-Homazh për Petraq Dimashin-
nga Fuat
Memelli
Boston, MA
Petraq Dimashi |
Më 20 korrik
të këtij viti, në ditën e Shëndëllisë, ndrroi jetë në Çikago në moshën 61
vjeçare, sinicari Petraq Dimashi. Jo vetëm familja, por shumë shokë e miq të
tij, ndien dhimbje. Është dhimbja për njeriun që ikën e nuk vjen. Por, për
Petraqin u ndie shumë kjo dhimbje, jo vetëm se “nuk e kishte rradhën” siç
shprehet nënë Ollga për djalin e saj.-Rradhën e kisha unë se jam 84 vjet
por sëmundja nuk pyet, thotë ajo.
Dhimbja për Petraqin ishte e veçantë, pasi ai
kishte një zemër të madhe; se i deshte njerzit dhe e donin; se punoi me
përkushtim 14 vjet që shërbeu si oficer në Shqipëri; se punoi 20 vjet në dy
punë në Amerikë dhe kudo la gjurmë të pashlyera; se e deshte Sinicën dhe
sinicarët me gjithë shpirt; se kur duheshin mbledhur kontribute për fshatin,
për ndërtimin e kishës së Shën Thanasit , për kishën e Shën Kollit apo për
rikonstruksionin e shkollës së fshatit, etj, ishte ndër të parët. Ai jo vetëm
jepte vetë, por edhe mblidhte nga sinicarët e tjerë në Çikago, për t’i dërguar
në fshat. Në kontributet që jepte, e mbështesnin edhe gruaja e tij, Mimoza si
dhe djali, Nasi.
Emigrantë të rinj që vinin pas tij në Amerikë, e kujtojnë
Petraqin për zemërgjerësinë që kishte duke i dhënë jo vetëm kurajo, por
edhe lek sa t'i ndodheshin. E ç’duhet të bëjë më shumë një njeri i mirë?!
-Malli për vendlindjen e digjte si prush. Kur shkoi pas disa vitesh, takoi çdo
fshatar dhe shkoi e piu ujë në shumë burime. Një natë vajti te Guri i Boshkos
ku e kishte fshatin si në pëllëmbë të dorës. Donte të shkonte përsëri, thotë
Momoza, por sëmundja nuk e la.
KUSH ISHTE PETRAQI
Kujtim nga vitet e ushtrisë |
NJË
VLERËSIM I VEÇANTË
Kompania “Imperial” ku ai punoi për
disa vjet, një ditë organizoi një veprimtari me punonjësit e saj. Ishte ftuar
edhe Petraqi me bashkëshorten. Në fillim foli pronari i kompanisë për punën dhe
arritjet e saj. Para se ta mbyllte fjalën, ai tha:”Këtu mes nesh, ndodhet një
punonjës të cilin dua ta falenderoj në mënyrë të veçantë. Ai nuk është vetëm
mekanik, por është i gjithanshëm, bën çdo punë. Petraqi ka bërë edhe punën e
doktorit. Një ditë, një punonjës i yni, kishte pësuar atak dhe rezikohej të
vdiste. Petraqi si të ishte mjek, i bëri frymëmarje artificiale dhe e shpëtoi.
Kur mbriti ambulance, personi në fjalë e kishte kaluar situatën.(Kështu si
"mjek" në momentet e para, ai i është gjendur edhe personave të tjerë
në kompanitë që ka punuar.) Unë nuk e di se çfarë shkollash qënkan ato në
Shqipëri që përgatitkan njerëz të tillë? Pastaj presidenti i kompanisë, një
burrë i vjetër, u afrua te Petraqi dhe e përqafoi. Pas tij, e përqafoi edhe i
biri. Salla shpërtheu në duartrokitje. Mua më shpëtuan lotë, shprehet Mimoza.
Po ky bos i kompanisë, si mirënjohje për punën e mirë që bënte, për
Krishtlindje i jepte Petraqit një çek të mirë.
Në Çikago me nënë Ollgën, vëllanë Andrea, me Mimozën, Nasin, etj. |
“LERENI
DUHANIN TË MOS PËSONI FATIN TIM”
Petraqi vuajti nga sëmundja më shumë
se një vit. Kishte patur kancer në mushkëri. Familja dhe mjekët bënë çdo gjë
për ta shpëtuar por pa rezultat. Pas një mjekimi të posaçëm, gjendja u
përmirësua dhe familja mendoi se ia hodhi. Por, nuk qe e thënë. Sëmundja kishte
“dremitur” brenda trupit të tij të shëndoshë dhe pastaj kishte kaluar në tru.
Kjo ishte edhe faza finale që e mposhti Petraqin. Pas analizave që bënë mjekët
e Çikagos, dolën në përfundim se sëmundja e tij ishte”Big one smog cancer”( një
kancer i madh nga duhani.) Mjekët kishin qëlluar në shenjë. Petraqi kishte pirë
duhan për afro 40 vjet. E la kur u sëmur, por ishte vonë. Mjeket thanë:”Po ta
kishte lënë para dy vjetësh, do kishte shpëtuar”. Kur mësoi shkakun e sëmundjes
dhe fundin që e priste, i bëri apel djalit, miqve e shokëve:”Lereni duhanin që
mos pësoni fatin tim”.
Petraqi
u përcoll me nderime nga shumë pjesëmarrës: sinicarë, qytezarë, dardharë si dhe
shokë e miq të tjerë. Ai do prehet në vorrezat e shqiptarëve në Çikago, pranë
të afërmve të tij. Ja kështu na iku edhe një nga sinicarët më të mire, por që
nuk do të harrohet.
Kujtime nga Sinica. ..... ..
Gusht, 2017.
No comments:
Post a Comment