Vehbi Dermani, është njeri ndër
inxhinierët e pyjeve më të shquar, me më shumë kontribute në Silvikulturën
shqiptare, një arkitet i pyllezimeve dhe i mbrojtjes tokës. Në këtë përvjetor
të lindjes e sjellim në kujtesë me mirënjohje dhe rrespekt, si njeriun dhe
specialistin model. Urimit, për jetë të gjatë dhe të shëndetëshme i bashkohen
me qindra specialistë pyjesh e bashkëpuntorë nga gjithë Shqipëria.
Vehbi Dermani, është njeri ndër inxhinierët e pyjeve më të shquar, me më shumë kontribute në Silvikulturën shqiptare, një arkitet i pyllezimeve dhe i mbrojtjes tokës. Në këtë përvjetor të lindjes e sjellim në kujtesë me mirënjohje dhe rrespekt, si njeriun dhe specialistin model. Urimit, për jetë të gjatë dhe të shëndetëshme i bashkohen me qindra specialistë pyjesh e bashkëpuntorë nga gjithë Shqipëria.
Vehbi DERMANI |
Para viteve 90-të, ka ekzituar një brez pyjor i krijuar për shumë
vite me mbjellje të haloreve që fillonte nga
Plepat e Durrësit deri Spille. I gjithë bregdeti
shqiptar thuajse ka qenë i pyllëzuar me një brez kryesisht haloresh që zinin një sipërfaqe rreth 3000 ha nga
Velipoja në Vlorë. Tashmë ky brez pyjor dhe kjo shifër i përket së shkuarës, sot dhe çdo ditë që po kalon ky brez pyjor
po dëmtohet dhe po shkon drejt zhdukjes. Krijimi i këtij brezi ka qenë ndër punimet më të vështira të realizura
nga silvikultorët shqiptar, por dhe ndër realizimet më të mira, ku padyshim ndër specilistat me kontribute në këto
punime spikat ing. Vehbi Dermani.
Sot tek kalon në plazhin e e Golemit
apo Shkëmbi i Kavajës, sheh se diku ka mbetur midis pallateve shumkatëshe dhe vilave ndonjë dru pishe, në pak mjedise
sheh se diku formojnë akoma një grumbull pyjor, por pyll nuk ka më. Po të shkosh drejt Karpanit-Kavajë sheh se ka mbetur një brez pisha pa shpyllëzuar
akoma si “ishull”.
Nëse keni patur rrastin të shkoni në Spille sheh një brez
pyjor të mirë që do Zoti, deri tani nuk është dëmtuar
nga ndërtimet pa dhe me leje. Ai pyll tashmë duket si natyror. Ndonese kanë
kaluar vite nga kryerja e atyre pyllëzimeve
ku kanë kontribuar mjaft puntorë e specialista pyjesh, ja vlen të veçojmë njerin
prej tyre.
Në
këtë ditelindje të tij e sjellim në kujtesë, për
vlerat njerzore dhe kontributin e tij të madh në pylltarinë shqiptare si
studjues, projektues dhe drejtues në terren. Ky
është inxhinier Vehbi Dermani. Bashkohësit dhe bashkëpuntorët e tij mund të sjellin shumë kujtime dhe mbresa për
inxhinier Dermanin. Unë po mundohem t’a permbledh me shifra dhe fakte punën dhe veprimtarinë e tij. Është
modeli nga mund të mësojmë të gjithë dhe veçmas specilistët e rinj.
Pasi
mbaroj studimet e filloj punën në Ndërmarrjen e Sistemimeve malore Tiranë ku
realizoj projektimin e veprave dhe ndjekjen e punimeve në kantjerit Selitë
(Tiranë), Manasdere ( Elbasan), Kosovë (Lushnjë), Korçë, Vlorë, etj.
Kalon
në Kom. Ekz. K.P. Qarkut Elbasan ku në nivelin e kryespecialistit drejton
administrimi e fondit pyjor të
rretheve Elbasan, Librazhd, Gramsh.
Transferohet
në Ndërmarrjen e Pyjeve Durrës ku merret me projektimin dhe zbatimin e
pyllëzimeve me pisha në bregdetin e Rrethit të Durrësit; në Golem, Spille,
Spitallë, Rrushkull, Hamallaj dhe drejton e
zbaton teknikat eksperimentale për përforcimin e ranishteve, etj. Projekton e
zbaton punimet për përmirrësimin e konvertimin
e rreth 1000 ha dushkajave në zonën e
Ishmit. Permiresimin e 300 ha pyje dafine të degraduara
në Kalanë e Turrës-Kavajë, eksperimentimi i teknikave për rimëkëmbjen, rritjen
e rendimentit, përpunimin e gjethit të
dafinës, krijimin e kantjerit. Hartimi i projekteve për sisetmimin e përrenjve
në grupet me hungarezë e Bullgarë, për
bonifikimin e fushave të Thumanës dhe Delvinës.
Pas një kontributi dhe përvoje të
gjatë në terren ai transferohet në Byronë e Projektimeve Pyjore në Institutin e Studimit te Tokave, Stacionin e Pyjeve Tiranë. Këtu
realizon shumë projekte, studime dhe botime. Ka hartuar reth 40 projekte në pyllëzime të mijra ha që nga bredeti i
Durrësit deri në geshtenjat e Pogradecit. Mbi 60 projekte të sistemimit të përrenjeve nga Lezha në Berat, mbi 20
projekte të mbarështimit të rezervateve të gjuetisë dhe të rritjes së fazanit. Me dhjetra janë projektet e
përmirësimit të dushkajave dhe gështenjave nga Tropoja në Pogradec.
Ka
ndjekur tema studimi e eksperimentimi në fushën e pyllëzimeve, intensitetin e
gerryerjeve, dëndësinë e normat në mbjelljen e farave në
fidanishte e përdorimi i teknikave të reja në fidanishte.
Në bashkëpunim ka botuar dy tekste universitare:-“Pyllezime”,
dy pjesë; “Sistemimi i pellgjeve malore", dy pjese. Si autor dhe bashkautor ka hartuar udhezuesit, për
grumbullimin e përpunimin e farërave, prodhimin e fidaneve, projektimin e zbatimin e punimeve me pyllezime.
Për
mbrojtjen e pyjeve nga zjarret; Për projektimin e zbatimin
e punimeve për sistemimin e përrenjve, Për hartimin e projekteve të rezervateve
të gjuetisë. Në Buletinin “Ekonomia Pyjore”
(botim i Institutit ) dhe Buletinin e Shkencave Bujqesore, janë botuar mbi 20
artikuj problemor e studimePër shumë vite ka qenë anëtar i
Këshillit Shkencor të Stacionit të Pyjeve, antar i Komitetit të Shkencave si dhe antar i Këshillit Teknik të
Ministrisë së Bujqesise.
Edhe pas daljes në pension inxhinier Vebiu është aktiv ai është pjesë e shoqateve dhe forumeve
që kontribuojnë për pyjet dhe mjedisin. Ai gjat punës është dekoruar me medalje të ndryshme pune. Për kontribute të veçanta në
pylltarinë shqiptare me propozim të Shoqatës së Specialisteve të Pyjeve në
kuadrin e 90 vjetorit të Sherbimit Pyjor Shqiptar (2013), ai u dekorua nga
Presidenti i Republikes me “MEDALJEN E
MIRENJOHJES” me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në hartimin dhe zbatimin e projekteve të pyllëzimeve në brezin
bregdetar të rrethit të Durrësit, nga derdhja e lumit Ishëm deri në derdhjen e lumit Shkumbin”
Nga kujtimet e inxhinier Vehbiut kemi përzgjedhur këtë pjesë:
Pyllëzimi
i ranishteve Bregdetare Ranishtet bregdetare të këtij rrethi (Durresit)
shtrihen nga derdhja e Ishmit tek ajo e Shkumbinit, me gjerësi 100 m e më
shumë. Përpjekjet e para për pyllëzimin e këtyre ranishteve kanë nisur në vitin
1941, duke u mbjellë një ngastër me pishë deti (me fidanë) dhe një me pishë të butë
(me fare) e ndërmjet tyre edhe pishë e egër e selvi, që nuk dhanë rezultate.
Rreth viteve 1953’54, nga Prof. Ilia Nako u bënë përpjekjet e para për
pyllëzimin e ranishteve afër shkëmbit të
Kavajës. Duke qenë zonë me shtrirje të ngushtë e me rërë të lëvizshme, u krijuan
disa ngastra të vogla, ku u eksperiementuan pisha e
butë dhe ekualipti. Në zonat më të rrahura nga erërat, mbjelljet u shoqëruan të mbrojtura nga kosha gjysmërrethi,
ndërtuar me purteka me lartësi 20-25 cm. Rezultate më të mira dhanë pyllëzimet me pishë të butë, mbjellë më afër bregut të
detit, ndërsa ato me ekualipt, mbjellë në thellësi të bregut, pësuan mjaft dëmtime dhe kanë mbetur në këmbë vetëm pak
ekzemplarë. Edhe në mbjelljet me pishë pati mjaft dëmtime, duke mos përballuar thatësirën dhe erërat. Mbjellje
me pishë të butë u kryen dhe në afërsi të fshatit Qerret. Por, pyllëzime në sipërfaqe më të mëdha u kryen
pas vitit 1955 me pishë të butë e më vonë pishë deti.
Farat
e nevojshme u siguruan nga ngastrat e mbjella në vitin 1941 dhe nga pyjet e
Divjakës. Mbjelljet kryheshin me
fidanë me bukë dheu, ndërsa më vonë me qeska. Në verë me thatësirë të zgjatur
dhe ne relieve më të ngritura, janë kryer
edhe ujitje, pothuaj me krahë e me mjaft mund. Për mbrojtjen e fidanëve që
ndodheshin më afër detit, u eksperimentuan
edhe breza me kallam të butë, por që nuk dhanë rezultate të mira, pasi kallami
pati zhvillim të dobët. Mbjelljet e
mbrojtura nga koshat janë përdorur më shpesh në zonat më afër bregut të detit,
ku viheshin në lëvizje masa rëre. Fidanët e
pishës, prodhuar në fidanishten e Kavajës, kultivuar në vllaja, si dhe ato me
qeska, dendur janë dëmtuar nga Lophodermium moorosporum, prandaj për të ndihmuar fidanët e dobësuar nga kjo sëmundje, të cilët nuk do të mund t’u rezistonin kushteve të
pafavorshme si thatësira dhe varfëria e theksuar, janë kryer edhe plehërime me
nitrat. Përvoja e fituar gjatë pyllëzimit të kësaj pjese të bregdetit, na nxiti
të ndërmerrnim më me guxim punime për pyllëzime në bregdetin e Gjirit të
Lalzit, nga Rrushkulli deri në Shën Pjetër (Hamalle), si dhe në rrjedhje të
lumit Shkumbin (Spille). Mbjelljet u bërë me fidanë të kultivuar në qeska.
Përdorimi i koshave dhe plehërimet kimike nuk qenë më të nevojshëm, për
shkak të kushteve disi më të favorshme. Fidanët e pishës së detit rezultuan me
rezistentë ndaj Lophodermium. Ndërhyrjet me rrallime u bënë pas mbylljes së
kurorave, çka u arrit vetëm pas 15 vjetësh. Sot këto objekte janë kthyer në
qendrat më me perspektivë për zvillimin de turizmit.
***
Eshte diplomuar Inxhinier Pyjesh ne Institutin e Sivikultures Brashove, Rumani ( vitet
1948– 1953).
Fillon pune ne Ndermarrja e
Sistemimeve malore, Tirane
1953 - 1956 Kom. Ekz. K.P. Qarkut
Elbasan (Seksioni i Bujqesise)
1956 - 1969 Zyra e Pyjeve, Ndermarrja
e Pyjeve Durres
1969 - 1975 Byroja e Projektimeve
Pyjore Tirane (pergjegjes i grupit te projektimeve)
1975 - 1979 Instituti i Studimit te
Tokave (pergjegjes i grupit te projektimeve)
1979 - 1988 Stacioni i Pyjeve
(pergjegjes i grupit te projektimeve ne pyllezime, sistemim e e gjueti)
1989 - Del ne pension
Tiranë - Shtator 2017
Tiranë - Shtator 2017
No comments:
Post a Comment