Nuri Kokalari (25 Shkurt, 1934 - 8 Shtator, 1999) |
Kryebashkiaku
i Gjirokastrës, Flamur Bime, tha se "Fjala e Nuri Kokalarit peshonte rëndë
në marrdhëniet e tij të përditëshme më bashkëqytetarët, me kolegët dhe miqtë e
tij të shumtë. Nuriu ishte njeri me njohuri të thella enciklopedike, me veti e
pasione të veçanta, njeri me prirje filozofike dhe humane, njohuri të cilat i
reflektonte dhe i përcillte me thjeshtësi e humor tek të gjithë njerëzit që e
rrethonin në familje, në shoqëri dhe krijimtari. Duke e kujtuar sot në këtë
përvjetor të ndarjes nga jeta, ne të gjithë nderojmë vetveten, pasi ai ishte
vetë një njeri i nderuar në gjallje dhe në përjetësi".
Në
këtë veprimtari morën pjesë Prefektja e Qarkut të Gjirokastrës Zamira Rami,
kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime, bashkëqytetarë, gazetarë dhe
përfaqësues të familjes Kokalari. Miq dhe kolegë të Nuri Kokalarit, në fjalën e
tyre evidentuan vlera dhe kontribute të Nuri Kolalarit në shkencat bujqësore,
në hulumtimin e vlerave të trashëgimisë shpirtërore gjirokastrite, në
krijimatrinë e epigrameve letrare. Në mënyrë të veçantë nga folësit u bënë
vlerësime për ditarin e tij të rrallë personal me rreth 70 vëllime, krijimtari
e cila ruhet me fanatizëm nga familja, si dhe librin "Epigramet e
Nuriu", botuar pas vdekjes nga Shtëpia Botuese "albin" në vitin
2001.
Nuri
Kokalari lindi në qytetin e Gjirokastrës në 25 shkurt 1934. Ai përfundoi
studimet e larta për agronomi pranë Institutit të Lartë Bujqësor në Tiranë dhe
më pas jeta e tij u plotësua me përkushtimin ndaj studimit dhe hulumtimit
shkencor dhe praktik bujqësor, kërkimit dhe evidentimit të vlerave të
trashëgimisë historike, etnografike dhe kulturore. ATSH - See more at:
http://www.shqiptarja.com/lajme%20shkurt/2749/unioni-i-gazetareve-nderim-per-nuri-kokalarin-239121.html#sthash.Tc61yJNf.dpuf
Agronomi Genci Kutra duke sjellë kujtimet e tij për kolegun. |
No comments:
Post a Comment