëdha inputesh),apo nga mençuria e zbatimit të praktikave shkencore bujqësore.
Partneriteti i shtetit më institucionet
private.
Është një rezervë tjetër e madhe që nuk është përdorur sa duhet.Shpesh organizatat jo fitimprurëse dhe jo qeveritare shteti i shikon si konkurente dhe jo si partnerë. Është një numër i madh ekspertësh në këto organizata, institute, fondacione që shteti duhet ti integrojë në zbatimin e politikave bujqësore kombëtare.
Është një rezervë tjetër e madhe që nuk është përdorur sa duhet.Shpesh organizatat jo fitimprurëse dhe jo qeveritare shteti i shikon si konkurente dhe jo si partnerë. Është një numër i madh ekspertësh në këto organizata, institute, fondacione që shteti duhet ti integrojë në zbatimin e politikave bujqësore kombëtare.
Marketingu bujqësor
Shtimi
i pikave të grumbullimit, të ruajtjes në
sistemet e ftohjes , sistemi i
tregëtimit të produkteve lokale janë tashmë të mirëpritura. Na duhet të kemi supermarkata me mbishkrimet psh “Prodhime nga Shëngjergji” Prodhime nga zona Baldushkut, Ndroqit, Ishmit, Luginës
së Vlorës , Kallmeti, Puka, etj,
etj. Ky llojë idendifikimi e bën më të prekshëm më të besueshëm më të
kontrollueshën e deri më nostalgjik
prodhimin vendas.
Një
makinë
e madhe e tipit maune me
mbishkrimin „Perime të Freskëta nga Divjaka“ që çdo ditë vjen në Tiranë do ta bëntë më të besueshëm prodhimin vendas dhe
vetë promovon tij. Për eksportin
nevojiten të tjera organizime që përfshijnë
përzgjedhjen e kultivarëve,
paketimin, etiketimin çertifikimin, studimin e tregut etj.
Siguria Ushqimore
Kjo
është një temë e gjërë, por na bie në sy
që ajo fokusohet kryesisht në kontrollin
e produkteve të gatëshme dhe më pak në tërë zinxhirin e prodhimit .Siguria
ushqimore përfshinë të gjitha hapat që bën
produkti , që nga fusha e deri në pjatën tonë.
Pra fillon me farërat cilësore, higjenën e tokës
higjenën e ujit, cilësinë e
plehrave dhe produkteve për mbrojtjen e
bimëve(PMB), cilësinë dhe kriteret
shkencore të përdorimit të tyre, përfshinë
mjetet e punës, magazinimin, paketimin
dhe ruajtjen deri sa vjen në treg.Pra
siguria ushqimore përfshinë si pastërtinë sipërfaqësore
ashtu edhe përmbajtjen në brendësi
e produkte. Një mollë ose domate
e bukur e larë mirë, e ruajtur mirë , por që në brendësi ka
mbetje kimike, hormoniale, nitrate, nitrite , metale të rënda e tjerë, nuk
është e sigurtë për konsumatorin.
Vetëm një organizim zinxhirë i
institucioneve që përmendëm më sipër
mbullon të gjitha hapat që përshkon produkti
deri në tavolinën tonë të
ushqimit.
Mbashteja financiare nga shteti
Na
duhet një diskutim më i thelluar se si
skemat të jenë sa më nxitëse.
Dekadën
e fundit defekti më i madh ka qenë moszbatimi, pra mos kalimi
pagesave tek fermerët se sa
defektet e skemave.
Bujqësia integruesia më e madhe
e Shqipërisë në rajon.
Bujqësia jonë
me eksportin e produkteve dhe agroturizmi me “ importin” e konsumatorëve si turistë, është mekanizmi më i fortë i integrimit të Shqipërisë në rajonin
e Ballkanit kontinental . Zonat
shqipfolëse bujqësia i lidh jo vetëm shpirtërisht, por edhe
ekonomikisht.
Është
fati madh që bujqësia shqiptare në të shumtën e saj është bujqësi
mesdhetare. Sfida jonë është
rritja sasisë, cilësisë,
konkurueshmërisë. Këto janë edhe thelbi
i reformave të kërkuara në këtë sektor.
Reformat
janë si syzet optike;numri i madh të shqetëson, me numrin e
vogël nuk shikon.
“Nuk blihen syze
optike pa u vizituar, nuk zbatohen reforma pa
u studiuar”
……………………………………………………………………
Vlersim rreal dhe objektiv qe duhet mbeshtetur.
ReplyDelete