“Druri dardhësë me dardhë
Ish si zonjë sisëbardhë….”
Ish si zonjë sisëbardhë….”
(N. Frashëri)
Në mes të një sheshi të lagjes
Dorchester në Boston është vendosur një vepër arti, një monument që paraqet një
dardhë të derdhur në bronx. Ky monument na u çfaq pa pritur një mëngjes kur
ndaluam me makinën tonë në një semafor gjatë rrugës kur po shkonim si zakonisht
në Universitetin që studjonin vajzat. E pamë heshturazi pa u thelluar e kuptuar
se çfar ishte kjo befasi…
Ditën tjetër vajza e vogël theu heshtjen dhe më
pyeti mua me që kisha punuar në Shqipëri më se 30 vjet me bimët, si agronom:
- Babi, ç’ mund të tregojë kjo dardhë në mes të qytetit!?
Pa u menduar fare, unë për shaka iu përgjigja:
- Babi, ç’ mund të tregojë kjo dardhë në mes të qytetit!?
Pa u menduar fare, unë për shaka iu përgjigja:
- Dardha e ka
bishtin prapa.
- Ç’është kjo dardha e ka bishtin prapa, - pyeti përsëri vajza, pa pritur që t’i jepja një shpjegim. Ajo u befasua nga përgjigjia ime e pa kuptimtë, sepse ishe mësuar për pyetjet që bënte të mirrte një përgjigje sqaruese. Për mua vitet e para të emigrimit ishin shumë të vështira dhe të lodhëshme, atë mëngjes isha ende i përgjumur dhe përtoja të futja në punë trurin. Unë me gruan ishim mësuar tashmë që shumë gjërave të mos u jipnin dot shpjegime. Në botën e re të pa njohur, ku erdhëm pa ditur gjuhën, na u bë zakon që shumë gjëra t’i kalonim në heshtje. Madje, nuk ishim ne ata që duhet tu thoshnim apo të sqaronim fëmijët, por ishin fëmijet ata që kishin filluar të na thoshnin sqarime të ndryshme, sepse ata e kuptonin gjuhën e vendit. Pra, në familjen tone si në shumë familje të reja emigrantësh, fëmijët ua tregonin arrat prindërve... Rolet këtu ishin ndërruar.
Kaloi kohë dhe fillova të vras mendjen. Kisha dëgjuar për shtatoren e famëshme të një tulipani në Holandë, për shtatoren e një qepe në Rumani, që ishin krijuar në shenjë mirënjohje për famën dhe fitimet që u kishin sjellë këto bimë banorëve të atyre vendeve. Mendova se edhe kjo statujë mund të ishte krijuar për rrespekt ndaj këtij fruti. Kur fillova të lexoja e të kuptoja disi më mirë anglisht, një ditë u ndala për të mësuar diçka rreth kësaj statuje në bronx. Aty mësova se Dorçesteri para 200 vjetësh ka qenë një rajon shumë i zhvilluar bujqësor. Kolonët evropianë kishin ngritur fermat dhe kopshtet e tyre dhe më se 200 vjet me rradhë kultivonin me shumicë: misër, fasule, perime, pemë frutore, etj. Me një referendum popullor në vitin 1869, Dorçesteri ju bashkangjit qytetit të Bostonit. Sot Dorchesteri është një nga lagjet më të urbanizuara të këtij qyteti.

Dorchesteri në vitin 1820 |
Një
kartolinë e viteve 1900 që paraqet shtatoren e Edward Everett
në
sheshin ku sot është vendosur shtatorja e dardhës.
Edward Everett (1794 – 1865) ishte
politikan liberal, edukator dhe orator i famshëm, që kishte lindur në këtë
lagje të Bostonit. Për disa vjet shërbeu si pedagog dhe President i
Universitetit të Harvardit, Senator në Senatin Amerikan, Sekretar Shteti,
Guvernatori 15-të i shtetit Massachusetts, si dhe orator i shquar gjatë Luftës Civile. Statuja
e tij para shumë vitesh ishte hequr nga ky shesh dhe ish vendosur në një vend
tjetër. Në vitin 2007, Kryetari Bashkisë së Bostonit në zbatim të një projekti
rregullues, në këtë vend përuroi shtatoren e dardhës.
Sipas mbishkrimeve, dardha
monumentale në këtë shesh është krijuar për të ritreguar historinë e këtij
trualli, për të kujtuar kohën kur Dorchesteri ishte tokë bujqësore. Paraqitet
një dardhë e kultivarit “Clapp”, e cila ka qenë e kultivuar në shek. 19-të, me
cipën e jashtme të fortë dhe tuli brenda i ëmbël e i shkrifët si gjalpë, e cila
shërben dhe si një metaforë e shkëlqyer
për banorët e kësaj lagjeje. Aty janë vendosur dhe 10 mini skulptura që
paraqesin zhvillimet nëpër vite. Tregojnë për historinë e njerëzve që jane vendosur
në këtë lagje, si një komunitet emigrantësh, njerezit e shquar, ata që dhanë
jetën luftrave për paqe, kulturat e tjera bujqesore që jane kultivuar në këtë
truall si misër, kungull, fasule, etj., jetën e përditëshme të banorëve, jetén
kulturale e sportive, etj.
Duke
dashur të mësoj më shumë rreth Dorchesterit bujqësor informacjoni që morra
ishte interesant. Në këtë vend nis historia e disa bimëve evropiane të selitura
në Amerikë. Ndër to është dhe kultivari i dardhës “Clapp”. Ky kultivar është krijuar
dhe selitur nga ferma e familjes Clapp, në vitet 1830. Kjo familje kultivonte rreth 120 ha me bimët
bujqësore dhe ndodhet rreth 200 m larg nga
ku ngrihet sot statuja e dardhës. Dardha Clapp
është një dardhë që i ngjan shumë kultivarit “Bartlett”, të cilën e solli nga Anglia
në vitin 1799 James Carter
dhe kopshtari Enoch Bartlett, banor i këtyre anëve, siç e kishte zakon, i vuri emrin e vet. Dardha
Bartlett quhet në SHBA dhe Kanada kultivari “Williams”. Në në vitin 1985 këto
dardhë përbënin rreth 80 përqind të dardhëve të tregëtuara në Amerikë dhe në
vitin 2004, zbriti 50 për qind.
Mesazhet qe na
jep monumenti i dardhës së derdhur në bronx janë të shumta: filozofike,
artistike, historike, bujqësore, tradicionale, humane, etj.. Dardha si ushqim
për njerëzit ka qenë dhe vazhdon të mbetet një kulturë e rëndeshme drufrutore.
Sot në botë prodhohen 23-24 milion ton dardhë në vit. Dardha ka qene gjithashtu
e kultivuar dhe kultivohet në çdo cep të trojeve shqiptare. Drufrutor tipik për trevat me klimë të
freskët dhe të ftohtë, me prodhueshmëri të lartë, me qëndrueshmëri të madhe
ndaj parazitëve dhe transportimit. Po, shumë pak është shkruar në Shqipëri dhe
pak vëmendje tregohet për këtë drufrutor. Me gjuhën që na flasin të parët,
dardhës edhe në vendin tonë i takon një shtatore. Ndoshta dhe një kopësht
turistik, ku të jenë selitur të gjitha llojet e dardhëve. Do të ketë vlera edukuese,
historike e turistike për të dëshmuar se edhe shqiptarët kanë tradita shumë të
lashta në këto veprimtari. Kemi ekotipe dhe kultivarë të përzgjedhur gjatë
shekujve, me vlera unike. Nevojitet të mësojmë nga ata që dinë ta vlerësojnë e
ta shkruajnë historinë.
Turistët që vijnë
në Shqipëri, kanë interes të mësojnë sa më tepër për kulturën shqiptare, qoftë
dhe atë bujqësore. Një monument dardhe, ulliri, molle, etj, do t’u tregonte
atyre shumë për kulturën tonë të lashtë e të re. Eh, ..këtu mendja të shkon, e
ku s’të shkon. Bimët bujqësore u kanë
mbajtur frymën gjallë shqiptarëve gjat gjithë kohërave, kanë bërë të mundur të
rregullojnë jetesën e tyre.. Shumë bimë të selektuar nga shqiptarët sot gjënden
të shpërndara nëpër botë. Bie fjala me lloin e rrushit “Kallmet” prodhohej vera
aq e kërkuar nga Vatikani dhe fqinjët tanë italianë. Historia e kultivimit të
bimëve në Shqipëri sjell shumë shembuj të tjerë. Si dëshmi kemi shumë toponime
me emra bimësh që të parët tanë i kanë vendosur në rrespekt të tyre sepse i
kanë kultivuar me shumicë për të siguruar jetesën. Duhet të mbeshtetemi mbi
këtë përvojë të vyer, t’a zhvillojmë e ta çojmë më tej për një zhvillim ekonomik e bujqësor të qëndrueshëm e fitim
prurës.
No comments:
Post a Comment