ILLO FOTO |
U lind në
fshatin Tërbuq, Gjirokastër, në 13 Shtator 1937. Shkollën fillore e kreu
në vend lindje. Shkollën 7-vjeçare(Uniken) e ndoqi në qytetin e Gjirokastrës.
Po aty në vitin 1954 përfundojti dhe Gjimnazin "A. Zeneli ", me
deftesë të shkelqyer. Vijoi Institutin Bujqësor(sot Universiteti Bujqësor i
Tiranës), fakultetin e Veterinarisë, Dega Zootekni, të cilën e përfundojti në
vitin 1958. Pas kësaj u emërua K/ Zooteknik në fermën e Levanit, Fier, deri në
shkurt të vitit 1962. Kthehet në rrethin e tij dhe nga viti 1962-1966 punoi si
specjalist në sektorin Valare të
fermës “Goranxi” dhe më pas në Koop. bujq. "Odrie ", Gjirokastër.
Në shkurt të
vitit 1966 transferohet përsëri në rrethin e Fierit, fillimisht si specjalist
blegtorie në Koop. Bujq. Libofshë dhe më
pas në Lushnjë në Sektorin “Çermë” të Fermës Lushnjë. Nga viti 1970 deri në vitin 1976
punoi Kryezooteknik i Fermës Lushnjë. Në vitet 1976-1980 punoi si Pergjegjes i
Sektorit "Pluk" dhe nga viti 1980 deri në vitin 1983 punoi specjalist
në sektorin “Çermë” të kësaj ferme.
Nga viti
1983 deri në vitin 1989 punoi si specjalist blegtorie në Drejtorinë e Fermave
të Ministrisë së Bujqësisë dhe me pas deri në vitin 1992 specjalist në Sektorin
e Gjedhit të Institutit të Kerkimeve Shkencore Zooteknike në Tiranë, nga ku
doli dhe në pension të parakohshëm. Në Qershor të vitit 1995 u shpërngul
familjarisht në Nju Jork të SHBA-ve, ku banon aktualisht.
Illo Foto
mbi 30 vjet si specjalist blegtorie dhe si drejtues ka shërbyer me përkushtim
në 4 rrethe dhe 10 ekonomi bujqësore e institucione shkencore, ku ka dhënë
kontributin e tij maksimal. Gjithmonë në punën e tij është karakterizuar nga
zbatimi me një përgjegjshmëri të lartë të shkencës dhe arritjeve të praktikave
më të mira në mbarështrimin e blegtorisë. Akademik Teki Tartari me rastin e
botimit të një nga librat e tij do të shprehej: “Natyrisht ti je nga ata studentë, që të mbaj mend më shumë se të tjerët
dhe për më mirë se të tjerët. Mendoj se ke pasur një eksperiencë të pasur
profesjonale, të cilën është mirë ta transmetosh.”
Illos i
dhimbsen fshatarët dhe specjalistat e bujqësisë që punuan për një gjysmë
shekulli në një shoqëri të mbyllur hermetikisht me botën. Duke filluar nga vitet
60-të të shekullit kaluar, në shtypin dhe botimet shkencore të kohës ka shkruar
më se 200 artikuj shkencorë e kritikë. Ndërsa në vitet 70-të ka botuar dhe 4
broshura të cilat nuk e kanë humbur vlerën dhe mendon që t’i ribotojë. Mbas
vitit 2000 ka shkruar e botuar 13 libra për zhvillimin e përmirësimin e jetesës
në zonën rurale. Në këto botime ka sjellë gjithë përvojën e tij si specjalist
me një begraund të pasur në bujqësi me aftësi vëzhguese, analizuese e kritike të
një autori veteran, me përgjegjshmëri dhe me kopetencë.
Illo edhe në
moshën 77 vjeçare, vazhdon te kontriboje intesivisht me dijet dhe eksperiencën
e tij me shkrime problematikë e kritike në shtypin shqiptar, atë të diasporës
dhe në internet. Ka përgatitur për botim, ose janë në proçes botimi edhe disa
libra të tjerë që me gjithe broshurat, numuri i librave të tij harrin në 23.
Disa nga librat e tij janë:
- “Flas me fermerët” - Tiranë,
2005
- “Çelnikët që shtrydhën malet” - Tiranë
2008
- “Mëma e njerëzimit”
- “E
nesërmja e dhisë shqiptare”
- “Derri euro-amerikan i Roskovecit”
- “Nga Harri Fultz tek Ilia Pali” - Tiranë
2007
- “Fshatarësia e tradhëtuar” - Tiranë,
2008
- “Toka, Bujku, Shteti”
- “15 Shkencëtarët e vërtetë të bujqësisë
shqiptare” - Tiranë, 2007
- “Miqtë e mi të deklasuar”
- “Bujqësia dhe Mjedisi në Tranzicjon” - Tiranë
2011
Përgatiti K. Mosko
Përgatiti K. Mosko
No comments:
Post a Comment